Poezi nga Sibora Huda

Poezi nga Sibora Huda

 

Ku jam ? 

Ku jam sot !
jam në dorën tënde o Zot,
Me mua ç’do të bësh,
mos vallë në parajsë do t’më çosh ?

Ku jam sot ?
A më prekin këmbët në tokë ?
Apo dyshek retë do t’mi bësh ?

Eja pra merrmë,
të vij aty lart,
bir të diellit të më bësh,
të luaj me atë që nuk e kisha në jetë,
të kem pranë nënën që nuk e pata ndonjëherë.

 

Kapitull i ri

Nëse kthehem pas nga ky udhëtim,
jeta, thua të më presë,
e të mos më zhduket ndërkoh që trenin e kujtimeve zbres ?

Nëse kthehem pas,
dashuria do të jetë aty,
po dera e vjetër dhe oxhaku që nxirrte tym ?

Nëse kthehem pas,
a do jesh ulur aty,
duke më treguar një tregim
dhe sytë e tu që ndrinin në perëndim ?

Nëse kthehem pas,
a do gjej përgjigjen e pikpyetjeve të mia ?

 

Larg nga dhimbjet

Fryma të më ndalet,
para se ky tren i shpejtë jetën të ma marrë,
e të ma çojë larg,
atje ku thuhet se nuk ka djaj.
Të vdes pa dhimbje,
pa rrugë të çarë,
dhe pse e di se nga aty,
nje lule do të dalë.
Më mirë po mar trenin e përjetësisë,
të shkoj larg, larg nga këtu,
aty ku dielli dhe rrezet e tij si kënga e bilbili t’më trokasin në fytyrë,
e retë e pambukëta të më bëhen dyshek i butë.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s