Kalendari poetik: Nicolás Guillén (1902-1989) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Posted on July 10, 2018

0


Nicolas GUILLÉN

Kalendari poetik: Nicolás Guillén (1902-1989)

Shkrimtar dhe poet nga Kuba, sot më 10 korrik është data e lindjes së tij. Metis dhe bir i një skllavi, në të shumtën e herës tema e shkrimeve të tij i kushtohej gjendjes së popullsisë zezake. Pati studiuar për drejtësi në universitetin e Havanës, por nuk punoi asnjë ditë si jurist, sepse iu kushtua letërsisë.

NDONJËHERË

Ndonjëherë dua të jem i mangët
të të them: të dua çmëndurisht !
Ndonjëherë dua të jem i krisur
të të ulërij: Të dua fort !

Ndonjëherë dua të jem fëmijë
kruspull dhe mbi gjijtë e tu të qaj
Ndonjëherë dua të jem i vdekur,
të ndjej ndën dheun prej meje njomur
një lule, dhe të të them: kjo lule
është për ty!

 

Shqipëroi: Maksim Rakipaj

Posted in: AUTORE, POEZI