NGA KUSH PAGUHEN ISLAMISTËT RADIKALË NË KOSOVË ? / Reshat Sahitaj KOSOVA SOT 16 DHE 17 gusht 2014

NGA KUSH PAGUHEN ISLAMISTËT RADIKALË NË KOSOVË ?

reshat_sahitaj

Reshat Sahitaj KOSOVA SOT 16 DHE 17 gusht 2014

 

 

 

Eshtë fakt i pakontestueshëm se shqiptarët janë popull me tri besime fetare, të cilët gjatë pesëqind vjet të sundimit Otoman pjesa më e madhe u konvertua në islam; disa të joshur nga postët, disa të tjerë për të shpëtuar familjet e tyre nga persekutimet barbare të otomanëve, disa tjerë nga lakmia për pasuri dhe autorizime për mabjtje të armëve për të vrarë lirshëm të pakonvertuarit, e shumë e shumë benificione të tjera që Perandoria Otomane u jepte të konvertuarëve në fenë islame.

 

 

Katolikët shqiptarë trashëgimtarë të denjë ilirisë

 

Gjatë pesë shekujve përpjekjësh të Përandorisë Osmane të na nënshtronte, e të islamizonte popullin shqiptar, duke masakruar, vrarë, djegur,bastisur,shperngulur, një pjesë e popullsisë sonë që duhet të konsiderohet si pjesa më e pastër ilire, nuk u islamizua. Pjesa e shqiptarëve të cilët nuk iu nënshtruan torturave, vrasjeve, burgosjeve, posteve, beneficioneve… por rezistuan kundër okupuesit Otoman, ishin dhe janë atdhedashësit më të denjë të trojeve ilire.

Po t’i lexojmë disa “analistë” të paguar nga qarqet e huaja serbo-turko-arabe, do të bindemi se islamizmi na shpëtoi nga asimilimi në sllav. Këta krenohen se Perandoria Osmane kishte shumë shqiptarë në poste të rëndësishme. Eshtë më se evidente se Perandoria u ka dhënë poste atyre shqiptarëve të cilët i ka përdorur si vegëla për t’i masakruar dhe nënshtruar shqiptarët, e kjo ka ndodhur deri në kohën e Hasan Prishtinës e Ismail Qemalit, kur Perandoria po humbte forcën e saj. Pse të krenohemi me Mehmet Ali Pashën në Egjipt? Në kohën e tij shqitarët digjeshin dhe vriteshin e nuk hapej asnjë shkollë shqipe! Nuk është me rëndësi që ai ishte shqiptar, kur as kontributin më të vogël nuk e dha për popullin e tij. Pse të krenohemi me oficerë,zabit,çaushë e personalitete me origjinë shqiptare që i ndihmuan Perandorisë Turke e asgjë nuk bënin për të mirën e popullit të tyre?! Sipas kësaj logjike ne duhet të krenohemi edhe me oficerët shqiptarë të Ushtrisë Jugosllave të cilët luftuan kundër shqiptarëve. Pse të krenohemi më Sinan Hasanin që ishte Kryetar i Jugosllavisë dhe pikërisht gjatë kohës se tij forcat serbe i shuanin me gjak demonstratat në Kosovë. Apo ndoshta po jetojmë në një kohë kur të gjithë tradhëtarët t’i bëjmë patriota, e ata që luftuan për çlrimin e vendit tonë siç qe Skenderbeu t’i quajmë tradhëtarë?!

 

Kush po i paguan ekstremistët islmaistë në Kosovë ?

 

 

Pavarësisht mënyrës se si u përhap islamizmi në Ballkan, shqiptarët e përqafuan këtë religjion më një shumicë dërmuese. Gjatë tërë epokave qe prej nga shqiptarët u islamizuan, ne gjithnjë e në çdo epokë në emër të fesë ne shqiptarët ishim të manipuluar në fillim e deri vonë për interesa të Turqisë. Aqë shumë ishim të manipuluar sa që shqiptarët islamistë vetën e konsideronin turk e jo shqiptar. Më vonë, Serbia kishte futur spiunët serbë e rusë duke u paraqitur si imam të cilët e predikonin fenë islame ndër shqiptarë e në bazë të te cilëve ua shpërlanin trurin shqiptarëve duke i bindur se një serb është më afër më shqiptarin ses a një shqiptar katolik. Tani në Kosovën e pasluftës, u krijuan shumë sekte islamiste të cilët janë kundër traditave islamiste që shqiptarët i kishin gjermë tani, e madje edhe kundër librit të shenjtë Kuranit.

Janë shumë faktorë dhe vende që kanë interes në destablizimin e Kosovës. Faktori kryesor është paraja. Vendet kryesore janë: Serbia, Turqia dhe shtetet arabe. Serbia ende nuk i ka shkëputur marrëdhëniet me shtetet islamike siç i kishte vendosur Tito. Serbia permes kanaleve sekrete, derdhë pare duke krijuar shefa islamistë ndër më radikalët në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Në anën tjetër është Turqia e cila permes ekonomisë dhe kulturës ende dëshiron që Kosova të jetë zonë e influecës se tyre siç ka deklaruar edhe vetë Erdogani se Turqia është deri në Prizren. Ekzsitojnë edhe sheik e shefa të shtetëve arabe të cilët dëshirojnë të përhapin rrymen e tyre islamiste ndër shqiptarët për t’i arsyetuar mjetët materiale marramendëse të vjedhura nga djersa e popullit të tyre. Si po mendoni ju se një sheik arab është musliman i mirë kur populli i tij jeton në varfëri të skajshme e ai nuk ua din fundin pasurisë se tij?! Përfituesit e këtyre fondëve sekrete bëhën shefa me ndikim në Kosovë, dhe këta jo që i besojnë fesë islame, por u besojnë parave dhe jetës luksoze. Këta përfitues, që deri dje shumica e tyre ishin me Serbinë tani na shiten islamistë. Flamuri i tërë këtyre përfituesëve, është ai që jepë para , e jo atdheu, e as feja.

Në mesin e këtyre përfituesëveshqiptarë perveç imamëve, kemi edhe deputetë, ministra, gazetarë dhe të çdo shtrese.

Bartësi kryesor i islamizimit radikal në Kosovë është Serbia

Gjithnjë duhet të jemi të vetëdijshëm se shteti më i interesuar për shkatërrimin e imazhit të Kosovës dhe destabilizimit tonë është Serbia. Kohëve të fundit, u zbulua se Webcit-i i cili rekrutonte të rinjt tanë për luftën xhihadiste në Siri e kishte qendrën në Suedi e pronari i saj ishte serb, i cili më para të Sherbimit Sekret të Serbisë kishte arritur të manipulonte shqiptarët e rinjë. Pjesëmarrja e të rinjve shqiptarë në luftën xhihadiste, jo vetëm që e dëmton imazhin e shtetit më të ri në Botë-Kosovës, por krijon parakushte për luftë ndërshqiptare. Sipas analistëve perëndimor, nëse shqiptarët nuk ndërmarrën masa adekuate për parandalimin e sekteve radikale islamiste brenda një apo dy dekadave do të ketë luftë civile ndërshqiptare. Grupet islamiste radikale do të zhvillojnë aksione dhe atentate fillimisht kundër imamëve shqiptarë të islamit tradicional, pastaj kundër popullsisë shqiptare muslimane të cilët i kalojnë pushimet në bregdet, sepse sipas tyre femra jonë duhet të mos e zbulojë trupin dhe fytyrën. Më vonë do të kryejnë aksione vetëvrasësese në treg, në qendra tregëtare në mënyrë që të fusin panik masive në popull. Paralelisht këtyre aksioneve do të bëjnë edhe represione tjera mbi popullsinë katolike shqiptare e kurrë në atë serbe. Më krijimin e një force radikale islamiste e ngjashme më atë që aktualisht është në Irak, këta do të përpiqën të shpallin Kosovën shtet islamik. Posa të arrihet ky kulminacion, superfiqutë që ndihmuan në çlirimin e Kosovës, do t’i lejojnë Serbisë të qetësojë shqiptarët dhe të menaxhojë më Kosovën.

Serbia e cila vetë i ka financuar dhe krijuar këto sekrte radikale në Kosovë, brenda një jave do ta qetësojë situatën duke i vrarë dhe duke i burgosur pikërisht ata të cilët i ka financuar.

 

Vetitë më negative dhe destruktive të islamit janë sjellur në Kosovë

 

Gjermë tani kemi parë se islamizmi tradicional kishte mesazh paqësor. Më përhapjen e sekteve fetare radikale të importuara nga arabët e të finacuar nga Serbo-Arabia, çdo gjë ka ndryshuar. Sipas tyre, Kurani duhet ndryshuar, duhet ndryshuar luetjet në xhamia, duhet ndryshuar veshjet, duhet ndryshuar relacionet fëmijë prindër, duhet ndryshuar relacionet familjare nënë e bir, duhet ndryshuar përshendetjet familjare, duhet ndryshuar ritetët martesore dhe ato mortore… Eshtë e pamundur të numërohen te gjitha ndryshimet sepse, ato përfshihen në një libër voluminoz, por është më rëndësi të nenvizojmë se të gjitha ato tradita arabe nuk mund të jenë të aplikueshme për ne shqiptarët , nëse jo për gjë tjetër, për shkak të klimës ku Kosova ka këtër sezona e në vende tjera arabe ekziston klimë tjetër. Traditat arabe nuk mund të aplikohën edhe për shkak të mentalitetit tonë të ndryshëm nga arabët.

Sipas kodit të këtyre sekteve të reja që po instalohen dhe perhapën ndër shqiptarë, janë sjellje që po na zhveshin nga te gjitha traditat kulturore dhe fisnike të shqiptarëve si: veshje arabe, mjekrra arabe duke imituar Bin Ladenin, babai nuk ka drejt të bisedon me nusen e djalit, vëllau nuk ka drejt të shehë gruan e vëllaut, nusja nuk duhet të kujdeset për babain dhe nënën e burrit, sespe ajo e fiton xhenetin vetem nese përfiton shoqe te saj ne gjiun e sektit te tyre, e shumë sjellje të tjera destruktive që nuk i përkasin asnjë shoqërie të civilizuar.

 

Pse xhamitë shqiptare të emërohen me emra arbabë ?

 

 

Eshtë për t’u habitur fakti se si xhamitë shqiptare, jo vetëm se mbishkrimet e tyre i kanë me shkronja arabe , por ato edhe mbajnë emra arabë. Shkronjat arabe që për ne shqiptarët janë vija të lakuara, nuk përfaqësojnë dhe as nuk simbolozojnë asgjë shqiptare. Pjesa më e madhe e popullsisë sonë nuk e kupton se çfarë domethënie ka xhamia e Gjilanit El-Kudus, apo xhamitë tjera me emra që nuk kanë lidhje as domethënie shqipe. El-Kudusi nëse është emërtim i ndonjë qyteti në Arabi, do të ishte më mirë që xhamia të emërohej Xhamia e Gjilanit. Nëse El-kudusi është emër i një heroi arab , do të ishte më e mirë që xhaminë tonë në Kosovë ta emëronin me ndonjë emër të një shqiptari i cili ka dhënë shumë për religjionin islamist. Përse të emërtohen xhamitë tona me emra vendesh dhe heronjësh arbabë? Pse mos të emërohen përshembull Mehmet Ali Pasha, i cili në Egjipt ka kontribuar më shumë se arabët për islamizëm.

 

Si të veprohet më të rinjt xhihadistë shqiptarë?

 

 

Angazhimi i të rinjve shqiptarë në luftën xhihadiste vjen si rrjedhojë e predikuesve fetarë të paguar nga sherbimet sekrete të huaja, të cilët sa më shumë t’i përmbushin kërkesat e kontratave të padronit, varët shpërblimi që do e marrin. Janë bërë shumë keqinterpretime rreth nxitjës dhe vullnetit të xhihadistëve shqiptarë të cilët më dëshirë nisën drejt vdekjës për një çeshtje të humbur. Analistët tanë e kanë më lehtë të thonë se kriza ekonomike i ka shtyer të rinjt të nisën drejt vdekjës në Siri apo Irak. Njeriu i cili nisët në luftë për të vdekur e ka një objektiv që nuk është paraja por diçka tjetër më sublime. Truri i të riut është shpërlarë nga fjalimet e imamëve dhe gjatë bisedave me shoqërinë e tyre të njejtit ideal. Të rinjve tanë nuk iu është premtuar paraja, sepse paratë i marrin shefat pas perdeve, por atyre iu është premtuar Parajsi. Ekzistojnë fakte se disa të rinjë huazuan para për t’iu bashkangjitur shokëve të tyre në Siri.

Qeveria e Kosovës, nëse ka bërë thirrje se ata që kthehen nga lufta në Siri e Irak, do të amnestohen, ky premtim duhet të mbahët, në të kundërtën situata do të ashpërsohet. Eshtë më se evidente se qytetari i Kosovës duhet të jetë i gatshëm të mbrojë shtetin e tij, dhe çdo angazhim në një luftë tjetër ku dëmtohen interesat kombëtare të Kosovës, ai qytetar duhet të përgjigjet para ligjit. Në fakt imamët dhe misioarët tjerë të luftës psikologjike më qëllim të nxitjës së rinisë kosovare në luftë xhihadiste, duhet të trajtohën si tradhëti kombëtare dhe të tillët duhet të përgjigjën para ligjit dhe të trajtohën si tradhëtarë të shtetit të tyre për interesa të një shteti tjetër.

Për të rinjt e kthyer nga lufta xhihadiste duhët të krijohen programe speciale, për edukimin e tyre dhe kontributin e tyre për shoqërinë kosovare pjesë e cilës janë ata. Pralalelisht me aplikimin e programve ata duhet të mbahën nën kontroll dhe nëse ndonjëri vazhdon gjurmëve të vjetra ai duhet të denohet maksimalisht për tradhëti kombëtare.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s