Jeta Vojkollari
Jeta Vojkollari pas përfundimit të shkollës mesme, studioi në Fakultetin Ekonomok, Tiranë. Në vitin 1999 emigroi së bashku me familjen e saj në Kanada (Toronto) ne 1999, me bashkeshortin Besnik dhe femijet Emil dhe Liana. Në Kanada vijoi me plotësimin e studimeve të saj të mëtejshme duke përfunduar dy programe pasniversitare ne Toronto, dhe ne Mars te vitit 2002 filloi punë në Qytetin e Torontos (government), ku punon dhe sot, si punonjëse e ndihmës sociale . Dëshira për të shkruar ka qënë e hershme, por kurorëzimin e botimit të saj e realizoi me romanin e parë “Djalli që pagova për këshillë” .
Djalli që pagova për këshillë
Romani është me tematikë nga problematika sociale në familje dhe të grish me karakterin rrëfimtar dhe intrigimin e personazheve. Ky roman është publikuar nga Shtëpia Botese “Dudaj” dhe libri aktualisht gjendet i shpërndarë në të gjitha libraritë e Shqipërisë dhe on-line. Jeta është e aposionuar edhe pas poezisë, shumë prej të cilave i publikon në faqet e saj të punës. Aktualisht po punon pë përkthimin e këtij libri në anglisht, ku libri është i përkthyer dhe edituar, në Amerikën e Veriut . Ka shkruar edhe disa skenarë filmash dhe është e interesuar te bashkepunojë me regjizorë / producentë shqiptarë për të realizuar një film sa më dinjitoz dhe të arrirë.
Poezi nga Jeta Vojkollari
https://www.youtube.com/watch?v=6ybEw4T_dgI&feature=youtu.be
Mos më lini të largohem
Jetoj një endërr çmendurie
Tretem në gaz, strukem në frikë
Të fluturoj mbi oqeane
Në arrati, ndoshta një ditë
Të fluturoj unë pas një shprese
Se më ka humbur shpresa mua,
Zgjomëni ju nga marrëzia
Të shkoj dhe dua, edhe s’dua
Po ku te iki, ku të shkoj
Një fjalë shqip, ku ta kërkoj
Po ku ta gjej një mik, një shok
Të më dëgjojë dhe kur flas kot
Po ku ta lë nënën e thinjur
Një fjalë të mirë, një fjalë të hidhur
Të lë një këngë pa kënduar
E një dëshirë pa plotësuar
Zgjomëni ju nga marrëzia
E mos me lini të largohem
Të më harojë dashuria
E diku larg, vetë të harrohem
Tiranë, të dua!
Në rrugët e Tiranës sime
Endem e vetme, e hutuar.
Nuk gjej njeri të më përgjigjet
Më thonë prej kohësh jam harruar.
Kam ardhur unë nga vend i largët
Tirana ime – tjetër botë.
E mira ngjitur me të keqen
Dua t’i ndaj. S’i ndakam dot.
A është e bardhë apo e zezë?
A është luks apo mjerim?
A është e vjetër a moderne?
Është buzëqeshje a kërcënim?
E lodhur jam nga udhë e gjatë
Një mall i madh më përvëlon.
Tirana ime e çoroditur
Edhe rilind, edhe lëngon.
Luan ajo me mallin tim
E ftohtë, cinike qesh me mua.
Në frikë e dhembje strukem unë
E mërmëris “Tiranë, të dua!”.
A është e mirë apo e keqe?
A është puthje a kafshim?
A është e lirë a e burgosur?
Është dashuri a përdhunim?