Poezi nga Niels Hav / Përkthyer nga Anglishtja Kujtim Morina

 

1507956_10152666030603327_2091196895_n

 

Poezi nga Niels  Hav

 

 

Përkthyer nga Anglishtja Kujtim Morina

 

 

 

 

Në mbrojtje të poetëve

 

 

Cfarë të bëjmë me poetët
Jeta është e ashpër me ta
Ata duken kaq mëshirues te veshur në të zeza
lëkura e tyre është mavijosur nga stuhitë e brendshme

Poezia është një sëmundje e keqe
Rendje e shoqëruar me kokëçarje
Ulërimat e saj ndotin atmosferën si rrjedhjet
nga stacionet e energjisë atomike të mendjes,
është kaq çorientuese
Poezia është nje tirane
I mban njerëzit zgjuar natën dhe prish martesat
I bën njerëzit të ikin drejt kasolleve të shkretuara
në mesin e dimrit
ku ata ulen të dëshpëruar duke i mbështjellë veshët
me shall të trashë
Imagjinoni ç’ torturë

Poezia është flamë
Me e keqe se semundjet veneriane, neveri e vërtetë
Por kuptoji poetët, është e zorshme për ta.
Duroji poetët
Ata bëhen histerikë sikur po presin binjakë
Ata skërmitin dhëmbët edhe kur flenë
Ata hanë ushqime bajate dhe bar
Kur ka fërfëllizë, ata rrinë jashtë me orë të tëra
duke vuajtur për te gjetur metafora që të lënë pa mend
Çdo ditë është e shenjtë për ta

Oh të lutem, ki mëshirë për poetët
Ata janë të shurdhër dhe të verbër
Ndihmoji kur i sheh të shtangur në trafik
Në ato pengesat e tyre të padukshme
Duke kujtuar çfarë u shkon ndër mend
Herë pas herë ndonjë prej tyre ndalon
të dëgjojë një sirenë të largët
Trego konsideratë për ta

Poetët janë si fëmijët e prapë
të përzënë prej shtëpisë së tyre nga e tërë familja
Lutu për ta
Ata kanë lindur të pafat
Nënat e tyre kanë qarë për ta
kanë kërkuar ndihmën e mjekëve dhe avokatëve
derisa hoqën dorë
nga frika se po prishen mendsh edhe ata
Oh, qaj për poetët

Askush s’mund t’i shpëtojë ata
te mbushur me poezi si ata që fshehin lebrozën
Ata janë të burgosur në botën e tyre të fantazisë
Nje geto rrënqethëse plot me demonë
dhe fantazma hakmarrëse

Kur dielli shkëlqen në një ditë të kthjellët vere
Ju shihni një poet të mjerë
që i dridhen këmbët kur del nga shtëpia, duket i zbehtë
si i ngritur nga varri dhe i shfytyruar nga mejtimet
Vrapo dhe ndihmoje atë

Shtrëngoja lidhëset e këpucëve, drejtoje atë
për në park dhe ndihmoje të ulet në një stol
nën rrezet e diellit, merrja një kënge për të,
Bleji një akullore dhe tregoja një histori
sepse ai ka shumë brenga
Ai është tërësisht i rrënuar nga poezia
© Niels Hav

 

 

 

 

Epigram

 

Ju mund ta kaloni gjithë jetën
në kërkim të një fjale
pa e gjetur asnjëherë
fjalën e duhur

Tamam si ai peshku fatkeq
i paketuar në letër gazete hungareze
Për dikë ai është i vdekur
për dikë tjetër ai thjesht nuk kupton
Hungarisht!

 

© Niels Hav

 

 

 

 

Vizitë nga babai im

 

Babai im i vdekur erdhi të më vizitojë
u ul ne karriken e tij të zakonshme
Mire, Niels! më thotë
Ai është ezmer dhe i fortë,
floket e tij shëndrisin si llak i zi
Njëherë ai lëvizi varret e njerzve të tjerë përreth
duke përdorur nje levë hekuri dhe një karrocë dore
Une e ndihmova atë
Tani ai ka lëvizur vetë nga varri i tij
Si po shkon jeta?, më pyet
Unë i tregoj për gjithshka
të gjitha planet dhe dështimet
Në tabelën time të njoftimeve ka shtatëmbëdhjetë fatura
Flaki tutje më thotë
ata do ti sjellin përsëri
Ai qesh
Për shume vite- më thotë- e kam lodhur shumë veten
rrija pa gjumë natën duke vrarë mendjen
si të bëhem njeri i ndershëm
Kjo është e rëndësishme

Unë i ofroj një cigare
por ai e ka lënë duhanin tani
Jashtë dielli djeg ne çati dhe oxhaqe
Në rrugë, fshesaxhinjte bëjnë zhurmë
dhe i bërtasin njëri-tjetrit
Babai im ngrihet
shkon te dritarja dhe i shikon ata
Ata janë duke punuar, thote, kjo është mirë
Bëj diçka

 

© Niels Hav

 

 

 

 

Dashuria

 

A është akoma një fjalë e madhe
apo unë ia zura frymën?
Dashuria çfarë është
në fund të fundit?
Në kohë të ndryshme, shumë dashuri
të lidhura për para
Unë të dua, dhe ti ma heq prizën
Unë të dua dhe ti e flak librin tim
pas krahëve
Unë të dua dhe bota shpërthen!

Ne jemi të etur për njëri-tjetrin në injorancë
si elefantët

Pa fëmijë s’ka lumturi
tha Schuman, Klara i lindi atij
shtatë fëmijë si antidot kundër melankolisë
A nuk mjaftonte!
Ai u bë i çmendur, tentoi vetëvrasje
dhe vdiq në sanatorium
Ndërsa ajo luante piano
Kjo është çfarë
ata quajnë dashuri

 

© Niels Hav

 

 

 

 

Më trego gjinjtë

 

Kur jam i uritur, mendoj për gjinjtë e tu
që nuk i kam parë asnjëherë
dhe për vështrimin kalimtar rus
Ndërsa ju shikoni papushim përreth dhomës
në pasivitet si tri motrat melankolike të Çehovit
që pijnë caj gjithë kohën ndërsa bisedojnë
për të udhëtuar drejt Moskës

Oh, le të vallëzojmë së bashku sonte
në një klub nate në Moskë

Jeta është bërë kaq komplekse
Ju luani piano dhe keni ndërmend pamjen
e një varreze, ku dielli dimëror rrezon
duke medituar gjithë pasditen
ndërmjet gurëve të varreve

Oh, le të vallëzojmë së bashku sonte
në një klub nate në Moskë

Kur jam i uritur, mendoj për gjinjtë e tu
gojën tënde ruse, dritën e verdhë në kuzhinën tuaj
që nuk e kam parë asnjëherë
Dhe për muskujt vitale kur prisni
fetat e bukës dhe hani ngadalë në këmbë
duke shikuar e hutuar jashtë nga varrezat
duke dëgjuar një simfoni ruse nga Rachmaninov

Oh, le të vallëzojmë së bashku sonte
në një klub nate në Moskë

Por të hezitosh është kohë e humbur: Unë dua
të shoh gjinjtë e tu. Çehovi piu shampanjë
në shtratin e vdekjes dhe Rachmaninov vdiq në SHBA
Gropa e zezë na pret të gjithëve, Prandaj hajde
ashtu sic je, le të shkojmë në Moskë
Oh, unë dëshiroj të vallëzoj me ty sonte
në një klub nate në Moskë

© Niels Hav

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s