BOTA NË KAOS- BARBARIZMI PO E SFIDON QYTETRIMIN ( -Duke parë një xhirim real ku njerëzit i djegin të gjallë- ) / Nga Kolec TRABOINI

BOTA NË KAOS- BARBARIZMI PO E SFIDON QYTETRIMIN

 

 -Duke parë një xhirim real  ku njerëzit i djegin të gjallë-

 

 

 

Kolec Traboini

 

Nga Kolec TRABOINI

http://traboini1.blogspot.be/

 

 

Para se të jesh izraelit, palestinez, gjerman, anglez, irakian, kurd, aziatik, italian, afrikan apo shqiptar, po fundja dhe amerikan, para se të jesh musliman, çifut, jehovai, budist, protestan, orthodoks, katolik a diç tjetër duhet të jesh human.
Vidio që shfaqim me titull “Apokalips” ka skena barbarie me djegie gjallë të njerëzve në Afrikë. Problemi në paraqitjen e kësaj vidio nuk është feja e atyre që digjen të gjallë apo atyre që djegin të tjerët, por mizoria që fle brenda njeriut injorant, të pa zhvilluar, çfarë ngre edhe një problem të madh mbi ekzistencën e njerëzimit. Me dy fjalë nëse popujt i lëmë të zhyten në injorancë të thellë e në varfëri, i shfrytëzojmë deri të mos t’u ketë mbetur pikë dinjiteti, ata në këtë degradim kanë edhe kundërshtitë e veta, nuk do të pranojnë të njohin asnjë normë e rregull që përcakton një shoqëri njerëzore të kulturuar, do të bëhen shkatrrues të kulturës  e madje edhe vetë njerëzimit, duke e kthyer atë verbërisht në mesjetë.  Problemi është kompleks, prandaj dhe zërat që thonë se nuk duhet të qarkullojë kjo vidio tmerri ku shihen  njerëz që digjen të gjallë, nuk çojnë në zgjidhjen e problemit, sepse ndërkohë në Nigeri përditë vazhdojnë të përvëlohen në zjarre njerëz të besimit katolik e larg syve të botës.
Kriminelët shfaqen me ide islamike ekstremiste, kanë dhe një emër “Boko Haram” dhe janë të lidhur me ekstremistët terrorist islamikë të Al Kaedes, Isisit dhe dreqit e të birit. Emrin nuk po ua vë unë, por ata ashtu vetquhen, islamikë, xhihadista, vehabista, synista, inspirues të Kalifatit të Zi, si ata që djegin po ashtu edhe ata që u presin kokat njerëzve.  Ndër këto prerës kokash mjerisht gjënden edhe shqiptarë që me siguri do të jenë pjellë bastarde e hordhive të egra që kanë vërshuar në Shqipëri nëpër shekuj.
Madje gjatë mizorive të tyre,  duke  u shprehur se veprojnë në emër të profetit të vet dhe citojnë edhe sura ku thuhet – u mëshoni në qafë kafirëve. Pra, e kanë pretekst apo jo lajtmotivin fetar, gjithësesi  ata mbështeten diku për mizoritë e tyre, dhe atë mbështetje ne duhet tua heqim,  prandaj në shtetet laike ku feja lihet e lirë por nuk lejohet të përzihet në punët e shtetit, klerikëve u takon ti reformojnë institucionet e fese, që të mos rrezikohet njerëzimi, të mos rrezikohen edhe ata vetë dhe besimtarët e tyre  tolerant.
Ndaj ai filmim tmerri e masakrash, me skena të papara në shekuj,  të paktën që nga mesjeta e errët,  vlen për tu parë se deri ku shkon e keqja nëse nuk e ndalim, dhe nëse jemi indiferent ndonjë ditë do të na djegin të gjallë edhe ne.
Duhet të dish çfarë është moçali që të mos ndertosh shtepi mbi të. E pafalshme për mendjet njerëzore që të bëjnë rolin e strucit, sikur asnjë rrezik nuk ka dhe asgjë nuk ka ndodhur. Ndaj shihni këtë filmin sado i rëndë që të jetë, këtë mizori e barbari të shekullit të XXI dhe të betoheni në thellësi të shpirtit tuaj se do ta luftoni gjithmonë të keqen, për hir të njerëzimit.Le ti dalim përballë murtajës së zezë, shkatërrimit e tërbimit të injorancës, për ta zhdukur të keqen nga faqja e dheut. Popujve u duhet paqe e prosperitet sepse mjaft kanë vuajtur nëpër shekuj prej trilleve të tilla barbare.

 

20 gusht 2014

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s