ËNDRRA TË PËRZIERA / Nga Ramiz Kuqi

ËNDRRA TË PËRZIERA

 

 

ramiz kuqi

Nga Ramiz Kuqi

 

Albani arriti pak para orës një të ditës në restoran “ Lindi . Para hyrjes ishin parkuar disa vetura dhe në pjesën tjetër ishin radhitur ca pallma. Kjo ia kujtoi atij pallmat që pati mbjellë Xhaba, njeriu me syze të mëdha sa të kalit. Njerëzit filluan të pëshpërisnin me njëri-tjetrin,. Madje, mbjelljen e pallmave në një qytezë buzë lumit kishin nisur ta komentonin në mënyrën e tyre gratë e moshuara dhe vashëzat filize, të cilat thoshin se ndoshta këto pallma do t’u sjellin atyre fat në dashuri. Bile qe përhapur një lajm i pazakonshëm ato ditë atje. Një grua e martuar ishte dashuruar në një tregtar pemësh dhe , madje i shoqi kishte nisur të dyshonte. Sa here që Shpresa, një grua e bukur që kishte mahnitur me bukurinë e saj shumë tregtarë. Kur kalonte ajo udhës , tregtarët si me pretekst kapnin fshisat e dilnin të pastronin para territorit të tyre ndonjë letër të hedhur, që t’ia tërheqnin vemendjen Shpresës se kishin dale ta prisinin. Madje edhe të merrnin ndonjë buzëqeshje nga ajo. Ajo ecte kokëlartë. Në dorë thonë se mbante një çantë ngjyrë gri dhe një trëndafil në dorën e djathtë. ,E afronte afër buzëve, i merrte erë . Madje kthente kokën në fund të udhës së shtruar me pllaka guri, vështronte mos e shihte ndokush, afrohej para reklamës së shitores, krehte flokët dhe pastaj futej brenda.

-Erdhe ?- i tha Zeku.

-Po, foli me zë të heshtur. Mezi dola nga shtëpia.Lashë dy fëmijët në tek fqinja dhe, nuk mund të vonohem shumë. Në mbrëmje, kur të ik burri për ndërrim të punës, do ta lë derën e oborrit hapur. Të përcjell një mesazh. U bë?

-Ai qeshi nën buzë. Iu afrua pranë perdeve të hirta, e puthi në ato buzë të lyera me karmin. Ajo gati sa nuk i ra në krahë. U duk se u alivanos.Ika , i tha shpirt ! Kur doli nga shitorja, pa tregtarët në rrugë dhe ngriti supet. Çka presin këta maskarenj ? Mos vallë presin t’ua falë edhe atyrë ndonjë shpresë? Ëndrra , net pa gjumë? Për flokët e mia të derdhura deri në bel ?

– Do të vij si të bie muzgu e të lëshohet terri mbi rrugë. Është vjeshtë dhe era fryn me fërfëllizë.Njerëzia strukën ballë oxhaqeve dhe njeri nuk lëviz. Asgjë nuk pipëtin. Ma bëj një pogaqe të hollë , me duart e tua buta!

-Uh sa bukur më thua ! Unë veç e kam përgatitur. Do ta mbush dhomën me aromë lulesh , të cilat i kam këputur sot për Ty. Kur u shkëput nga ky meditim, e kuptoi se kishte ikur me mendje atje, te pallmat.Miti që kishin krijuar femrat për fat në dashuri.

Albani hyri në restoran. U ul në një skaj të asaj hapësire, të cilën e kishte vizituar shpesh. Tavolina ishte e papastër ,po nuk kishte vend tjetër për t’u ulur. Sa mori pak frymë, erdhi si flutur një kamerier këmbëlehtë. E hoqi shtrojën e zhytur dhe vuri një të re. Radhiti karrigat njërën pas tjetrës dhe iu drejtua
Albanit butësisht.

-Doni të pini diçka?- i tha i tëri buzëgaz.

-Po pres një mik timin- tha me një zë sit ë heshtur. Kur të vij, unë do të bëj me shenjë që të na shërbesh..

Kamerieri u largua kokëulur dhe pastaj solli në një tavolinë , përballë tij, një tepsi me mish dhe ushqime të tjera. Në një tavolinë të gjatë ishin mbledhur dhjetë e më shumë njerëz, të rinj e të mesëm. Në ball ishte ulur një njeri thatanik dhe fliste here pas here. Bënte edhe me dorë sikur të kishte para vetës një njeri që po i sulej. Të tjerët mbllaçitnin mishin dhe nuk flisnin. Sikur njeriu që e zgjaste edhe gishtin e kishin epror. Kur ishte humbur në meditime, në derën e prapme të restorantir, nga andej ku ishin parkuar veturat, hapi derën professor Bardhi. Në duar mbanjte një najllon dhe duket se kishte futur disa libra të publikuara. Albani u ngrit nga vendi, u përshëndet miqësisht me te. Ai hoqi pallton dhe palosi dy romane të një autori për të cilat kishte shkruar edhe nga një recension. Je lodhur profesor?

-Jo!- i tha . E përcolla i tha mikut Donikën, gruan time në një takim grashë. Atje janë mbledhur në një manifestim dasme. T’i solla dy romane. E di se ti i lexon me dashuri. Do të pëlqejnë. Kanë nga një subjet nga ngarjet aktuale të jetës dhe pjesë nga jeta intime. Do ta pasurosh fjalorin dhe dijen letrare. Të të them-vazhdoi Bardhi-, unë kam radhitur një mori veprash në këndin e bibliotekës sime. Atje lart, nën kulm të shtëpisë. Të kujtohet?

– Po. E di që ke një bibliotekë të pasur.

Biseda pastaj rodhi si e shkëputur. Herë me humor e here –herë shqetësim për lumin e trazuar.Diellin që solli koha.Edhe dhimnjet. Njerëzit maskarenj që shkatërruan gjithçka. Arsimin, kulturën, fabrikat. Tash –tha Bardhi po na kthejnë si në kohën e shtetit shqiptar …në një vend bujqësor. Kështu është kur në vend të profesionistit vjen i padituri. Derisa ta mësojë të udhëheq, do të na zë dimri e dimrat.

-Do të kalojë edhe kjo,- i tha Albani për të ndërruar temën e bisedës.

-Jo! Ngriti gishtin Bardhi. Pa u pëmbysur lumi, nuk dime çfarë fundërrinash ka në fund të tij. Pastaj duhet pastruar çdo gjë. Vetëm atëherë duhet nisur nga e para. Duhet mbjellë pemë të reja.Lule . Duhet kërkuar biografia e njerëzve. Loza e gjakut. Atdheu do ndërtuar. Për çdo dështim- vazhdoi Bardhi, fajtorë jemi ne. Askush tjetër. Në të gjitha sferat e jetës. Fillim në fund të fillimit !

Albani e përcillte me kundes çdo germë derdhur nëpër fjalë me një nervozë Bardhin. Kur kaloi nëpër xhadenë e shtruar bukur , anës së majtë të udhës, iu duk se kishte pare një veturë, parkuar para hyrjes së shtëpisë së mikut të tij. Iu kujtua kur kishte shkuar për vizitë..kishte një muaj e disa ditë. E kishte gjetur duke pastruar krande të thata, barishte me gungë, si të Devës. Kjo bimë e keqe s’ishte mbirë më pare këndej. Po ja që tash ka lëshuar rrënjë,-vazhdoi Agoni. Unë e kam prehur kosën time mire, Kur të vish herën tjetër, do t’i gjesh të rrafshuara me tokë. I humbur në këto rikujtime, ai dukej si i humbur. E riktheu në fillim të bisedës profesori. Hë, çka je humbur? Nga je duke udhëtuar me fjalën poetike? Ke ndonjë frymëzim që të ka vënë në siklet shpirti? Kur dëgjoi këto ngacmime miqësore, Albani sikur u rizgjua nga ai udhëtim imagjinativ.

-Këtu jam!- iu drejtua profesorit duke e shikuar drejt në sy. Isha duke menduar për Agonin . T’ia bëj një telefonatë. Ndoshta mund të jetë në vilën e fshatit. T’ia bëj?

– Bëje ! i tha dhe lëvizi kokën. Ndoshta pse i ishte dukur se ai kishte folur në erë. Sepse, Albani as nuk e kishte dëgjuar, as nuk e dinte se për çka e kishte ngritur zërin miku i tij. Në një çast, i erdhi keq për këtë shkujdesje të padëshiruar.

Në restoran hynin e dilnin njerëz, gra e fëmijë, femra me ferexhë mbi kokë,lypës nga Shqipëria e Kosova, të rinj të veshur me pantollona xhins, femra të reja me pantollona të çara në gju dhe përfundi gjurit, police të veshur me uniformë, ushtarakë ndërkombëtar, ushtarë të FSK-së , këngëtarë , daullexhinj,artistë..duket se në mbrëmje do të ketë edhe muzikë.

-Pse nuk ma përcolle një foto me profesorin?- i erdhi një mesazh në telefon. Në vazhdim të tekstit shkrunante “ Edhe kur je në vetmi, nuk më shkruan. Ti nuk je vetëm atje…Afër jush është edhe ndonjë mike poete. Po ti nuk e thua asnjëherë të vërtetën “- përfundonte shkrimi.

-Asgjë interesante…dy gota verë mbi tavernë. Dy libra të një miku prozator. Asgjë më shumë.
-Alo !- iu drejtua mikut Agon. Po nuk dëgjohej mire. Vinin vale –valë fjalët si në gramafon të gërrithur. Je në qytet a në vile?

– S’po dëgjohet asgjë ,- i tha Agoni. Ama asgjë. Nuk po dëgjoj,jo,nuk po dëgjoj. Për ta vazhduar bisedën e
nisur, Albani hapi derën dhe doli jashtë. Edhe atje uturima e motorëve të veturave krijonte zhurmë.Po dëgjimi sa vinte e konsolidohej. Jam Unë, Albani, Agon. Jam të “Lindi”. Jam me profesorin. Po pate kohë, mund të vish.

-Nuk kam shumë kohë.Por po nisem. Do të vij të pi një kafe.

-Hë, çfarë të tha Agoni?- vazhdoi profesori.

-Po vjen. Veç është nisur.
Derisa sa zhurma po shtohej në restoran, për disa minuta, në hyrje të restonait hapi derën Agoni, Kishte veshur një pallto ngyrë hiri. Profesori u çua në këmbë. U përshëndet me të. Ishin shokë të një brezi. Albai po priste në këmbë. Sa here takohej me Agonin, kthehej pas për disa vite. Ia njihte shpirtin deri në rrënjë. Për të Agoni ishte një njeri i urtë, largpamës…ndjellamirë

– Si je Alban? Çfarë ka të re andej? Po shkruan mire- vazhdoi ai. Madje po duket se ke frymëzime…Edhe prozat poetike po i thur mrekullisht. Të kujtohet kur të pata thënë provo edhe në prozë?

-Mbaj mend miku Agon. Po ja që po futem ngadalë, qetë në këtë shkrim. Në fillim më dukej vështirë..Tashmë më ngjan se ia kam marrë dorën.

-E ke ngritur moti shtëpinë Agron?- e pyeti profesori.

-E kam ngritur shumë vite më herët. Tash e sa vite po investoj për brenda . Edhe pjesën e oborrit. Kam në plan ta rrëzoj murin e vjetër e të bëj një mur të ri. Madje edhe oborri shtyhet e zgjërohet për disa metra më larg.

-Mirë paske bërë,- i tha profesori. Vendlindja është gjëja më e bukur në jetë. Aty kemi nisur të bëlbëzojmë, të qajmë, të këndojmë, të rrëzohemi e të ngritemi, të bëjmë hapat e pare të ecjes sonë…të mbahemi në krahë nga nënat…të shohim rrezet e para të diellit, të dëgjojmë ndonjë copezë historie nga gjyshet, të strukemi nën jorgan kur na thonin se po vijnë barbarët të kërkojnë armë që nuk i kishim…eh sa ka hequr ky njeri në trojet e veta !

-Ke ndonjë plan pune e pyeti profesori Agonin?

-Po shkruaj një monografi. Por më duhet edhe ndonjë shkrim nga ata që e kanë njohur Shpendin. Ka rrezatuar me dije nëpër shumë vende të Atdheut…Ishte edhe në qytetin tuaj drejtor i shkolle…

-Ai mendjemprehuri ? Për atë e ke fjalën?- u lëkund nga vendi profesori. Me kënaqësi do të shkruaj. Kam shumë kujtime nga ajo kohë. Ishte vizionar dhe guximtar. Njeri i rrallë , me dije modern për kohën. La shumë gjurmë në Abetaren e shkrimit kombëtar!

-Faleminderit ! iu drejtua Agoni.. Do të jetë kënaqësia ime…Ai meriton t’i shkruhet kjo monografi. Kam gjetur nëpër arkiva hollësi nga jeta e kohë. Po mbledh shënime gjithandej. Po shkruaj me kujdes.

-Po ti Alban ? – ke nisur të shkruash ndonjë fjalë. Të pata përmendur atë ditë kur erdhe me Lelen për vizitë?

-Po. E di. Diçka do të shkarravis. Kam frikë kur duhet të shkruaj për njerëz të mëdhenj të kohës. Madje për ata që punuan në rrethana shumë të vështira. Me tabela të vjetra, por me germa të reja për stinët që na erdhën. Këto ditë lirie. Shumë breza e ëndërruan ..Shumë ikën nga kjo botë syhapur. Ëndrrat e tyre s’u bënë aq sa ëndërroni ata. Një urë me shumë shtigje !

6.11.2016

SI E LEXOJ UNË TREGIMIN E SHKRIMTARIT MYSLIM MASKA “ËNDRRAT E NËNË MARIES” / Nga: Arqile Vasil Gjata

SI E LEXOJ UNË TREGIMIN E SHKRIMTARIT MYSLIM MASKA “ËNDRRAT E NËNË MARIES”

 

 

arqile

Nga: Arqile Vasil Gjata

 

Në tregimin e shkrimtarit Myslim Maska…fantazia është një nga fjalët më pikante, më të këndshme dhe më ledhatuese, e cila, në tërësinë e kuptimeve të saj, të bënë të mendosh dhe ngërthen, shpalos vlera pozitive në një krijim letrarë, në prozën e autorit.
Në tregimin e M.Maskës kemi një evolucion imazhesh që kapërdijnë rrëfimin si një skenar filmi të ngulitshme në kujtesën e lexuesit, për çka autori shkruan. Gjithë tregimi krijonë një “të vërtetë”, preceptim, përfytyrim sikur gjithëçka e “prekë” me dorë, me ngjyrime mendimesh në trajta shtresore ku lexuesi zbavitet, këndellet së tepërmi me imagjinatën ku, siç shkruan shkrimtari Novruz Abilekaj…” Portretet, lëvizjet, kuvendimet janë si në realitet dhe fundosen brenda ëndrrës.”
Në mendjen e çdo lexuesit të këtij tregimi , çelin gjithshka kur Nëna Maria e autorit “pi hapjen e gjumit”.
Dhe aspekti kohorë i tregimit përplotësonë psikoanalizën e Nënë Maries, kohë e cila në vetëvete ka ritmin dhe masën e një fabule të “një tregimi që ka gjithshka, mit dhe realitet brenda”, siç mendon poetja Armela Hysi!
Në tekstin e tregimit mbizotëron funksioni i shtresimit të mendimeve, sa filozofike, aq dhe mitike, sepse sa herë që Nënë Maria bie në ëndër ajo me mënyrën semantike të të shprehurit dhe sipas një “kodi”, atë të ëndrrës, Nënë Maria ndryshon trajta…!
“Mijёra petale kёpucёbuta e mbushin botёn me bardhёsi. Plot me jetё e
mbushin jetёn, plot me dritё. Gjithçka vezullon e ndrin. Kristalet e borёs i
merr nё dorё Nёnё Maria dhe i hedh nё qiell. Dhe qiell e tokё mbushet me
miell. Me bukuri me dlirёsi. Dhe njeriu ndjehet mё mirё. Mё i bukur, shpirt
flori.!…”
Sipas filozofisë së zhvillimit mosha tregon realisht, shumë a pakë zhvillimin e indentitetit si bazë për personalitetin, një gjë të till tregojnë dhe “Ëndrrat e Nëna Maries”. Në këtë tregim elementi kohë(moshës së Nënë Maries) është shumë i spikatur për të kuptuar dinamizmin filozofik të saj si qenie njerëzore, apo mitike për ndërlidhjen midis vetes së saj dhe dhe botës sociale që e rrethon.
Duke lexuar tregimin “Ëndrrat e Nënë Maries” në çdo ëndërr që përjeton Nënë Maria, ajo rritet në moshë dhe më shumë zbukurohet! Ky “zbukurim” përsoset nga figurshmëria që indetifikohet me shtresime të “çuditshme” mendimesh, që jo të gjithë mund ta kuptojnë këtë “kod” të mirëgjetur nga shkrimtari me shumë intelogjencë krijuese tregon se sa lart qëndron ky tregim si filozofi dhe si krijim letrarë!.
Lënda e tregimit, mjetet artistike dhe psikika krijuese,, sidomos niveli i lartë i gjuhës-estetike dëshmonë qart për një autor të talentuar në gjinin e tregimit.

 

Nëntor 2016-Athinë