Shtegëtimet e shpirtit nëpër galaksinë poetike të autores Juljana Mehmeti / Nga Bedri Dula

Shtegëtimet e shpirtit nëpër galaksinë poetike të autores Juljana Mehmeti

 

 

13340157_259969414370111_7003120963660171478_o

Nga Bedri Dula

 

Juljana Mehmeti lindur me 29 tetor 1973 në qytetin e lashtë të Durrsit, hyri në universin e artit poetik duke gërmuar në thellësitë e shpirtit të saj gjithë thesarin e mbushur me kristale të këndshme poetike. Ajo eksploron ketë univers duke shpërfaqur gjenialitetin e botës së brendshme poetike deri në pafundësi.

Juljana Mehmeti e frymëzuar nga valët shkumëzuese në dallgët e detit, e herë në pistën e lartë në kaltërsit qiellore me forcën e shpirtit, përmbushet me nektarin e bukur që dhuron shija e këndshme poetike, me etjen që ka shpirti i saj përpiqet të kapërcej përtej vetvetës në shtegëtim të dimensioneve të reja, nëpër lartësitë e pa shkelura deri më tani, është në përsosshmeri për të krijuar identitetin e vetë poetik, në harmoni me një ndjesi të veçantë, larg në horizontet poetike postmoderne.

Juljana Mehmeti me një sens të veçantë tejkalon rrymat e artit poetik, në kërkim të frymës sensuale, për të ndërtuar një botë  të veçantë poetike. Në poezitë e sajë gjejmë ndërtimin e figurave stilistike të transformuara në një vargë nuancash e ngjyrash poetike të komponuara me një melodi artistike dhe sensualitet, që i tejkalon specifikat poetike nga motivet erotike, sociale në një intimitetë të veçantë, ajo niset nga e thjeshta, e zakonshmja duke u ngjitur në dimensione të larta deri në pakohësi dhe amshueshmeri, për të krijuar piktura të larmishme poetike. Këto janë forca shpirtërore të cilët na vënë në një kryqëzim udhëtimesh në të cilën gërshetohen mesiveti i figurave poetike të antikitetit me modernen, e tashmja me pafundësinë, duke krijuar figura e simbolika të reja stilistike për ta bërë akoma më të bukur shijen artistike që si galaksi yjesh shkëlqen me forcën e shijes artistike në shpirtin e ndjeshëm poetik.

 

juljana

Juljana Mehmeti

 

Intuita e saj poetike, e cila la gjurmë impersionuese edhe në kritikën italiane si një krijuese që tejkalon kornizat e kohës! Thyrjet e saj shpirtërore në ujvarën e jetës gërshetojnë në vetvete labirinthet e panjohura, përmes reflektimeve drithëruese në harmoni  vijëzimesh artistike në rrathët hapësinorë deri në yjësi për të komunikuar me një botë transformuese në një univers të qetë, të butë e ndjenjësor me gjuhë poetike.!

Vargjet e Juljana Mehmetit nisën në shtegtimin e bukurisë, që shpërfaqin universin e  brendshm të unit të fuqishëm artistik…. në shikimet poetike shumë dimensionale , që ndërvar shumë metrika e vargut, që shkrihet si kristale në një melodi shpirtërore duke bartur emocione  dhe ndjenja të forta deri në shkrirje nuancash e ngjyrash dhe figurave të fuqishme stilistike. Ajo sikurse yjëzit në universin e pafund shprehin botën e mendimit filozofik në mbretërinë e unit artistik….

Frymarrja dhe aroma poetike  tejet e veçantë dhe sublime në vetvete është një tjetër dimension poetik që dhuron shija e botës së artit, të rrëmben nga brenda vetes e të shtegëton thellësive të larta tej kohore në pakohësi në një galaksi poetike të panjohur deri në pafundësi. Përmes frymëzimit poetik me vijëzime të holla të ngjyrave dhe figurave poetike të Juljanës mbesim të hamënsuar se kjo poete po krijon një pistë të re shtegtimi në galaktikën e artit poetik e cila përmes një refleksioni përtej të përkoshmës në kohë dhe përtej hapësirës në kozmosin e pambarim duke shtegtuar si zog shtegtar diku në galaksinë e magjishme në kërkim të përsosshmërisë së artit poetik në vetvetën e saj….

Mbase poetja në intimitetin e brënshëm zgjohet si një shtojzovalle me muzat poetike në majën e gjuhës së shpirtit për të rrëmbyer nektarin e bukurisë natyrore sikur fluturat e kaltërta nëpër polenin e lulëve e për ta shpërndarë si shkëndija drite përtej  botës së brëndshme poetike deri në pafundësi kohe e duke shtegtuar shpirti saj në galaktikën e pafund me shijen e bukur që dhuron arti i saj poetk.

Juljana Mehmeti vjen në botën e artit poetik me ëndrrime të pa shterura brenda rezervuarit të magjishëm, për të na dhuruar ndjesitë e saj shpirtërore që janë shumë premtuese,  në të ardhmën margaritarët imagjinues do të shtegtojnë në pafundësi kohe, për ta përmbushur misionin e saj poetike me valët elektrizuese e magnetizuese që  kënaqin shijën e këndshme të lexuesit, i cili do gjejë dimensionin e bukur artistik të mjeshtrisë së artit poetik në vazhdimësi,  shtegtimesh nga shpirti refleksiv në galaksinë poetike.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s