Mbyllja e Edicionit dhe Çmimet Letrare të Festivalit Letrar për të Rinjtë – 2016 / Nga Irena Toçi

15253439_1217335598327987_8740763460061638055_n

Mbyllja e Edicionit dhe Çmimet Letrare të Festivalit Letrar për të Rinjtë – 2016

 

 

MBYLLET EDICIONI I DYTË I FESTIVALIT LETRAR PËR TË RINJ “TIRANA 2016”

 

Dje, në mjediset e Universitetit të Arteve u zhvillua me sukses për të dytin vit radhazi ceremonia finale e kurorëzimit të fituesve të Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana 2016”. Kjo ceremoni, e realizuar nga Botimet Toena dhe Instituti i Librit dhe i Promocionit me mbështetjen e dy institucioneve të rëndësishme, si Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës, bëri bashkë në të njëjtën sallë, krijues të rinj dhe autorë të njohur, artistë me përvojë dhe studentë të talentuar të Universitetit të Arteve, ligjvënës dhe akademikë, të gjithë të bashkuar nga pasioni për letrat dhe për artin. Ky edicion i sivjetshëm pati një pjesëmarrje edhe më të gjerë nga viti i kaluar, pothuaj nga të gjitha trevat shqipfolëse, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi. Krijuesit e rinj u përfaqësuan me krijimet e tyre në tri gjini kryesore: prozë, poezi dhe ese me temën “Mure që bien, mure që ngrihen”.

Fjalën hapëse të ceremonisë e mbajti organizatorja e Festivalit, znj. Irena Toçi, e cila, ndër të tjera theksoi se qëllimi kryesor i gjithë këtij aktiviteti është ndërtimi i një brezi të ri autorësh shqiptarë, që në të ardhmen do t’u shtohen emrave të njohur të letërsisë shqipe. Më pas e morën fjalën zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, z. Zef Çuni dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Abaz Hado, të cilët e falënderuan znj. Irena për këtë iniciativë dhe bashkëpunim të frytshëm mes këtyre institucioneve.

Festivali, për të mbërritur deri në fazën finale, kaloi nëpër katër etapa kryesore, ndër të cilat vlen të veçohet ajo e ndjekësve dhe komentuesve në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, ku plot 2584 fansa votuan 62 krijimet e përzgjedhura në të tria gjinitë. Kjo qe dhe përballja e parë e krijuesve të rinj me vlerësimet, komentet, reagimet dhe mosreagimet e miqve të këtij Festivali, që me dëshirën për të rrëzuar muret e vjetra e për të ngritur mure apo ura bashkëpunimi lexuan dhe votuan këto krijime.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, patën mundësi të vlerësoheshin dhe të stimuloheshin jo vetëm fituesit me çmimet përkatëse, si çmimet e treta, të dyta dhe të para në gjinitë përkatëse, çmimet inkurajuese të publikut dhe çmimet e seminareve rikrijuese, por të pajiseshin me një certifikatë pjesëmarrjeje të gjithë të rinjtë që me dëshirë dhe vullnet iu bashkuan kësaj ngjarjeje.

 

 

I.     ÇMIMET E PARA: 

 

  1. Në poezi:  VIOLA BERHANI
  2. Në ese:       BUJAR PLLOSHTANI
  3. Në prozë:  ELONA ZERALIU

 

 

    II. ÇMIMET E DYTA:

 

  1. Në poezi:   ELONA ÇULIQ
  2. Në ese:       XHEMILE HOXHA
  3. Në prozë:  ALBAN TUFA

 

III. ÇMIMET E TRETA:

 

  1. Në poezi:   KIARA LALO
  2. Në ese:       OLGERTA PRENDI
  3. Në prozë:  ARDIT PUPA

 

 

I.    ÇMIMET INKURAJUESE TË PUBLIKUT:

 

  1. Në poezi:    LINDITË RAMUSHI  DUSHKU
  2. Në ese:        OLGERTA  PRENDI
  3. Në prozë:   MARJANA BREÇANI        

 

 

I.   ÇMIMET FITUESE NË SEMINARET RIKRIJUESE:

 

  1.  Ese – fotografi:                                 MARIOLA MOÇKA
  2. Prozë – video-art:                            XHULJANO TABAKU
  3. Poezi – art-grafik/instalacion:   LIDJA KEÇAJ

 

 

I.   CERTIFIKATË PJESËMARRJEJE

 

POEZI – ART GRAFIK/INSTALACION

 

  1. Yrmela Kaso
  2. Egi Pipero
  3. Xhovana Bala
  4. Elona Kastrati
  5. Marcela Danglli
  6. Lidja Keçaj
  7. Albi Yzo
  8. Markelian Gjoka

 

VII. CERTIFIKATË PJESËMARRJEJE

 

PROZË-VIDEO ART

 

  1. Xhuljano Tabaku
  2. Erisilda Liço
  3. Morena Mija
  4. Xhentiana Myska

 

VIII. CERTIFIKATË PJESËMARRJEJE

 

ESE-FOTOGRAFI

  1. Armida Çuni
  2. Mariola Moçka
  3. Albi Yzo
  4. Egi Kola

 

 

irena-2

Irena Toçi

Drejtore e Përgjithshme

 

Botimet Toena

Rruga “M. Gjollesha”

K.P. 1420

Tirane – Albania

Tel. ++355 422 40 116

Fax  ++355 422 40 117

 

botimet.toena@gmail.com

redaksia@toena.com.al

irena.toci@gmail.com

 

http://www.toena.com.al

http://www.facebook.com/botimet.toena

http://www.facebook.com/Instituti-i-L ibrit-dhe-i-Promocionit

twitter.com/TOENABOTIME1

http://www.institutilibripromocioni.a l

http://www.librariatoena.com

http://www.instagram.com/botimet_toen a

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s