NJË POET I RI ME “ANIJA PLAKË” (Me pathosin e ngjizur Të Naim Jonuzit) / Nga: Qemal Guri

NJË POET I RI ME “ANIJA PLAKË”

(Me pathosin e ngjizur Të Naim Jonuzit)

 

 

qemal-guri

Nga: Qemal Guri

 
Naim Jonuzin e kam ndjekur në krijimet që hidhte në FB, para se të botonte vëllimin e parë poetik. Për mënyrën se si e sillte krijimtarinë kam qenë skeptik. Ndoshta është pathosi i tij i çiltër që të bën ta pranosh krijimtarinë e tij edhe pse ajo ka mjaft nevojë për ripunim. Në këtë vëllim ka mjaft krijime të arrira, që mund të përbëjnë edhe një nismë serioze nga ana e autorit, megjithëse në vëllimet e ardhshme nuk mund të ketë justifikim një krijimtari e kësaj shkalle. Edhe pse i vlen si trampolinë për të hyrë në botën e poetëve, ky vëllim, është i justifikueshëm për të lënë krijimtarinë e ardhshme në këtë nivel arritjeje. Vëllimi, “Anija Plakë” që lexuesi i poezisë ka në dorë, është thjeshtë një ngjizje e sa e sa viteve e një brumi, që autori e ka fermentuar me dashurinë dhe kujdesin e shpirtit për të arritur deri në krijimin e një mushti ëmbëlsisht të dashur e të shijueshëm.

 

15211768_1290356777651536_170031110_n

Anija plakë

 

Ky vëllim, ka edhe një të metë tjetër të madhe, përzierjen me përshkrimin, në një kohë kur autori nuk është një stilist i njohur i këtij zhanri. Ai ka kujtuar e parandjerë se mund t’i bëjë mirë vëllimit të tij, por në fakt e ka cënuar atë. Edhe pse na jep shumë elemente shpalosursisht të poetikës, ai nuk shquhet në ato të përshkrimit. Këto krijime vuajnë nga struktura dhe elementet thelbësore të shkrimit dhe në fund edhe nga ndërhyrja autoriale, e cila më fort se ta forcojë shkrimin e dobëson atë, jo rralë herë, edhe pse në raste të rrala i shërben atij.
E veçanta e këtij vëllimi është larmia e motiveve dhe e temave të rrahura nga ana e autorit. Temat që ai ka zgjedhur janë vërtetë problematike dhe si të tilla edhe bartin tharm poetik. Por kjo, rishtas, nuk i jep shans autorit të dallohet si tregimtar, sepse përshkrimet nuk arrijnë deri te tregimi, pasi mbeten skllave të përshkrimit, edhe pse të bukur dhe lakonik, serish largë elementeve të mirëfilltë të përshkrimit. Edhe kur shohim se nxjerrë kokën një personazh, ndërhyrja e autorit e sfumon atë me imponimin e rolit të vet.
Megjithatë, Naim Jonuzi, në formë origjinale na rrëfen eksperiencën e tij, refleksionet e atyre gjërave më të rëndësishme që ka përjetuar e parë gjatë jetës. Ai i mbars ngjarjet e vjetra, duke i çveshur nga brumi i ngjarjes, nga vetë personazhet e duke i shndërruar ato në tempuj të mëdhenj mësimi, shumica e të cilëve rrjedhin nga pësimet në jetë.
Kështu vijnë të gjitha tregimet; ngjarje në horizont, mugëtirë që nuk të bën të mundur të jetosh me të, por vetëm tregimtaria e autorit na i vizualizon në mënyrën më të përkryer siluetat e tyre të brishta dhe të mrekullueshme duke kaluar nëpër filtrat e estetikës së autorit. Gjithçka fillon me një tematikë të ndjeshme si amaneti, një amanet i vjedhur, një njeriu me ditët e numëruara, të quajtur Migena, në një shtrat, në një kat të dytë spitali, në mes të një heshtjeje trembëse, që nuk ishte më ajo Migena e dikurshme. Nuk ka ngjarje, pasi atë e ngërthen fjala rrëfyese e autorit; ajo konturohet konfigurueshëm nga një striktësi kokëforte e rrëfyesit; një hijeshi e venitur, që dikur xhelozonte edhe hënën, e tretur si sheqeri në ujë, e përpirë nga mavijosja dhe bardhësia e spitalit, duke pritur nëpër ëndrrën e fundjetës, që mesa dukej flijohej në emër të dashurisë, e cila edhe pse lë një amanet të fundit, ai i vidhet dhe nuk gjindet kurrë, përveç një zarfi bosh, brendësia e të cilit ishte vjedhur.

 

15218242_1290357657651448_132422781_n

Naim Jonuzi

 

A thua mos e gjithë jeta e saj kishte qenë e vjedhur?! Autori këtë nuk e thotë, por siç duket e profilizon si mundësi nëpërmjet gjithçkathënësisë tjetër kokludive. Edhe pse kemi pritur një ngjarje qnuk na jepet asnjëherë, në asnjë tregim, ne na çliron reflektimi mjeshtëror autorial që na bën të përjetojmë refleksionet naimjane tok me hamendësimet tona.
Me këtë libër, ne na duket vetja pjesëmarrës në rrëfim, në refleksion, duke ndar me autorin mundësinë e të qenit objektiv edhe shpesh notojmë në detet ase oqeanet e romantizmit.
A ka më romantizim të lexuesit nëpërmjet imponimit të një rrëfimi të tillë si stili i autorit, se sa vetpërfshirja në një anije të braktisur, ku ty të ngjanë vetja me një Trekendësh Bermude që e ke gllabëruar atë dhe brenda këtij gllabërimi, je shndërruar në një simbol i pjekurisë së stazhinuar nëpër valët e dallgët e jetës, edhe pse uji oqeanor me kripën e tij ti ka ngrënë muret e vjetëruar. Ti je shndërruar në një eksperiencë, tashmë që duke shoshitur këtë sfidë ujore të fituar çelë lule përvojash, duke mbartur në vete edhe një sekret të patreguar. A mos ti, apo vallë autori s’është tjetër veçse një mençuri që i kanë kthyer shpinën për kohë të tëra, jo vetëm njerëzit, rrethakët, por edhe vetë koha e jeta?! Këto janë befasitë e këtij libri që për këto arsye është imponues dhe mjeshtëror. tok me anijen, ai është një brengë që kërkon të ç’tallazohet e të qetohet, por që s’mundet se është i mbërthyer nga dhëmbët e një ankthi të stërmadh e të stërkohorshëm.
Kjo mënyrë të shkruari, lëvrinë si një mekanizëm stilistik i gjallë nëpër tërë librin, edhe atëhere kur autori e fut vetën nën mantelin e gjinisë tjetër, si në përshkrimet Artina, Dashuri e përjetshme, Dashuri dhe lot, Është biznes (e) jo nder, Kur dashuria falë, Lady Diana, Përlotja e vogëlushes rome, Piklat, Princesha dhe plaku, Shqetësimi i një gruaje, Vajza ruse, etj..
Edhe ato që janë në kuptimin e shtjellimit asnjanës, janë paraqitur në vëllim me një stil mjaft lakonik. Autori ka bërnjë punë jashtëzakonisht të përgjegjshme, edhe pse jo rrallë, redaktimi ka bërë një punë të dobët, sidomos në përdorimin me mjete të tjera si apostrofit, kur ai ka shenjë tjetër, të cilën e shohim të përdorur në vëllim dhe të mos shkrimit bashkas të fjalëve të përbëra.
Këto ngjajnë sepse autori është një mjeshtër i përshkrimit. Ai e ndalon çastin, e kundron, mediton mbi të, dhe vetëm pastaj e përshkruan edhe duke e mveshur me jetë nga kujtimet e brishta të një shpirti të përmallshëm. Mendja dhe penda e autorit janë shndërruar në një parmendë që lëvronë një copë toke, kapriçua e të cilit nuk e mbjellë, tretur me ankthin e mosditjes … etj, etj. ku ai i trëndafilon krejt papritur, së gjalli e së vdekuri, si ëndër dhe si feksje e fanitjes me bukurinë e kundërmimit të një jete të gënjeshtërt, shkurt dhe ekstremisht qart, duke zbuluar nëpërmjet prozave të tij të shkurtra “diçka më të bukur se e bukura”, një ndjesi gati enigmatike, e gati emblematike, si te “Iluzion”, apo çiltërsike si një dashuri hynjore, që po të ndryshosh rendin e fjalëve të autorit, do të thosha, të përshkruash “një bukuri që dhemb”.
Ky kufi kokëfortë që na dëshmon stilngjizjen e shkrimtarit, i cili nuk e tradhëtion pasionin poetik, që e çon deri në hullitë e përshkrimit të prozës poetike, sepse atje nuk udhëton ngjarja, pasi ajo nuk ekziston, e për këtë qëllim autori udhëton vetë në vend të saj, metaforikisht me një makinë të xhamtë, nga e cila ka mundësinë përfshirëse të të gjithë ngjarjesisë, që ai e hamendëson për ta përshkruar deri në imtësitë më të mëdha të detajeve e të figurshmërisë, te frymëmarrja reale dhe e gjallësisë, si te “Kaqurrelja”.
Sa herë autori na tregohet enigmatik dhe nuk dimë fare për “Çfarë”, “Ku”, “Si”, “Ç’ngjanë”, apo ç’don të thotë ai, në ç’mendime kërkon të na ftojë, duke na mbytur në oqeanin e kujtimeve të trazuara, me të cilat kërkon të na kthjellojë apo turbullojë, të na bëjnë të jetojmë e tndjejmë se s’kemi vdekur e se vazhdojmë të jemi, si te “Kasollja dhe vajza”. Aq interesant është në përshkrimet e tij autori, sa të krijon përshtypjet se ke gjithçka në pëllëmbën tënde, se je duke e kënvështruar thellë dhe kur kthjellohesh, kupton se iluzionohesh dhe zbulon se gjendesh në një meditacion të nirvanueshëm qëllinmshëm, ku, në fakt, përshkrimi është alfa e çdo evolucioni dhe revoluvioni human, domethënia e të cilit është edhe përshkrimi “Këpucët e politikës “. Autori, me mënyrën se si na përshkruan dhe si na tërheq, na imponon edhe te qëllimi i tij, që është sa artistik aq edhe intelektual; sipas një ngërthimi transparent e të logjikshëm, që shpaloset bukurisht te Lady Diana. Ai
Edhe kur përshkruan gjatë, ashtu si në përshkrimin konkludiv shkurt, autori mundohet t’i thyej kufijtë e përshkrimit, t’i rirregullojë ato sipas një standardi autorial, përshkrim që e mbush mbyturthi me det meditimi, pa dalë jashtë çasteve që e ngërthejnë, duke e konstruktuar brenda kufijve të prozës poetike, me një gjallësi që mbanë gjallë gjatë tërë leximit edhe vetë lexuesin.
Kjo është arritje dhe kjo arritje qysh në librin e parë, është e vlerësueshme si kompetencë dhe arritje estetike dhe artistike e autorit; kjo është çka e bën interesant këtë libër.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s