Fituesit e Çmimit Letrar “ Frang Bardhi” 2016

 

20141109_160929

Fituesit e Çmimit Letrar “ Frang Bardhi” 2016

 

 

Në kuadrin e organizimit të aktiviteteve letrare për vitin -2016, Galaktika Poetike “ATUNIS” shpall fituesit e Konkursit  Poetik Ndërkombëtar dhe jep Çmimin Letrar “Frang Bardhi – 2016”.

 

Pas analizës së plotë të gjithë poezive konkuruse, konkretisht (123 poezi nga autorë shqiptarë dhe 28 poezi në versionin anglish nga autorë të huaj ) , juria e përbërë nga:

 

Dr. Enertin Dheskali – Kryetar i Jurisë

 

Entela Kasi ( Kryetare e PEN- Albania)

Bilall Maliqi ( Kryetar i FENIKS- Preshevë)

Dr.Eftichia Kapardeli

Dr. Rochelle Potkar

Mirela Papuçiu – Sekretare e Jurisë

 

me relacion:

 

Pas analizimit të hollësishëm për një periudhë disajavore të të gjitha poezive konkuruese të hedhura drejt anëtarëve të jurisë vetëm me numra, juria bëri vlerësimin e saj duke përzgjedhur me kujdes krijimet më të mira. Kështu me transparencë dhe seriozitet çdo anëtar jurie vlerësoi nga shtatë deri në një pikë, shtatë poezitë që ai mendonte si më cilësore. Në fund pasi dha edhe vlerësimin e vet personal, kryetari i jurisë bëri mbledhjen e pikëve dhe bëri renditjen e poezive më të mira, duke përcaktuar përfundimisht edhe poezitë që vlerësohen me çmime. Për të qenë transparentë me të gjithë konkuruesit e këtij konkursi poetik, duhet theksuar se poezia fituese me nr. rendor 1, mori përkatësisht nga shtatë pikë (pikët maksimale) nga dy prej anëtarëve të jurisë, dhe përkatësisht gjashtë dhe pesë pikë nga dy anëtarët e tjerë. Ndërkohë poezia që mori çmimin e dytë, poema me nr. rendor 14, u vlerësua me pikët maksimale (7 pikë) nga njëri prej anëtarëve të jurisë, me 6 pikë nga njëri prej anëtarëve, si dhe me katër pikë nga një tjetër anëtar. Po kështu poezia me nr. rendor 96, që u vlerësua me çmim të tretë, mori pikët maksimale (7 pikë) nga njëri prej anëtarëve të jurisë, pesë pikë nga një tjetër anëtar, si dhe një pikë nga një tjetër anëtar. Ndërsa poezia tjetër që u vlerësua me çmim të tretë, ajo me nr. rendor 103, u vlerësua me nga katër pikë nga dy prej anëtarëve të jurisë, dhe me dy pikë nga një tjetër anëtar jurie. Ndërkohë dy anëtarët e huaj të jurisë, pasi bënë vlerësimin e poezive të huaja (në gjuhën angleze), vlerësim që u konsultua edhe me anëtarët e tjerë të jurisë, duke pasur parasysh edhe pikët e marra, u vendos përfundimisht, që të vlerësonte me çmim të dytë poezinë me nr. rendor 28, nga poezitë në gjuhën angleze, si dhe me çmim të tretë poezinë e huaj me nr. rendor 12. Duhet theksuar se këtë vit numri i konkurentëve ishte mjaft i lartë, si asnjë herë tjetër, me 123 konkurues shqiptarë dhe 28 në gjuhën angleze, si edhe me një cilësi të admirueshme. Mbi 30 poezi kishin një nivel estetik dhe stilistik shumë të mirë. Duhet theksuar gjithashtu që përzgjedhja e më të mirëve ishte mjaft e vështirë. Kështu veç poezive fituese ishin të spikatura e konkuruese të denja edhe poezi të tjera, si poezia me nr. rendor 108, ajo me nr. 30, të cilat ishin shumë pranë çmimeve, si dhe poezitë me nr. 70, 65, 88, 43, 29, 12, 80, 16, 66, etj, (të gjitha të vlerësuara me pikë nga të paktën njeri prej anëtarëve të jurisë). Vlerësimi i poezive nga të gjithë anëtarët e jurisë, u bë duke u mbështetur në një sërë elementësh, si vlera estetike, vlera stilistike, niveli i figuracionit, aspekti metrik, transmetimi i ideve dhe i mesazhit poetik, etj.

Nëse do të perifrazoheshin me pak fjalë të gjitha poezitë e vlerësuara me çmime, mund të themi që: a) Poezia e vlerësuar me çmim të parë, është e fortë dhe plot ide, sociale, aktuale dhe me mesazh universal, dhe me një varg goditës e figura të zgjedhura me kujdes. b) Poema e vlerësuar me çmim të dytë është një punë e gjërë, voluminoze, me një organizim të veçantë dhe origjinal, me një shumëllojshmëri motivesh brenda temës patriotike, me larmi vargjesh, plot ide dhe figuracion.

  1. c) Poezia me nr. 96 që mori njërin prej çmimeve të treta, është me një motiv dhe organizim të veçantë e të pahasur në letërsinë shqiptare, plot imazhe dhe figura letrare, thuajse poliartistike, si një shkrirje midis poezisë dhe pikturës.
  2. d) Poezia me nr. 103 që mori çmimin tjetër të tretë, është po kështu një krijim me temë origjinale, organizim poetik te bukur, vargje mjaft të arrirë, ritëm dhe muzikalitet për tu pasur zili dhe plot ide e figura të zgjedhura letrare.

Juria, pas vlerësimit përfundimtar, i uron fituesve, por edhe gjithë konkurentëve të këtij konkursi, suksese dhe sa më shumë krijime cilësore në të ardhmen. Urime dhe punë të mbarë Atunis-it, bordit të tij drejtues si dhe stafit organizues të këtij konkursi, që këtë vit arriti përmasa dhe përfshirje të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

                                                                                             Dr.  Enertin Dheskali   /  Kryetar i Jurisë

 

 

në bazë të kritereve të konkurimit:

 

a- Të gjitha poezitë konkuruese duhet të jenë në versionin shqip ose anglisht.

( Për konkurim pranohet vetëm një poezi ( në gjuhën shqipe, gjuhën angleze ose e njëjta poezi në të dy versionet (shqip +anglisht)

b- Të gjitha poezitë konkuruese do jenë të shpalluara me Nr rendor ( jo me emra ), në linkun përkatës të faqes zyrtare : Galaktika “Poetike” ATUNIS” , link i cili shërben për vlerësimin poetik nga ana e Jurisë.

https://atunispoetry.com/2016/11/16/poezite-konkuruese-te-cmimit-letrar-frang-bardhi-2016/

https://atunispoetry.com/2016/11/16/poems-of-international-poetry-prize-frang-bardhi-2016-english-poems/

 

c- Korospodimin e emrave të autorëve të poezisë me nr rendor të tyre e menaxhon kryesia e Bordit Drejtues.

d- Përjashtohen nga konkurimi antarët e Jurisë dhe ata antarët të Bordit Drejtues, që merren me menaxhimin e konkurimit.

e- Afati i fundit i dërgimit të poezive  konkuruese  është 15 Nëntor  2016.

f- Afati i shpalljes nga ana e Jurisë është 25- Nëntor 2016

g- Publikimi i poezisë fituese bëhet nga Bordi Drejtues në Dt  28 Nëntor 2016

 

me kordinatorët e organizimit të Konkursit Letrar:

 

1-Agron Shele

2-Dr. Albana Alia

3-Prof. Dr. Muhammad Shanazar

 

 

Shpall fituesit e Çmimit Letrar “Frang Bardhi -2016”:

 

 

alketa-stefania-caca

Çmimi I dhe Medalja “Frang Bardhi”  fitohet nga autorja Alketa Stefania Caca, poezia Nr – 1:  “ Ati ynë, pse na ke braktisur”

 

 

adem-zaplluzha

Çmimi II fitohet nga autori Adem Zaplluzha, poema  Nr -14: “ Atdheut tim, për këtë ditë të bekuar nga Hyji Dardan”

 

 

tatjana

Çmimi II fitohet nga autorja Tatjana Debeljacki, poezia Nr – 28 ( english version): “ Glass ship”

 

 

gentjan-hasanas

Çmimi III fitohet nga autori Gentjan Hasanas, poezia Nr – 96: “ Pikturë e gjallë”

 

 

 

Çmimi III fitohet nga autorja Claudia Piccinno, poezia Nr 12 ( english version):  “The courage of the losers”

 

 

vjollca-tiku

Çmimi III fitohet nga autorja Vjollca Tiku Pasku, poezia nr 103: “ Vaji i violinës”

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s