Gëzuar Festën e Flamurit! / Poezi nga Marinela Velaj

 

marinela-velaj

Poezi nga Marinela Velaj

 

 

Gëzuar Festën e Flamurit!

 

Jam krenare për ty e dashur Vlorë,

Vlorë historike, legjendare

Nënë e burrave të menҫur e trima,

Vatër e Lirisë – simbol krenarie!

 

Jam krenare Vlora ime e dashur,

jam krenare, që jam bija jote.

Aty ku i urti Ismail ngriti Flamurin,

aty u linda dhe u rrita dhe unë.

 

Jam krenare të thurr vargje për ty

vendlindja ime e shtrenjtë,

bukuri e pashterur derdhur tek ty

nga dorë e bekuar e të Madhërishmit Zot!

 

Historia kurorë qëndron përmbi krye,

jehona e lavdisë përjetë të përshkon,

e bukura Vlorë – Vlorë legjendare,

Mrekulli e tetë e kësaj Bote.

 

A po më sheh sot Vlorë?

Zërin tim a e dëgjon?

Këto vargje kushtrim në shekuj

për  ty Perëndeshë e krenarisë tone.

 

A po e ndjen entuziazmin Vlorë?!

Jemi në Nëntorin e Pavarësisë!

Vjeshta e tretë trokiti

me më shumë gjallëri, më shumë madhështi!

 

A po i ndien këmbanat Nënë e shenjtë?

Këmbanat e Lirisë në Ҫamëri?

Ky vit po troket gjithmonë e më tepër

për të qenë sërish: një komb, një flamur.

 

Gëzohu Vlorë është Vjeshta e Artë

koha kur Plaku i urtë Ismail

ndriti sërish vendin e arbërve

i dha fund pas shumë shekuj robërisë!

 

Gëzohu Vlorë jam unë bija jote

për ty thurr vargjet më të dlirë

e Flamuri më tepër valëvitet i lire!

 

Gëzuar Ditëlindjen Flamur i shtrenjtë!

Gëzuar Ditën e Pavarësisë Vlorë!

Gëzuar Shqiptarë Ditën e Lirisë!

Ditën e bekuar që shkroi historinë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s