POEZIA QË TA RIKUJTON NAIMIN E MADH ( Referim rreth vëllimit poetik ” Porta të hapura” të autores Shefqete Goslaci ) / Nga Rami KAMBERI

 

POEZIA QË TA RIKUJTON NAIMIN E MADH

( Referim rreth vëllimit poetik ” Porta të hapura” të autores Shefqete Goslaci )

 

rami kamberi 1

Nga Rami KAMBERI

 

 

“Sa herë terri ngrin në kënd,

Mbështjell prej zërash anonim,

Thërras me zë imazhin tënd,

Dhe fle me ty, i shtrenjti im.

 

Pranë teje ndihem kaq e plotë,

Si hënë në qiellin plot shkëlqim,

Harroj në çast çdo brengë në botë

Shpërthej çdo burg e çdo rrethim.

 

E paharruar ajo ditë,

Mbështjellë tek ti në përqafim,

Në sytë e mi ti zbrite yjet,

më le për jetë në ëndërrim.

 

Kam të ftohtë këtë mbrëmje,

Tek thith këtë ajër pa kuptim,

Më mirë të vdes nën frymën tende

Sesa pa ty i shtrenjti im.”

 

Të rrallë janë poetët e poeteshat, që poezinë e nxjerrin nga shkuli i tokës me gjuhën e shpirtit, mu ashtu siç e bëri flamurtari i parë mes nesh i madhi Naim Frashri, i cili me penën e tij, jo vetëm që na e rikujtoj dhe na e nxori nga harresa historikun e kombit tonë, por edhe na e tregoj gjeografinë që na takon si komb, pas një heshtje të madhe ndër shekuj, që nga koha e Motit të Madh, kur shpata e Skënderbeut me gjuhën e gjakut e shkruante motin për kohën, që sot mes nesh të kenë fjalën flamuri dhe gjuha, që na e tregojnë gjeografinë e atdheut, gjeografi, që edhe sot e kësaj dite përgjaket gjithandej, për t’u ringjallur si në motin kur mbi truall të kësaj gjeografie, liria frymonte shqip. Dhe, pas shumë kohësh, pas Naimit të madh, për gjeografinë e kësaj gjuhe, më një stil të veçantë poetik, por me ngjyrat e njëjta të dashurisë dhe atdheut do të na shfaqet me poezinë e saj edhe poetesha Shefqete Gosalci, që të kaluarën dhe të tashmen i lidh me ngjyrat qëndresës me poezitë që rreshtohen njëra pas tjetrës brenda librit, që mban piramidën e artit, për t’i thënë piedestalit poezi derën lëne hapur, me ngjyra jete, që për këtë piramidë dhanë jetën për ta sfiduar vdekjen.

 

sh 2

Porta të hapura

 

Pra, unë mendoj që, jo rastësisht poetesha Shefqete Gosalci, vëllimin e saj poetik më të ri, e ka pagëzuar “PORTA TË HAPURA“ brenda së cilës me gjuhën e atdhetarizmit flasin:

  • moti i së kaluarës,
  • moti i përjetimit,
  • moti i së tashmes dhe,
  • moti i se ardhmes

Them kështu, pasi struktura ose më mirë thënë arkitektura e poezive është e vendosur më një mjeshtri të rrallë në hapësirën kohë, dhe jo rastësisht më lartë u shkrua se poezia e poeteshës Shefqete Gosalci, na e kujton Naimin e madh, i cili në secilën poezi apo më mirë thënë, se: secilën poemë dhe vepër e vendos në kohën e saj, sa për të na kujtuar se kush ishim ne, shqiptarët, që botës i dhamë aq shumë saqë nga ajo morëm vetëm dhimbje, plagë, luftëra dhe gjeografi varresh, të cilat edhe sot e kësaj ditë ose flasin në gjuhë të huaj ose ende janë rob i pluhurit të harresës.

Duke mos dashur, që më tej, të mbetem mes vijës së poezisë Naim-Shefqete, do të përcaktohem vetëm tek poezia Shefqete, që me odeonin e saj, shtrihet:

  • në qëndresë,
  • në guxim,
  • në shtegun bashkim.

Që të tri pikat në fjalë, të cilat burimin e kanë nga përjetimi i poetes, e cila rrugës së ardhmërisë eci drejtë robërisë dhe tradhtisë, qoftë si aktiviste dhe pjesëmarrëse nëpër motet e demonstratave, qoftë si pjesëmarrëse në luftën që e hapi Komandanti legjendar ADEM JASHARI, si shteg i vetëm se si duhet të bëhet ecja për:

  • gjuhë,
  • komb,
  • atdhe,

Për të arritur deri te:

  • bashkimi dhe,
  • liria

Dhe, besoj se nuk është e tepërt, poqë se themi se poezia e poeteshës Shefqete Gosalci jo rastësisht mban titullin “Porta të hapura“, që, po të lexohet me ndjenjën e kombëtares, lirshëm mund të themi se ky titull flet më shumë se që mund të themi: u çlirim, ngase vetë poezitë na thonë, që, portat për kombin tonë, ende janë të hapura, për t’u mbyllur, që të themi jemi:

  • një gjuhë,
  • një komb,
  • një atdhe,
  • një shtet,
  • një flamur.

 

15193452_746536462161922_6798324180139248415_n

Shefqete Goslaci

 

Ajo, që na mungon si shqiptarë, ajo që poeten e shqetëson, kur e shikon atdheun të ngulfatur nga kufijtë mes e përmes atdheut dhe, më shumë se kaq, kur nëpër të gjitha robëritë nëpër mileniume ditëm të ruajmë një flamur e, jo si në truallin ku vetë poetesha e jeton të sotmen i valëvitet një flamur, që nuk i flet as shqip e as si flamujt e perandorive apo barbarëve, të cilët edhe sot e kësaj ditë kërkojnë atë që na e fali Zoti – një Shqipëri, të mbetur nga atdheu ynë historik Iliri.

Kështu që, sikur jam i detyruar të them: që vëllimi poetik “Porta të hapura“, i poeteshës Shefqete Gosalci, me poezitë që jetojnë, sikur na dalin në pamje të mësuesit të madh të Rilindjes Kombëtare, flamurtarit të parë të mos them vetë flamurit – Naim dhe, me një mjeshtri të madhe na i rreshton, pir të thënë, se: poezia është si një fushë tekanjoze dhe delikate, si thelb i mendimit dhe shprehjes së hollë njerëzore e kombëtare, që na i shfaqet si:

  • mësuesit e kombit,
  • ideologët e kombit dhe,
  • udhëheqësit e kombit.

Ata, që sipas poezisë “Porta të hapura“, të poeteshës Shefqete Gosalci, i mungojnë kombit tonë, për të thënë: u bashkuam, u çliruam.

Ndaj, së fundmi, lirshëm mund të them, se: vepra në fjalë e poetes Shefqete Gosalci është një pirg i piramidës së poezisë së sotme shqipe, që na fton ta kuptojmë kohën, brenda këtij moti, që na ngulfat, me ngjyrën jermi e lirisë, që nuk dimë si ta pagëzojmë:

  • si ndarje e një kombi,
  • pajtueshmëri me tradhtinë e fuqive të mëdha apo,
  • kaq mundëm të bëjmë, mes një robërie të madhe.

Dhe, besoj se poetesha Shefqete Gosalci, me mesazhet e veta në përgjithësi si:

  • përsosje morale,
  • kultivimi për bashkim
  • shkulje të tradhtisë dhe,
  • të kuptuarit atdhe e bashkim.

Pra, në kuptimin e plotë të pikave të lartshënuara, të cilat në shpijnë deri tek kuptimi:

  • një Shqipëri të lirë,
  • krenare,
  • të përparuar,
  • dinjitoze, përballë kombeve të tjera..

Sikur na e qep jetën me lumturi, mu ashtu siç e do poetesha dhe ata, heronjtë dhe dëshmoret e kombit, që këtij ideali i dhanë më të shtrenjtën, jetën.

Më shumë se kaq nuk do të thosha, ngase mendoj dhe besoj se vetë poezia “Porta të hapura“, do të fletë më shumë mes lexuesve. Prandaj, edhe një herë jam i obliguar moralisht, që të them se: vepra e poeteshës Shefqete Gosalci, është. pirgu i poezisë së sotme atdhetare, ku duhet të gjejnë forcën morale shqiptarët, ta lexojnë e rilexojnë e ta mësojnë edhe përmendësh për të larguar pesimizmin kolektiv, nga frika se vërtetë qëndron thënia e At Fishtës, mjerë popujt e vegjël që kalojnë nëpër duart e fuqive të mëdha.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s