Poezi nga Josif Gegprifti

Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti 

 

 

Ende qeshim me udhëtimin e parë.

 

Kujtojmë,
Kur jashtë vendit
Ikëm për herë të parë,
Ne njëri-tjetrin pyesnim;
… “ Ku jemi këtu,ç’duam këtu vallë…?”,
Dhe me shpirtrat e dashuruara qeshnim.
Ishte dimër,
Dëbora kish mbuluar qytetin e Sofies…
Edhe tani,
Sa herë e kujtojmë atë udhëtim,
Qeshim e vetëm qeshim
Dhe s’dimë pse qeshim
Me udhëtimin e parë…!

 

 

***

 

Në ëndërr
si lule më shfaqesh.
Të të këpus
nuk dua,
sepse në mendjen time,
dua të mbetesh
ashtu si u çele për mua!

 

 

Ne donim një yll…

 

E putha miken dikur,
e putha me buzët zjarr,
dhe pse ndarë jemi qyshkur,
atë natë e kujtoj me mall.

Do e kisha harruar atë natë,
do t’kisha harruar edhe ty,
por s’më la një yll i zjarrtë,
një yll që e donim të dy.

 

 

Natë idiote…

 

Nata,
mbrëmë më mërziti,
e mora inat!
Nuk di pse të mori ty ,
ndërsa mua,
në dritare më la…
E urreva mbrëmë natën,
natë pa jetë,
boshe,
natë idiote…
me ca re të zgajdura
si lecka të grisura,
kishte mbuluar yjet!
Qielli s’kishte hënë,
mbrëmë,
me natën jam zënë!

 

 

Mos më lini të qetë…

 

Më pëlqen këtë mbrëmje, të rri vetë,
Kam nevojë për pak qetësi,
Kjo natë as yje të mos ketë,
Vetmia t’më hyjë në shpirt, në thellësi.

Sa zhurmë, sa zhurmë kam bërë,
Kam lënduar ndoshta zemra pa faj,
Sa gabime në një jetë të tërë,
me dhimbje shpesh herë zë e qaj!

I heshtur jam sot dhe pres,,
Pres nga ju, ejani t’më qortoni,
Vargjet me lot do t’i tres,
Nuk dua kot të më lexoni!

Nuk dua fjalë të bukura, pa jetë,
Kritikën e lirë e pranoj,
Mos më lini kurrë të qetë,
Në se dashuria në varg më mungon…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s