Myrteza Kasi vlerësohet me Medaljen ” Frang Bardhi ” ( pas vdekjes) nga Bordi Drejtues: Galaktika Poetike ATUNIS.

 

myrteza-kasi-1

 

Myrteza Kasi vlerësohet me Medaljen ” Frang Bardhi ” ( pas vdekjes) nga Bordi Drejtues: Galaktika Poetike ATUNIS.

 

Myrteza Kasi vlerësohet me Medaljen ” Frang Bardhi ” ( pas vdekjes) nga Bordi Drejtues: Galaktika Poetike ATUNIS me motivacion:

” Për kontribut të shquar në fushën e Artit dhe Letërsisë Shqipipate, si poet që gjithë jetën e tij e shkriu në vargjet për atdheun, lirinë njerëzore dhe mendimin bashkohor shqiptar.”

 

 

myrteza-kasi-1

Myrteza Kasi

 

Myrteza Kasi lindi në lagjen “Dunavat”, Gjirokastër më 13 qershor 1933 dhe u nda nga jeta në 10 shtator 1996.

Arsimin 7- vjeçar e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme tek Industrialja, Tiranë.

Filloi studimet e larta në Sofie të Bullgarisë (në degën Inxhinieri Mekanike), por për shkak të një sëmundjeje u detyrua ti ndërpriste ato e të rikthehej në Shqipëri.

Rifilloi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori – Filologji, dega gjuhë – letërsi shqipe, por u përjashtua në përfundim të tyre për shkak të ideve nacionaliste.

Fillimisht ishte anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe u përjashtuar, pasi bashkëshortja e tij vinte nga një familje e persekutuar me mbiemër Xhaxho, nga Libohova në Gjirokastër.

 

Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë për gati 40 vjet, duke u publikuar shumë rrallë në ndonjë periodik letrar të kohës, por ju mohua kategorikisht botimi i veprave letrare të shkruara.

 

Familjarët kujtojnë shpesh rikthimet e tij nga Redaksia:

“ Sa herë që kthehej nga redaksia ne e kuptonim menjëherë që shkrimet e tij nuk ishin pranuar,  pasi  heshtja e tij, vështrimi i pikëlluar , përflisnin shumë më tepër  për atë botë tejet të rënduar dhe gjendje të  trishtuar ”

Pavarësisht mohimit të publikimt të artit të tij dhe zhgënjimeve që pësoi,  Myrtezai nuk e ndaloi për asnjë çast punën, duke krijuar një arshivë të çmuar që aktualisht e administron familja, e cila me kalimin e kohës do mundësojë dhe botimin e tyre.

Me ardhjen e viteve të demokracisë përpos lirisë dhe të drejtave njerëzore që rifitoi si shumë të persekutuar të tjerë, atij do i hapej së fundmi dhe drita jeshile për të plotësuar ëndrrën e tij të madhe, atë të botimit të veprës së tij të parë.

 

myrteza-kasi

Një det me dashuri

 

“Një det me dashuri” është vëllimi i parë poetik që u publikua pas vdekjes,dhe në këtë prurje letrare ky autor ka për lajmotiv : atdheun, familjen dhe dashurinë.

 

Edhe pse jeta e këtij autori kaloi nëpër kalvare dhimbjesh dhe heshtjen e qëllimshme të kohës, ai tashmë është rikthyer me gjurmën e pamohushme të artit të vet, i cili edhe pse nuk e ka parë dritën e plotë të botimit, sërish dëshmon për atë përpjekje të madhe njerëzore që i rezistoi diktaturës më të egër dhe u shndërrua në model dhe simbol i një arti tjetër, jashtë klisheve dhe realizmave, për një botë të lirë, të madhe dhe sa më universale.

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s