NDIKMET ALOGJENE NË TË FOLMEN E LUGINËS SË PRESHEVËS

NDIKMET ALOGJENE NË TË FOLMEN E LUGINËS SË PRESHEVËS

 

PAK HISTORI

rami

nga Rami Kamberi

 Sikur që ekzistojnë shumë kundërthënie mes historiografisë serbe dhe asaj shqiptare rreth shumë çështjeve edhe në Luginën e Preshevës . kjo gjë është evidente rreth të kaluarës së shqiptare të këtyre viseve etnike . tek historianët shqiptar dominon teza e qëndrueshme se shqiptarët ishin pasardhës të ilirëve dhe kjo faktografohet edhe me gjetje te shumta arkeologjike . Presheva përmendet që nga viti 1381 me emrin Presheva, këto vise pushtohen nga turqit në vitin 1455. Bujanoci shtrihet në udhëkryqin e rrugëve të Kosovës në të dal të grykës së Konçulit . Bujanoci në vitin 1895 ishte vetëm një qytezë e vogël e pa zhvilluar , ndërsa dukshëm ndryshon pas vitit 1912. Nga viti 1905-1912 Nahija e Bujanocit ishte pjesë e kazasë së Preshevës dhe kjo nahi kishte 28 fshatra . Bujanoci njihet për shkak Banjës e cila posedon ujin dhe baltën me për shërimin e shumë sëmundjeve. Medvegja është një ë qytezë e cila gjendet 75 km larg Prishtinës,gjatë sundimit osman është quajtur Medoka, ndërsa Medvegjë përmendet në shek XV. Një prej vendbanimeve me të njohura nga këto anë është Banja e Sijarinës e që kishte shumicë shqiptare në vitet 50 ishte komunën vete.

 

ONOMASTIKA SI LËNDË STUDIMI

 

Kjo zone ka një lëndë onomastike të pasur dhe mjaft të larmishme ndonëse ekziston elementi alogjen turk, sllav, arumun, grek, latin , prapë se prapë mbizotron elementi shqiptar si dëshmi e pranisë shqiptare më këtë anë nga antikiteti e deri më sot , bazuar jo vetëm në fakte historike, gjeografike e etnografike por kjo dëshmohet edhe përmes shumë vendeve dhe patronimeve shqipe që do t’i sjellim ndërkohë. Edhe pse sot shumë emërtime dalin si të huaja , janë formuar nga shqiptarët , të cilat nën ndikimin e popujve të ndryshëm e të gjuhëve të tyre kanë krijuar emërtime jo shqipe. Dukuria sllave dhe arumune ka qenë mjaft e përhapur. ndërsa procesi i kundërt i shqiptarizmit si element sllav nuk ka pas mundësi të ndodh në mungesë të bashkësisë politike e shtetërore , administrative dhe fetare në të kaluarën. Përhapja e patronimeve dhe toponimeve në radhë të parë sllave e turke ndër shqiptar kishte ndodhur me ndërhyrjen shtetërore dhe kishtare e kjo kishte ndodhur sidomos gjatë regjistrimeve të popullsisë , pasurisë së patundshme, tokave e që shkaqet dihen botërisht nga faktori shqiptar. Onomastika e këtij krahu , ashtu edhe disa fshatrave për rreth fatkeqësisht nuk është marrë sa duhet në shqyrtim, nga studiuesit tanë, bëjnë përjashtime disa studime dialektologjike si nga dr Idriz Ajeti, dr Skënder Rizaj, dr Sabit Ukaj, dr Bahtijar Kryeziu.

Shikuar nga studiuesit e onomastikës së Malësisë së Bujanocit shihet se popullata shqiptare është ngulitur kaherë këtu , këtë rast kemi ojkonimin

Gjergjec emër i ruajtur nga aktropnimi mesjetar Gjergji themelues i këtij fshati i cili edhe sot ekziston rreth 20 km në periferi të Bujanocit . Pastaj fshati “Çarr” mundë të themi një albanizëm apo një ballkanizëm që ky emërtim gjithsesi n ajkë moshë shumë më të hershëm para sllave . Madje “Beshka” sikur shihet një trajtë e zhdiftonguar “ Bjeshkë” tipi ra shpeshtë në Luginën e Preshevës.

 

MARRËDHËNIET GJUHËSORE SLLAVO- SHQIPTARE

 

Si dhe në trevat tjera shqiptare edhe në këto anë trysnia sllave mbi etnosin shqiptar ka vazhduar gjithherë mbi etnosin shqiptar ashtu që nga dhjetë fshatrat e Bujanocit dy prej tyre mbajnë emra shqip Gjergjeci dhe Qarri , ky i fundit një latinizëm i gjuhës shqipe, ndërsa tetë fshatra tjerë sot mbajnë emra tipik sllav ( Novosellë, , Priboci, Ramabuqa, Suharna, Muhoci, Zaribca, Breznica,Malitërnoc) Raporti ndryshon ndjeshëm ndër emërtimet e mikrotoponomisë së Malësisë së Bujanocit, kryesisht e në masën më të madhe janë shqipe. Meqë jemi te marrëdhëniet sllavo-shqiptare do t’i japim vetës leje dhe t’i marrim në shqyrtim disa nga rastet nga pikëpamja etimologjike si bie fjala malinjak – fushë shkurre thjesht është një fjalë e gjithë sllave malina dhe sufiksi jak nuk ka të bëjë me fjalën shqipe.

 

DISA VEÇORI DIALEKTORE TË FOLMES S Ë BUJANOCIT

 

Siç vërehet gjatët folmes në toponiminë e kësaj ane

-Nuk ekziston fonema y ,por ajo zëvendësohet me zanoren i psh te fjala :

 

Udhëkriçi në vend udhëkryqi

 

– Kategoria e emrave të tipit (krua, prrua) në rasat gjinore, dhanore nuk marrin shtesën n siç bëjnë në të folme e tjera të gegërishtes (kroni , prroni), por përdoret kroi, prroi, ndërsa në rasën kallëzore në vend të kroin dhe përroin përdoret ( kronë, prronë)

 

  • Tipi i emrave me mbaresën rasore “u” si psh: lak, gjak, lug, burg,( laku, gjaku, lugu, burgu) marrin mbrapsën “i”psh (laki, gjaki, lugi, burgi)

 

– Dallohet edhe zhdiftonigmi në vend i vjetër përdoret i veter

 

Kjo dukuri fonetike , e veçantë vetëm për të folmet e këtyre trevave të përmendura më sipër , mbijeton edhe në viset e mjedisit të krahinave verilindore shqiptare të Luginës së Preshevës, të cilat pas shtegtimit u përndanë në trojet e reja të vendeve të sotme. Me fjalë tjera, shqiptarët qysh në mesjetë kanë zënë ës shtriheshin nga trevat amtare të tyre jo të pëlleshme , të pamjaftueshme për ushqyer , këtë shtrirje shqiptarët nuk e bëjnë nga motivi pushtimi të tokave të huaja , por të shtrënguar nga varfëria sikur a edhe shumë banorë të viseve malore, në kërkim të kushteve më të mira për të siguruar kafshatën e gojës. Mund të pohojmë se pasardhësit e tyre, me dashuri ruajnë traditat e të parëve ,ma dje edhe shumë tipare të gjuhës së tyre stërgjyshore , duke gjeneruar risi shfaqjesh vështrimesh dhe ndërtimesh ën ndryshme gjuhësore.

Ka ndër të folmet shqiptare të Bujanocit forma të atilla të drejta të sistemit emërore të shqipes që në pak të folme e dialekte të gegërishtes mund të hasen në gegërishten e Kosovës me siguri se jo pohon akd. Idriz Ajeti.

NDIKIMET NGA GJUHA GJERMANE DHE SLLAVE NË TË FOLMEN E PRESHEVËS ME RRETHINË

 

Presheva me rrethinë ka një të folur të bukur por me sa shihet kohën e fundit me ardhjen mërgimtarëve nga vendet gjermanofolse dhe atij sllave në të folmen e këtij rrethi . Fatkeqësisht kjo gjë nuk i bënë mirë përveç që e rëndon edhe ia humb vlerën , ndaj do të ndalem të marr në syzim disa fjalë që dëgjojmë në rreth si psh

Auswis – letërnjoftim

Banohf – stacion i trenit

Pllac- truall

Gepek –bagazh

Ndërsa nga sllavizmat që dëgjohen në përditshmëri janë

 

Menjaç- marshi

Ruçna- freni i dorës

Kaput –palltë

Svillë – Mëndafsh etj

 

Ajo që është gjë shumë pozitive në Kardakun e Preshevës me rrethinën e saj është karakteristikë pozitive përdorimi i afrikateve , respektivisht llakimi i drejtë ç/xh dhe q/gj , pra secila nga këto afrikate gjate shqiptimit bëhet në mënyrën e drejtë që fatkeqësisht në Kosovë këto afrikate shtrembërohen. Po ashtu vend për vërejtje dhe jo drejtë i të folmes së anës së Preshevës është mos dallimi i togut bashkëtingëllor dj

Në vend djalë përdoret gjalë, në vend djathë përdoret gjathë në vend të djep – gjep.

 

LETËRSIA E SOTME NË EMIGRACION DHE PROBLEME TË SAJ

LETËRSIA  E SOTME NË EMIGRACION DHE PROBLEME TË SAJ

iliaz bobaj

     Nga Iliaz Bobaj 

————————————————————————————————–

 

Ishte krejt e natyrshme,që në fluksin e madh të emigracionit të pasviteve 90-të, të përfshiheshin edhe

shkrimtarë dhe artistë shqiptarë. Por këta morën me vete edhe shpirtin e tyre krijues dhe,krahas

përpjekjeve për mbijetesë,të vazhdonin edhe përpjekjet e tyre për krijimtari letrare dhe art.

Është kjo arsyeja që emra të dëgjuar të letërsisë dhe artit shqiptar i ndesh në pothuajse të gjithë

vendet e Europës,SHBA-së dhe Kanadasë.Ndërkaq janë edhe disa emra të rinj,të cilët po bëhen

përditë e më tepër suksesivë në krijimtarinë letrare-artistike.Grupimi më i madh i këtyre krijuesve

ndodhet në Greqi. Emra të njohur të letërsisë sonë si Hiqmet Meçaj,

Hyskë Borobojka, Foto Malo ,Andrea Petromilo, Pilo Zyba, Iliaz Bobaj, Miho Gjini, Luan Zyka, Robert Goro, Odisea Goro, Llambi Gjikuli, Ziko Kapurani,

Spiro Xhavara, Bujar Muçaj, Ton Zmali ,Murat Aliaj,  Thodhori Babe, Stefan Martiko,

apo më të rinjtë Dashnor Selimi, Andi Meçaj , Algert Siqeca,  Armela Hysi,

Ardita Jatru, etj,janë një pjesë e këtij grupimi jo të vogël krijuesish.Ashtu siç është edhe Naum Prifti,Petraq

Pali,Rajmonda Moisiu,KolecTraboini,Këze,(Kozeta) Zylo, e të tjerë në SHBA,Fatmir Terziu në Angli, Vasil Qesari në Francë,Sillo Muçko në Kanada,etj.

Po cilat janë dukuritë dhe problemet që sjell kjo letërsi në vijim?

                                              *     *     *

1.Në përgjithësi ajo ka një zhvillim të madh sasior.

Botohen qindra tituj të rinj librash në vit.Krijues të afirmuar dhe të panjohur,të vjetër e të rinj,vazhdojnë t’i jipen

kaq shumë pas krijimtarisë letrare,sa të krijohet mendimi se kjo,veç vlerës krijuese,është kthyer dhe vazhdon

të jetë një mani për t’u dukur.Kaq të shumtë janë botimet letrarë jashtë vendit,sa është krejtësisht e pamundur

të ndiqen ato,qoftë edhe për statistikë.Jo më shumë të rinj,sesa të moshuar,nga ata që dikur patën shkruar ndonjë

vjershërim në kohën e shkuar,paraqiten para lexuesit,me minivlera dhe antivlera letrare,të cilave jo pak herë iu

bëhet edhe reklamë në shtypin në emigracion,duke i sjellë letërsisë dëme jo të vogla.Këtë bum botimesh letrare

e kanë shtuar me kontributin e tyre për arsye përfitimi edhe disa shtëpi botimi fantazma,të krijuara po aty dhe

që mbijetojnë me botimin e këtyre ninivlerave dhe antivlerave letrare.Natyrisht,brenda këtij fluksi të madh botimesh

e krijimesh,janë edhe shkrimtarë e artistë cilësorë,veprat e të cilëve mbeten dhe hyjnë në fondin e letërsisë sonë.

2.Probleme të organizimit

Shkrimtarët emigrantë,jo vetëm në Greqi,por edhe në SHBA,Kanada,Angli,Itali,Francë etj,janë organizuar në shoqata të

tyre,ku edhe organizojnë veprimtari.Për numrin e madh të krijuesve shqiptarë,në Greqi ka katër shoqata

shkrimtarësh,(tri në Athinë dhe një në Selanik).Kur mund të ishte vetëm një e tillë,duke i bashkuar të gjithë krijuesit.Kjo ndodh se ”prijësit”e tyre,jo vetëm që nuk bien në një emërues të përbashkët,por më keq se kaq se kaq,i shohin këto shoqata si skena evidentimi dhe përfitimi për veten e vet.Mesa duket jo vetëm kalit të politikës,por edhe atij të letërsisë,është vështirë për t’ia zbritur.Nuk janë të paktë ata që e ndjejnë veten komodë në kurriz të tij.E vërteta është se aktiviteti i tyre i organizuar duhet marrë në konsideratë,

por jo përherë objekti dhe cilësia e tyre.Me një aktivitet në të ngjeshur paraqitet shoqata ”Liter-art”,e kryesuar nga Miho Gjini dhe ajo e Selanikut ”Dega e Blertë”,kryesuar nga Bujar Muçaj.Por disa herë aktivitete të

tyre kanë patur objektiv studimi libra mjaft të dobët dhe këto aktivitete më tepër i kanë bërë qejfin autorit,sesa letërsisë.

Por gjithsesi ka patur edhe aktivitete me vlera.Ashtu siç është me vlerë edhe botimi i katër antologjive letrare të

shkrimtarëve shqiptarë emigrantë.Vitet e fundit vihet re edhe një dukuri tjetër pozitive,ajo e një organizimi

mbarëshqiptar jashtë atdheut dhe lidhja e kësaj letërsie me atë të të gjithë hapësirës së emigracionit dhe të trojeve shqiptare në Europë,Amerikë,

Kosovë,Mali i Zi,FYROM.

Në këtë pikë do të mendoja se një shoqatë mbarëshqiptare në emigracion,do të ishte ndoshta hapi më suksesiv

për kushtet e sotme.Kjo mund të kombinonte dhe organizonte një punë më të qenësishme,sidomos në evidentimin

e vlerave të vërteta krijuese në emigracion.Në këtë evidentim bën shumë pak edhe media shqiptare në atdhe.

3.Probleme të tematikës dhe të brendisë.

Veç të tjerash,në këtë tematikë zë më tepër vend nga ç’duhet ajo e emigracionit,ku mbingarkesa me dhimbje mpak

vlerat.Aq sa libra të tërë mbeten në kornizat e emigracionit,mes dhimbjesh e lotësh.Shkrimtari emigrant ka një tematikë

më tepër,por nuk duhet të harrojë se teprimi me të sjell edhe vdekjen e vlerave,pasi çdo gjë vdes nga tepria e vet.

Po të shtojmë këtu edhe ndonjë problem të përmbajtjes si detajet e shumta me vrasje,dhunime,vuajtje pa pikë dritë

e shpresë,huazimet e papërshtatshme,deri edhe tek emrat e personazheve,përditë e më shumë në kurriz të emrave tanë ilirë

dhe tradicionalë,kupa bëhet paksa e hidhur.Nuk besoj se ia vlen ta pishë një kupë të tillë.Mbi të gjitha shkrimtari nuk

vret dhe nuk duhet të vrasë shpresën,bindjen tek e ardhmja e kombit tonë.E kam thënë disa herë:po deshët më quani fantazist,por Shqipëria,atdheu ynë,një ditë,me siguri,do të jetë ”Zonja e Ballkanit”.Veç duhet të punojmë të gjithë ne shqiptarët.Këtu

shkrimtarët dhe artistët kanë një vend sa të nderuar po aq edhe të përgjegjshëm.Ata janë përgjegjësit e kulturës dhe të artit para kombit të tyre e më gjerë.Le të meritojnë edhe nderimin e tij.

4.Mendimi kritik dhe kritika letrare.

Kjo dobësi që ndihet ndjeshëm në atdhe,jashtë tij bëhet edhe më i vështirë.Pasi jashtë ka shumë pak ose aspak studiues

të mirëfilltë të letërsisë.Unë besoj se inflacionin më të madh nuk e ka leku,por fjala.Veçse kur ky inflacion fjalësh dominon

në krijimtarinë letrare e aq më tepër kur ky inflacion mbush faqet e gazetave me lëvdata boshe nga miq e shokë të autorit,

ai kthehet në një dëmtues e frenues serioz të kësaj krijimtarie.Por fatkeqësisht e vërteta është pikërisht kështu.Janë

të shumtë librat që kalojnë në heshtje,ashtu siç janë shumë më të shumtë ata që fryhen si tollumbace sipas klaneve

të miqësisë.Ç’t’i bësh,edhe letërsia dhe arti kanë armiqtë e tyre të heshtur.Këtu ndikon edhe një faktor tjetër.Dhënia e çmimeve.

Juri të ndryshme kompetente dhe kompetente,japin çmime letrare që lënë tepër për të dëshiruar.Mesa dimë,çmimet letrare

duhet t’i fitojë vet letërsia.Sot jo rrallëherë ndodh e kundërta ato i fitojnë autorët e më tepër autoret.Mjaft më me këto banalitete amatoreske !

5.Të tjerë probleme të saj mbeten edhe përkthimet në gjuhë të huaja ose përkthimet nga gjuhët e huaja në gjuhën tonë shqipe.

Dy janë pikat më të dobëta këtu:përkthimi pa cilësi dhe përdorimi i huazimeve të panevojshme.Kjo presë me dy tehë,dëmton edhe

letërsinë tonë edhe atë të huaj,duke i minimizuar vlerat e saj të mirëfillta,të cilat ia shpërfaq më pas po të cunguara lexuesit.

6.Nëse do të shtonim edhe problemet e qarkullimit dhe shitjes së organizuar të librit në emigracion,do të shtoheshin problemet

që ka kjo letërsi.Natyrisht ka edhe të tjera,por në një informim të tillë të shkurtër,parapëlqyem veçse t’i trajtojmë ato thjesht

si probleme që ekzistojnë,për të informuar dëgjuesit e këtij takimi të nderuar për zhvillimet e sotme të letërisisë në emigracion.

Ndërkaq si përfundim do të doja të thoshja se pavarësisht këtyre problemeve të shumtë e domethënës,është shumë e rëndësishme

që edhe në emigracion krijohet mjaft në gjuhën tonë,gjë që mban gjallë gjuhën,identitetin dhe kulturën tonë kombëtare.

Sa për cilësinë,me siguri atë do ta zgjidhë koha,mësuesi i rreptë,por i drejtë.Ajo do të dijë t’i vejë në vend vlerat.

Ju faleminderit,zonja dhe zotërinj të nderuar !

Gjirokastër,prill 2009.