POETI I LOJËRAVE EKSTRAVAGANTE DHE I METAFORAVE TE MAGJISHME POETIKE

POETI I LOJËRAVE EKSTRAVAGANTE DHE I METAFORAVE TE MAGJISHME POETIKE

Mbresa nga libri brilant “Shpirti që bën dritë”i Gani Xhafollit

nebi

       nga Nebi Bunjaku

Në kurorën mbretërore të gjetjeve dhe të metaforave origjinale poetike të fjalës së ëmbël shqipe shquhet edhe një lule e veçantë me një aromë dhe bukuri krejt ndryshe nga aroma dhe bukuria e luleve tradicionale, si nga aspekti vizual, ashtu edhe nga nuancat e ngjyrave të magjishme të cilave u lakmojnë edhe vetë simotrat e ylberit në qiellin letrar shqiptar në të cilin spikat një yll i pashuar që quhet Gani Xhafolli, autor i shumë librave brilantë, që i bëjnë dritë bibliotekës në mendjen e njeriut.

Në universin letrar të Gani Xhafollit, pa dyshim se shquhet edhe vepra e jashtëzakonshme “Shpirti që bën dritë” – një sprovë e mahnitshme që dukshëm dallon nga shumë monografi të zakonshme çfarë po shohim çdo ditë, kushtuar një individi të shquar të ndonjë fushe apo të ndonjë lëmi të veçantë, ose të ndonjë individi të rëndomtë, vlerat e të cilit zor se ia njeh as farefisi i vet, apo edhe i ndonjë monografie tjetër pa kurrfarë kriteri dhe vlerash letrare e artistike, kushtuar ndonjë lagjeje të ndonjë fshati të humbur e kaherë të braktisur nga vetë banorët e tij!

Shpirti që bën dritë” i ngjan një ylli të pashuar dhe jo xixëllonjave të natës së korrikut që mezi shquhen në errësirën monotone të natës.

Kjo vepër është shkruar me dorën e shpirtit të një artisti të madh, Gani Xhafolli’ kushtuar një veprimtari e humanisti të shquar të trojeve shpirtërore shqiptare – Abdirahim Idrizit, pronar i Zgjoit të humanizmit Klinika Galaxy, ku ditë e natë dyluftojnë jeta dhe vdekja. Ky humanist me zemër të madhe para, pas dhe sidomos gjatë flakës së luftës së fundit në këto troje, kur lubia me gjithë orgjinë e hienave dhe të çakejve të saj me një tërbim të paparë iu vërsul Dardanisë së lashtë, më të lashtë se vetë djalli, për ta zhbirë njëherë e mirë kështjellën e jetës sonë, bashkë edhe me shumë shqipe malesh, burrërish ia shpalosi gjoksin krimit, duke u bërë si një rrufepritës dërguar nga Perëndia.

Por, a zhbihet vallë një kala që e ka krijuar dhe e ka bekuar vetë Zoti?!!!

Natyrisht se nuk ka nevojë të japim përgjigje, sepse përgjigja është në vetë pyetjen.

Me shkaba dhe skifterë të tillë si Abdirahimi me shokë edhe vetë kthetrat e vdekjes do ta humbin fuqinë e pushtetit të tyre dhe do të gjunjëzohen me damkën e turpërimit në ballë…

Unë fatbardhësisht kam pasur nderin e dyfishtë; nën një: me autorin e kësaj vepre, jo vetëm që njihemi mbi dy dekada, por edhe e kam shok të hershëm të idealeve kur vetëtinte dhe bubullonte stuhive shumë të egra në njërën anë, por edhe të krijimtarisë e të bashkëpunimit letrar, në anën tjetër dhe, nën dy: librin “Shpirti që bën dritë” kushtuar Abdirahimit më ka rastisur që ta lexoja në dorëshkrim dy-tri herë, sepse kam pasur nderin të isha njëri nga recensentët e tij.

Kjo vepër e mrekullueshme vërtet i ngjan një viti me katër stinë, pra jo rastësisht i ndarë në katër pamje, ku lexuesi me sytë e mendjes do të shohë acarin e një dimri të gjatë dhe të egër, pastaj do të shohë edhe lulet e shkelura të një pranvere që mezi i ringjallëm duke i ujitur me gjakun tonë, do të shohë shpirtin e ngrohtë të një stine të gjatë vere nga e cila do t’i imagjinojë edhe frytet e bollshme të një vjeshtë shumë të begatshme, e cila kurrë nuk do të ketë drojën e dimrit

Pra, në këtë vit me katër stinë të gjata spikat edhe veprimtaria e pasur e Abdirahimit, i cili me përvojën dhe mençurinë e tij jetësore si një fanar deti i bën dritë atdheut.

Shpirti që bën dritë” është një vepër sintezë si një kështjellë e cila mbron të mirën, hyjnoren nga e keqja, djalli, prandaj edhe vetë shekulli i jetës së saj do të jetë i përjetshëm, sepse është ndërtuar me frymën e Zotit, jo nga përrallat, por nga sakrificat dhe gjaku i derdhur ndër shekuj i etnisë sonë.

Këtë kështjellë e ka bekuar edhe vetë Zoti.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s