PËRKTHIMI I SHPIRTIT NË NOCIONE VIZUALE-TOMAS TRANSTRÖMERj

 

PËRKTHIMI I SHPIRTIT NË NOCIONE VIZUALE-TOMAS TRANSTRÖMER

 halil

nga Halil Haxhiosaj

Letërsia suedeza ka arritur majat e saj me nobelistët Selma Lagerlöf (1909), Verner von Heidenstam (1916), Erik Axel Karlfeld (1931), Pär Lagerkvist (1951), Eyvind Johnson &Harry Martison (1974),. Kësaj liste të nobelistëve suedezë do të mund t´I shtoheshin edhe disa emra të tjerë, pena e të cilëve ka arritur majat më të larta të letërsisë botërore si: August Strindberg, shkrimtarja e famshme për fëmijë Astrid Lingren , e cila megjithatë u largua nga kjo jetë pa e fituar nobelin…Majat e letërsisë botërore, të poezisë, ka arritur edhe poeti bashkëkohor suedez Tomas Tranströmer, i cili disa vite gjendet në listen e ngushtë të kanditatëve për cmimin Nobel për letërsi. Poet, përkthyes, psikolog Tomas Tranströmer ka lindur më 15 prill 1931 në Stockholm. Është përkthyer në 50 gjuhë të botës,( edhe në shqip nga Natasha Lako, ”Perandoria e barit” zgjedhje peozishë, Tiranë. Aleph, 2002.)

tomas

TOMAS TRANSTRÖMER

Libri i tij me poezi ”Për të gjallët dhe të vdekurit” nga shumë ekspertë të letërsisë, nga instutucionet kulturore, etj është vlerësuar në mesin e 50 librave poetik më të mirë në poezinë botërore , të të gjitha kohërave. Veprat tjera të këtij poeti janë: ”17 poezi” (1954). ”Fshehtësitë e rrugës” (1958), ”Qielli gjysmëiplotë” (1962), ”Gjurmë dhe tinguj” (1966), ”Kvarteti ”(zgjedhje poezish, 1967), ”Shikim i errësuar”, Brigjet” (1979), Liqenet e lindjes”(1974), ”Barriera e së vërtetës” (1978), ”Sheshi i egër”(1983) ”Kujtimet më shohin” (autobiografi,1993), ”Gondolat e dhembjes”, (1996), ”Enigma e madhe”(2004) Në fiilim të viteve 90-ta poeti pati një sulm në tru, që për pasoj pati paralizimin e një pjese të trupit duke prekur edhe qendrën trurore të gjuhës. Kjo situatë do reflektohet dukshëm në poezinë e tij, në frymëzimet, percepcionin, tematikën, gjuhën dhe metaforikën e saj.

Cfar e karakterizon stilin dhe poezinë e këtij krijuesi gjenial?

Stili i tij poetik përshkruhet shpesh si i zakonshëm por me praninë e përhershme të mistikës të ndërlidhur me një vecori të komplikuar të lirikës së peizazhit. Aspekti mistik i realitetit shfaqet para së gjihtash në ”metaforat e vetëshfaqura” të cilat hapin shtigje për një ”realitet tjetër” . Cfar nënkupton ky ”realitet tjetër” në poezinë e tij nuk mund të dihet qartë, por shumë studjues mendojnë se kemi të bëjmë me një dimension religjioz, që në poezinë e këtij krijuesi shfaqet përmes përaferimit të ëndërres njerëzore dhe natyrës suedeze Poetin sikur e shohin kujtimet:

Një mëngjes qershori kur është herët

Të zgjohesh por vonë të flish prap

 

Dal në gjelbërimin mbushur plot

me kujtime dhe ato më vijnë pas duke më shikuar

 

nuk shihen, ato shkrihen tërësisht

me sfondin, kameleonë të përkryer

janë teper afër ua dëgjoj frymëmarrjen

 

Duke asimiluar përvojat e poetëve botërorë si Boudleaire, Rilke, Paul Elyard etj, ai shkon më tutje në krijimin dhe kërkimin poetik. Para së gjithash ai përdorë metodën e përkthimit të shpirtit- konform tezës së famshme të T s Eliotit mbi korrelatin objektiv si mënyrë për të shprehur ndjenjën në art. Ndjenja nuk përshkruhet , por krijuesi e zë atë në imazh, duke e kompletuar me mendimin. Është një visore e shpirtit si paraqitje figurative e një realiteti psikik,

Këtu kemi të bëjmë me një exponim të dyfishtë: distinkcioni ndërmjet projekcionit të ndjenjës në hapësirën e jashtmme dhe depërtimi i elementeve ndjejore në botën e brendëshme, në “shpirtin” apo “mendjen”: gjeografia reale dhe gjendja shpirtërore e shkrirë në figurën, Tranströmer është mjeshtër i mendimit në imazh, i ndërlidhjes së ndjenjës me një imazh konkret, mjeshtër për t ´i shprehur idetë abstrakte në nocione konkrete, visuale. “Gjeografia e shpirtit” e Rilkes dhe imagjizmi I Ezra Pound thellohen edhe më shumë tek Tranströmer.

 

Poezia ”Vetmi në tinguj” transponon një situatë konkrete në rrugë, një cast , një aksident komunikacioni. Casti para aksidentit, e padukshmja poetizohet dhe na bëhet tejet e dukshme:

Makinat në anën e kundërt kishin drita të mëdha

Hidhnin dritat kah unë që po drejtoja makinën gjithnjë

Drejt një frike të tejdukshme që rrëshqiste si të bardhët e vezës

Sekondat rriteshin-u krijua një hapësirë brenda tyre-

U zmadhuan si ngrehina spitalore

Gati mund të ndaloje

Të merrrje frymë një cast

Para goditjes..

Paraqitja e një realiteti të padukshëm, përjetimi i kohës së zgjatur në castin kritik para goditjes së makinës pikaset në një imazh –sekondat që rriten si ngrehina spitalore , që lidhë realen me besimin në një katastrofë., pra një mënyrë e pazakont e poetit për të lidhur një realitet psikik me një karakter pamor-një mënyrë që korrepondon me vizionin surrealist poetik të Paul Elyardit por që poeti suedez Tranströmer e absorbon dhe e zhvillon tutje në një paraqitje ekspesive.

 

 

Në poezinë C-DUR, poeti transponon poetikisht castet e para pas një takimi dashurie, cfar ndodhë pas takimit në shpirtin e djaloshit që ka realizuar dashurinë, por shfaqet edhe një dimensioni tjetër mistik, kemi elementet ë një arti trancendental:

 

Kur ai lëshoi rrugën pas takimit me të dashurën

Dëbora sillej në ajër

Dimri kishte ardhur

Derisa ata kishin bërë dashuri

Nata ndriconte bardh

Ai ecte shpejt nga gëzimi

I tërë qyteti heshtte

Qeshjet që kalonin-

Të gjithë buzëqeshnin pas jakave të mbërthyera

Ishte i lumtur

Dhe të gjitha pikëpyetjet filluan të këndonin

Për praninë e Zotit

Kështu mendonte ai

 

Një muzikë u dëgjua

Dhe depërtoi në dëborën fërfëlluese

Me hapa të mëdhenjë.

Cdogjë shkonte drejt tingullit C

Një kompas i dridhur drejtuar kah C-ja

Një orë mbi vuajtjet

Ishte e lehtë

Të gjithë buzëqeshnin prapa jakëve të mbërthyera

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s