POEZI NDJENJËSORE DHE ME FUQI SHPREHËSE…

Vështrim kritik

POEZI NDJENJËSORE DHE ME FUQI SHPREHËSE…

(Prof.dr. Begzad Baliu “Grua e dashuruar” (poezi)…

 

 

bilall

Bilall MALIQI

Karakterizimi i ngjarjeve të ndryshme jetësore pasqyrohet edhe nëpërmjet vargjeve poetike të cilat dalin nga thellësia shpirtërore e krijuesit dhe si të tilla me një ndërtim të tyre me mjete poetike bënë që poezitë të jenë të qëndrueshme dhe t’u bëjnë ballë edhe kohëve në vazhdim, duke pasur këtu kujdes të veçantë edhe gjetjeve motivuese, figurave stilistike të cilat duhet t’i kenë poezitë dhe kështu të ngelen një kohë të gjatë si poezi të cilat dëshmojnë një vlerë të begatshme artistike në njërën anë dhe të lexueshmërisë e të trajtimit të librit në anën tjetër, gjë që këto i synon dhe duhet ti ketë parasyshë secili krijues në mënyrë që libri ta arrijë vlerën e qëndrueshmërisë artistike.

Me një individualitet dhe me një origjinalitet të theksuar na del edhe poeti e studiuesi i njohur shqiptar Prof.dr. Begzad Baliu me librin e tij me poezi “Grua e dashuruar” botuar në vitin 1996 e të ribotuar në vitin 2000, me të cilin ka treguar një zell dhe një përkushtim të madh sa i përket rregullimit të poezive të librit në fjalë, i cili ka poezi të lloj-llojshme, pra ka një gamë të gjerë motivuese të cilat autori i ka ndarë në cikle poetike, për të klasifiluar dhe renditur poezitë ashtu sipas gjetjeve motivuese dhe të frymëzimeve poetike të cilat kompletojnë këtë vëllim poetik të vetëm të autorit (edhe pse ka në dorëshkrim një numër të konsiderueshëm të poezive të cilat presin dritën e botimit), por kemi të bëjmë me një krijues të kujdesshëm të poezisë, të ndërtimit të vargut, të pajisjes me figura stilistike dhe me motiv diku-diku koherent, ku jepet të mendohet se ky libër ka një lëndë poetike interesante dhe pasqyrim tejet objektiv të ngjarjeve të fokusuara dhe të vargëzuara nga penda e poetit.

Vëllimi poetik “Grua e dashuruar” sajohet në këto cikle poetike:/Si ta nisi një këngë të re/, / Tokë e premtuar/, /Anës tjetër/, /Tokë e mohuar/ dhe /Drejt burimit/, të cilat rrumbullaksohen me poezi të motiveve përkatëse që tregojnë selektim të poezive varësisht motivit të caktuar.

Nëpër pika!…

Për poetin jeta bënë pika e tërheq vija, të cilat kanë edhe stacione të gurëzuar, pika që ndajnë vija të shkëputura nga qendra, e ato simbolizojnë këto ndarje të kombit në shumë pika e shumë kufij të mallkuar. M’u kështu poeti fillon ta shprush ndjenën poetike të tij dhe revoltën gjithnjë ma anë të vargjeve poetike për këto pjesë të shkëputura e të ndara pikë e pesë të kontrolluara nga korbzinjtë të cilët stendojnë vetëm zi. Kjo padrejtësi poetin e revolton tej mase dhe përmes vargjeve poetike shprehë mllefin e tij dhe dhembjen për vëllezërit e tij jashtë gjeografisë shqiptare, i shkruan rrënjës së lashtë, Çamërisë dhe historisë së hidhur të Toplicës dhe vendeve të tjera shqiptare të shndërruara në spastrim etnik. E fati i tyre ishte i hidhur që shpupurish dhembje për atë kujtesë historike e cila do të ngelet në mbamendje të lexuesit për një kohë të gjatë.

Çamëria

Sa herë mendoj fatin tënd

Në pikë të natës Kosovën e thërras

Sa herë këndoj fatin tënd

Në mes të këngës të kaluarën mallkoj

Si u harrua Toplica

Zezëdita ti

Nata jonë?

Gjetje të tilla motivuese të motivit patriotik të ndërtuara me një përkushtim serioz të poetit japin një tabllo shumë reale të atyre ndodhive të kohëve të kaluara e të cilat dosido duhet të jenë pikëtakim motivues për krijuesit për ti shprehur paknaqësitë e tyre përmes vargërimit poetik të tyre secili në stilin e tij të shkrimit.

Të tilla poezi të këtij cikli shpërfaqin një histori dhembjeje e përkujtimi për pavarësinë, dashuri për atdheun, por edhe për mërgimtarët të mbshtjellur ma baladë e mallëngjimi, tek të cilat poezi poeti derdh frym(ë)zimin e tij poetik të shndërruar në pikalot malli për çështjen kombëtare të pikave ende të pazgjidhura e të lëna nën kujdesin e korbit të zi dhe të erëzezës.

Në ciklin poetik /Tokë e premtuar/, poeti paraqet para lexuesve një realitet përmes vargjeve poetike të dashurisë, ku si protagoniste kryesore merr portretin e gruas, grua tokë e toka grua, një segment interesant poetik. Në këtë gjetje motivuese është paraqitur kujdesi i madh i poetit për t’i shkruar vargje ndjenjësore gruas me vargje figurative të cilat shprushin tërë atë inspirim të arsyeshëm të autorit si në poezitë: / Të jesh/, /Çka më sjell gruaja/, / Lindja/, / Kohë lindjeje/ ,/ Ti linde/ , / Ndoshta jam i dashuruar/, etj., ku jepet një shpërthim poetik i autorit, sepse dihet mirëfilli shqetësimi i armikut për natalitetin shqiptar i cili ishte në nivel të kënaqshëm përpara dhe mortaliteti ishte më i ulët tek shqiptarët, e kjo në masë të madhe e shqetësonte Serbinë e me anë të vargjeve tejet interesante dhe të ndërtuara me shprehje të zgjedhura poeti shprehet:

Askush nuk të donte askush

Nëna as babai

Dashuria çohej

Për inat të korbit mbi çati”

Pra përmes këtyre vargjeve interesante të shkëputura nga poezia “Ti linde”, pasqyrohet një realitet i ndodhur viteve të ’90-ta ku atëbotë Kosova ishte ende nën okupimin klasik të Serbisë. Pra atëherë nuk ishte kohë dashurie, por një “luftë” psiqike ishte për armikun nataliteti i theksuar i shqiptarëve. I të njetit motiv janë edhe poezitë e ciklit tjetër si: / Gruas së dashuruar/, / E bota nuk ka qetësi/, /Deri në një/, /Drejtpeshimi/, /Idilë e vjetër/, /Idilë e re/ (një lidhëshmëri titullore në mes dy poezive), / Më le të qetë/ e / Besoj në ty/ , sepse :

Ti shkrihesh në mua

Apo unë shkrihem në ty

Kjo është e njëjta gjë

Të besoj e dashur

Kur jemi një të dy”

Edhe në ciklet e tjera të librit poeti u mundua ta paraqes komplet ndjenjen e tij sa i përket poezive që janë në brendi të këtyre cikleve poetike.

Por poeti assesi nuk mund të del nga koncepti i dashurisë për atëmëmëdheun dhe i malkimit të atyre që e shkelën dhe e përbuzën atdheun e tij, e një mallkim të tillë të një nëne për të birin e vrarë poeti e shpreh në vargje:

Të vranë të pa kokët biri im

Se të vetën nën sqetull e mbajnë”

Apo

Një kushtrim për besa besë

Do ta vrasim korbin në çati

Do t’i hapim dritaret ta shohim botën

Do të jemi gati sa herë të na sulmojnë retë

Besa-besë”

Përveç kësaj poeti shpreh keqardhje edhe për themelet e kishës ortodokse serbe në kompleksin e Universitetit të Prishtinës. Këtë mirë e paraqet në poezinë “Farë dreqi” (farë e djallit u hodh në oborrin tim), është një protestë e vargëzuar e poetit i cili nuk mund të rrij duarkryq, por derdh vargje proteste të shoqëruara me ofshama e psherëtima.

Me poezinë tjetër interesante “Ballkanike”, vërehet përsëritja e fjalëve dhe figura polifonia:

Rroftë!

Poshtë!

Poshtë!!

Rroftë!!

Rroftë-poshtë !!!”

Një shumëdimensialitet poetik i poetit shihet edhe në poezitë në vazhdim ku i shkruan grevistëve të Rilindjes, shkruan poezi përkushtimore disa figurave kombëtare e letrare shqiptare, gjithnjë me një përkushtim të denj dhe serioz, duke u munduar që ta mbaj vijën e barazpeshës artistike të poezive të tij.

Marrë në përgjithësi vëllimi poetik i Prof.dr. Begzad Baliut “ Grua e dashuruar” shoqërohet me një vlerë të begatshme artistike, duke pasur parasyshë ndërtimin e vargut, gjetjet e motivese, gjuhën e përparuar poetike dhe pajisjen e poezive me figura stilistike të cilat janë evidente në brendi të poezive që e kompletojnë këtë vepër.

Për në fund le të na kujtohet thënia:

Njeriu i mençur krijon më shumë raste se sa i gjen” (Francis Bakon).

Shpresojmë që në të ardhmen poeti dhe studiuesi i njohur shqiptar Prof.dr. Begzad Baliu do të shpalos edhe më tutje vlera dhe risi poetike të cilat i ka në dorëshrim me qëllim të rritjes së shkallës së qëndrueshmërisë dhe të individualitetit të tij krijues…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s