Kasëm Trepeshina (Themeluesi i disidencës shqiptare)

200px-Kasem_Trebeshina

           Kasëm Trepeshina

Kasëm Trebeshina lindi më 8 gusht 1926 në Berat. Filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua gjallërisht në Luftën Nacionalçlirimtare, prej së cilës i kanë mbetur disa plagë. Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit “Ostrovski”, të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare. Në vitin 1961 arrin të botojë poemën “Artani dhe Min’ja ose hijet e fundit të maleve” dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës. Veprat e Trebeshinës kanë nisur të botohen në fillim të viteve ’90 fillimisht (dhe më pas) në Prishtinë: Stina e stinëve, 1991; Mekami, melodi turke, 1994; Historia e atyre që s’janë, dramë, 1995, Tregtari i skeleteve, 2006, Këngë për Kosovën, 2007, Shtigjet e shekujve, 2007 dhe në Tiranë: Legjenda e asaj që iku (ribotim i Stina e stinëve), 1992; Koha tani, vendi këtu, 1992; Qezari niset për në luftë, 1993; Rruga e Golgotës, 1993; Lirika dhe satirë 1994: Hijet e shekujve, 1996; Ëndrra dhe hije drama; 1996 etj. Megjithatë pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim: 18 vëllime me poezi, 42 pjesë teatrore, 21 romane e vëllime me tregime etj. Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare. Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në moshë fare të re, ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të partisë ku bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve. Për këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim. Letra e tij “Promemorje” për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, denoncon vendosjen e pushtetit “njëdorësh” në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës së realismit socialist të cilën vetë Kasëm Trebeshina e identifikon me një censurë nga më të çuditshmet.

“Stina e stinëve”, është vepra më përfaqësuese (e atyre që janë botuar deri më sot) e Kasëm Trebeshinës, e cila ka tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe të studjuesve të letërsisë. Në këtë vëllim janë përfshirë tri novela: “Stina e stinëve”, e cila ka dhe një titull të dytë “Këngë fëmijërie”, “Odin Mondvalsen” me titull të dytë “Një histori dashurie” dhe “Fshati mbi shtatë kodrina” apo “Kapriçio shqiptare”.

Ndërsa novela e parë dhe e tretë bëjnë objekt fëmijërinë në një rrëfim jashtë tabuve që zakonisht identifikohen me këtë moshë (Stina e stinëve) dhe me ngarkesa historiko-filozofike që e tejkalojnë fëmijërinë (Fshati mbi shtatë kodra), novela tjetër, “Odin Mondvalsen” përbën një cilësi të veçantë si përsa i përket objektit të pasqyrimit, ashtu edhe për nga teknikat e rrëfimit.

Prozator, dramaturg dhe poet, Kasëm Trebeshina e kundërshtoi që në nismë metodën e realismit socialist dëmet e së cilës ishin brenda parashikimeve të tij. Që në vitet ’50 ai filloi të shkruajë ndryshe nga veprat që botoheshin aso kohe. Thellësia filozofike e veprave të tij dhe prekja e temave tabu lidhen me talentin e shkrimtarit që shkruan si i thotë shpirti pa pyetur për pasojat. Dhe ndonëse persekutimet e herëpashershme e bënë atë të vuajë fizikisht, vepra e Trebeshinës , ndonëse nuk u botua, si ajo vera e vjetër, e shfaqi vlerën e saj pas disa dekadash (në vitet ’90).

Sipas kritikës serioze vepra e Trebeshinës qëndron ndërmjet traditës kuteliane dhe surealizmit. Nisur nga fakti se pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim, vendi i saj në rrjedhat e letërsisë së sotme shqiptare mbetet i papërcaktuar përfundimisht.

Vepra të autorit:

veper 1    veper 2veper 3veper 5veper 6

Enciklopedia e Lirë

 

kasem 2

        Kasëm Trepeshina

Kasëm Trebeshina (born 5 August 1926, in BeratAlbania) is an Albanian writer.

Kasëm was born in Berat, Albania on 5 August 1926. He finishes elementary education in his birthplace and continues high-school inElbasan. In the year of 1942 he joins the military in the National-Liberation war during which he was injured and had to stop his education temporarily. Kasëm was one of the voices of dissent during the post-World War II era in Communist Albania, voice which got him arrested three times and even falsely proclaimed by the oppressive regime as a madman.[2]Kasëm has spent 17 years in prison.

All the oppressions Kasëm faced during his lifetime would fuel, influence and affect his literary work. After the infamous 1997 riot in Albania Kasëm flees from Albania and migrates to Istanbul, Turkey where he still lives.

Literary works

Most of his work was published after the fall of Communism, during the 1990s, which made him free to express his ideas in his works. His literary works include:

 

  • Stina e Stinëve, 1991
  • Legjenda e asaj që iku, 1992
  • Qezari niset për luftë, 1993
  • Koha tani, vendi këtu, 1992
  • Rruga e Golgotës, 1993
  • Mekami, melodi turke, 1994
  • Lirika dhe satira, 1994
  • Fshati midis 7 kodrinave

One thought on “Kasëm Trepeshina (Themeluesi i disidencës shqiptare)

  1. nje njeri i madh,Nje disident i vertete qe me trimeri e kurajo te pa shoqe doli hapur kunder diktatorit me te eger komunist enver hoxhes.brezat e ardheshem do te kene te mesojne shume prej tij, se edhe tani neokomunizmi shqiptar e ka lene ne hie.Respekte e jete te gjate.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s