JOSEPH DIOGUARDI VIZITON VENDPREHJEN E FISIT ARBËRESH ASSELTA NË WORCESTER, MA

   turi

nga  Artur Vrekaj , WORCESTER, MA (SHBA)

Ish-kongresmeni Joseph DioGuardi me origjinë Arbëreshe nga Greci, Itali; nga një nga familjet që krijuan ushtarët e Skënderbeut në Mbretërinë e Napolit në vitin 1461 pas veprimtarisë përkujtimore për Heroin Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që Shoqata KOMBI dhe AACL organizuan së bashku, bëri një vizitë në varrezat St.John të qytetit ku është vendosur fisi Arbëresh Asselta dhe gruaja e tij e parë, Carol.

Joseph DioGuardi bashkë me gruan e tanishme, Shirley Cloyes DioGuardi nderuan fisin Asselta dhe rrëfyen lidhjet Arbëreshe të gjakut të familjeve të tyre.

Gruaja e parë e DioGuardit, Carol Asselta DioGuardi e lindur në Worcester, MA ndërroi jetë para kohe, nga një sëmundje e pashërueshme. Carol është nëna e artistes Kara Joseph DioGuardi.

“Eshtë në traditën shqiptare të tregojmë respekt për pjesëtarët e familjes”,- tha- Ish-kongresmani DioGuardi, i mirënjohur si ambasador i çështjes kombëtare shqiptare e në veçanti, lajmëtari i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, në Kongresin dhe në Senatin Amerikan.

Lidhja e Ish-kongresmanit me Carol DioGuardi tregon edhe ruajtjen e linjës së gjakut të trashëguar Arbëresh në familjet e DioGuardëve dhe Asseltëve.

“-Kjo vizitë tek varri i nënës së Kara është shprehje e dashurisë për bijën time, e cila promovon vlera shqiptare kur tregon për rrënjët e saj Arbëreshe, Shqiptare si nga nëna dhe nga babai”,- përfundon i jati, DioGuardi.

Por, është edhe një mundësi më shumë që ne shqiptarët e lindur në Shqipëri dhe Kosovë që jetojmë në Massachusetts, SHBA të mësojmë se Worcester ka qënë shtëpi e dashur edhe për Arbëreshët e Italisë.

Fisi Asselta ka ardhur në vitet e para të 1900-ës dhe shihet qartë se këtu ka qenë një nga komunitetet Arbëreshe më me ze edhe në biznes. Stërgjyshi i Carol, gruas së parë të DioGuardit, Joseph A. Asselta (1875-1965) ka qënë i suksesshëm në prodhimin e këpucëve me fabrikën e tij.

Kjo vizitë përkujtimore e bëri edhe me domethënës takimin e Joseph DioGuardit me shqiptarët e Worcester, Massachusetts si një shprehje e mbështetjes dhe nderimit për veprën e tij në shërbim të çështjes kombëtare dhe ruajtjes së Identitetit të shqiptarëve.

 


 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s