Sevëme Fetiqi

seveme foto

                         Sevëme Fetiqi

Sevëme Fetiqi ulind më 7 maj 1961 në Vushtrri. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Më pastaj studioi mjekësinë në Universitetin e Kosovës në Prishtinë. Që nga bankat shkollore tregoi interesim dhe prirje për poezi. Poezitë e saj u botuan në të gjitha gazetat dhe revistat shqiptare si: “PIONIERI”, ”ZËRI I RINISË”, ”RILINDJA”, “JETA E RE”, “FLAKA E VËLLAZËRIMIT”, “BOTA E RE”, “KOSOVARJA”, ”KOHA ”, etj.

Vepra Letrare

veper seveme 1      veper seveme 2       veper seveme 3

Në vitin 1983, poezitë e saj u botuan në përmbledhjen ”RRJEDH E LË GJURMË” të cilën e botoi gazeta e studentëve “BOTA E RE”. Më vonë, më 1985 iu botua përmbledhja e parë “KURORË E KALTËR” botim i Rilindjes, e cila përmbledhje u shpërblye me çmimin ”Hivzi Sylejmani” si libri më i suksesshëm i Plejadës, nga gazeta “ZËRI I RINISË”. Në vitin 1998, autorja boton librin e dytë “DËSHMIA E KTHIMIT TIM”. Në vitin 2003, poezitë e saj përfshihen në “ANTOLOGJINË E POEZISË MODERNE SHQIPTARE” të Ferdinand Lahollit, ku janë të përkthyera në gjuhën gjermane. Poezitë e saj janë të përkthyera edhe në gjuhën rumune në antologjinë e Baki Ymerit “TRUP DHE SHPIRT (TRUP SI SUFLET)”2012, si dhe antologjinë e Hasan Qyqallës dhe Neki Lulajt, “TRINOMI I LIRISË”2012 me poezi kushtuar Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, si dhe ne Antologjine “! Po në këtë vit poezitë e saj përfshihen edhe në dy antologji tjera “KORSI E HAPUR” Tiranë, botim i LNPSHA ” Pegasi” si dhe “NJË SHEKULL DRITË” në pregaditje të Hasan Qyqallës. Librin e tretë të saj, me poezi “IMAZHE TË RINGJALLURA” ia boton në mars të vitit 2012 SHB “Beqir Musliu” në Gjilan.

Në vitin 2008 shpërblehet me çmimin e dytë në Orën e madhe letrare “PAVARSIA”në Koblenc të Gjermanisë, në vitin 1983 shpërblimi i parë 2010, më 2011 shpërblimi i tretë në Takimet tradicionale të poeteshave në Vushtrri, pjesëmarrëse e të cilave ështe që nga themelimi i tyre në vitin 1979. Në vitin 2012 u nominua nga LPNSHA “PEGASI” Tiranë dhe Prishtinë ,,Poetja e vitit 2012”.

Sevëme Fetiqi është anëtare e Shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës, anëtare e Kryesisë dhe zëdhënëse në Lidhjen e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, anëtare e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI”Albania , anëtare e Lidhjes së Shqiptarëve në Botë, dega në Gjermani si dhe anëtare e Unionit Gjithëkombëtare Shqiptarë, me seli në Belgjikë. Një kohë punoi si mësuese me mësim në gjuhën shqipe në shkollën “NAIM FRASHËRI” pranë klubit “BASHKIMI KOMBËTAR” në Ofenbah të Gjermanisë, ku edhe jeton.

Hasan Qyqalla, poet

Sevëme Fetiqi, tanimë është emër i njohur në letrat shqipe. Kësaj radhe, pra me këtë vëllim poetik, na vjen me një shtrirje shumëdimensionale, volum të ngjeshur e figuracione letrare tejet të pasura. Vetë forma artistike ka specifikime të veçanta shtjellimi, kur merret parasysh ndërtimi i fabulës edhe mbi të thjeshtën në shikim të parë.

Laureta Miftari, kritike letrare

Një ndër autorët që meriton respekt të posaçëm për arritjet poetike, që jeton e krijon në perëndimin europian, dallohet Seveme Fetiqi e cila padyshim, qëndron në anën e poetëve që kultivojnë një gjuhë të kulluar shqipe, pa rëndime të panevojshme me huazime që ngaherë është bë modë tejet e dëmshme në letërsi e sidomos në gazetari e politikë, por edhe në forume të ndryshme anë e mbanë botës shqiptare. Kur flas për gjuhën e Sevëmes, përmend edhe faktin se autorja preferon krijimin e një fjale të re (neologjizmën) dhe kështu fiton një adhurim të posaçëm nga idhtarët e gjuhës së pastër, sepse me këtë vë në pah fuqinë e saj krijuese dhe dashurinë ndaj amëtares duke iu mënjanuar fondit të fjalëve të huaja, këtij snobizmi të kohës sonë.

Isak Havolli, poet dhe gazetar

 Poetja Sevëme Fetiqi është e vetëdijshme se nuk mund të mbyllet në guacën e vetmisë, ose në kullën e indiferences, në kërkim të gjetjes së shpëtimit nga të gjitha këto. Ajo është e vetëdijshme se vetëm duke u sfiduar me jetën, ndërtohet jeta, vetëm duke u përballë me valët e jetës, u shpëton vërshimave dhe stuhive të saj. Andaj, kudo që ndodhet është e tillë, si në vendlindje, së cilës don t’i falë gjithçka që ka, që ajo t’ia sendërtojë vizionin për jetën, si në mërgim, ku duke u ngjitur kullës së mallit për vendlindjen ose atdheun, jo duke u fshehur në të, është gjithmonë me të, duke i falë gjithë ndjesinë njerëzore, pasi të gjitha rënjët dhe ngritjet e tij i pranon si të saj. Ajo ndihet krenare, kur në vendlindje festohen fitoret, por edhe e piklluar kur atdheun ia qëllojnë rrufet. Në të dyja rastet është bijë e atdheut, që me dije dhe djersë mundohet t’ia mbyllë plagët, që të ndihet më e qetë dhe të dalë më fitimtare.

Arif Molliqi, shkrimtar dhe poet

Sevëme Fetiqi nuk shkruan poezi çdo ditë, çdo orë. Nuk boton çdo gjysme viti nga një libër, por ajo boton në çdo dekadë. Kjo është veti e krijuesve të mëdhenj (Ali Podrimja), të cilët artin e kuptojnë punë mjeshtërore. Mendoj se e gjithë kjo kuptohet në leximin e gjitha atyre shtresimeve që i gjejmë tek poezia e Sevëmes.

Arsim Halili, poet

Nuk do mend se poezia e Sevëme Fetiqit edhe për nga aspekti meditativ, strukturor e filozofik është edhe gjysëm hermetik dhe hermetik, por i nuancuar me stil efektivisht të një trajte sa reflektive dhe me nocion asociativ. Fundja, poetesha është një pelegrinuse nga këndi në kënd, në kërkim jo vetëm të narracionit poetik, por edhe të distribuimit të saj. Gravitacionin e saj simbolik në poetikën e shquarësisë e përcepton me simbolikën e qëndresës, ecjes në vertikale dhe asnjëherë të pamposhtur, jo të iluzionuar nga euforia e rastit. 
Është koshiente për të parë realitetin në prizmin ëndërrimtar, por vargun e bën nga qëllimi parimor i mëvetësisë së mendimit dhe interkomunikimit me botën e saj shpirtërore, natyrisht duke tërheq paralelisht diagonalet me botën fizike që na rrethon në përditshmëri
. 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s