Jozefina Traboini

     Jozefina Traboini   Emri: Jozefina (Gjyzepina) Mbiemri: Mirashi (Traboini) Datëlindja: 1/4/1961. Vëndlindja Shkodër. Vëndbanimi: Tiranë. Rruga ‘Irfan Tomini’; Rome ‘Via Cipriani’ 27-00042 Anzio Gjëndja Civile: E martuar me dy fëmijë 21 dhe 16vjeç. Me Carta soggiorno Italiane dhe … Continue reading

LETËRSIA E SOTME NË EMIGRACION DHE PROBLEME TË SAJ

LETËRSIA  E SOTME NË EMIGRACION DHE PROBLEME TË SAJ

iliaz bobaj

     Nga Iliaz Bobaj 

————————————————————————————————–

 

Ishte krejt e natyrshme,që në fluksin e madh të emigracionit të pasviteve 90-të, të përfshiheshin edhe

shkrimtarë dhe artistë shqiptarë. Por këta morën me vete edhe shpirtin e tyre krijues dhe,krahas

përpjekjeve për mbijetesë,të vazhdonin edhe përpjekjet e tyre për krijimtari letrare dhe art.

Është kjo arsyeja që emra të dëgjuar të letërsisë dhe artit shqiptar i ndesh në pothuajse të gjithë

vendet e Europës,SHBA-së dhe Kanadasë.Ndërkaq janë edhe disa emra të rinj,të cilët po bëhen

përditë e më tepër suksesivë në krijimtarinë letrare-artistike.Grupimi më i madh i këtyre krijuesve

ndodhet në Greqi. Emra të njohur të letërsisë sonë si Hiqmet Meçaj,

Hyskë Borobojka, Foto Malo ,Andrea Petromilo, Pilo Zyba, Iliaz Bobaj, Miho Gjini, Luan Zyka, Robert Goro, Odisea Goro, Llambi Gjikuli, Ziko Kapurani,

Spiro Xhavara, Bujar Muçaj, Ton Zmali ,Murat Aliaj,  Thodhori Babe, Stefan Martiko,

apo më të rinjtë Dashnor Selimi, Andi Meçaj , Algert Siqeca,  Armela Hysi,

Ardita Jatru, etj,janë një pjesë e këtij grupimi jo të vogël krijuesish.Ashtu siç është edhe Naum Prifti,Petraq

Pali,Rajmonda Moisiu,KolecTraboini,Këze,(Kozeta) Zylo, e të tjerë në SHBA,Fatmir Terziu në Angli, Vasil Qesari në Francë,Sillo Muçko në Kanada,etj.

Po cilat janë dukuritë dhe problemet që sjell kjo letërsi në vijim?

                                              *     *     *

1.Në përgjithësi ajo ka një zhvillim të madh sasior.

Botohen qindra tituj të rinj librash në vit.Krijues të afirmuar dhe të panjohur,të vjetër e të rinj,vazhdojnë t’i jipen

kaq shumë pas krijimtarisë letrare,sa të krijohet mendimi se kjo,veç vlerës krijuese,është kthyer dhe vazhdon

të jetë një mani për t’u dukur.Kaq të shumtë janë botimet letrarë jashtë vendit,sa është krejtësisht e pamundur

të ndiqen ato,qoftë edhe për statistikë.Jo më shumë të rinj,sesa të moshuar,nga ata që dikur patën shkruar ndonjë

vjershërim në kohën e shkuar,paraqiten para lexuesit,me minivlera dhe antivlera letrare,të cilave jo pak herë iu

bëhet edhe reklamë në shtypin në emigracion,duke i sjellë letërsisë dëme jo të vogla.Këtë bum botimesh letrare

e kanë shtuar me kontributin e tyre për arsye përfitimi edhe disa shtëpi botimi fantazma,të krijuara po aty dhe

që mbijetojnë me botimin e këtyre ninivlerave dhe antivlerave letrare.Natyrisht,brenda këtij fluksi të madh botimesh

e krijimesh,janë edhe shkrimtarë e artistë cilësorë,veprat e të cilëve mbeten dhe hyjnë në fondin e letërsisë sonë.

2.Probleme të organizimit

Shkrimtarët emigrantë,jo vetëm në Greqi,por edhe në SHBA,Kanada,Angli,Itali,Francë etj,janë organizuar në shoqata të

tyre,ku edhe organizojnë veprimtari.Për numrin e madh të krijuesve shqiptarë,në Greqi ka katër shoqata

shkrimtarësh,(tri në Athinë dhe një në Selanik).Kur mund të ishte vetëm një e tillë,duke i bashkuar të gjithë krijuesit.Kjo ndodh se ”prijësit”e tyre,jo vetëm që nuk bien në një emërues të përbashkët,por më keq se kaq se kaq,i shohin këto shoqata si skena evidentimi dhe përfitimi për veten e vet.Mesa duket jo vetëm kalit të politikës,por edhe atij të letërsisë,është vështirë për t’ia zbritur.Nuk janë të paktë ata që e ndjejnë veten komodë në kurriz të tij.E vërteta është se aktiviteti i tyre i organizuar duhet marrë në konsideratë,

por jo përherë objekti dhe cilësia e tyre.Me një aktivitet në të ngjeshur paraqitet shoqata ”Liter-art”,e kryesuar nga Miho Gjini dhe ajo e Selanikut ”Dega e Blertë”,kryesuar nga Bujar Muçaj.Por disa herë aktivitete të

tyre kanë patur objektiv studimi libra mjaft të dobët dhe këto aktivitete më tepër i kanë bërë qejfin autorit,sesa letërsisë.

Por gjithsesi ka patur edhe aktivitete me vlera.Ashtu siç është me vlerë edhe botimi i katër antologjive letrare të

shkrimtarëve shqiptarë emigrantë.Vitet e fundit vihet re edhe një dukuri tjetër pozitive,ajo e një organizimi

mbarëshqiptar jashtë atdheut dhe lidhja e kësaj letërsie me atë të të gjithë hapësirës së emigracionit dhe të trojeve shqiptare në Europë,Amerikë,

Kosovë,Mali i Zi,FYROM.

Në këtë pikë do të mendoja se një shoqatë mbarëshqiptare në emigracion,do të ishte ndoshta hapi më suksesiv

për kushtet e sotme.Kjo mund të kombinonte dhe organizonte një punë më të qenësishme,sidomos në evidentimin

e vlerave të vërteta krijuese në emigracion.Në këtë evidentim bën shumë pak edhe media shqiptare në atdhe.

3.Probleme të tematikës dhe të brendisë.

Veç të tjerash,në këtë tematikë zë më tepër vend nga ç’duhet ajo e emigracionit,ku mbingarkesa me dhimbje mpak

vlerat.Aq sa libra të tërë mbeten në kornizat e emigracionit,mes dhimbjesh e lotësh.Shkrimtari emigrant ka një tematikë

më tepër,por nuk duhet të harrojë se teprimi me të sjell edhe vdekjen e vlerave,pasi çdo gjë vdes nga tepria e vet.

Po të shtojmë këtu edhe ndonjë problem të përmbajtjes si detajet e shumta me vrasje,dhunime,vuajtje pa pikë dritë

e shpresë,huazimet e papërshtatshme,deri edhe tek emrat e personazheve,përditë e më shumë në kurriz të emrave tanë ilirë

dhe tradicionalë,kupa bëhet paksa e hidhur.Nuk besoj se ia vlen ta pishë një kupë të tillë.Mbi të gjitha shkrimtari nuk

vret dhe nuk duhet të vrasë shpresën,bindjen tek e ardhmja e kombit tonë.E kam thënë disa herë:po deshët më quani fantazist,por Shqipëria,atdheu ynë,një ditë,me siguri,do të jetë ”Zonja e Ballkanit”.Veç duhet të punojmë të gjithë ne shqiptarët.Këtu

shkrimtarët dhe artistët kanë një vend sa të nderuar po aq edhe të përgjegjshëm.Ata janë përgjegjësit e kulturës dhe të artit para kombit të tyre e më gjerë.Le të meritojnë edhe nderimin e tij.

4.Mendimi kritik dhe kritika letrare.

Kjo dobësi që ndihet ndjeshëm në atdhe,jashtë tij bëhet edhe më i vështirë.Pasi jashtë ka shumë pak ose aspak studiues

të mirëfilltë të letërsisë.Unë besoj se inflacionin më të madh nuk e ka leku,por fjala.Veçse kur ky inflacion fjalësh dominon

në krijimtarinë letrare e aq më tepër kur ky inflacion mbush faqet e gazetave me lëvdata boshe nga miq e shokë të autorit,

ai kthehet në një dëmtues e frenues serioz të kësaj krijimtarie.Por fatkeqësisht e vërteta është pikërisht kështu.Janë

të shumtë librat që kalojnë në heshtje,ashtu siç janë shumë më të shumtë ata që fryhen si tollumbace sipas klaneve

të miqësisë.Ç’t’i bësh,edhe letërsia dhe arti kanë armiqtë e tyre të heshtur.Këtu ndikon edhe një faktor tjetër.Dhënia e çmimeve.

Juri të ndryshme kompetente dhe kompetente,japin çmime letrare që lënë tepër për të dëshiruar.Mesa dimë,çmimet letrare

duhet t’i fitojë vet letërsia.Sot jo rrallëherë ndodh e kundërta ato i fitojnë autorët e më tepër autoret.Mjaft më me këto banalitete amatoreske !

5.Të tjerë probleme të saj mbeten edhe përkthimet në gjuhë të huaja ose përkthimet nga gjuhët e huaja në gjuhën tonë shqipe.

Dy janë pikat më të dobëta këtu:përkthimi pa cilësi dhe përdorimi i huazimeve të panevojshme.Kjo presë me dy tehë,dëmton edhe

letërsinë tonë edhe atë të huaj,duke i minimizuar vlerat e saj të mirëfillta,të cilat ia shpërfaq më pas po të cunguara lexuesit.

6.Nëse do të shtonim edhe problemet e qarkullimit dhe shitjes së organizuar të librit në emigracion,do të shtoheshin problemet

që ka kjo letërsi.Natyrisht ka edhe të tjera,por në një informim të tillë të shkurtër,parapëlqyem veçse t’i trajtojmë ato thjesht

si probleme që ekzistojnë,për të informuar dëgjuesit e këtij takimi të nderuar për zhvillimet e sotme të letërisisë në emigracion.

Ndërkaq si përfundim do të doja të thoshja se pavarësisht këtyre problemeve të shumtë e domethënës,është shumë e rëndësishme

që edhe në emigracion krijohet mjaft në gjuhën tonë,gjë që mban gjallë gjuhën,identitetin dhe kulturën tonë kombëtare.

Sa për cilësinë,me siguri atë do ta zgjidhë koha,mësuesi i rreptë,por i drejtë.Ajo do të dijë t’i vejë në vend vlerat.

Ju faleminderit,zonja dhe zotërinj të nderuar !

Gjirokastër,prill 2009.

“ME POEZINË TONË DYMIJËNGJYRËSHE LE TË HEDHIM NË ERË GJITHË HIDHËRIMIN E BOTËS” /

ΟΜΙΛΙΑ – ΗΛΙΑΣ ΣΙΜΟΠΟΥΛΟΣ Msr. ΑΡΤΕΜΙΣ ΒΑΖΙΡΓΙΑΝΤΖΙΚΗ   Η ποίηση του Ηλία Σιμόπουλου μας μεταφέρει μέσα από ευδιάκριτα μονοπάτια, στις ακρώρειες των τόπων των παιδικών μας χρόνων. Στο στόμα μας έχουμε ακόμα τη γεύση από τα μαρμάρινα σκαλοπάτια της αυλής … Continue reading

LUSPAT E DASHURISË KALTËROSHE

LUSPAT E DASHURISË KALTËROSHE

vullnet

      nga Vullnet Mato

Pesë bozhure pranverore do t’i quaja këto pesë poezi që përbëjnë ciklin poetik të zonjës ADELINA DARDHA. Dua të theksoj qysh në fillim, se kjo tufë erëkëndshme me krijime të reja poetike, tregon më së miri se kemi të bëjmë me një talent femëror të spikatur, me intelekt të zhvilluar dhe fantazi befasuese, që duke shpalosur botën e saj komplekse shpirtërore, të tërheq vëmendjen çuditërisht dhe të krijon ndjesi të fuqishme qysh në leximin e parë.

adelina

      Adelina  Dardha

“…dhimbjet e acarit dimëror, i mblodha një nga një të gjitha te cepi i syrit”. Tingëllimi poetik i këtij vargu që fillon të përshkruaj dhimbjen e pafajësisë me një metaforë kaq të dhimbshme, te poezia “NUK KAM FAJ”, të krijon menjëherë ndjesinë tronditëse, se në cepin e syrit të bukur femëror, është gati të shpërthejë burimi i ngrirë i lotëve të kristaltë. Dhe më poshtë gjendja shpirtërore e heroit lirik merr përmasa hapësinore dramatike: “Jashtë fryn erë, dritaret veç dridhen, nga shpirti i etur, ku ka  çelur pafajsia…”  

Por tensioni shpirtëror zbutet pak nga pak te vargjet më tej, me përshkrimin krahasues, se heroina e kësaj poezie është e destinuar nga natyra për lajtmotivin e dashurisë qysh në lindje, duke qenë e formësuar edhe me lirizmin e ngrohtë të paraqitjes figurative: “ Si selvi e bukur, në të pastërtën natyrë, kam lëshuar rrënjët e mia në jetë” dhe në vijim, pasioni i saj për të fituar dashurinë që i fle në gji, shprehet me ndjenja të përmasave kozmike: “zogjtë e vegjël në të bardhin gji flenë, folenë ua ngroh me dashuri qiellore.” Pastaj ajo i drejtohet vet objektit qiellor me pyetjen retorike: “ I lutem hënës së fshehur pas natës, kush bëri magji tek dega e mollës ?”Kjo pyetje, ka tonalitet akuzues aq të fuqishëm, sa të krijon një emocion të heshtur, si një jehonë që të sillet për disa çaste përbrenda vetes duke i mbajtur sytë te hëna pa gojë.

Pra, në pesë strofa të kësaj poezie kalohet nga peizazhi dimëror i shpirtit të tronditur, deri te pranvera e lulëzuar e mollës, ku dikush ka përdorur misticizmin e vet mbi fatin e dashurisë së saj të sapoçelur, për të cilën ajo është krejt e pafajshme.

Në një sfond tjetër dhe krejt ndryshe dashuria merr jetë te poezia ”JAM SIRENA E DETIT”. Autorja e shndërron subjektin e lirizmit të saj në një sirenë të bukur detare, e cila vjen nëpër dallgë të takojë të dashurin e zemrës. “ Sirena jote jam, si nëpër valë buzëmbrëmjeve vij bregthyer/shkëmbinjve të heshtur të të gjej” Ardhja e saj ka oshtimën e ëmbël të nimfave të dashurisë. Dhe në çastin kulmor, “Shpirti shkrihet nga përvëlimi i puthjeve me sytë e prushtë plot zjarr“ Pastaj në këtë shkrirje fantastike dallgësh, “Fustani bie nga luspat e dashurisë kaltëroshe” Elokuenca e kësaj poeteshe kapërcen kufijtë papritmas  dhe fantazia e saj na shpie tek hëna lart në qiell: “Hëna xhelozohet si një grua që nuk e shijon dot “ ëmbëlsinë e kësaj dashurie te rrallë që ndodh në kaltërsinë e brigjeve detarë. Këndvështrimi i autores ndryshon kahje njësoj si objektivi i një kamere të shpejtë: “ Ëndrra fluturon përtej sfondit blu, zgjat duart harbuar dhe të prek buzëqeshjen..” Kështu, nga një pozicion femëror sa soditës aq dhe reflektues, me një ndjeshmëri të hollë lirike e tepër depërtuese, kjo poeteshe krijon disa imazhe ndjenjash mjaft të imta: “Buzët e tua ledhatohen heshtur…” dhe “ ky refren nëpër flokë më pëshpërit… më shtyn ngadalë si lule pranverore” Dhe këto çaste aq të ëmbla dashurie ajo i mbyll me vargun plot ngarkesë emocionale: “ Vibrojnë fjalët e pathëna në telat e ndjenjave” të cilat në këtë simfoni jetësore me nota të pashkruara pëshpërisin në pentagramin e dashurisë fjalët e ndërsjella  midis të dashuruarve: “Më do, të dua, e do të duhemi !” njësoj si cicërimat e dy zogjve mbi shkëmbinjtë e thepisur të kaltërsisë detare. Kësisoj, me një varg metaforash të lidhura bukur e me një unitet logjik të pastër, arsenali i mjeteve stilistikore të saj, krijon të tërën brenda pak vargjeve.

Autoportretin e një heroine tjetër lirike, autorja Adelina Dardha e pikturon me penelata të shkurtra te poezia “FLUTUROJ”. Këtu kemi të bëjmë me një mjelmë të bardhë, e cila fluturon: “Brishtësive të thyeshme të jetës” Dhe në këtë mjedis delikat, krahët e saj lartësohen duke harruar dhimbjet e tretura nëpër stinë. Dhimbja këtu merr trajta të prekshme, duke u mbuluar me kore të vyshkura si gjethet e vjeshtës. Më tej ajo gjurmon qiellin e saj të errët ku: “Errësira e syrit e tret nëpër natën e heshtur ku flenë yjet” Dhe në fund optimizmi i saj gjen dritaren e dritës: “Agimi i ri më përshëndet nga larg, më dhuron bukuritë e dit-netëve të mia”  Në të cilat ajo ndjen edhe përtëritjen e saj shpirtërore: “I prek me zemër dhe kaltërohem,/si një mjelme ëmbëlsisht dashurohem/e fluturoj, fluturoj, fluturoj !” Pra, e gjithë poezia krijon formën e vet tek një mjelmë, e cila shpupurit krahët me sqepin e saj dhe pasi shijon ëmbëlsinë e dashurisë, fluturon tutje, në horizontin e shpresës.

Te poezia “VJESHTË”, poetesha Adelina Dardha, me syrin e mprehtë të një vëzhguesje të kujdesshme, përshkruan mjedisin plot ngjyra të një Central Parku të mbuluar nga gjethet dhe bukuria e ngjyrimeve vjeshtore. “U nisa mysafire nëpër agimin e zverdhur” thotë metafora e saj duke shëtitur shtigjet e këtij mjedisi të mbjellë me mjegull ku, “ pemët e lakuriqëzuara nga vjeshta dhe gjethet lëvrijnë nëpër tokë”  Më tej, duke u shkrirë me melankolinë vjeshtore te kësaj natyre, edhe ndjesitë e saj dehen nga bukuria mahnitëse, “Kjo ditë kryeneçe më valëvit edhe mua ndjenjat./ Zogjtë cicërojnë këngën e lamtumirës me krahët e vegjël. /Duan të shtegtojnë, kërkojnë pranverën në anën tjetër të ikjes.” Këtu është dhënë shumë bukur shtegtimi i shpendëve para dimrit, jo duke përcaktuar hapësira gjeografike, por me një metaforë poetike të vetme “ana tjetër e ikjes” Mbasi për poezinë, ky shtegtim ka rrugën e vetë të përvitshme dhe nuk ia vlen të përmendë vendbërritjen. Te Central Parku, me pak penelata të krijohet në përfytyrim edhe imazhi i metamorfozës së tij vjeshtore; “Bari si qilim i vjetër, i dalë boje është shtruar poshtë teje, tokën e mban ngrohtë, këmbët tona flenë poshtë tij”, kuptojmë fundosjen mes gjetheve. Rreshtimi i shpejtë i detajeve mjedisore, merr këtu tamam ritmin e penelatave që jep shpejt e shpejt një piktor për të hedhur në telajo bukurinë e këtij peizazhi fundvjeshtor. “Stolat kanë ngrirë, i ftohti u ka hyrë në dhimbje,” Autorja përdor metaforën e dhimbjes, për të mos shprehur fjalën e rëndomtë, palcë. Dhe poezia mbyllet me gatitjen e të gjithë mjedisit “ të nxituar për nusërimin e dëborës”  Pastaj një shkrepje e aparatit fotografik për të fiksuar “cepin e një kënge të lënë përgjysmë” për t’i thënë vitit tjetër, që kur të vijë prapë këtu, fotografia do ta tregojë se ajo është rritur në moshë.

Poezia e fundit “URA E VJETËR” përshkruan përmes vargjeve të lirë, nostalgjinë e autores të akumuluar në vite për urën e vjetër të fshatit të saj, së cilës i drejtohet si personifikimit të gjallë të kujtimeve të hershme. “Asnjëherë nuk u ankove për baltën, pluhurin e hedhur si parfum, parvazet si dhëmbë të rënë, /ku ne çamarrokët ngjiteshim si zogjtë “ Është një nga veçantitë kryesore të stilit poetik të Adelina Dardhës, përshkrimi dinamik e me fjalë të kursyera i objekteve dhe mjedisit ku drejton syrin e saj vëzhgues: “Gjethet e shpëndrrave mbledhur poshtë këmbëve të tua me damarë nga çukitja e rosave e patave” Gjithashtu mprehtësisë së syrit të kësaj poeteshe nuk i shpëton asnjë detaj i imët, që i jep bukuri dhe origjinalitet njohës poezisë së saj. Ajo i thotë urës: “Gishtat e tu të ënjtur nga lodhja, bretkosat t’i përkëdhelin netëve pa hënë, /duke kënduar në kor, teksa ti dremisje nëpër gjumë.”Duke sjellë në kujtesë se kjo urë, që ishte krenaria e fshatit fushor, e takimeve të të dashuruarve, ku puthjet përvëloheshin e shkriheshin rrëzë qoshes së saj të drunjtë.Dhe nuk harron t’i ravijëzojë ato: “Puthje stinësh me rrethanor ure” Në fund, poezia mbyllet me vargjet e mallit të autores për këtë urë të vjetruar tashmë: “Është kohë e largët që s’të kam shkelur trupin tënd lakuriq e malli nis të më kthejë moshën time/ si kremastar mbi prevazin tënd të varur.”  Ajo kalon së fundi sipër kësaj ure me makinë dhe vë re se në këtë urë të ndërtuar me gjakun e skllevërve; “Pulëbardhat fluturojnë nëpër tela/e flasin gjuhë të huaja nëpër sqepa/ e unë shkruaj në gjuhën time me zemër” Me të cilën lë të kuptohet, se autorja me banim në Amerikë, shkruan për urën e vendlindjes me gjuhën e atdheut të saj që i fle në zemër.  

Pra, nga të pesë poezitë e këtij cikli, ajo që bie më tepër në sy e bën më shumë përshtypje, është veçantia e përdorimit tepër funksional të detajit poetik, i cili i jep forcë e jetë të gjithë mjedisit apo objektit ku poezia përqendron vështrimin artistik. Duke krijuar edhe një peizazh shpirtëror që të tërheq vëmendjen e të kënaq shijet artistike. Këto detaje të shumta, plot kolorit e në lëvizje të pandërprerë siç është vet jeta, i gjejmë pothuaj tek të gjitha poezitë e saj me një strukturë ritmike e figurative tejet të këndshme. Ç’ka e bën mjaft interesant dhe krejt origjinal tingëllimin e ngrohtë të kësaj poeteshe me një talent të admirueshëm në shpërthim e sipër, që është për t’u përshëndetur.  

 

 

Një mënyrë ndryshe për të bërë poezi, “Deti im”

Një mënyrë ndryshe për të bërë poezi

“Deti im”

Prof. Flavia Lepre itali

 

Në magji statike zërin e detit tim dëgjoj. Dallga, që nga larg mbërrin, pozon jehonën e mijëra tingujve të bregut. Unë e humbas vetveten, duke soditur kaltërsinë e qiellit dhe detit. Ky  det është  babai dhe robi i ujërave të ëmbla. Është gjithashtu nënë edhe për krijesat e ujit, për çerdhet sekrete të smeraldeve, për sirenat e çuditshme, veçanërisht për ato sirena të mrekullueshme që, unë ftoj gjithmonë e për të pauzuar në hapat e mia  dhe pastaj për t’i nxitur për të  kënduar me mua.

I adhuari dhe i fabulizuari deti im.

Është një univers, tërësi misterioze, që mbart mister dhe i magjishëm edhe pse në të  ai  mbart shumë mijëra kurthe (gracka) të rrezikshme. Është i biri i ligjshëm i infinitit, përjetësisë dhe unë e adhuroj si të jetë një zot. Vështrimi im zhbiron vellon e hollë, këtë hiç-asgjë, që ndan detin dhe qiellin, për të më përgatitur për të kapur  shkëlqimin e verbueshëm papritur të yllit, pastaj për të biseduar me hënat folëse të neteve, të cilat  mund të jenë të qeta dhe pa erëra.

Për pak çaste do të hesht, kur  do të infiltrohem në arratisjet e “gabianëve”, të pulëbardhave për t’u bërë atyre shoqëri. Për t’u strehuar do të shkoj te sirenat e mia të bukura, duke u pozuar  e duke u sistemuar  në një qëndrim të caktuar të hapave të mi të dashur do të filloj të rrëfej me zërin fabulor (përmbledhje fantastike për fëmijë ) fabulën e Uliksit humbur midis koraleve dhe nënave perla,  të shfaqura në sipërfaqe, midis dallgëve të zhurmshme. Dhe duke dëgjuar historitë e mia do të vijnë krijesa të tjera të detit dhe në fund fare do të këndojmë të gjithë së toku dhe bashkë me ne do të bashkohet edhe tingulli i dallgëve, i modeluar ritmikisht dhe gëzimi vezullues i peshqëve dhe pastaj çdo tingull do të pushojë dhe një qetësi e zorshme do të veprojë, që kuis  midis shkumës së bardhë, përpara se të copëzohet në një zhurmë   të madhe,  të dhunshme, të shkaktuar nga forca dhe nga  e qara e detit në furtunën e stuhishme dhe pastaj nga qielli, papritur, mbërrin stuhia.

«Ne vijmë nga shekulli XX»

«Ne vijmë nga shekulli XX»

lumo

nga Lumo Kolleshi W.P.S

Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI“ Albania

 

(Përsiatje për poezinë bashkëkohore botërore)

Daltën e shpirtit njerëzor, poezinë, poetët nuk e kanë lënë kurrë të vjetërohet. Shekulli XX prej nga vijmë të gjithë ne, këtë gjini kaq të vjetër sa dhe vetë njerëzimi, por njekohësisht dhe kaq të freskët sa uji i burimeve, e vuri në krye të procesit letrar. Po i referohem një vargu të Tomas Eliotit nga “Katër kuartetet“: Çdo frazë është një fund dhe një fillim“ dhe brenda këtij vargu mund të gjesh natyrshëm atë lidhësi të përjetshme midis trashgimnisë dhe bashkëkohësisë në poezi“.

Reformimi më i madh i fillimshekullit të kaluar për poezinë erdhi me simbolizmin, por përkimet e mistershme midis fjalës e muzikës për të depërtuar në esencën e poezisë së kulluar, do të bëheshin edhe më të mistershme prej gjakut të Sharl Pegit dhe Gijom Apolinerit. Prej këtij gjaku duket se Tristan Cara do të ngrinte e  kryesonte dadaizmin që do të kërkonte shkallmimin e degradimit moral dhe politik të Evropës së kohës së vet për të sjellë triumfin e racionales në artin poetik. Një vazhdimësi proteste, por më e thellë në sondën e vet, kundër gjithçkaje që shtyp individin, vjen e përvijohet  me surealizmin e Andre Bretonit, Lui Aragonit dhe Pol Eluarit. Gjithsesi nën ndikimin e dyfishtë të simbolizmit nga njëra anë dhe të surealizmit nga ana tjetër do të përshkallëzohej shkolla poetike e hermetizmit me tre përfaqësuesit më të mëdhenj të poezisë italiane: Euxhenio Montale, Xhuzepe Ungareti dhe Salvatore Kuazimodo për t’i sjellë poezisë elitare fillin e artë të lirikës.

Do të ishte ky fond reformues poetik në kornizat e para të shekullit XX që do të sillte një shpërthim të të një poezie të vërtetë në botë me emra të mëdhenj, si: Ëlliam Batler Jits, Rainer Maria Rikle, Vladimir Majakovski, Erza Paund, Tomas Eliot, Pablo Neruda, Ana Ahmatova, Oktavio Paz e shumë të tjerë.

Pas Luftës së Dytë Botërorë poezia do të endej në dy drejtime eksperimentale dhe brenda kornizave të kësaj bote me luftën e saj të ftohtë përvëluese, në perëndim do të bënte përpjekjet e saj për të depërtuar sa më thellë brenda të fshehtave të shpirtit të  lirë të njeriut, ndërsa në lindje ajo do të bëhej një shtojcë e vet ideologjisë që do ta thante lëngun e lirisë së shpirtit të individit dhe do ta kornizonte këtë njeri brenda një deformimi të plotë. Edhe brenda këtij eksperimenti nuk do të mungonin zërat ndryshe herë në formën e shpallur të disidencës letrare, herë me petkun hermetik për të thënë të ndaluarën dhe të palejuarën.

Me një trashgimni të tillë poetike  paraqitet bota deri në momentin e rënies së murit të Berlinit dhe fundi i shekullit, bashkë me agimin e shekullit të ri, në vendet e lindjes filloi të frynte një erë e re, një erë, e cila edhe sot po manifestohet me shpalosje energjish të ndrydhura të shpirtit poetik në forma nga më interesantet, në përpjekje për të rigjetur kohën e humbur.

Me gjithë pamundësinë dhe vështirësitë reale për ta jetuar procesin poetik në të gjithë tingujt dhe ngjyrat e çdo poeti bashkëkohor, në këtë botë që sa vjen e zvogëlohet, kur dhe vetë poezia është në proces dhe në kërkim të vetvetes, në një kohë kur maturimi i shumë poetëve dhe shkollëzave poetike nuk është plotësuar, të ndodh krejt natyrshëm si me ndeshjen e një ajzbergu të krijuar këtë radhë jo nga akullnajat, por nga vetë poetët. Tërheqja e përfundimeve për një proces në verifikim bëhet edhe më e vështirë, por edhe këtu mund të hedhim një hap për të përvijuar disa drejtime që ndjek poezia e sotme. Si një prirje të përgjithshme të poezisë sot në botë do veçonim kërkimimin për të depërtuar sa më thellë ne skutat e shpirtit të njeriut dhe për këtë  format e shprehjes poetike  herë hermetizohen dhe herë çlirohen nga skemat dhe nga tipikja e shkollave të përvijuara më parë. Kërkimi i formave të reja dhe ndërthurja e tyre në një të vetme  përmes një bashkëjetese paqësore të këtyre formave, duket si një prirje tjetër e këtij procesi. Rendja drejt ndërthurjes së mitologjisë me realitetin, të cilin jetojmë, do të ishte një drejtim i lakmuar për shumë e shumë poetë të kohës sonë. Rizgjimi i hajkut dhe rendja drejt një poezie proverbiale, që kërkon të lidhë shpirtin e lirë me vet natyrën, është kthyer në një tendencë e lakmueshme për shumë zëra poetikë kudo në botë, për të mos mbetur vetëm te Basho.

Pa dashur të bëj rolin e përzgjedhësit dhe brenda mirëkuptimit, do të desha të përmendja disa nga emrat që i prijnë poezisë së sotme bashkëkohore botërore: Terensinka Pereira, Presidente e I.W.A, Rozmari C.Wilkinson dhe Florentin Smarandache, Beniamin Yzon USA, Nadia Cella Pop Rumani, Paulo Concalves Pereira Brazil, Benard M.Jackson Angli, Dejan Bogojeviç Serbi, Domeniko Defeliçe, Flavia Lepre, Sandrro Alegrini dhe Anna Vetura Itali, Panajota Zaloni, Dinos Kubatis, Dimitrios Kraniotis, Zaharrulla Gaitanaki, Jorgo Hronas, Vasili Kalahani Greqi, Maurus Yong Francë etj.

Si Sekretar i përgjithshëm i Lidhjes “Pegasi” Albania, do të kisha nderin të përmendja kontribiutin e madh në bashkëkohësinë e poezisë të poetëve të kësaj Lidhje të kryesuar nga poetët Kristaq F. Shabani, Mimoza Ahmeti, Anton Papleka, Petro Dudi, DinoÇiço, Enrieta Sina, Kadrush Radogoshi, Kalosh Çeliku, Nasip Sopaj, Iljaz Bobaj, Dashnor Selimi  Anton Gojçaj, Lulzim Logu, Tasi Proko, Dhimitër Miti, Lumo Kolleshi, Sinan Vaka, Agron Shele, Mirela Dudi, Majlinda Rama, Almona Bajrami, Flora Kastrati, Hasije Selishta, Muharrem Kurti, Izet Çulli e shumë të tjerë.

Panajota Hristopulu- Zalloni

Panajota Hristopulu- Zalloni Poete vizionare bashkëkohore, me një shpirt tejet të madh, e cila, me aftësinë e saj rrokëse e frymëmarrje aktive, mbjell çdo çast fidana paqeje në shpirtrat njerëzorë; nis fluturimthi e bukurimthi në qiej pëllumba- mesazhorë bardhësorë, lirikësorë, … Continue reading

Një libër kritik për krijimtarinë e shkrimtarit Flori Bruqi.

 

Një libër kritik për krijimtarinë e shkrimtarit Flori Bruqi.

flori

            Flori Bruqi

Flori Bruqi është njëri nga shkrimtarët që ka shkruar njërën nga letërsitë më interesante në Kosovë, veçanërisht në prerjen kohore të viteve 90-të e në vazhdim, me çfarë është bërë prezent një nga zhvillimet më të rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por të gjithë Ballkanin. Në problematikën historike, etnologjike, diplomatike e emblemuar nga të gjithë analistët historikw dhe ato të kohëve të vona si “nyja gordiane e Ballkanit”, letërsia e Flori Bruqit është interesante dhe e elementuar si letërsi bashkëkohore me të gjithë problematikën e saj qoftë ajo brenda letrare dhe ajo jashtë letrare.

nga Rajmonda MALEÇKA

Një korpus romanesh, të cilët në librin kritik që pritet të botohet në Tiranë së shpejti, vlerësohen si detaje të realitetit shqiptar, në kushtet e një klime kolonialiste, hedhin dritë të mjaftueshme në prerjet historike të një populli të sakrifikuar dhe të kryqëzuar për një çështje të hershme dhe hyjnore. Të gjithë konfliktet hyjnore kanë në themelin e vet raportet me lirinë. Flori Bruqi ndihmon në “paradigmën” për ta kuptuar “legjendën e mbijetesës”, gjithashtu  dhe atë  temën biblike të dhimbjes.

 

Raportet që letërsitë kanë me popujt dhe tokën në të cilën ato kanë gjetur rrënjët e fjalëve dhe të mendimeve, të kujtesës dhe të nevojës për të ditur se kush është atdheu, liria, njerëzit e lashtë dhe njerëzit e lirisë, kanë prodhuar gjithmonë letërsi që ju kanë rezistuar kohërave. Një letërsi është e mirë, është nënprodukt i një realiteti të madh njerëzor, kryesisht nga ky raport dhe nga jetëgjatësia që ajo i ka programuar vetes.

Pjesa më e madhe e letërsisë së shkruar në Kosovë, veçmas nga gjysmë e dytë e shekullit, që sapo lamë pas, është ndërtuar përmes një raporti ekzistencial i elementuar në subjekte, ngjarje, personazhe dhe struktura të shkëlqyera vertikale dhe horizontale me çfarë krijuesit e Kosovës i kanë bërë shërbimin kulturës shpirtërore dhe asaj të kujtesës kolektive, duke qenë e orientuar shpirtërisht.

Ekzistencializmi është një konsekuencë e njohur për të jetuar, i cili është shfaqur dhe e ka pjesëtuar veten në letërsinë artistike më shumë sesa në shumë fusha të tjera të dijes dhe të filozofisë. Tek shqiptarët ky lloj raporti ka qenë shumë më herët se sa Hajdegeri të shpallte doktrinën e ekzistencializmit. Nëpër prerjet e këtij ekzistencializmi, shkrimtari Flori Bruqi ka arritur t’i “shkulë” kohës shumë personazhe të tipizuar mrekullisht, shumë ngjarje me të cilat i bëjnë prezent epokën, protagonizmin historik, të cilat janë elementë të dukshëm të procesit letrar.

Studimi kritik për krijimtarinë artistike të Flori Bruqit e karakterizon autorin si një krijues unik në kushtet e një letërsie të re dhe specifike, e cila u shkrua në Kosovë në rrethanat e një kompleksi totalitaro – kolonial, e cila ishte e kushtëzuar të ishte me një simbolikë të qëndrueshme, por të realizonte një komunikim real. Në kohët totalitare dhe ato që inspirohen prej tij, apo janë nënprodukt i tij, komunikimi ka një rëndësi të madhe, i cili lidhet me strategjinë e mbijetesës. Kosova, të paktën për një shekull është kushtëzuar për mbijetesën e saj, pasi mbi të njëri nga kundërshtarët e saj të vjetër praktikoi mbi të gjenocidin, etnocidin dhe shfarosjen e zhdukjes në masë.

a. Letërsitë si prerje të kohërave

Studimi kritik për krijimtarinë e Flori Bruqit si shkrimtar merr në konsideratë  romanet e tij, të cilët nyjëtojnë kohët më emblematike të Kosovës. Bruqi ka arritur të sjellë personazhe, realitete njerëzore, situata, ambiente dhe klimë shpirtërore autoktone, të cilat bëhen të kapshme nga të gjithë kategoritë e lexuesit. Letërsia ka një qëllim të njohur, ajo synon të realizojë një komunikim sa më të gjerësishëm dhe sa më selektiv. Marrëdhënia që letërsia krijon me lexuesin është më e shtrirë dhe më e gjerësishme sesa njoftimi, që përcjellin llojet e tjera të komunikimit, dhe të letërsisë dokumentare apo dhe asaj historike.

Bruqi arrin të krijojë një raport kompleks të të gjithë llojeve të komunikimit me kohën, njerëzit, relacionet e nevojshme të shoqërisë në saj të tipave, karaktereve, ngjarjeve dhe të lëndës letrare, aq më tepër të gjinisë së romanit, duke e shndërruar të në “aksion”. “Aksioni” i komunikimit, kryesisht përmes një letërsie të ngjarjeve të hapura dhe të përjetuara, ka përmbushur njërin nga kushtet më sendërtare të letërsisë artistike, duke qenë njëra nga pasqyra më besnike, ku njerëzit kanë parë fytyrën e vet dhe historia ka shtuar faqet e librit të saj të madh të etnisë, kombit dhe të autoktonitetit të tij.

Romanet dhe krijimtaria artistike e Flori Bruqit, sjell prerjet kohore të zhvillimeve të fundshekullit të kaluar kryesisht, në një realitet të kushtëzuar njerëzore, ku duken hapur marrëdhëniet koloniale të kolonizatorit si sundues i egër dhe i papërmbajtshëm në egërsinë e vet dhe të një realiteti njerëzor, i cili i referohet thelbit të tij që nga lashtësia deri në ditët tona. Drama dhe personazhet, aksioni i ngjarjeve dhe definicionet psikologjike, të cilët tipizojnë zhvillimet sociale dhe historike të asaj ku merren dhe autori e gjen lëndën letrare, janë si dukuria e formimit të ortekëve që zmadhohet dhe marrin fuqi në rrugëtimin e vet. Bruqi kujdeset t’i ruajë konvencionet e kohës së tij dhe të personazheve të tij.

b. Letërsitë si vazhdimësi historike

Çështjet kombëtare kanë rrënjë të thella në problematikën e tyre për t’u bërë letërsi për arsyen e njohur të tyre. Letërsia artistike i ruan ngjarjet historike ndryshe arkivave, ndryshe dokumenteve historike, ndryshe historisë, ndryshe kronikave dhe ndryshe gjithë llojeve të tjera të kujtesës. Letërsia artistike i mbush me gjak dhe shpirt ngjarjet historike, i mban ashtu dhe i ruan po ashtu. Letërsia artistike i ka kodet komunikatave më të gjerësishme dhe më shpirtërore sesa të gjithë zejet e tjera të kujtesës dhe të revokimit njerëzor. Letërsia artistike nuk i konservon as ngjarjet historike, as ato njerëzore, as dhe personazhet e tyre, përkundrazi ajo arrin t’i bëjë pjesë të konvergjencave të zhvillimeve.

Personazhet e njohur dhe real të Shekspirit të madh, historia i ka fosilizuar, i ka konservuar deri në gjendje bazike, ndërsa shkrimtari i madh përmes letërsisë i ka sjellë ato në marrëdhënie me të gjithë kohët, pavarësisht sa të zhvilluara dhe të avancuara ata kanë qenë krahasimisht me kohën e personazheve real, prej të cilëve Shekspiri e mori “tharmin” e tyre.

Thuajse 10 romanet e Flori Bruqit dhe libri më i mirë i tij, “Guxim shqiptar”, i cili është ndërtuar si një organizëm unik, me marrëdhënie dhe kumte vertikale, horizontale dhe diagonale, dhe që është një libër për të gjithë, përbëjnë një realitet të veçantë letrarë, qoftë për tematikën po ashtu dhe për profilin letrar që autori ka paraqitur. Dhe kjo është kaq e vërtetë, sa të zë shumë pak kohë fizike ta absorbosh në leximin e parë këtë lloj krijimtarie, por është ndryshe kur atë kërkon ta zotërosh.

Shkrimtari Flori Bruqi përmbush parimin themelor të letërsisë si krijim, pasi ajo (letërsia artistike) nuk e përkufizon kohën që zë brenda vetes, por e pasqyron atë përmes zgjedhjes dhe seleksionimit të ngjarjeve, personazheve tipikw dhe e bën të komunikueshme me të gjithë kohët. Kjo sjellje elitare dhe e zgjedhur i bashkëngjitet dhe përvetësohet.

c. Metafora ekzistenciale e jetës

Duket se Flori Bruqi është një shkrimtar, i cili arrin ta gjejë letërsinë dhe gjendjen e tij krijuese, qoftë në një realitet në të cilin flitet për vdekjen, pritet vdekja, dhe, ku të gjithë lajmet që shkojnë e vijnë kanë të bëjnë po me vdekjen. Baladat e vjetra dhe ato të reja qoftë dhe për ta mundur vdekjen, kanë qenë dhe do të jenë më tragjiket në historinë e njerëzimin. Epi i Gilgameshit duket se i ka thënë të gjitha që nga koha kur ai u krijua dhe deri sot.

Ka kërkuar dhe ka gjetur personazhe, të cilët kanë plotësuar kapacitetin real dhe atë përtej vetës, që shkrimtari i ka bërë pjesë të një pune, frytet e të cilës jetojnë gjatë. Jetojnë më shumë se një shtëpi, më shumë se një mundim, më shumë se të gjithë gjërat e tjera më të sofistikuara, që njerëzimi është përpjekur dhe ka luftuar ta “mbajë” kohën, ta sundojë atë.

Koha nuk mund të sundohet kurrë, ajo zotërohet dhe të gjithë këtë e kanë bërë shkrimtari me letërsinë, që nga kohët antike deri sot. Letërsia e mirë e “mban” kohën, ajo e merr atë mbi shpinë, siç mund të marrësh mbi shpinën e devesë dhe një shtëpi, e përcjell nga koha në kohë. Asnjë teknologji tjetër, sado e sofistikuar, të ketë qenë ajo nuk ka arritur ta bëjë këtë, përveçse letërsia dhe shkrimtari.

Shkrimtari Flori Bruqi ka kërkuar ngjarje dhe ato i ka gjetur në jetën e njerëzve të tij, në jetën e armiqve të historisë dhe të popullit të tij. Ka qenë një ngjarje që ka shëtitur nëpër të gjithë rrugët e vendit të tij, nëpër rrugët e fisit të tij, prag më prag shtëpie. Ai, shkrimtari është nxënë me atë ngjarje, është rritur dhe pjekur me të. Një pjesë të saj e ka marrë në shpinë si ajo deveja nëpër shkretëtirë, një pjesë tjetër e ka “bërë” burrëri për ta përballuar jetën.

E gjithë krijimtaria e Flori Bruqit është një mega-metaforë e ndërtuar “metonimikisht” në raportet e njeriut me njerëzit dhe e qëndresës me ekzistencën. Studimi kritik mbi krijimtarinë e Flori Bruqit arrin ta elementojë të gjithë strukturën artistike të cilës i “perimetrohet” dukshëm ç’e ka motivuar atë dhe pse ka qenë e tillë. Krijimtaritë universale vijnë përmes thjeshtësisë së vet, por e mbajnë të tillë temat universale, për të cilat njerëzimi ka pasur, ka dhe sot do të ketë përjetësisht nevojë. Studimi kritik për krijimtarinë e Flori Bruqit prek dhe çështjet e tjera të letërsisë që është shkruar dhe po shkruhet në Kosovë.

WHAT OTHERS SAY OF K. K. SRIVASTAVA’S POETRY / Excerpts from Reviews on K.K.Srivastava’s books (I) An Armless Hand Writes (2008) (Ii) Ineluctable Stillness (2005)

WHAT OTHERS SAY OF K. K. SRIVASTAVA’S POETRY Excerpts from Reviews on K.K.Srivastava’s books (I) An Armless Hand Writes (2008)   (Ii) Ineluctable Stillness (2005) An Armless Hand Writes   1.  STRANGENESS OF SRIVASTAVA’S POETRY K.K.Srivastava An Armless Hand Writes, the second … Continue reading

Le lieu et le temps facteurs d’inspiration poétique

 

Le lieu et le temps facteurs d’inspiration poétique

BY  IRO –CHRYSANTHIE ALEXANDRAKI ,  GRECE

 

Les époques changent, le temps passe,/ la fleuve du monde est obscurcie, / mais, moi, je sortirai aux balcons des rêves

pour te voir, courbe sur la boue, /broder des navires et des hirondelle  Nikos Gatsos.

Les balcons des rêves, voilà le lieu, d’ où le poète communique avec 1′ interrninable source d’inspiration et les mondes imperceptibles et célestes, dont puise ses idées “éthérés”, comme pourrait les caractériser 1′ observateur insoupçonné.

Mais, malgré que ces balcons des rêves se trouvent très haut, malgré qu’ ils semblent être très loin des problèmes et de la routine quotidienne, offrent, pourtant, au poète une plus belle et ébluissante vue de la réalite, piquant ses sentiments et ses pensées, sa fantaisie et ses sensations et le poussant à créer.

Dans les vers ci-dessus, du haut de ces balcons des rêves, le poète Grec Nikos
Gatsos, percant 1’horizon obscurci du demain, voit son compatriote, le Grec, courbé
dans la boue de sa terre, noyé par la routine de sa petite ville, de sa chambre étroite
ou de son petit village borné par les montagnes, rêver et broder des navires et des
hirondelles, c’est à dire de longs voyages, des mers calmes ou ténébreuses, des pays
lointains aux moeurs et coutumes inconnus, qui, dans sa fantaisie, semblent
magiques.

Pour chaque poète, le balcon des rêves peut être le pays de sa naissanse, où il a goûte les premières impressions de vue et d’  huie.

La beauté du paysage, la magie des sons, les murmures des légendes, la chanson des vagues, les orages et les tempêtes, le craquement des feuilles mortes sous les pieds du promeneur solitaire, les fables de la grande – mère, la berceuse de maman, les mains fatiguées du père, les fêtes, les hymnes ecclésiastiques, les danses et les chansons locales, les traditions, entrent imperceptiblement dans 1′ aine du poète, qui, de son entourage important ou modeste, épargne et accumule des tas d’ expérience et de souvenirs.

La grande ville ou le quartier populaire, la pauvreté ou la richesse, les petites routes pleines de boue ou les grands boulevards, le café du voisinage avec 1′ ouzo et le gâteau traditionel, le son caractéristique des dés jettés sur le trictrac et la voix muette des cartes mêlées avant la partie, ou les grands cafés de la capitale aux clients érudits et les discours infinis sur 1′ économie, la politique, la science et la littérature. 1′ angoisse du demain, l’intérêt pour les problèmes des autres ou l’indifférence pour le sanglot muet du voisin inconnu, 1′ odeur inoubliable des pages d’un nouveau livre, un cerf-volant attrapé par les cables électriques, une poupée échevélée, les palais riches et ensoleillés, ainsi que les caveaux sombres aux enfants pauvres et mal­habillés, deviennet la base et le plus sur fondement sur lequelle les vers s’ appuient, ce sont les fenêtres tout grand ouvertes pour que les voix poétiques soient entendues.

D’ autre part, les moments difficiles, les trahisons, les désillusions, les échecs, les choix mauvais, les plaisanteries et les badinages de la vie, qui blessent et brisent 1′ âme et le coeur, sont inséparablement liés avec un certain lieu, ne s’ effacent jamais du livre de la mémoire et deviennent aussi pour le poète la cause et la source inépuisable des ses idées.

Tous ceux que le poète n’ a pas vécu ou connu et que sa fantaisie, volant au -dessus du balcon des rêves, a pris l’ initiative de lui faire connaitre, en le voyageant partout dans le monde entier, se font la cause d’une inspiration riche, dont le poète ingnorait l’ existence au fond de son âme.

Ce balcon magique regarde fixement le passé, le présent et le futur. Il est inséparablement lié avec le temps, ce temps qui coule sans cesse, tissant notre destin, sculptant avec son scalpel des relations armoniques ou creusant d’ énormes lacunes entre les générations, nourissant la paix, mère de tout progrès, de civilisation et de prospérité ou allaitant des guerres cruelles, créant et élargissant avec ses brises ou rétrécissant et abolissant, avec ses orages et ténèbres intellectuelles, la qualité de vie, la culture, les tendances, les idées.

Le balcon des rêves observe le temps, qui, quelquefois, peut abîmer la civilisation, les arts et la littérature ou, au contraire, en corrigeant les erreurs antérieurs et choisissant des issus plus justes, assure leur protection de la charge de vulgarité et de profanation.

Du haut de ce balcon, le poète Grec, embrasse et arrête le temps qui s’ écoule très vite et dont la fluidité n’ est pas perceptible à la plupart du monde, et voit revivre devant lui l’ époque de Sal aminé et Thermopyles, Messolonghi, Zalongho et  Dervenakia, Korytsa et Tepeleni. Il voit un défile de triomphes et de massacres, de discordes, de dictatures et de crises politiques et économiques, qui ont changé la vie, ont porté de nouveaux moeurs et coutumes, ont créé de nouvelles classes sociales. Il voit devant ses yeux tous les événements qui ont civilisé les gens ou, malheureusement, sous prétexte de re’alisme, ont profané la manière de vie et d’ expression, abolissant la politesse de la langue et commettant une impiété à la littérature et à toute sorte d’expression.

Le poète Grec voit aussi passer devant lui des personnalités comme Euripides, Aeschylos et Sophocles, Vitsentzos Kornaros et Romanos Melodos, Kalvos, Valaoritis, Homiros et Solomos, Sikelianos, Palamas, Elytis et Papadiamantis, Empeirikos, Kazantzakis, Nirvanas et Kavafis, Kariotakis, Mavilis, Sappho et Polydouri, Alkaios, Makrygiannis et Seferis…, tout un bouquet d’ anciens et de nouveaux poètes et écrivains classiques et modernes. Chacun d’eux et tous ensemble tiennent à toute armonie les impulsions originales et les tendences nouvelles, portées a la littérature par leur spéciale manière d’expression.

Tous ceux offrent, avec un grand plaisir, au poète Grec quelque chose de leur manière d’expression, quelque chose du trésor de leur plume et luttent qui parmis eux pourra laisser la plupart des cadeaux sur le balcon des rêves, qui va baptiser le poète avec 1′ eau bénite de son inspiration, qui va le parfumer avec le sentiment supérieur et touchant, qui initie aux mystères des créations majestueuses et splendides.

Sous ce balcon des rêves passe aussi 1′ époque moderne avec ses manières spéciales d’ expression. Une époque, qui, malgrès l’ aplanissement du respect des relations humaines, des moeurs et coutumes, des pensées, des rêves et des sentiments, lutte, pourtant, à l’ aide de la plume de ses poètes, pour conserver et sauver la beauté et la noblesse de son expression. Une plume tantôt romantique et lyrique, sur les traces anciens, lue, comprise et aimée par la plupart du monde, tantôt caractérisée par une grande aphérèse à l’ inspiration et l’ expression, qui exige un grand effort pour erre approchée et dont la parole sybillique s’ adresse aux initiés cultives et ignore le peuple, qui, pourtant, attend celui qui va le guider à l’ initiation, la purification et la délivrance de toute vulgarité de langue et d’expression.

Le balcon des rêves ne s’ épuise seulement au passèet au présent, s’ envole au-delà de l’ aujourd’ hui, perce l’ horizon obscurci du demain et voit, fixe et palpe le futur sombre. Le balcon des rêves, 1′ ame  du poète, n’ a point de limites et ne se

dompte jamais par le temps dompteur de tout et de tous. Ses créations, cadeau divin qui arrive du monde des idées, ont la qualité et le privilège de se mouvoir librement dans les dimensions immenses du temps et du lieu, en offrant à leur créateur le privilège de la prévoyance et de 1′ éternité’.

 

Pickimi i shërbëtorit nga një fluturues blu

Pickimi i shërbëtorit nga një fluturues blu

       kristaqi         

     nga Kristaq F. Shabani

 

Në materialin “Frei Beto një  autor superstar brazilian në Venezuelë” autorja, Teresinka Pereira ka përdorur me natyralitet dhe faqas mendimet e saj analizo- kritike për disa akte madhore, të cilat kanë të bëjnë me pastërtinë njerëzore në aspekte që ata kërkojnë të japin gjatë jetës së tyre – përvojë, duke u ndikuar totalisht nga kahje pozitiviteti dhe ngarkesa rëndese për qëndresë në frone pushtetore, kur ka divorc ose kontradicion flakandan me idetë  shprehëse, të cilat duhet të realizohen, por hasin pengesë realizuese. Teresinka Pereira, me aftësinë e saj zbuluese, ka kapur e përsiatur dinamikisht një protagonist të refleksionit, të prodhimit të ideve  Frei Breton, (përkufizimi i saj është i natyrshëm pa metaforizim apo hiperbolizim) natyrisht i famësuar në krijimin e veprave të tij dhe të ideve progresive. Lënia e pushtetit, postit të fituar apo të ofruar në mënyrë freibreto, është një shëmbëlltyrë nxitëse  me fytyrë natyrore e shpirtërore, të cilin e realizojnë vetëm të mençurit, kur shikojnë që, megjithë përçapjet klasike, dinamike, të moderuar nuk ka depertim të idesisë liberale dhe gjithçka është njësoj, kjo sjell dhe tërheqësinë, pasi mosrealizimi i idesë ka dhe humbjen e rolit… Kjo buresë gjallëruese e idesë është e lidhur edhe me ndikimin teologjik dhe të aftësisë së ndikesës në strukturën trunore të njeriut të lirë dhe operues. Një nga problemet më pikante në këtë material përgatitor është sesa madhor është shpjegimi i dhënies së fuqisë personave të angazhuar dhe kuptimësia  sesi e përdorojnë këtë pushtet këta persona, të cilët e përdorin fuqinë dinamikisht për të zbuluar ndërgjegjen e tyre shpirtërisht, është zbulesa më ballore dhe frontale. Kjo është zbulesa e të aftit, aftësisë për ta mbajtur e shtrënguar fuqinë e për ta përdorur pushtetin në favore. Kjo që zbulohet në këtë material është karakteristikë, e cila shfaqet dinamikisht tek njerëzit që, po u dhe një herë pushtetin  të posedojnë force, nuk mund të shkëputësh nga forca, paçka nga e tentuara e lodhshme. Këtu kemi të bëjmë me protagonistimin e intrigës së dëmshme, e cila i tjetërson ata, që u ke dhënë fuqinë, forcën për të drejtuar. Kjo është karakteristikë tipizuese edhe në Ballkan, por edhe në Shqipëri ( e bërë vetëm në ndonjë rast sporadik). Shembëlltyra Frei Beto e dhënies së dorëheqjes është një akt sa shembullor, aq dhe i vëmendshëm për t’u ndalur e për t’ju referuar. Militantizmi ka  aftësinë që të lëshojë njolla në veprimtarinë përmbushëse. Veprimi i tërheqjes nga qeverisja është reflektim dhe siguri mendore vepruese, leksionuese për kategorinë e njerëzve, të cilëve u ke dhënë forcën, që duhet ta kryejnë këtë akt madhor, por intrigimi nuk i lejon kurrsesi, ndaj kjo, në këtë rast flagrant, kërkon dinamikën e mendimit shoqëror heqës. Mendimet e Frei Betos për solidaritet dhe demokratizim janë efikase, por vetë solidariteti dhe demokratizimi janë një proces i vështirësueshëm, një laborator mendimor, profesional dhe shkencor, i cili kërkon kohë dhe interpretues.

Të këqijat mbretëruese apo kanxhuese janë plagëzuar natyrshëm si rrjedhojë e mos qëndresës dhe kultivimit të mendimit progresiv.

Të bie në sy theksimi i nevojës këndvështruese, që është natyrisht mësim, për çdo problem të kontraktuar, përdorimin e kontradiktës në një politikë sociale tejet të avancuar dhe politikës të re liberale për të realizuar ngopjen dhe ecurinë e organizmave  prodhuese.

Njerëzit e këtij karakteri – Frei, kërkojnë  të ketë përmirësime të jetesës dhe kjo arrihet nëpërmjet reformave të organizuara mirë  dhe të menduara që të përfitojë pjesa më dërmuese e shoqërisë e sidomos ajo e varfër…, Ky është një ngacmim jashtëzakonisht i mprehtë, pasi të pasurit gjithmonë sakrifikojnë drastikisht të varfërit, duke realizuar edhe në sistemin demokratik një “kanxhim” e prangëzim  pa e metaforizuar të njëklasimit determinues dhe mbretërues, që shpesh vishet me kallaj, duke treguar prioritetet e sistemit.

Esenca  e nevojës së kthimit të mendimeve pas në përvojë dhe depertimi në zemrën e fuqisë, sipas përkufizimit të Frei Betos është një natyralitet i të gjithëve atyre, që kërkojnë progresin social, shoqëron dhe ecurinë.

Trajtesa origjinale dhe kapja e synimit mbisundues –flet për një substrat të sitisur të autores dhe kapje të rëndëisë në katër kahjet e horizontit.

KODIM I FJALËS POETIKE NË QIELLIN E MANOVRIMIT LETRAR

Nga  Remzi Salihu, poet, përkthyes, botues

 

Majlinda Shabani “Skulpturë dëshire në qiell manovrimi”, botoi “Marin Barleti” Tiranë, 2007

1. Skulptura e fiksuar e imagjinatës 

Në qiellin artistik të manovrimit kulturor e jetësor çdo individ është një qenieje soditëse e veçantë, i ngjeshur me karakteristikat dhe veçoritë e veta specifike të gjykimit, perceptimit, për të vërtetat apo të pa vërtetat njerëzore. Në këtë poligon të hapur qiellor të kreativitetit të shumëfishtë vepron individi, krijuesi, bashkë me ëndrrat që e rrethojnë dhe shqetësojnë atë në jetë. Dëshirat e shumta që ka njeriu në vete, me kalimin e kohës, i nguliten në memorien e tij, si kujtime të pashkëputura, e që në esencë të veçorive karakteristike e përcjellin hap pas hapi deri sa të jetë gjallë. Çdo dëshirë individuale e parealizuar mbetet “skulpturë” e fiksuar e imagjinatës dhe ëndrrës së kërkimit të gjatë sfidues me kalimin e kohës. Aty, madje, shtrëngohen dhe futen në lojë kuptime esenciale nëpër lëndinat e shumta shumëngjyrëshe, dëshira e kërkesa, që i parashtron shoqëria dhe jeta. Andaj në këtë fluturim të largët ngjitet kodrave, majave të përjetimeve  edhe zemra e ”copëtuar” e frymëzimeve, bashkë me frymëmarrjet intime të shpeshta shpirtërore, të ndjeshmërisë së përditshme edhe Aleksandra (Majlinda) Shabani. Shtegtimet e saja krijuese lënë gjurmë malli të pashuar në dëshirat e shumta të poetes së re. Kjo poete, duke fluturuar mbi shpatullat e “Pegasit”, me reflekset e saja të shkathëta lirike e poetike i puthit imazhet blu e të ndjeshme të tokës, qiellit dhe rrethit ku jeton. Ai magjizëm i thellë, ylberak, shumëngjyrësh, meditativ, që i mbërthen vargjet e autores gjirokastrite, vjen si kërkesë shpirtërore e çasteve të përjetuara, apo si trëndafil i freskët meditimi, i posaçelur, me vrull rinor, të imagjinuar në vete e që lëshon aromë të veçantë “në një kopsht ëndërror” e të pritur e përcjellë, përherë, nga çasti në çast. Zëri i saj poetik është i qëndisur me lulëkuqe e dëshirash përkëdhelëse nëpër lëndinën e kujtesës së zhvilluar e lulëzuar mbi akte e sfida të shumta rinore. Çdo veprim i kësaj hapësire të freskët në thellësi të kuptimit, ka një hyrje, zhvillim dhe mbyllje karriere. Në këtë rreth të të jetuarit dhe kërkimit, dëshmitare bindëse i bëhet koha dhe ndjenja, që bartet nga dita në ditë.

Ndjenjat e saja të vrullshme, me sensibilitet të theksuar në vete, tetuazhon kujtesën frenkfentuar me ngjarje dhe e detyrojnë veprimin soditës drejt mendimit racional që,  për çdo gjë që ndodh rreth vetes dhe të tjerëve, të ketë arsyen e vet të njohjes. Poetja di çka të kërkojë nga koha kometave dhe incizon çdo detaj të saj, se çdo fillim ka edhe mbarimin e shtegtimit të vet. Por nëse fillimi i nisur nga dyshimet, hyn në zhgënjimin e papritur, lëndimi ndjenjës bëhet epilog i madh, i papritur në arenë të kuptimit, nga shpirti i strehuar në “magjizmin” ëndërror të rastësisë dhe arsyes së një shkaku të nxitur nga “profetikja” miqësi, e cila përherë mbetet enigmë në vete, e pazbuluar tërësisht nga veprimet e dyanshme, të subjektit me objektin në përsiatje universale të vërtetësisë.

Kërkesat e shumta që bëhen në tërësinë poetike, të përfshira në vëllimin poetik “Skulpturë dëshirë në qiell manovrimi”, janë kërkesa dhe dëshira të një zëri të vrullshëm, me temperament rinor, për të ndryshuar diçka të imagjinuar, pak sa mistike, të mbyllur në vete dhe rrethi. Natyrisht se kjo kërkesë përballë botës dhe ndeshjes së përditshme me të, vjen me sakrifica dhe moskuptime të mëdha, e që “copëtojnë” zemrën rinore pa diktueshëm. Sepse çdo gjë që ndahet, copëtohet nga zemra nëpër thermi të shumta, të fut në mall dhe pastaj dashuria bie në kërkesë të njohjes të së vërtetës, sipas një paramendimi të jashtëzakoshëm, i cili si një kambanë e ndjeshme ndihmon të dallosh, shëmbëllesh më lehtë pamjet e brendshme të gjërave, që veprojnë si konkludime melankolike tingëlluese nëpër ndjenja të shumta, për çastin e ikur nëpër kohë dhe takime shumë mbresëlënëse. Ngase çdo gjë intime që largohet nga vetja, pas një kohe, të ndrydh, të harxhon si ndonjë “thermi e lehtë” në shpirt, nga fjalët dhe mos kuptimet e arsyes në shoqëri. Që në fillim të magjizmit kuptimor, njeriu ndërton piramidën e vet të kujtesës së evokimit dhe rikujtimit të ngjarjeve si gjykim kritik të të menduarit racional.

Hyrja në skenën e njohjes së rrethit, botës, kozmosit, për poeten, në çastin e parë është një “shenjë” provokuese që e nxit më tej, e dërgon në kërkim të shkakut, të njohjes, deri në provokim më të thellë,  për të hyrë në rrethin e dytë, në klasën e pjekurisë së individit si njeri. Dhe gjithë ky udhëtim i largët i ndërtimit të dëshirave, kërkesave dhe  zhgënjimeve, pas një kohe, periudhe kaluese, të përvetëson, të bënë për vete dhe të shëtit nëpër kopshtin ëndërror të imagjinuar dhe përjetuar nga individi. Tërë kjo ndjeshmëri të duket me kalimin e kohës, si zhgënjim, apo përvojë karriere, që të forcon e të hap shtigje të reja jetësore. Prandaj kjo sprovë loz me ndjenjat e poetes, e cila me kureshtjen e saj modeste përballë “botës që zhvesh fustantabunë”’ e kohës vjen, si provokim i “tymtë” nga lajmi i pakuptimtë i rrethit, nëpër sheshin e shtrigave ziliqare, të stepur në zhvendosjen utopike të pakuptimësisë kohore. Ajo nga ky rreth i fshehtë trazimi, kërkon vetveten, individin e mbyllur në peng ngushëllimi, që do t’ia përmbushë e furnizojë jetën me lumturi, andaj ajo është në hulumtim e sipër të njohjes dhe kërkimeve absolute të kohës. Kjo arratisje e mendjes dhe kujtesës bashkë me ndjenjën e padefinuar tërësisht, zhduket nga vetja, si e ftohtë deri në thellësinë e paemëruar të gjërave.

 

2. Hemisfera impresioniste e jetës

 

Venitja në kujtesën e acartë’’ është heshtje e ngrirë në vete, është ngjeshje e venitur në suaza të moskuptimit të ftohtë, definimit dhe enigmës që endet andej – këndej mendimit të ngrirë, të paçliruar tërësisht nga paragjykimet e rrethit. Hapësirën të cilën e imagjinon, poetja, në këtë vitrinë të qelqtë përzgjedhjesh shoqërore, akoma nuk e gjen në vete dhe në qetësinë e shpirtit të saj, akumulon neone deshifrimesh, ku do të preheshin dëshirat, kujtimet dhe mendimet e shumta. Prandaj ajo udhëton dhe kërkon me fantazinë e saj çerdhen ngrohtë të prehjes, për t’i definuar gjerat të vëna në sprovë. Trupi kuptimor i saj endet pas një ëndrre të venitur në shtratin e padefinuar të dashurisë së fshehtë të magjisë së padeshifruar e të etur shpirtërore, e cila herë tretet e herë ngjallet mbi “krahët e rrëzuar” mbi një portret të kapshëm në kornizëtë një sigurie të vërtetë njerëzore, që kërkon individi për të krijuar ura afrie të forta në shoqëri. Pasi ajo nga rrethi dhe ndjellakeqit është e përndjekur përherë, si nata dhe zhgënjimi i acartë.

Pos përvojës së saj jetësore poetja ka si mbrojte edhe bagazhin e dijes, të cilat së bashku i japin, asaj, kurajë dhe impulse të reja energjike, për ta kaluar urën e kuptimit dhe besimit, e cila urë, si sprove kalimi, në vete ngërthen barriera e pakënaqësi shtegtimi, deri në cakun e dëshiruar e të pakalueshmërisë. Sepse vetëdija dhe përvoja zhyten thellë në rrënjën e shkakut dhe rastit të padefinuar, që shkumon përbrenda arsyes me pasoja të ndryshme gjatë notit të thellë jetësor të ndjenjave, të cilat ndjenja intime shkojnë duke gërryer nëpër hemisfera impresioniste të jetës,  në kërkim të lirisë së vetes dhe të tjerëve. Ajo ngandonjëherë lundron pa vetëdije në një barkë shumë kuptimore filozofike, ku i tretet mendimi dhe besimi. Hapësira ku kurorëzohet enigma e ëndrrës me natën e mjegullt, mu aty hëna i bëhet rojtare e takimit të parë. Guximi veprimit ia shtrëngon frymëmarrjen nëpër dëshira me gishtat e mbërthyer në shtrëngim të dy ndjenjave të largëta, por që në esencën e saj lidhin unazën e afrisë me kaltërsinë e dëshirave rebeluese të kohës së pafund, në kërkesat e çasteve të imponuara apriori, si paradoks i përndjekjeve të minutave të shpejtuar të kohës së shkurtër, që imponohet në raste të caktuara.

Poetja kërkon që momentin ta lidh në nyje të kohës, si hëna e ngrirë, me bukuri të magjishme në hapësirë qielli letrar. Shpirti romantik i saj impresionon me imagjinatën filozofike dhe lidh  tokën me qiellin për t’i plotësuar dy ndjenja të largëta. Atë çast dhe atë vend të pikëtakimit nuk do që ta mbërthejë e “nesërmja e lagësht’’ e zhgënjimit, pritjes, ku data mbyll kuptimin në çastin e një takimi të paharruar. Poetja kërkon (mos) zhgënjimin e saj dhe gjatë lundrimit imagjinativ poetik nëpër vargje, në vete amputon edhe rrahjen e zemrës me aromën e këndshme, dehëse të frymës së ndalur peng në një moment të fiksuar trishtimi, që lidh misterin e pazbuluar të thellësisë së ndjenjës, e cila ndjenjë në vete bëhet “skulpturë”  të shpitit të çiltër dhe fisnik nëpër vite. Ajo mat me vëmendje pulsin jo të zakontë të kohës dhe zemrës, në këtë det të madh ndjenjash e dëshirash, nëpër të cilën  kalon vetëm kjo anije e madhe dashurie me plot vrulle shpirtërore “në qiell manovrimi’’. Ajo largon nga vetja tabutë, dyshimet, ligësitë dhe kufizimet, madje pengesat e dallgëve të përditshme, provokuese, që i sjell koha dhe shoqëria. Poetja ka besim të madh  në shpresën e saj, ngase, ajo sfidon dhe investon gjithçka rreth vetes, ndaj edhe merr guxim në arritjen e qëllimit për hapjen e shtigjeve te reja jetësore. Mendimi poetik fiksohet në ’’lakuriqësinë e botës’’ që na rrethon, sepse brenda vetes njeriu është një mister i pazbuluar, një botë tjetër e fshehur, me “kaplim asfiksie në hemisfera gjoksi”, që në arenën konfuzionit dhe kontradiktës sjell paragjykime nga më të ndryshmet, andaj në atelienë eksperimentale të konkurrencës vepruese nuk mund të fshihen imtësitë e dukshme dhe njollat që i ka njeriu. Errësira dhe heshtja i fsheh të gjitha pakuptimësitë e veta, kur mendimi nuk gjen dritë alternative për t’u përballur me vërtetën. Andaj poetja shtron shumë pyetje vetes dhe të tjerëve, duke kërkuar ditën për t’i zbardhur apo lakuriqësuar të gjitha moskuptimet, që e ngushtojnë miqësinë, e cila gjendet larg si ‘’kujtim i tretur’’, pasi, hapësirën dhe rrethin imagjinuar e ka pushtuar vetëm hija mugët, e errët, që rishfaqet herë pas herë, si ëndrra e këputur me plot ‘’myshqe’’ harrese.

Largimet, ikjet dhe pritjet, janë gjurmë të përhershme që trazojnë shpirtin e poetes. Ato ndriçojnë në kujtesën e saj me llojllojshmërinë e ngjyrave vezulluese. Ajo behet stacion i pritjeve atraktive të përhershme, që ndal zemrën në raste të caktuara, mu në rrethin e aortës për kujtimet e skalitura dhe të mbjella thellë në zenitin e shpirtit, që pa u kursyer do të rrahin në vete, por pak si enigmatike, duke pritur “krahun pushtues të dashurisë’’, që gjendet diku i strehuar thellë në kozmos. Larg vendit dhe rrethit ku jeton. Ajo komunikon vetëm me hijen  që ka mbërthyer hapësirën. Dëshira për përqafimin e çastit, kujtesën, do t’ia kthejnë në “satelit’” të shpejtë  të kërkimit për të arritur deri në botën e papushtuar, për ta çliruar ’’mendimin e ndjenjës kallur’’, që nxjerr flakë dialoguese në globin, ku dashuritë e sinqerta janë në përqindje të vogël.

Poetja në poezinë ’’Kthimshpinat’’ gjykon pa u kursyer për ndryshimet që pëson njeriu me kalimin e kohës, kur e nesërmja e ikur e nxit t’ia kthej shpinën të djeshmes, pa lënë gjurmë bindëse  në “çengelin e varur të bukurisë”’ së fiksuar në mendje, e që mbetet, si enigma më e pazbuluar, apo mister i pakuptimtë, që rrjep përbrenda trupin, bukurinë femërore nga moskuptimet dhe keqkuptimet. Në detin e kujtimeve vetëm frymëmarrja e dashurisë do të pulsojë e fluturojtë me “magjizmin’’ e vet, qoftë edhe bota të përmbyset, deri sa të arrij në bregun e pritur të dashurisë. Shtegtimi i ndjenjës dhe kujtesës nuk do ndalet vetëm në qëllim, arsye, sepse vështrimi dhe bindja është aq thumbuese,  aq sa sjell në vete dhimbje të përhershme dhe nuk shuhet kurrë.

 

3. Letërsia është bima më e këndshme e përjetësisë

 

Në qiellin e manovrimit letrar ka shumë yje, por një yll që ndriçon më shumë në këtë rast impresiv të qasjes interpretuese, është zëri poetik i poetes se re Aleksandra Shabani, që tenton t’i kalojtë disa hemisfera ndjenjash me reflekset e saja të rrëmbyeshme dhe sfiduese për kohën, për ta tejkaluar me këmbëngulësi ëndrrën e adoleshencës se saj dhe, duke u çliruar nga brengosja e kujtimit, kuptimit të izoluar, me orë të tëra në shpresë, të cilën gjë don ta kthejtë si armë dhe dëshirë unike, poetike, për shpëtimin e zhgënjimit të përgjithshëm njerëzor, sepse edhe në kaosin më të madh njeriu kërkon ndihmën e arsyes me fjalë lutëse për mëshirë nga “Perëndia”. Poetja jetën e merr si sprovë të mundimshme  që ngandonjëherë ia ngushton zemrën me kundërthëniet e saj, e cila bashkë me bagazhin e përvojës shëmbëllen me përmbushje dëshirash në jetë dhe  e përndjekur me dy kuptimësinë në vete, të kuqen dhe të bardhën. Te dy ngjyrat janë të ndjeshme në kornizën e vetëdijes së saj,  përballë kafshës së zezë, luanit, që do të hyjë midis  këtyre dy pjesëve enigmatike të dijshme, të mbyllura në vete, që herë shfaqet si peshk e herë si dem. Por për t’u pushtuar kjo veçori e thellë duhet sakrificë, ngase, për të kënaqur zemrën dyngjyrëshe të vizatuar në kujtesë si hije, duhet gjithsesi që një ’’afiksimi shtazarak’’ të largohet nga realiteti. Kuptimi imagjinar ka sekondat, minutat e veta për ta përmbushur mungesën, kërkesën shpirtërore, që është kozmos impresionist në vete bashkë me dallueshmëritë e saja.

Letërsia si duket i  është bërë bima më e këndshme e përjetësisë, andaj në këtë bimësi të madhe ujit nëpër yje me shkathtësi edhe poetja Aleksandra Shabani. Edhe pse libri poetik ‘’Skulpturë dëshire në qiell manovrimi’’, është vëllimi i parë  dhe i shkruar në moshë shumë të re, megjithatë, autorja, i sjell lexuesit pjekuri imagjinare refleksive me përkushtim të theksuar prej talenti. Emocionet e saja janë të lidhura ngushtë me mendimet që poezinë e kthejnë në një ton me shprehje të përmbajtur. Ajo mundohet që mendimet, idetë, dhe refleksionet t’i qëndisë me fotografi moderne lirike. Metaforat, figurat stilistike dhe shprehjet e rralla tenton t’i bashkojtë në një piramidë poetike autoktone. Poezitë e Aleksandra Shabanit vibrojnë në vete dhe shfaqin dridhma të brendshme shpirtërore të ngjeshura me mall rinor. Ato na çojnë në sheshin intim të saj për ta njohur sa më mirë rrethin ku jeton dhe vepron. Kush është i etshëm për këtë njohje, gjithsesi, se nuk duhet të largohet shumë nga synimet, shikimet e veta bindëse, ngase, shenjat rastet e përsëritura, me të cilat takohet për çdo ditë, e  rikthejnë individin në rinjohje, në qëllimet dhe shkaqet e planifikimit të vetes në rrugëtimin e mbarë imagjinar, më të gjatë të kozmosit poetik. Në këtë situatë shumë poezi i bëhen roje, “bodigard”, për çdo gjë që i vjen si e papritur, si sprovë jetësore, apo si konsum ditor i gjërave.

Poezitë nuk e ndryshojnë historinë e jetës, por ato japin detaje lirike të jetës, emocione, të cilat janë të vetme për lirinë shpirtërore, që, në rrethana të caktuara, mbeten të përmbushura tërësisht me veçanti personale e që evokohen brenda rrethit të vet kuptimor. Dhe të tjerët e nxjerrin kuptimin e saj, si me mikroskop gjuhësor, duke soditur si përvojë e veçantë jetësore nga çaste dhe gjurmët që kalon poetja.

Zëri poetik që më ngacmoi për të shkruar për këtë vëllim poetik, është rebelimi i thellë i këmbëngulësisë dhe  kërkimi ekzistencial i poetes. Vargjet e saj frymëzohen nga gjerat që i përjeton, shumë fotografi të gjalla të përditshmërisë dhe imagjinatës inkarnohen në kufijtë e fiksionit dhe të vërtetës realiste. Stolia e vargjeve karakterizohet dhe lidhet ngushtë me përpjekjet e saj për risi shprehjesh të reja dhe disponimit universal të temave që ka nxjerrë në një mes të caktuar. Poezitë e saj janë dromca frekuencash intime impresioniste që zhveshin shpirtin sensibil të poetes. Si duket procesi i të shkruarit të saj, para së gjithash, bëhet  motiv i qëndisur dhe përjetuar me kuptim. Shtegu nëpër të cilën kalon ajo është ai imagjinar universal, kreativ, dhe  ai konkret. Stolitë e shprehjeve të rralla poetike janë qëndisje moderne të kohës. Ato shprehje kalojnë nga dashuria personale drejt dashurisë së frymës së fjalës manovruese estetike të përgjithshme, sipas nevojës që ia dedikon koha. Metafora dhe ironia e përcjellin vëllimin poetik ‘’Skulpturë dëshire në qiell manovrimi’’ në pjekuri të mëtejshme të autores. Ajo manovron nëpër fjalë të rralla dhe ndërton piramidën e shprehjes së veçantë që e dallon nga shumë autorë tjerë të gjeneratës së saj. Sa më e ngjeshur të jetë poezia, aq më atraktive bëhet kërkimi i shpalimit saj nga thellësitë e papushtuara kuptimore. Aty këtu ka ndonjë lëshim, por në përgjithësi ajo sjell një metaforë të veçantë poetike që të bën për vete. Ajo gjurmon me shkathtësi në qiellin e hapur të konkurrencës së shprehjes me gjuhën e saj të zgjedhur poetike, duke formuar portretin e saj rrallë. Me shkathtësi bën edhe thyerjen e saj parabolike, gramatikore nëpër sintagmat e rralla dhe të goditura me një freski e ndjeshmëri të zhdërvjelltë. Duke e skalitur me kujdes mjeshtërinë artistike të vargëzimit, bashkë me dëshirat dhe paragjykimet e shumta kohore.