Një mënyrë ndryshe për të bërë poezi, “Deti im”

Një mënyrë ndryshe për të bërë poezi

“Deti im”

Prof. Flavia Lepre itali

 

Në magji statike zërin e detit tim dëgjoj. Dallga, që nga larg mbërrin, pozon jehonën e mijëra tingujve të bregut. Unë e humbas vetveten, duke soditur kaltërsinë e qiellit dhe detit. Ky  det është  babai dhe robi i ujërave të ëmbla. Është gjithashtu nënë edhe për krijesat e ujit, për çerdhet sekrete të smeraldeve, për sirenat e çuditshme, veçanërisht për ato sirena të mrekullueshme që, unë ftoj gjithmonë e për të pauzuar në hapat e mia  dhe pastaj për t’i nxitur për të  kënduar me mua.

I adhuari dhe i fabulizuari deti im.

Është një univers, tërësi misterioze, që mbart mister dhe i magjishëm edhe pse në të  ai  mbart shumë mijëra kurthe (gracka) të rrezikshme. Është i biri i ligjshëm i infinitit, përjetësisë dhe unë e adhuroj si të jetë një zot. Vështrimi im zhbiron vellon e hollë, këtë hiç-asgjë, që ndan detin dhe qiellin, për të më përgatitur për të kapur  shkëlqimin e verbueshëm papritur të yllit, pastaj për të biseduar me hënat folëse të neteve, të cilat  mund të jenë të qeta dhe pa erëra.

Për pak çaste do të hesht, kur  do të infiltrohem në arratisjet e “gabianëve”, të pulëbardhave për t’u bërë atyre shoqëri. Për t’u strehuar do të shkoj te sirenat e mia të bukura, duke u pozuar  e duke u sistemuar  në një qëndrim të caktuar të hapave të mi të dashur do të filloj të rrëfej me zërin fabulor (përmbledhje fantastike për fëmijë ) fabulën e Uliksit humbur midis koraleve dhe nënave perla,  të shfaqura në sipërfaqe, midis dallgëve të zhurmshme. Dhe duke dëgjuar historitë e mia do të vijnë krijesa të tjera të detit dhe në fund fare do të këndojmë të gjithë së toku dhe bashkë me ne do të bashkohet edhe tingulli i dallgëve, i modeluar ritmikisht dhe gëzimi vezullues i peshqëve dhe pastaj çdo tingull do të pushojë dhe një qetësi e zorshme do të veprojë, që kuis  midis shkumës së bardhë, përpara se të copëzohet në një zhurmë   të madhe,  të dhunshme, të shkaktuar nga forca dhe nga  e qara e detit në furtunën e stuhishme dhe pastaj nga qielli, papritur, mbërrin stuhia.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s