Gjakmarrje !!!!! Këtu nuk dua të jem shqiptare…..

Gjakmarrje !!!!! Këtu nuk dua të jem shqiptare…..

n autor si dhe do hedh dhe recencen time per librin tend

Nga Jozefina Traboini 

Shpesh herë i jam referuar kësaj teme, ndonëse jam një qytetare Shkodrane.

Por gjithëherës në letra, ndërsa me vepra e ndjej veten gati të pafuqishme. Megjithatë është e provuar,  që sa punë bën fjala, nuk e bën as veprimi.

Gjakmarrja të dashur kolegë, poetë e shkrimtarë është një fenomen shkatërrues, është plaga më e thellë dhe më e dhimbshme e shoqërisë tonë , është e keqja më e madhe, që po rrënon ç do ditë e më tepër familje dhe fise të tëra.

A ka istitucione që përgjigjen për këtë fenomen kaq të rëndë ?

Si reagon shoqëria jonë?

Po ligji si funksionon?

Kjo e ka emrin “shqiptari?! “…duke u vrarë me njëri- tjetrin përditë, duke u ngujuar dhe gjithçka në zi?!…

Kjo plagë e rëndë dhe e madhe që ka pllakosur vendin tonë , nuk ka  emër që ta justifikojë dhe për fat të keq jemi ne vetë , që me indiferencën tonë e  ushqejmë.

Çlidhje kanë këto njerëz me besimin ?

Përse besojnë në zot ? Përse shkojnë falen e luten?

Besoj se nuk ka zot në tokë e qiell, që i mbron dhe i udhëheq duke ju thënë – vrituni, se kështu e do jeta, besa e burrnia .Unë nuk e dua “emrin Shqiptare” nuk me intereson se kështu më turpëron” Më gjykoni sa të doni , nuk i dua këto burrnina, këto kanune. Që ky kanun i shejtë e i vetëm “kanun” është “Kushtetuta themeltare e moralit të çdo shqiptari “por me injorancë e padituri e kanë kthyer në libër gjaku e hakmarrjeje. Unë jam një poete , jam një juriste shteti, jam një nënë e dy djemve, jam një grua e një burri, jam një bijë e një fisi. Dua të çoj zërin lart e më lart me sa fuqi të kem e të bërtas. Ku është shteti ? ku është ligji? Ku janë reformat, dhe për më tepër ku ështe morali i shqiptarëve ! I bëj thirrje politikës nga kjo foltore e shejtë , sepse poetët janë dija dhe ndërgjegjia e kombit, që të ndërmarrë gjithë masat e duhura për ndalimin e këtij fenomeni gjakatar dhe zbatojë legjisacionin që e ka miratuar vetë. . Kolege! Poetë! Shkrimtarë! Të ngrihemi njëzëri dhe me mendjen dhe penën tonë të shpëtojmë këtë popull që quhet “Shqiptar”. Të lufojmë e të shkruajmë me shkrimet e gjithësecilit nga ne, duke lenë një trashëgimi në veprën tonë dhe për më tepër të bëhemi më aktraktivë në këtë tematikë, vetëm e vetëm të ndalim lotët e nënave dhe të shpëtojmë jetën e shqiptarit. Ne jemi popull i vogël dhe nuk kemi kohë për të shpërdoruar dhe flijuar jetën e dhuruar, prandaj në vend të urrejtjes le të mbjellim më shumë dashuri, në vend të rrëmbimit të një jete le ta falim atë .

Kjo ishte lutja ime, por dhe zemërimi im, sepse nëse nuk ngrejmë zërin për këtë mallkim që na ka mbetur nga shekujt, so do të mundim ta ndryshojmë të ardhmen tonë?! 

Jo!!!  Gjakmarrje!!!  Këtu nuk dua të jem shqiptare…..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s