Imazhet në poezinë bashkëkohore

 Pegasi

Imazhet  në p oezinë bashkëkohore 

Përgatitur nga Katedra Eseistike  e Lidhjes së Krijuesve  Internacional  “PEGASI”   Albania

 

Hyrje
Νjë pyëtje ecila ka rënduar në kuptimësinë dhe në përçapjet për të siguruar zbulesën thelbësore: “Çfarë është imazhi, apo imazhimi? Është nëj pyetje e cila ka shoqëruar gjatë gjithë kohëve filozofët, estetët, studiuesit, vetë njerëzit lëvrues, kreativë të poezisë, poetët. Por paçka nga tundimet end enuk është arritur në një përgjigje kulmore, pra asnjë përfundesë.. Perkufizimi i përdorur më gjerësisht ne sot është: “ Një kompleks intelektual dhe emocional në një moment kohe të dhene ( Ezra Pound).
Por për të arritur në këtë përkufizim të Pound është demarshuar gjatë dhe lodhshëm. Para se Pound të nnëvizojeë përkufizimin e tij,  imazhi këndvështrimi i tij  shihej në  mënyra të ndryshme nga njerëzit dhe studiuesit, pra shumica e tyre.Por paçka nga ky rrugëtim gjatësor shqetësimi i pyetjes dhe përgjigjja e saj “Çfarë është një imazh?” është arritur në ndasohet në tri pjesë thelbësore:
1. Si mbërrine nga mbërrin imazhi?
2. Pasi krijohet imazhi, ç’trajtë ka?
3. Ana funksionale e një imazhi në një kreaturë(krijim)?

Në radhë të parë për të realizuar nëj njohësi të tillë duhet shkurtimisht të shpjegojmë dhe të zotërojmë disa terma (kuptimorë) të ndërlidhur me të, pra një fjalës i natyrshëm shpjegues.

Terma lidhësee:
Imagjinimi
Kategoria në të cilën zënë vend gjithe imazhet, aq të shumëllojshme dhe të gjallë, natyrorë në shfaqje dhe në qenie.
« Imagjinimi mund të përkufizohet më së miri si tërësi e ndijimeve të sugjeruara të poemës » ( John Ciardi, Ëorld Book Dictionary def. Of « Imagery »)
Imagjinata
Laboratori mendor i përdorur për krijimin e figurave ( imazheve) dhe ideve novatore.
“ Një magazinë faktesh me poete dhe gënjeshtarë të lidhur në bashkëpronesi.” ( Ambrose Bierce, 60) Një kategorizim ky pronësor.
Imagjinata nuk është ashtu siç sugjeron etimologjia, aftësia për të formuar imazhe të realitetit; është më tepër aftësia e formimit të imazheve, të cilat shkojne përtej realitetit dhe shënojnë realitetin”

( Gaston Bachelard, “On Poetic Imagination and Revery,” 15 )
Imagjinizmi
Eshte nje shkolle poezie dhe poetikes e bëre mjaft e njohur nga Ezra Pound, Amy Loëell dhe Hilda Doolittle në fillimet e shekullit te XX qe përqëndrohet në “trajtimin direkt të gjerave, qofshin ato subjektive apo objektive . ” H.D’s “Sea Garden” është parë gjithmonë si një shembull i këtij stili”. (H.D.’s Home Page – poetry ).
Detaje reale
Detaje në poemë (krijim) që kanë për bazë diçka reale ose të prekshme, jo abstrakte apo pjellë e intelektit, por më shumë bazuar në gjera, sesa ne mendime.
Detaje ndjeshmërie

Detaje, të cilat perceptohen me pesë shqisat. Këto janë shpesh detaje konkrete.
Si vijnë dhe nga e kanë rrjedhën imazhet?
Kjo pyetje lihet të zgjidhet nga psikologët dhe filozofët e gjuhës. Ndoshta një nga përfundimet më të kompletuar filozofike ( dhe që si duket krijon një shkëputje nga filozofia klasike) është ai i Gaston Bachelard. Bachelard-i besonte se origjina e imazheve është jashtë ndërgjegjes njerëzore, nga thellesitë e shpirtit të tij. Edhe pse më parë imazhi është parë si një projektim i një objekti të jashtëm nga bota, Bachelard beson që imazhi është objekt në vetvete dhe  mund të përjetohet nga një lexues, i cili i lejon vetes mundësinë “ të ëndërrojë” imazhin ( ëndërrimi me sy hapur gjatë leximit te poezisë). Kështuqë imazhi nuk kalon aq nëpër intelekt, sesa kalon në përjetimet njerëzore.
Ai shkon madje aq larg sa të shprehet që: “Përpjekja për t’i bërë kritike inteligjente poezisë asnjëherë nuk do të çojë në qendrën ku formohen imazhet poetike.” (“Poetic Imagination”7). Ai beson qe imazhet shperthejnë nga mendja e poetit, që poeti nuk mund t’i kontrollojë tërësisht ato, dhe nuk është ai që shkakton ardhjen e imazhit në qenien. Përderisa imazhi nuk ka shkak, imazhi nuk ka të kaluar, dhe, në mënyrë të vazhdueshme, është një objekt brenda dhe jashtë vetes së tij, i ndarë nga krijuesi, i ndarë nga objekti që përshkruan. Ai vë në dukje qe “ (Imazhi) bëhet një qenie e re në gjuhën tonë, e shprehur nga ne, që na ben ne ta përjetojmë atë; me fjalë të tjera, në të njëjtën kohë është shprehje jona dhe qenie  jona.”
Bachelard, natyrisht, shpreh opinionin e një personi të vetëm, për këtë çështje, por filozofia e tij duket e vërtetë për sa i përket diçkaje kaq enigmatike dhe të vështirë për t’u kapur siç është natyra e imazhit. Se nga rrjedh, buron  qartësisht imazhi, është diçka që ndoshta asnjëherë nuk do të  zgjidhet përfundimisht, por mjafton të themi që, nëse konsiderohet si një gjë që nuk njihet krejtësisht ( dhe e lejoni të ndodhë, pa u menduar gjatë në mënyrë intelektuale) të paktën do jemi të ndërgjegjshëm për një gjë, që origjina e tij është jo shumë e njohur.
Imazhet dhe përdorimi ι tyre
Çfarë është një imazh?

Imazhi shihet më shpesh pasi është shkruar dhe, mund të jetë një nga këto dy gjera: Ose diçka që përfaqëson gjera nga bota reale, ose si përfaqesim i vetvetes, i ndarë nga detyrimi i përfaqesimit te ndonje gjeje tjeter veç vetvetes. Përsëri, ky është përkufizimi më i vonshëm, i cili ka filluar të përdoret më shpesh. Siç janë shprehur shumë filozofë, gjuha e shkruar nuk ka vetëm thjesht vlera përfaqësimi. Kjo do te thotë që imazhi në vend që të jetë diçka që qëndron për diçka tjetër është parë si diçka brenda dhe jashtë vetvetes, i lidhur me gjerat e botës, por jo i detyruar që t’i shprehi ato në mënyrë direkte.
Le të mos flasim vetëm gjera abstrakte, por nëpërmjet një shembulli le të tregojmë formimin apo lindjen e një imazhi.

Do fillojmë me frazën e mëposhtme :
Limon i Verdhë
Nëse imazhi do të ishte vetëm ai që shpreh një diçka reale, atëhere fraza «Limon i verdhë » do ishte një imazh. Ndërsa ne ndoshta shohim këtë limon ( edhe pse verdhëfortë) mendja jonë nuk kryen ndonjë angazhim të madh  duke e parë. Ky limon nuk ka ndonjë karakteristikë bindëse se eshte një përvojë e vertete e perjetuar nga ai qe e sheh, karakteristika, të cilat  poetët i përcaktojnë me saktësisht.

Në poezinë e sotme bashkëkohore imazhi, imazhimimi është trajtë e përdorimit gjerësor e lartësor, që shërben për të sjellë një bukurim dinamik dhe që e bën substratin poetik shumë impulsim. Pa imazhim një poezi do të ishte  e pashprehshme, pra memece, e verbër, pa aftësinë dëgjimore, dhe e palëvizëshme ndjenjësishht për të depertuar në ndjenjat njerëzore.Ajo buron nga ndjenjat dhe përcillet te ndjenjat. Ndaj sot çdo krijues e përdor gjërësisht imazhin, që është produkt i një imagjinate me kapacitet dhe intelekt.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s