Ali R. Berisha

ali berisha

   Ali R. Berisha

    Ka lindur me 20. 7. 1942. Shkollën fillore ka krye në Baran dhe në Deçan, Gjimnazin në Pejë, studimet në Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Vendësisht ka punuar në Baran, Prishtinë, Mitrovicë e kohëve të fundit në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë, prej ku edhe ka dalur në pension. Në fushën e aktiviteteve kulturore dendurisht e më se gjati është marrë me krijime letrare, gjuhësore, kritike, publicistike, si aktivist i lirë dhe si gazetar etj. Me krijime letrare ka filluar që nga bankat e shkollës fillore dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ka qenë dhe vazhdon të jetë bashkëpunëtor i të gjitha revistave dhe gazetave që janë botuar në Prishtinë dhe Shkup, kurse kohëve të fundit edhe me disa që botohen në Tiranë. Përshtypje më të mbresëshme i ka lënë aktiviteti si aktor me studentët e Prishtinës në fillim të viteve të ’70-ta, kur është përgatitur dhe shfaqur nga grupi amator i studentëve e në regjinë e Kristë Berishës, drama Trimi i mirë me shokë shumë, e Sulejman Pitarkës, që është shfaqur anembanë Kosovës, në Maqedoni, në Mal të Zi, madje edhe në Hvar të Kroacisë, duke zënë atje, vendin e dytë në Festivalin e grupeve amatore në nivel të Jugosllavisë. Në atë dramë ka luajtur rolin e Engjëllit, truprojes së Skënderbeut. Në fushën e krijimtarisë botuese shfaqet sheshazi pas ndryshimeve politike në Kosovë, kur edhe angazhohet në përkthimin nga gjuha kroate të disa veprave nga fusha e historisë dhe aktivitetyeve mirëbërse. Duke qene bashkëpunëtor aktiv i revistës letrare “Jeta e re”, në vitin 1997, redaksia e kësaj reviste ia boton vepren e parë poetike “Poezi me titull në fund” dhe që nga ajo kohë shfaqet më dendur me botimin e veprave (edhe tri vëlloime me poezi dhe një me tregime dhe monografi), veçse jo vetëm letrare por edhe të zhanreve të tjera. Në fushën e gjuhësisë boton veprën Fjalorit i fjalëve të reja, në fushën e aforistikës: Aforizma nga autorë shqiptarë, vëllimet I, II, III, dhe IV . Këto dy të fundit kanë zgjuar kureshtjen e madhe në botën shkencore dhe leximore. Meritojnë një vëmendje të veçantë edhe dhjetra e dhjetra artikuj: kronika, analiza nga fusha e drejtshkrimit në gjuhësi, e botimit të librave, nga sfera pedagogjike, analiza kritike, për fjalëformimin e autorëve të caktuar, polemika, e të tjera. Ka drejtuar revista e publikime revista të nxenesve dhe studentëve, revistën lokale “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ka organizuar dhe shfaqur me sukses drama e recitale me anëtarët e SHKA –ve në Mitrovicë dhe Klinë.

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe të 70 vjetorit të lindjes, më 24. Nëntor 2012 ka botuar njëherish 4 vepra.

 Eshtë anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës i Shoqatës së Gjuhëtarëve të Kosovës dhe i PEGASI Albania.

Vepra të autorit :

liber 2

liber 4

liber 3

liber i

1.Poezi me titull në fund – “Jeta e re”, Pri. 1997, redaktor Din Mehmeti,

2.S’ka më po e zi – Klubi Letrar “Vorea Ujko”, Klinë 2005, red. Prend Buzhala,

3.Poezi e lashtore, – Klubi Letrar “Vorea Ujko”, Klinë 2008, red. Prend Buzhala,

4.Agu e hap driteren vetë, “Bindi”, Pri. 2012, red. Sylë Osmanaj, Ragip Sylaj

5.Hijet e flladitshme të diellit, “Dukagjini”, Pejë, 2012, red. Prend Buzhala,

6.Fjalor i fjalëve të reja, “Dukagj.”, Pe. 2006, red. Dr. Qemal Murati, Mr. Bajram Qerimi,

7.Në bashkëautorësi me Luz Përnokajn: Aforizma nga autorë Shqiptarë në katër vëllime – “Faik Konica” Pri. ; vëllimi I – 2007, vëllimi II, – 2008, vëllimi III – 2011, dhe vëllimi IV – 2012., red. Nazmi Rrahmani, recenz. Dr. Sabahajdin Cena,

8.Në b.autorësi me Sylë Osmanajn: Monografi për dramën “Trimi i mirë me shokë shumë”, “Bindi” Pri. 2012.

(Vetështojca)

E njoh si fat të mirë përcaktimin tim për t’u marrë me neologji dhe aforistikë, pasi që kjo punë imja më fut në kontakte të dendura me intelektualë të shumtë, të cilët më ndihmojnë pamasë. Pa ‘ta as veprat e mia e as adhurimi për këto fusha intelektualo-shkencore nuk do të lindnin.

Pres edhe ndihmën dhe përkrahjen tënde, lexues i nderuar!

Dy janë projektet e mia afatgjate: Ribotimi i Fjalorit të fjalëve të reja (i plotësuar – tani është shënuar materiali per rreth 20.000 fjalë) dhe vazhdimi i botimit të vëllimeve të rinjë me aforizma. E të mos i përmend edhe veprat e tjera ne dorëshkrim – 2 romane Fjalorthin e të folmës së Lugut të Baranit, fjalorthin e fjalëve të reja të autorëve kosovarë, të formuara para Kongresit të Drejtshkrimit, Fjalorthin nga leksiku stilistik – zëra dhe onomatope e të tjera.

One thought on “Ali R. Berisha

  1. Si bleta që të ushqen me mjaltin e saj, ashtu edhe Aliu të ushqen me nektarin e diturisë., Me të koha ikën shpejt .Nevoja që ta takosh sërish të shfaqet si për ujin e Gurrës së Drinit të Bardhë…..
    Punë të mbarë e jetë të gjatë o Ali R. Berisha !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s