PIRATJA MBRETËRESHË !

 

silv 2

                             Silvana  Berki

 

PIRATJA MBRETËRESHË !

…e mbani mend  një këng të Polybiusit,
Mbështetur, një dritare përmbi hënë?
Tek mendonte, mbretëreshën e tij pirate,
Në të tijën këngë?

* * *
… dëgjomëni njëherë për një histori,
Për një trëndafil, harruar të bukurës Iliri
Vetmuar në shekuj, petalesh lënduar,
Me zemër të thyer ndër yje vecuar…

Bukurisë së saj asgjë si afrohej,
As yjet kur qeshnin, as kur dashurohej,
…dhe flokët kur krihte nën dritën e hënës,
Natës gjeraqina nis ja mirrte këngës.

Ishte fis i lartë, dhe pse kush se diti,
As Lucius i Romës, që vonë e goditi,
As kur lajm i kobshëm shpirtin ja helmoi,
Kur mbreti Agron fronin i lëshoi.

Ju varën petalet saksisë së vetmuar,
Udhëtimin nisi detit të trazuar,
Ti lagte petalet trëndafilit tharë
Me zemër të grisur, që mbreti kish vrarë,

Jo, nuk mbajti zi … Për mbretin Agron,
Ç`farë mund ti kujtonte nëpër detin Jon?
Ndër ahengje pijesh i dehur përnatë,
Netëve lakuriqe…porsi një lugat.

…dhe bilbili qante, degës oborrtare,
Shoqëri i bënte zonjës në dritare,
Dhe pse zemërvrarën dot se ngushëllonte,
Në heshtjen e natës, urimet i çonte.

… dëshmitar bilbili, detin e mallkon
Atje piratesha mbretëresh lundron.,
Kurorës kërcu pa trashëgimtarë,
Detin edhe fronin – kish nga një i marrë!

Grabiste, plaçkiste, detit dufin zbrazte
Mbretëresh e detit-askënd pranë  s`qaste,
Marinarët ktheu në pirateri,
Famë ngado përhapi…dhe një dashuri,

Marinar-Iliri, Oh, ja shëroi plagën,
Të dy zjarr i vunë Romës edhe flakën,
Dashuri e tyre nga nuk u dëgjua,
Dhe Lucius Çezar- më shumë u tërbua,

Të dy ngjallën detin, edhe Ilirinë,
Kush zili si pati dhe për dashurinë,
Trëndafil i bukur çelte për çdo ditë,
Me të buzëqeshnin dhe vet Perënditë.

Ditës valët luanin sa herë që notonte
Natës hëna yjet derdhe ta mbulonte,
Shtrat kish oqeanin ku ëndërrat përkundte,
Jo, s`mund më të ndalej, – më si do të mundte?

Oh, sa lumturohej kur bregut zbarkonte,
Kur në krah të popullit aromën lëshonte,
Ishin kohë të bukura për popullin Ilirian,
Trëndafil i tyre ndrinte anë e mbanë.

…tërbuar Çezari, lajmëtar dërgoi,
Piratesh-mbretëreshës kompromis kërkoi,
…por ado të mundej,  me ujkun të flinte?
Kur natës së pabesë çakejt do t`ja vinte.

Ah,,, nuk u trishtua trëndafil i detit,
Kur Roma ja theu dhe fronin e mbretit,
As kur e akuzuan për pirateri,
Por kur zemrës i vranë të vetmen dashuri,

Ndër flakë e kërrusur, gjysëm shpirtvrarë
Saksisë përcëlluar lutej duke qarë,
Kërkonte krahëfortin të vetmen mburojë
Nga gjëma Romake, dot a do shpëtojë?

”Oh, yje që ndrisni vetmuar në heshtje
Ju që ma rrëmbyet t `imen buzëqeshje
Përse nuk u shuat kur Roma goditi,
Çdo shtëpi Ilire si latë e bastiti?”

Pse si late rrufetë, t`ju këpusnin ju,
E si fiq të tharë të binit këtu,
T`ju shkelnin me këmbë, t`ju tërhiqnin zvarrë
Oh, mallkuar qofshi, të gjithë ju ,tradhëtarë!

Hakmarrjesh barbare si su ngopët kurrë,
Në vend të shqiponjës…ndërruat flamur?

Ç’ kompromis kërkuat natës së pahënë?
Menduat të rrëzoni rrezen e pazënë?
Ah, Jo -me piratereshën  s’ bëhet dot pazar,
Dhe pse si ndëshkim dëbimin do marrë.

Ulërini ulkonja, të plakura ulërini…
Rrëmbeni  ç’ të gjeni, hani edhe pini
Ndër gjuhët e flakës digjni Ilirinë,
Oh, digjuni dhe vet, bashkë me bastardinë.

* * *
…u përul ndaj tyre jo se dëshiroi,
Por popullin e saj…përpara mendoi,
Trëndafil i kuq, i fortë si asnjëherë,
Mbretëreshë e denjë, një populli me vlerë.

Eh, princesh e detit !- vajtonte bilbili
Hyjnesh Iliriane me shpirt trëndafili,
Atje…syrgjynosur në kafaz të Bunës,
E vadiste lulen, me flladin e punës.

Kështu ish gatuar fisnikja pirate,
Për hir të vatanit bëhej dhe argate,
Një copë vënd të mblidhte farën e plagosur,
Një toke të rreshkur larë edhe gjakosur.

I lutej trëndafilit tek lagte saksinë,
” sa të jetosh ti…kam dhe Ilirinë,
Mos ik, se pa ty…do thahem dhe unë
Mos më lë të vyshkem vetëm nëpër Bunë!”

Mjaftonte një vend sado kufizuar,
Mbretërin të vazhdonte fronit copëtuar,
Një kopsht trëndafilash aty prap ta mbillte
Ti shihte të rriteshin, aromën tua thithte.

S`di, u plak kafazit piratja mbretëresh,
S`di, nëpër anije pirate më u vesh?
…vec rrënjë e trëndafilit shpërtheu Shqipërisë,
Prej Ty, Teutë! Oh, më i bukur trëndafil i Ilirisë!

teuta

 

  Mbretersha Teutë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s