Tahir Bezhani

tahir 2

         Tahir  Bezhani

Tahir Bezhani ka lindur më 17. Maj , 1947 në fshatin Smolicë të Rekës së Keqe, Gjakovë. Shkollimin fillor e kreu ne Ponoshec, të mesmen në Gjakovë, kurse studimet e larta në SHLP “Bajram Curri” në Gjakovë, në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe.

Tahir Bezhani që kur ishte nxënës dhe student nisi të shkruajë dhe botojë poezi e prozë në faqet e gazetave dhe revistave letrare të kohës. Poezinë e parë e botoi në revistën e atëhershme,”Zani i Rinisë”,në vitin 1967. Një kohë bashkëpunoi me “Rilindjen” dhe periodikët e tjerë.

Për aktivitetin e tij në Sindikatën e Pavarur të Policisë së Kosovës,Gjykata e Qarkut në Prishtinë,në vitin 1995 e dënoi me dy vite burgim.

Tahir Bezhani është anëtar i Klubit letrar”Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, i LSH. Të Kosovës, i Lidhjes së Shkrimtarëve Bashkohorë të Globit(W.P.S). Ka marrë pjesë në disa evente të rëndësishme të poetëve, organizuar nga Internacional “Pegasi” Albania.

Më 12. Janar, 2013 Tahir Bezhani shpallet “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Bajram Currit, me motivacion për kontribute të veçantë si krijues, duke shprehur dhe promovuar vlerat më të mira të Malësisë së Gjakovës e më gjerë.

VEPRIMTARIA BOTUESE

buk 1    buk 2

  1. Koha lindë vigaj”,monografi,2001

2. “Përplasje Kohe”,poezi,2002

 

  1. Pëlcitje e vonuar”,poezi, 2004

 

4. “Rapsodët e Rekës së Keqe”,monografi,2005

 

5. “Shkollat shqipe në Rekë të Keqe”,monografi

 

6. “Smolica bastion i lirisë”,monografi,2007

 

7. “Frymëzim në errësirë”,poezi,2008

 

8. “Jetë në furtunë”,kujtime,2009

 

9. “Piskamë e heshtur”,poezi,2010, Tiranë

 

10. “Urtësi nga Reka e Keqe”,2011

 

11. “Mureve të heshtjës sime”,poezi,2011,botuar në

“Lulu” SHBA.

  1. Leximi i shkrumit”,poezi,2012 në Tiranë.

 

 

POEZI

 

NATË E KALLT….

 

Nata mori kallje

Hapa sytë në ëndërr

Heshtja lëpin

Dhimbët që ndien

Në oborr shikoj hënën

Kohës i merreshin këmbët

Pëshpërima në katër anët

Do mallkime dëgjoheshin këndeve

Britma shpirtrash të mallkuar

Asnjë fjalë nuk e fola

Natën shumë vonë,

Rreshtat përplaseshin maje gjuhe

Idhnueshem shikoja terrin

Vesa ishte derdh mbi mua

I qullur shikoja horizontin

Rrezet e diellit ngrohen shpirtin

Vegim atavist…

 

 

PSE NUK QAJ?!..

 

Nuk di pse nuk del loti

Kur shpirti përpëlitet në vaji

Në këtë zhurmë të shurdhër

Pse kënga hesht,

Kur zjarri kall

Akullin e zemrës së mërdhirë

E pse nuk pëlcet vaji

Nga kjo mërzi e zezë

Nuk di,nuk di!…..

 

Kur qielli ç’fryhet

Stuhitë pushojnë

Loti rehatohet

Në urëzat e djegura

Psherëtimë e kohës

Motmotarja ime

Komplot i heshtjes…..

 

 

MLLEF I HESHTUR

 

Ka kohë që nuk shëtis

Në zhytjet e mia qetësohem

Lodroj thërrmijave të jetës

Në kujtime të serta përplasem

Gjurmë mbesin

Hirit të zjarrishtave

Herë -herë i dashuruar

Vegimeve të djegura

Provoj t’i iki errësirës

Duke puthur skeletin tim

Kërrusur për lëmoshë rrugëve

Përzier me qelbësirë

Hijeve të zeza

Nga dallgë torturuese

Valë detesh të çmendura

 

Kurrë nuk e desha vetminë

Mjegulla më tërhoqi për dore

Rrugëtimeve pa fund

Durimi im nuk cijat

Piskamë,bërtitmë pa mbarim!

 

 

I VARUR NË VARG….

 

Nuk di pse hyra

Në shpirtin tende!

Për fjalën time u vara,

Degëzimeve të lëngëta,

As të dalë i etur,

As të rri i djegur

Sa bukur përkundet shpirti!

Degës së tharë….

 

Mbeta peng premtimi

Dallgëve plot afsh

Plot mall….

E kah t’ia mbajë

Rrugëtimeve të thyera

Në gjuhën time

Dridhavajeve të jetës

Neper çaste të ankthshme

Zhurmë e shurdhët

Brenda palcës sime….

 

Nuk di sa ka kuptim

Të përtyp qejfe të dyshimta

Shpateve të thyera

Në fërkim eshtrash të vuajtur!….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s