Poezi nga Pullumb Ahmeti

Poezi nga Pullumb Ahmeti     NIMFA E ËNDRRAVE TË MIA   Ç’pate det ,anijen përplase shkëmbinjsh duart, dallgë të egra trupin më godasin ngushticës sirenat mes valëve më rrijnë me këngë trishtushëm,eja,më thërrasin. Lidhur Odiseu, direkut, anijes ngelur steres … Continue reading

Poezi nga Xhemile Adili

 

xhemile Adili

Poezi nga Xhemile Adili

 

 

KËTË NATË

 

Kam kaq shume mall për ty
Më shume se liqeni ujë
Dhe lumenjtë që derdhen aty

Ndjej shumë nevojë për ty
Më shumë se shkretëtira e Saharës
Për një pikë ujë për një rigë me shi

Se sytë tanë
Nuk u përplasen rastësisht atë ditë
Nuk ishte një shikim i zakonshëm
Si me gjithë të tjerët në kafene
Ishte një shikim me sy shpirti
Nëse ndonjëherë
Nuk të gjej në të njëjtin vend
Me ca gota vere përmbysur
Ti me një buzëqeshje
E unë me sy zjarr

Ti me një gotë vere
Unë me një shampanjë
Ngritëm dolli për njohjen tonë
Ti si diell agimesh
Unë si hënë e ndritur

Tani jemi larg aq larg
Me prisje me padurim
Të zbrisja si zanë në atë lokalin
Me drita shumëngjyrëshe
Të të gjej në të njëjtin vend
Me tufa lulesh si në balada
Detin e lotëve duke sfiduar

Me përkëdhelje shikimesh
Ashtu si fresku pranveror
Nën dritë të kandilit
Sytë u kthyen në zjarr e prush
Se sytë tanë nuk u përplasën
Me pahir atë natë me hënë
Dhe zemrat nuk ndërruan ritmin kot
Dhembjet e shpirtit për t’i mundur…

 

 

 

PREHU NË PAQE NËNA IME

 

Sot prita lindjen e diellit
Dhe i këputa një rreze
Për të të shkruar Ty
Se si rrah zemra ime
Dhe se si qan shpirti im

Sot nuk desha
Të thurë vargje dhimbjeje
Edhe pse kam dhembje shumë
Për ty e shtrenjta ime
Që meritove gjithë dashurinë time
Kur unë s’pata mundësi dikur
Të bëja gjëra të mëdha për ty
Ashtu siç ti bëre për mua

Gjithmonë të ruajta
Në ndjenjë, në damar
Ashtu siç ti më veshe me dashurinë tënde
Ashtu si me mbaje
Në shpirt dhe në zemër

Por, ti ike shpejtë, krejt pa pritur
Atëherë kur unë diellit
S’i kapja asnjë rreze
Atëherë kur dritën
E shihja vetëm përmes grilash

Ashtu si nëpër hije nate
Ti ike atëherë
Kur lumenjtë ishin të trazuar
Atëherë kur mbi pellgje lotësh
Ecja kot për të kapërcyer dhimbjet

Tani edhe po pata forcë
Për të të kërkuar falje
Është e kotë falja

Gjithmonë jam krenare
Dhe krenohem që jam bija jote
Ty, që nga jeta jote më dhe jetë
Në kujtesën time do të të mbaj
Çdo orë, çdo minutë
Çdo sekondë të jetës sime
Ku dhe varrin s’ta lash ndër varreza
Ta bëra thellësive të shpirtit tim
Aty në zemër
Ku prehesh në paqe, ti nëna ime!

 

 

 

ARMIQ TË LUMTURISË

 

Ç’ke o natë që tërbohesh
Mjaftë që je e zezë dhe sterrë
Tërbimi yt
Nuk mundë ta ndali
Pranverën që është në ardhje
As sythat që janë në çelje
As s’mund t’i vyshkë lulet
E shpirtit tim të dashuruar

Pelerinën tënde të zezë
Shtegtarët do ta shqyejnë
Me këngën e tyre në kor
Që ngjet me zërin e deteve oqeaneve
Që ngritën e përplasen nëpër mua

E ndjej zërin se si u dëgjohet
Si shiu që bie pa ndërprerë
Fushave te shpirtit tim qe rënkon

As syrin tim të zgjuar
Nuk mundë ta verbërosh
As muzës s’ia ndal dot frymëmimin
Që të mund të arrijë te unë

Ç’ke o natë e trishtë
Si hapat e mi të lodhur
Zbute tërbimin që të vret
Mjafton që je e zezë
Në ty nuk u dashurua askush

Gjithmonë t’i desha
Vetëm hënën dhe yjet
Por jo dhe të zezën tënde skëterrë
As miqtë e tu me sy të lëbyrtë
Askush nuk i do
As korbin që ndjellë prapësinë
Si djajtë dhe shtrigat
Që dhurojnë vetëm dhimbje

Duket se të gjithë jeni armiq të lumturisë
Jeni gëzimi dhe shpirti i së keqes.

 

 

 

HESHTJA MË VRET

 

Mos hesht të lutem
Heshtja jote
Më dhuron ulërima paniku
Më vë përballë djajsh
Përballë shtrigash
Në kafshime të frikës
Se mund të më humbësh

Me heshtjen tënde
Dhe dita më vjen gri
Me drita të zbehta
dhe unë ngrirë
Si një copë akulli
Si një i vdekur

Nga heshtja jote
Sytë e natës me përpijnë
Ashtu të ngrirë
Në rrëmujë orësh
Që nuk tregojnë asnjë kohë
As atë të takimeve tona
Të lënduar nga heshtja dhe pamundësia

Përpëlitem në shtrat dëshpërimi
Pres të më thuash të paktën një fjalë
Ç’ drejtim të marrë
Për të ardhur te ti
Në kullën e shpirtit tënd
Të bëhem dritë ose lule

Apo të lakmoj natën
Që më dhuron terrin
Që është i gatshëm të mbulojë
Mashtrueshëm mërzinë time

Kjo heshtje po me tmerron
Njëjtë si dita dhe nata
Me thuaj të lutem
Të futem skutave të natës
Që të mos mund t’i shohësh
Përmasat e dëshpërimit tim

Le të më përpijë
Le të më varrosë përgjithmonë
Brenda të zezës së saj
Para se të më mbulojë harrimi
Që bie si shi me stuhi midis nesh

Ndjej se s’i bëj ballë kësaj heshtjeje
Tiktaku i orës së varur në muret e shpirtit
Po më çmend në çmendi për të më gozhduar.

 

The Devil I Paid for Advice – By Jeta Vojkollari / The Reader’s Voice – Ambra Hyskaj

  The Reader’s Voice   The Devil I Paid for Advice     By Jeta Vojkollari   http://www.jetavojkollari.com/the-readers-voice.html http://www.friesenpress.com/bookstore/title/119734000018904009 http://www.amazon.com/dp/B00ZARLZMU/?tag=friesenpressc-20     Ambra Hyskaj, Public Health   “Oh, Jeta! You have no idea how much I loved the book. It … Continue reading