Lulet e mollës / Poezi nga Agron Shele

 

Poezi nga Agron Shele

 

 

12821427_1010565882371863_4161572764134695438_n

 

Lulet e mollës

 
Lulet e mollës çelën sërish,
pa trokitjen e bujshme të pranverës
pa zjarrin e dashurisë diell
pa pritjen e kthimit të lejlekeve
nga shtegtimi gjatë,
por ashtu…
si nëpër plagët e dimrit,
në të fundit eter akulli
shpërthyen venat gjak.
Edhe lëkurët e vjetra
rrahur nga veriu e bora e thatë
zhveshën petkun e dëshirave të shkuara
Si në rilindje
përtëritur flladit të ri
çelën sythet e blerimit
dhe ashtu…
praruar zgjimeve të jetëve në agim
si në përjetësi.
Lulet e mollës çelën sërish
në kopshtin e heshtur të ëndrrave
larguar muzgjeve të fshehtë
muzgjeve plot dhimbje
dhe ashtu…
si i vetmi ngjyrim në gjithë këtë harrim
u çelën portat e stinës së dlirë.

 

@sheleagron

 

One thought on “Lulet e mollës / Poezi nga Agron Shele

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s