Poezi nga Pullumb Ahmeti

pullumb Ahmeti

Poezi nga Pullumb Ahmeti

 

 

NIMFA E ËNDRRAVE TË MIA

 

Ç’pate det ,anijen përplase shkëmbinjsh
duart, dallgë të egra trupin më godasin
ngushticës sirenat mes valëve më rrijnë
me këngë trishtushëm,eja,më thërrasin.

Lidhur Odiseu, direkut, anijes ngelur steres
copëtuar shkëmbinjsh dhëmbëmprehtë
ti vale e egër një nimfë më nxjer kuvertës
i ëmbli zë, zemrës dridhjet m’i jep lehtë.

Nga sirenat më shpëtove,nimfë e djallëzuar
litarët shtrënguar duarsh akoma s’po mi heq
deteve dallgëve lundruar, puthjen ëndërruar
pranë të lidhurit lundërtar pulëbardhë më vjen.

Ndezur xhelozis vajtonin në këngë,sirenat
e buzët më vure në buzë të mos këndoja
zjarre më hodhe zemrës ku flinin ndjenjat
nimfë shpirtit valë shkumëbardhë ëndërroja

Nimfë e ëndrave të mia era pran të pruri
zëri sirenave të zgjoi nat’egres furtunë
dhëmbëmprehti shkëmb anijen më zuri
nga ujëdeti dole më fale puthjen shpuzë.

 

 

 

ECJA MES ËNDRRËS

 

Ecja mes ëndrrës,këmbëzbathur
shiu më pikonte lehtë mbi shpinë
s’e di pse rrobat i kisha përbaltur
përtej ulur në bregore më prisje tinë..

Shi me diell,,shihja sa zura qesha
tej në brinja shkarkoi një vetëtimë
si vallë u nda më dysh e bukura,bjeshka
diku qeshte dielli diku qante me shinë…

Ah,jo,ishin lotët e tu syve ,derdhur,buruar
nga liqenjtë e kaltër nga era ngritur valë
eh,unë detar,në ëndrra deteve duke notuar
s’arrija dot mes mundimesh t’ju vija pranë.

Ah ,ëndërr,ëndërr,e trazuar,ç’më bëre sonte
kulloja djersë rrëke mes të bardhëve çarçafë
s’më linte valë e xhindosur,oh sa më mbante
s’e ndjeja përpëlitjen,lodhur përgjumë në shtrat..

Një dorë e butë e ngrohtë ballin më fërkoi
një puthje valëprush më dogji në buzë
çohu ç’ke që flet,ç’farë në gjumë të mundoi?
Hap sytë ah si hënëz e argjend’të rri tek unë..

Ti ëndërr mëkatare ,pse sonte më merove??
Pranë meje vasha tërë natën flinte gjumë
po mua valëve shkrepave ç’deshe pse më dërgove??
Si martir shpirti përplasejs, zgalem në furtunë…

Qesha fort e rrëmbeva buzënjomën time
krahëve e mbështolla puthje zjarrtën i dhash
regëtinte zemra jo s’isha më në ëndërrime
vërtet, kalvar përjetimesh kalova me të në shtrat..

 

 

 

MUZA APO VASHA?

 

Më kishte ikur fshehur muza
S’e di ,ah pse s’më pyeti?
E kërkova sot mes vetëtimash
Shkarkohej pemëve të qytetit

Me pikat e shiut u përplas
Kanatave dritares hapur
Çadrën rrëmbeva sa e pash
Kullonte truplakuriqit lagur.

Muzën eh, jo, vashën,kapa,,ku??
Te dera,,donte të më ikte
Të lahej shiut ,me rrëmbim
E tërhoqa valëve,detit të shpirtit tim

Si ngaherë  …, fjalëve
U vishte velin e dashuris
Nën çadër ,ta mbroja
U rreka me të thellësis

Rrëmbyer valës harrova
Ç’far ruante çadra çuditërisht ?
Eh vashe,,buza, djegur përvëluar
Laheshim mes shiut lakuriq,,,,

U rreka më të dashuruar
Detëvalit dhe shiut pik pik pik…

 

 

PI…TË THASH …

 

Ty ç”të pihej sonte, vera a cigarja,
Tretur fjollave mendimi ,kë shikoje ti
Fjolla shkonte tej, dilte nga dritarja
Hëna e padalë mbrëmjes, horizonti gri.

Pi ,të thash, pi e dehu për qejfin tënd
Lermë mua të digjem e me sy të ndjek
Pije verën,dehu nëse ke ndërmënd
Vargu përmbi letër mua zë më djeg.

Fytyt gurgullo ujëvarë të ëmblën verë
Eh ç’më pate,s’më fton për ta provuar?
Lermë,moj të pi afshet aty gulçe nxjerrë
Buzeprushes,si dikur a mos ke harruar?

Mjegull fjoll e tymit,,eh,, ç’të zgjon kujtimet
dikur pinim mbrëmjes,flakë ndezur në gjoks
Buzet rrjet peshkimi mblidhnin vec zjarrmimet
Të shoh i mahnitur,mendja cfar të thotë?

Pi e dashur pi, shkrehu moj në timen buzë
Në njomzaken tënde eh,do pi sa të dehem
Verën apo mushtin , pi,si s’ke pire kurrë
fjollë tym cigaresh në ty do të tretem.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s