KURORA JONË E BARDHË APO KOB I PËRJETSHËM / Nga Ramije Ajdini

KURORA JONË E BARDHË APO KOB I PËRJETSHËM

 

 

ramije Ajdini

Nga Ramije Ajdini

 

S’e di pse, sa herë që i kujtoj sytë e tu të zi një rropamë ulërin në thellësitë e mendimeve të ngatërruara mbi kokën time?

Sa i mbylla sytë më vjen të bërtas, se ti më shfaqesh ashtu disi e zymtë e mrrolur me kokë të mbështetur në një anë e sytë të shprehin  pakënaqësi . Shpesh herë të mendoj ashtu të lumtur apo thënë si një lozonjare e përnjëherë më pushton një ndjenjë e çuditshme, e dhimbshme .  E megithëatë kam zemër e forcë ta përtypi edhe pse i tërë trupi më përshkohet në rrënqethje të akullta, që në të shumtën e rasteve më dridhin zemrën.

Shume herë më mundon, por, kësaj  here më mundon se parandieja një ndodhi që në të ardhmen e afërt patjetër do të ndodhte, ajo që doja unë.

Zhytem në një botë gjysmë të errësuar ku ti qëndron në skajin e një dhome me një dritë të mekur e veshur me rroba të zeza e mbledhur galabuc, kokën sikur e ke vendosur mbi gjunjë e duart i ke lidhur mbi kokë. Flokët i ke derdhur sa që ta kanë marrë gati tërë fytyrën e zbehur. Ndër kohë cekshëm lëshon nga një ofullim të përzierë me rënkime shpirti.

Më mundon pamasë . Herë më vjen të të vërsulem në përqafime e herë më pushton një frikë e dhimbshme. Dua të marrë një vaj të heshtur se shikoj drejt prej andej kah hynë ajo dritë e mekur. Ngadal marr frymë nga gjoja, se mos të trazoj nga kjo agoni që jam duke të ëndërruar.

Qetësi. Sërish kthej shikimin e mallshëm kah ti. e ti, sikur e shangur e prekur nga dora e Atanës, rri ashtu si më parë. Tund kokën, por zban zë e unë sikur qëndroj në mjegulla të murrme me fije bronzi, Ashtu i strukur në vete e më ëndje përcjelli frymëmarrjen time të thellë, e cila ngadalë merrë trajtë të çrregulltë.

Ngadalë sikur dhoma ndriçohet gjithnjë e më shumë. Tani shoh se në faqet e murit rrinë varur stoli.

Po, po!

Qartë shoh se këto qenkan rroba të një kanagjexhejeje. Aha! Kjo qenka nata jote e fundit e vajzërisë.

Tani kuptova se çngjan me ty, dhe ti përnjëherë ngrite kokën disi me trishtim se dëgjove një zë të thellë e të njohur.

I gozhdove sytë e shterur tek mua!

Bëlbëzove me buzët e thara shkrumb, sa që më ngjalle kureshtjen time, dhe sikur dëgjova fjalët tua më shumë lutje :

-Oh !

Dhe, përgojove emrin tim.

Sikur të erdhi fuqia ndoshta kur më pe apo kur shqiptove emrin tim.

Erdha të të shoh!

Por, s’ kuptoj se çndodh  kështu.

Dhe, iu afrova deri tek buzët, na ndante një gishtë mes nesh. Ajo zgjati dorën që i dridhej si thupër. Ma rrëmbeu dorën e përnjëherë më uli në dyshek.

Më shtërngonte dorën e përnjëçast shpretheu vaji. Të lutëm më merr e të ikim këtej se edhe disa orë më ndajnë prej teje.

Ndieva ngrotësinë e lotëve të prushta, që rrokulliseshin nëpër faqet e saja dhe të pjesës së fytyrës sime.

Mi lau sytë me lotë.

Qetësohu – i thashë duke e puthur edhe me fortë.

Lëre se s’na mbteti kohë për të biseduar, nisemi e ikim, se sot në mëngjes më përcjellin nuse,

U shtanga nga kjo që dëgjova.

Më pa fytyrën edhe nje herë e me buzët zjarr më përshpëriti në veshë . Ikim i dashur, ikim  dhe më kapi për dore.

Pa pritmas cingëroi telefont. I trishtuar u ngrita nga shtrati. Dëgjoja fjalët alo, alo, alo…

I lumi unë thashë, qenkam në ëndërr.

 

** Ramije ** Ajdini**

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s