Ti je… / Poezi nga Elda E. Dilo

 

elda dilo

Poezi nga Elda E. Dilo

 

 

Ti je…

 

Ti je nëna ime

Ti je drita

Ti je dielli

Ti je buzëqeshja që nuk humbet

Ti je dashuria ime

Ti je dhimbja ime

Unë jam ti

Dhe ti je unë

Ti je përtej dashurive

Ti je përtej ëndrave

Ti je shpresë e të gjithë dëshirave

Ti je zemra e zhvillimit

Ti je projeksioni I pafundësisë së përfektshmërisë

Ti jeton në çdo frymëmarrje të Universit

Ti je rilindja

Ti je përjetësia

Ti të fal

Zemër nëne

Në dorën e djalit,

Çmendur prej nuses drejt nuses së marrë,

Për tokë i rrërruzuar

“Bir u vrave, mor djalë?”

Jo!

Një tjetër fjalë

“U çmënde mor djalë?”

Ti më thua

Kur përballesh me perëndimin

Është e lehtë të harrosh mëngjesin

Por te dy ekzistojnë

Dhe ndjekin njeri -tjetrin

Ti më jep shpresë

Kjo errësirë do të zhduket

ki durim

Me pas dielli do të shkëlqejë

ki durim

Ky shkatërrim do të ndalojë

ki durim

Ti je një vështrim i egër në një çast të vështirë

Për një mendim të egër, për një hap më të mirë

Ti më mëson

Mos lejo errësirën të mbulojë dritën

Mos lejo vulgaren të mposhtë të bukurën

Mos lejo urrejtjen të vrasë dashurinë!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s