Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Erdhi… ” të autores Mirela Sarolli Ropi dhe parathënie të autores Eliverta Anelli Kanina.

12804715_10207456135114244_4438835864996761401_n

 

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik  ” Erdhi… ”  të autores  Mirela Sarolli Ropi dhe parathënie të autores  Eliverta Anelli  Kanina.

 

 

Titulli : Erdhi…

Autore: Mirela Sarolli Ropi

Redaktor: ILMI DERVISHI

Kopertina: LEFTER BABI ART

 

Copyright-Mirela Ropi-2016

Të gjitha të drejtat e këtij botimi janë të rezervuara.

 

Botim i parë, 2016

Tirazhi: 300 kopje

 

ISBN: 978-9928-204-77-6

 

 

Roland-Lushi

Roland Lushi

 

Shtëpia Botuese “ADA”

Rruga: Nasi Pavllo Nr.20

E-mail: rlushi@yahoo.it

Cel: +3554 68 221 9016

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Ropi, Mirela

Erdhi… / Mirela Ropi ; red. Ilmi Dervishi. –

Tiranë : Ada, 2016

84 f. ; 21 cm.

ISBN 978-9928-204-77-6

1.Letërsia shqipe 2.Poezia

821.18 -1

 

 

 

FUSTAN NUSËRIE VISHI KURESHTJES!

 

 

1.-Eli-Kanina

Nga Eliverta Anelli  Kanina

 

“Të çlirohesh si një fëmijë i dëlirë Mos rri fshehur mbrapa heshtjes !” Kështu e grish lexuesin e vet poetja Mirela Ropi, për librin e dytë të saj,ERDHI… që vjen me pranverën. Si një cicërimë zogjsh, si një tufë ndjesish nga Korça, që Mirela na i beson, ta lexojmë. Ajo vargëzon me dëshirën për ta pëlqyer por edhe kritikuar, nëse duhet. Sepse poete Mirela është e gatshme të përballet me realitetin denjësisht. Pasi ia ka paguar faturat jetës, guxon ta marrë në dorë realitetin siç thotë tek poezia NËN HIJE MË DOGJI DIELLI. Ky realitet nuk e tremb poeten, sepse ajo e ka gjetur sekretin e sfidimit,duke qenë vetvetja, siç e thotë tek poezia FSHEHUR: “” Ky origjinalitet i saj, shfaqet në mënyrën si ajo e jeton përditshmërinë.E vërteta, e jetuar thjesht, por e përjetuar bukur, shprehet tek poezia ÇAJ DHE EKSPRES: “E ulur në karrige shijoja çajin Ti përballë meje një ekspres Dolëm, u përshëndetëm në rrugë Rrugën e mbarë urova të kesh” Por dita e saj kaq e thjeshtë në dukje, ka nevojë për dikë pranë, ka nevojë për dashurinë, ta ngrohë e ta ndrisë, shprehur tek poezia PA DASHUR “Dashuria ,njerzorja, vetëvetja është kryefjala, edhe nëse nuk e ke e ëndërron. Kështu nanuriset poetja, mes ëndrrës dhe realitetit, tek poezia ERDHA: “Puthjet përcillnin njëra tjetrën Buzagaz depërtonin thellë shpirtit ” Por jeta s’është ëndërr, dhe realiteti është aq i vrazhdë, sa keqkuptohesh edhe për një fjalë goje, siç Mirela e shpreh tek poezia PËR NJË FJALË: “Nuk të lëndova duhet ta dish Më keqkuptove si për dreq Ndodhi pa dashur ky keqkuptim Mos mbetet dyfek i plasur në mes!” Pozitiviteti për të vazhduar pa mbetur peng i momentit, pavarësisht fjalëve, lodhet nga lëndimet e përditshme. Vjen çasti që nervoze, poetja reagon tek KITARË PA AKORD: “Kupton? Më veshe sërisht Me të njëjtin mërzitje …” Sigurisht që kërkon muzikalitet harmonik në komunikim cilado qoftë, veçanërisht poetja me një bashkim notash muzikore në emër. Sepse kështu është MI RE LA. Tre nota muzikore,I tillë është shpirti i saj, i brishtë, i ndjeshëm nga sprovat ndër vite. Ajo e ka të qartë çfarë ti kërkojë jetës, çfarë duhet të vjelë prej saj, thënë qartë tek poezia BASHKOHEN KONTINENTET “U qartësua tani mendimi Prej vitesh kaluar si mjegulla Më lëndojnë të tuat shikime Si një çati e prishur, me tjegulla Vjen çasti bashkohen kontinentet Mëngjezeve të bukura krejt nur Mollë e ndaluar, skena shembet Frutat e shijshme i vjel unë” E qartë në atë që kërkon, por jo pa emocion, kur asaj i puthin dorën për atë që shkruan. Ky vlerësim e bën të pshehrëtijë për këtë xhest fisnik që mungon në kulturën tonë: Por nuk është veç puthja në dorë që e bën të pshehrëtijë poeten.Është fati, që e ka përplasur , dhe i është dashur ta sfidojë gjithë kohën.Mesazhi poetik te poezia TË FITOSH BETEJËN: “Jam hasur me përbindësha, kulçedra Përplasur spitaleve, prej fatit kryeneç Nuk kupton se nga vjen brenga Të gjymton, të përplas si një pijanec!” Por Mirela i ka mbijetuar sfidave të fatit, në sajë të dashurisë. Ajo është burim energjie por edhe një ekuacion për poeten. Në poezinë ËNDËRR ajo shprehet: “Nuk e di çfarë është dashuria Ekuacion i pazgjidhur për mua Prania jote, po flet dëshira Më bëri të ndiej, që unë të të dua” Dashuria është kryefjala, por fëmijët janë krenaria dhe lumturia e saj, janë bekimi, që ajo si nënë e shpreh: “Kam edhe unë dëshira në jetë Kam arsye për kënaqësi Se kam dy yje në kulm jete Që më falin çdo ditë lumturi” E paharruar mbetet ndjesia e lindjes së vajzës nga poetja shprehur tek KRENARIA E PARË: “Mrekullisht u bëre edhe ti nënë Me dy yje të bekuar, stolisur Për mua do të mbetesh gjithmonë Vogëlushja ime lozonjare e parritur!” Nëse fëmijët janë arsyeja e jetës së poetes, qershia mbi tortë, në jetën e saj, janë mbesa dhe nipi, mjalti i mjaltit që ajo u gëzohet në vargje: GËZUAR YLLI I PARË, për mbesën: “Ti shtroj tavolinën këtë 5 vjetor Me petalet më të bukura lumturi Ti jap bekimin, ti uroj jetë të artë Yllit të parë që ndriçoi në shtëpi” Ndërsa nipit më të vogël, poetja i drejtohet princi im Aleksandro, duke e uruar me shpirt: “I paç të arta në rritje vitet e jetës!” Ndërsa ajo shkon në Greqi, u gëzohet nipit dhe mbesës atje, nuk mund të mos e hajë meraku për gjuhën shqipe. Një problem social jo i vogël, që poetja e shpreh tek poezia MË MUNGOI: ” Më mungoi gjuha shqipe Veç brenda shtëpive nuk flitej askund Në çdo vend e rrugë, greqisht pa limit Edhe mes shqiptarësh, ndjehesh e huaj” Kaq sociale Mirela shfaqet edhe për qytetin e saj, Korçën, pa të cilin nuk do të ishte kjo që është. Me merakun e një bije ajo i drejtohet tek poezia ZGJOHU: “Kush të trembi o Korça ime? Mos vallë bora apo ngrica? Shoh rrugicat pa djem, pa kitarë Si dikur, s’ka vajza më në dritare. …” Në pritje të këtij zgjimi, poetja vazhdon shëtitjet e përditshme në Moravë, si një promovim i shëndetshëm por edhe si një lidhje mistike që ajo ka me natyrën.Duke mos gjetur mirkuptim mes njerëzve, ajo përlotet kur ndan brengat me malin.Tek poezia MË PYETI MALI shprehet: “Erdhe edhe sot si çdo ditë Ngarkuar brengën mbi krye” T’ia ngarkosh malit brengat, është një lehtësim dhe një favor që poetja ia ka bërë vetes me vullnetin që e karakterizon. Me një mik si mali, ajo sfidon moshën siç e thotë edhe tek poezia me të njëjtin titull: “Sfidoj moshën”. Vitet ikin, gjithçka bëhet pluhur.” Poetja e di mirë se asgjë nuk është përgjithmonë, ndaj është elastike në mendimet e saj për ta jetuar me optimizëm ditën. Ajo shfaqet praktike dhe entuziaste në pritje të ditëve, që i jeton dhe rijeton si surpriza: “Ditët sjellin surpriza të mahnitshme kapërcyet përtej mureve të lartë Urë kalimi, mënyrë e habitshme Rikthehen fletët e viteve të artë!” Poetja Mirela Ropi vjen me nje bagazh te pasur artistik ne laboratorin e saj krijues, thotë redaktori i dy librave te saj “TROKAS” dhe ERDHI.. poeti Ilmi Dervishi. Si krijuese ka vite qe ka terheq vemendjen lexuesit me botimin e dy cikleve me poezi ne faqen letrare te gazetes ditore “55” ne revisten letrare e prestigjoze “ OBELIKS’ ,Ne albumin poetik “100 POETE PER DASHURINE botuar nga shtepia botuese A D A ,ne Antologjine Poetike ne ndihme te shtepisë së fëmijes Sarande e tjerë.. Si një pazëll, nëpërmjet vargjeve të saj, ndërtoj portretin e poetes, gruas, bashkëshortes, nënës, bijës korçare, mikes time Mirela Sarolli Ropi.E paqtë dhe e ëmbël në dukje, ajo nuk të zhgënjen me vlerat të cilat i bart brenda vetes. Por ajo zhgënjehet e inatoset kur nuk ia respektojnë këto vlera, siç shprehet tek poezia ZHGËNJIM: “Do të djeg laps e fletore Për mërzinë nuk shkruaj më Se në to veç dhimbje gjeta Plumba që vrasin pa zë!” Si plumba pa zë, janë vargjet e saj për fatin që e ka lodhur por që nuk e ka mundur. Sigurisht që Mirela nuk e mban këtë betim, sepse inati i kalon shpejt, sepse pasioni për të shkruar e tejkalon edhe atë vetë. Ndryshe, nuk do ta kishim librin e dytë të saj, si një tufë ndjesish plot ngjyra nga shpirti i saj fisnik! S’na mbetet veç ti veshim një fustan nusërie kureshtjes, për ta festuar mirseardhjen e këtij libri tek lexuesi: Urime Mirela!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s