Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Udha e Diellit” të autorit Eduart Mata dhe redaktim të shkrimtarit Lulzim Hajdari.

 

8187_10207456099713359_6249100581607139573_n

 

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Udha e Diellit” të autorit Eduart Mata dhe redaktim të shkrimtarit Lulzim Hajdari. 

 

 

Titulli:  Udha e Diellit

Autor:  Eduart Mata

Redaktoi : Lulzim Hajdari

Recesent :  Vera Istrefaj

Kopertina :  Hazbi Dida

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati: 13.5 X 20.5

 

ISBN: 978-9928-204-68-4

©: Autori

 

 

Roland-Lushi

Roland Lushi

 

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, dhjetor 2015

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Mata, Eduart

Udha e diellit : poezi / Eduart Mata ; red.

Lulzim Hajdari. – Tiranë : Ada, 2016

108 f. ; 13.5×20 cm.

ISBN 978-9928-204-68-4

1.Letërsia shqipe 2.Poezia

821.18 -1

 

Nën kujdesin e LSHA dega Kukës

 

Poeti tani i njohur Eduart Mata, vjen para lexuesit me përmbledhjen e dytë të tij, me poezi me titull ‘’Udha e Diellit’’. Autori në vargjet e tij pasqyron një ide të qartë dhe me nje specifike po kaq të veçante për derisa jemi mësuar të lexojme deri tani nga krijuesit e rrethit tonë dhe më gjerë.

Autori në fjalë, nëpërmjet vargjeve shpreh qartazi mes elementëve emocional dukuritë e ndryshme , sidomos ato kohore përmes metaforave, me mënyrën e të shprehurit artistikisht dhe me nje rimë të këndshme që e bëjne çdo lexues për vete.

Autori nuk lë pa prekur me ironi edhe situatat e ndryshme që kalon shoqëria jonë, sidomos atë të emigrimit masiv, ku nëpërmjet krahasimeve, si zogjte, dallëndyshet, e përmes imazheve të ftohta e të një pranvere të vonuar, përçon vlera të padiskutueshme edhe tek lexuesi, por edhe po lë gjurmë në letërsi, pra në arenën poetike.

Pesha e një shkrimtari nuk matet me numrin e fletëve, gjatësinë e rreshtit, apo me numrin e madh të botimeve, por me shtjellimet që ai kap, dhe në mënyrë artistike i përcjell te lexuesi, ku ai të gjejë vetveten, përmes mendimin, përmasat e shtrirjes së tij në thellësi, shpërndarjen e mesazheve humanizmit, guximin e reagimit ndaj padrejtësive të ndryshme.

E duke u nisur nga kjo mund të themi me plot gojë se poeti, Eduart Mata ia ka arritur kësaj, përmes talentit të tij, muzës e përgatitjes, frymëzimit dhe punës së palodhur.

 

Lulzim Hajdari,  Shkrimtar

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s