Poezi nga Luanda Hajdari

 

luanda Hajdari- 2

Poezi nga Luanda Hajdari

 

 

Stuhi
Kërkoj lumin e shpresave
Me peshën e rëndë të kohës,
Rrugëve të dhembjeve djallëzore

Mundohem t’u mbijetoj.

 

Por stuhitë e kohës
Shpresat  m’i shkallmuan,
Ëndrrat e  dëshiruara dështuan
Skëterrave  përfunduan .

 

Kohë pas kohe rrugëve gjembore eci
Hijen e ikur duke kërkuar,
Breshëri mëkatesh prapa më qëlluan
E stuhit vrastare shpirtin me lëmuan .

 

 

 

 

Mendime shtegtare

 

Mendimet  fluturimthi më ikin

E një pamje e terrtë,

Mbështjelli qenien time.

 

Gris perden e natës

Të zezën nuk e duroj,

Më ndez imagjinatën

Në krahët e ëndrrave

 

Mendimet shtegtojnë

Drejt thellësive të parajsës,

E shpirtin ma zgjojnë.

 

 

 

 

 

Mëkatare e përsosur

 

Nuk jam gjë tjetër

Veçse një mëkatare e përsosur,

Ftohur nga dhembjet e kohës

E përndjekur nga i mallkuari i saj.

 

Eci e perhumbur

Lumit të jetës,

Me barkën e frikës

E mallkimin e vrarë.

 

Ujërat e turbullta

Kujtimet  m’i vranë,

E heshtjet e shpirtit

shumë  m’i  trazuan.

 

 

 

One thought on “Poezi nga Luanda Hajdari

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s