NË ËNDËRR VETMI, NË MENDJE E HORIZONT VEGIM I RI / Poezi nga Ramije Ajdini

 

ramije Ajdini

Poezi nga Ramije Ajdini

 

 

NË ËNDËRR VETMI, NË MENDJE E HORIZONT VEGIM I RI

 

Si hije – fantzmë vazhdon të më sillesh përreth kasoslles,

ku kam groposur kujtimet gri-zi.

Eja brenda! Guxo, se këlshejtin e fatit shtruar në sofër kam vënë me kast veç për TY.

Me lot të nxehtë e kam larë se sytë e tu lakmues e të prishur nga vaji i shafrantë përbrenda i ke.

Eja! Eja në kulm të zi të natës se të pres,

ngaqë dua ta dëgjoj këngën e rrejshme për betimin që më fale me gjuhën tënde të përlyer:

Urdhëro e ngopu! Ja tek e ke!

Dyert e ardhmërisë ti me shkop mëkatesh na i theve, o hajni.

O pjellë binjake e Hanës së bashku me Korbin e zi. Ku je?!

Mos rri njdekëse e hijes së dhembjes sime moj, e mallkuar!

Ç’kërkon më pas këtyre moteve të vështira që të jap!? Çele, më thuaj!

Lajmëtarin edhe me një sy të qorruar dua ta shoh e t’ia lexoj amanetin, që peng

e lamë ndër agimet e ngrysura shkraur.

Ndoshta në jetë – lojën me vetminë do ta mbaroj shterp,

apo shterp e shëmtuar dashuria ime do të ngelet

se në çast m’u kujtua hija jote e me zë të shterur brohoras:

Shporrmu sysh se shpirtfëlliqësia jote drejtpeshimin ma prishi;

shporru sa më parë!

 

E ndjej, e shoh, në Horizont po vegon një fillim jozhgënjyes,

i bukur, i blertë-bardhë!

Zbardh, moj ditë e bekuar! Zbardh!

Ardhsh e bardhë!!!

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s