Poezi nga Zamira Agalliu

 

zamira Agalliu - 1

Poezi nga Zamira Agalliu

 

 

Oshëtima

 
Ti s’duhet ta dish një të fshehtën time
Që xhelozin tënde e lexoj dashuri.
Mos fluturo për të qenë i mrekullueshëm
Kur, edhe mungesa jote më çel në gji.

Mos vallë u dashurova me oshëtimën atje?
E jo me detin e thellë blu.
Mos vallë u dashurova me mungesën ndër ne.
E nuk jam dashuruar ende me ty……?

 

 

 

Po kthehen ”Dallëndyshet”

 

Po kthehen zogjtë shtegëtar
Me mall për në cerdhen e tyre
Nënën e tyre e gjetën më Plak’
E puthen pragun mure më mure.

U kthyen dhe përqafuan Babanë
Që rrudhi ballin e s’di ç’t’ju thotë
Se goja si ben që vetem i lanë
Dhe përgafimet u lagën në lotë.

I puthën flokët Motrës së mirë
Dhe kacurelat i’a mbajtën në duar
Niper e mbesa me mall e dëshirë
Në kraharor i mbajtën pushtuar.

Po si nuk të zunë, Ty ,mallkimet
Ty o emigrim, o mallkuar qofsh
Mes lotësh ndan Nënat e Bijat
Prej shekujsh pragjet i le bosh.

E përseri do të ikin, bijë e bija
Nga Nënë e Babë, prehërngrohtë
Ikin nga tokë që është e tija
Ikin dhe detet i lajnë në lotë.

Presin ta shohin një ditë ZONJE
Tokën e Tyre siç e dha Samiu
Si Frashërinjtë dikur qëmoti
Si Mjeda vargu në buzë j’u Mbiu .

 

 

 

Shpirt Mjelme

 
O ëndrra ime, u lëndove këtë mëngjes
Nga vegimet e jetës m’u verbua nata.
Shpirti im kërkonte vetëm një pikë vesë
Mes dimrash të marrosur e të acartë.

Demoni kishte veshur ngjyrën e trëndafiltë
Me shumë dashuri e këputi dorë e gjorë.
U përkedhel si një engjëll i pashpirtë
I këndonte dhimbjes njerëzore në kor.

O vdekatar, muza ime, nuk ka skaj
Me një shpirt mjelme, me zemër bore
Ajo di të qeshë, siç di edhe të qajë
Por, urren mendimet që i vënë sinore.

 

 

 

***

 

Grua :
Rrugë e bardhë drite ..
Burim dashurish mes qiejsh të rinj ….
Që vijnë prej diellit e mbërrijnë tek ti ..
Grua
Mbretëreshë që sfidon ëndrrat
Me arome jete e spërkate këtë tokë
Shi që bie fundshpirtrash
E ndryshon një botë
Grua
Muzika e këngës shekullore
Melodia jote e ka një emër
Lind në shpirt e jeton në zemër.
Grua,
Udha e Qumështit.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s