Gjuha e një jete mes dy dashurive / Nga Rami KAMBERI

 

Gjuha e një jete mes dy dashurive

 

 

rami kamberi 1

Nga Rami KAMBERI

 

Të përpiqesh të bësh fjalë e të flasë për poezinë, e cila jeton mes dashurisë dhe atdheut e përtej kufijve kombëtarë është e fundmja mundësi përligjjeje e studimit të vargut të poeteshës Xhemila Adili e cila me librin Një jete mes dy dashurive shfaq shpirtin e saj, duke e krahasuar me realitetin jetik dhe kombëtarë dhe, duke rikujtuar krenarinë ndër shekuj të bëmave shqiptare si dhe duke u qas mes dashurisë jetike duket se është qasja ndoshta më e pranueshme në letrat e sotme shqipe si poezi me veçantitë e saj.

 

xhemile Adili

Xhemile Adili

 

Pra, poezia poetes në fjalë sikur është ndër më shumë të njohurat jashtë hapësirës së vet, për ta kuptuarat dhe, ndonjëherë ndër më të dashurat, pavarësisht se shpesh fati i saj u vishet vetiu gjithë bëmave shqiptare, siç shihet qartë tek poezia “Po se bëra poezinë” ku poetesh dëshmon gjuhën e poezisë së saj:
“Nuk dua të jem poete, po se bëra poezinë
Me një grusht zjarr, marr nga dashuria
Si plisat që e bëjnë, udhën e shenjtë për lirinë
Mes e parmes valles, kur vallëzon burrëria
Nuk jam poete, po nuk pata, ngjyra krenarie
Si shqiponja në flamur, dasmës që i prinë
Le të kuptojë bota, se jam, një penë Shqipërie
Që me dashuri e ushqejë, atdheun e larine”
Në poezinë e librit Një jete mes dy dashurive është e dukshme ndjenja e poetes, ku ajo ndonjëherë është lënë edhe në hije si jetë për të tejkaluar vetveten e për të mbetur në tërësinë shqiptare si shqiptare e një gjeografie që është duke u shtrydhur nga robëria.
Dhe po të lexohet me vëmendje libri në fjala shihet qartë se poetja përmes poezive e kthen në objekt leximi kohën dhe historinë, ndërsa të kuptuarit e këtyre e shndërron në akt leximi. Ky është natyrisht një fenomen poetik, i cili ngërthen ngjarjet historike, dramat e etnisë, dilemat dhe udhëkryqet sociale bashkëkohore etj. Me shumëfaqesinë e imazheve të sajë dhe, me ndjeshmërinë dhe optikën tejet individuale në qasjen ndaj atdheut botës dhe kohëve, poezia e poetesha Xhemile Adili të nxit drejt interpretimit duke provuar se: Nevoja për interpretim lind kur poezia i reziston përthithjes së menjëhershme të faktorëve dhe dukurive kohë në rrjedhën e pandërprerë të përvojës së përditshme dhe ballafaqimit me fatet e njerëzve ose kombeve.
Pikërisht në këtë pikë të arritjes poetike ndodh vetëdijesimi mbi poezinë si event ontologjik dhe shpërfaqja e saj si e tillë mes leximit dhe përjetimit.

 

12472549_466529176873969_1901286789017305316_n

 

Kështu që poezia e poetes Xhemile Adili arrin shpesh të të sfidojë pritshmëritë, të të përfshijë në lojën e kuptimit dhe të ndërtojë një rrjedhshmëri dhe përditshmëri të ndryshme të rrafshit të përfytyrimit e të përjetimit të botës dhe të kohës, të cilën e jetojmë qoftë si individ qoftë si komb.
Ndër figurat me shtresim më të dukshëm simbolik të poezisë së poeteshës Xhemile Adili me një frekuencë përsëritjeje që përbën indikacion për analizën e librit Një jete mes dy dashurive do të përmendnim:
• dashurinë,
• lirinë,
• atdheun,
• burrërinë,
• krenarinë,
• dashurinë etj.
Në simbolikën e parapëlqyer nga poetja bashkohen konotacionet e tmerrit, dënimit, izolimit dhe mungesës së rrugëdaljes, misterit dhe enigmës, por edhe një vetëdije vazhdimësie, qëndrueshmërie. Këto simbole dhe disa nga përbërësit bazë të figuracionit, krijojnë një strukturë poetike domethënëse, e cila sofistikon planin auditiv dhe atë vizual të poezisë dhe ndikon në të perceptuarit e poezisë së poetes Xhemile Adili si një vetë-rrëfim thellësisht dramatike shqiptare.
Pikërisht durimi, tragjikja endemike dhe identiteti njerëzor që e padit bashkëkohësinë me tërë komponentët e saj është një vlerë e padiskutueshme e poezisë së poetes Xemile Adili, pra, personifikimi, metafora, simboli janë ndër figurat bazë që mbartin thelbin e përfytyrimit poetik të tij dhe të këtyre linjave tematike.
Megjithatë, sikurse vërehet në këtë vëllim, poetesha Xhemile Adili vendos një theks të veçantë mbi përsëritjen, ku duket se shumë poezi janë konceptuar mbi logjikën e përsëritjes. Këtë ngasje të fortë drejt saj mund ta interpretojmë në disa mënyra. Njëra prej tyre mendojmë se duhet të lidhet doemos me një ndjesi dominonte që na lë poezia e e poetes, e cila i referohet një ngjarjeje të rëndë në jetën e sajë, ku ngjarja e ka shënjuar aq thellë vetëdijen dhe nënvetëdijen e saj, saqë hiri i së kaluarës, imazhi i tyre, era, tingulli i thërmitjes së jetës, i përjetimeve që përfshihen në gjuhët e flakës janë ndër imazhet pamore dhe auditive më konstante në poezinë e poetes,siç duket tek poezia “Duke qëndisur ardhmërinë”, ku poetesha qartë e thotë fjalën e saj se: atdheu dhe dashuria janë dy rrugë të një jete:.
“Ikte dielli, andej ku duhej të buzëqeshet, me lumturinë
Më la mes reve, terr të zeza, dhe lotët në sy
Duke qëndisur ardhmërinë, bashkë me luledashurinë
Mbi truallin e shenjt, që shtrydhet, për pak liri
E ulur tek shkëmbi i guximit, e pres, me ngjyrat jetë
Duke prekur në palcë, zjarret e shkulit dhe
I them me zë nëne, diell i dashur, ku më ke mbete
Që më lenë mes reve, e rrufeve, që bien mbi atdhe”
Pra, kjo na rezulton se si akt i logjikshëm supozimi se arti i gjakut luan me poetët. Që edhe të tjerët të kuptojnë se ç’është arti i gjakut të cilit i referohet poetja.
Më tej, paradoksi, shkatërrimi, rreziku dhe kanosja konstante vijojnë në një lëvizje permanente dhe përsëritëse. Rrjedhimisht, logjika e lëvizjes bazuar dukshëm tek përsëritja bën që kjo e fundit të shndërrohet në një procede letrare, e cila gjeneron një sërë fenomenesh poetike me vlerë parësore në poezinë e poetes. Më konkretisht, ajo krijon:

dashuri
• liri
• atdhe
• burrëri
• krenari
• dashnorë
• atdhe etj.

Ndërkaq, ne jemi të mendimit se përfytyrimi themelor i përsëritjes vërehet pikërisht në raportin: libër – poezi, ku në këtë mes kemi ekuivalentimin e unit lirik me figura si cub, kreshnik, trim etj.
Në këtë kontekst, poezia Një jete mes dy dashurive është një rast tejet domethënës. Aty ka një raport mjaft të kuptimtë mes zanafillës – kombit, dashurisë, burrërisë etj. Në këtë rast, ideja e rrokullisjes shoqërohet me idenë e boshit dhe akoma më keq, me atë të pakuptimësisë së boshit.
Kultura thellësisht patriotike, sa vizionare aq edhe e mbërthyer në kujtesën e një qarku tragjik të historisë përbëjnë atë tematikë karakteristike të librit Një jete mes dy dashurive të poeteshës Xhemile Adili e cila sjell me individualitet të dukshëm një poezi që meriton të mbetet mes poezive më të bukura të letrave shqipe.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s