Poezi nga Mirvete Mehmeti

 

mirvete mehmeti

Poezi nga Mirvete Mehmeti

 

 

LAGUR NË SHI

 

Kafshova

mollën e kuqe të borëbardhes…

Me veshjen pëlhurbardhë

trungjet e pemëve që ujita

më puthen buzë e balle,

të më ringjallin…

Ëmbëlsit ëndrrimtare

janë cicërrimat e zogjëve mbi mua

që më zgjuan…

E sot..?!

Sot buza me dridhet

prej udhetimesh nepër perrallat

që s’arrita ti përqafoj.

Shpesh harroj

Kush jam?

Nga vije?

Dhe e kujt është koha?

Kjo melodi e njejte

që s’mi shterri syte

as dhimbjet.

Ky trup i lagur në shi

rrugëve tinzare të botës

 

 

 

KU SHKOJ

 

Më vodhe!

Rinine pertej heshtjes,

shpirtin pertej varrit.

Ku shkoj

me hapat humbës?!

Buzët të thara

per nje pik uje,

por gota e thyer

ne dysh.

 

 

 

PRITJE TË BËHEM

 

Kerkoj pak drite

te shoh kënaqësitë e kohës

që qiellit barten peng, neper re.

kujtimet, kullosa livadhesh te blerta

me hapa lengues

e të egersuar deri në palc

prej fjalësh mashtrimi.

Pritje të bëhem

rrezesh që shkojnë e vijnë

hijeve të henes.

I pa prekshëm dielli

më mbeti kerkim

rrugëve të mija

vija labirinthi

qe rrezëllojnë dashuri.

Ecjen e kam shpresë, se

më shpëtojnë kuaj fluturues,

larte e me larte më ngjitin

ku s’ka mallëngjim mërgate.

 

 

 

GRAVUR NË GJOKS

 

Qaj e qesh,

Me fjalët në grykë

si një lëmsh me kujtime të fëmijërisë

dhe një copë rinie.

Ah sa rrënjë të thella!

Po s’i s’të mbyti malli akoma!?

Çapitje të rënda

si litar me nyje

m’i lidhin kujtimet.

Orët, ditët, netët

dhe koha ime

kokë-kthyer andej ku u linda

fluturojnë si dallëndyshe në kthim

Ty (Norvegji) të falënderoj

sepse më bëre të kuptojë

sa e madhe dhe e pakufishme qenka dashuria

ndaj atdheut,familjes…

Me lotët gravur në gjoks

uhëtoj drejt teje vendi im

kujtimeve dhe ëndrrave

deri sa të prehem një ditë

aty ku mbiu ashti im

 

 

 

S’ MË LË MALLI

 

Si te fluturoj

krahë këputur?

Të bëhem ajër,

s’më le malli

shtegëtar…

Pritja

përkund tik-taket

e orës së vet.

Gërmoj shpirtit

fjalët që mi mori era

në harresë.

Fundi

ka një shprese rikthimi,

ëndrra të mbetet ëndërr.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s