Derek Mahon
Kalendari poetik: Derek Mahon (1941-2020)
Ndër poetët e lindur më 23 nëntor, zgjodha t’ju paraqes irlandezin Derek Mahon, me rastin e 85 vjetorit të lindjes. Botoi disa vëllime poetike, por edhe përktheu nga frëngjishtja disa drama. Ishte për zgjidhjen paqësore të të mosmarrëveshjeve Angli-Irlandë. Ja njëra nga poezitë e tij dhe paçi një javë të mbarë:
Një sirenë
(përshtatur sipas një poezie shkruar nga Umberto Saba)
Kushdo që të sheh në ujë do të mendonte: “Një sirenë!”
Fituese në garën e notit për femra, ti dukesh
e çuditshme në ekranin e jetës sime të pavlerë.
Teksa buzëqesh fituese, unë lidh një fill,
të hollë e të fortë, te gishti i këmbës sate,
por ti kalon pranë pa më vënë re.
Miqtë e tu, të rinj, si ti, mblidhen rreth e rrotull
dhe bëjnë zhurmë në bar; e pastaj,
vetëm për një çast, hija e një reje — një hije e rëndë,
si prej nëne — përshkon me drithërimë
nga vetullat e tua e deri te mjekra jote krenare e bukur —
dhe bashkon ngritjen tënde me perëndimin e diellit tim.
©shqipëroi Maksim Rakipaj



























Leave a Reply