Fidanishtja e mirëqenies kombëtare është: kultivimi i politikës së Nacionalizmit shqiptar / Nga Frederik Ruço

 

Fidanishtja e mirëqenies kombëtare është: kultivimi i politikës së Nacionalizmit shqiptar

  Nga Frederik Ruço

1

Globalizmi a po Rendi i Ri Botëror po servirin politikat e tyre në shumë kombe të rruzullit toksor, e theksuar më shumë në: Afrikën jugore, Hon Kong, Kinë, Rusi, Lindjen e Mesme etj. Ky ndikim në Ballkan ka prekur disi më shumë vendin tonë, në krahasim me kombet e tjerë të Ballkanit, (Europa juglindore). Për këtë arsye mundë t’a quajmë që është bërë me dashje, nga fqinjët që e rrethojnë Shqipërinë etnike. Qëllimi kryesor i tyre ka qenë: drejt një ndërprerje dhe shpërbërje kombëtare të neve shqiptarëve…. Mos parakalo përpara diturisë, por mundohu t’a përvehtësosh atë

        Dihet: politika shqiptare ka prodhuar gjithmonë dimër. Nga përvoja që shqiptarët muarën gjatë periudhës së sundimit enverist si dhe pas saj për të krijuar institucione të sakta, në zgjedhien e më të mirëve në ndërtimin e shtetit shqiptar ka dalë e zhgënjyer. Fushatat zgjedhore deri tani, kanë treguar fenomenin e ndodhur se: në parlamentin  shqiptar, nuk mund të zgjidhet i merituari, i afti dhe më i miri, por duhet të zgjidhen deputetë të porositur. Këta deputetë që përfaqësojnë partitë përkatëse, arësyeja të lë të kuptosh se janë të zgjedhur posaçërisht për të bërë ligje si t’iu përshtatet regjizorëve! Të cilët në të shumtin e rasteve, e së bashku me to dhe, politikanët shqiptarë që me vetëdije jo kombëtare, të zotërojnë politikat e ditës.

        Në ragjimin totalitar enverist Kuvendi popullor i shtetit në fjalë dhe parlamentarët „modernë“ pasardhës, kurrë nuk i kanë ngrohur ndonjëherë shpirtin dhe zemrat e shqiptarëve, por kanë prodhuar politikë të ftohte dhe dërmuese për qytetarët, që tashmë mundë t’i quajmë fatkeq, sidomos në bërjen e ligjit mbi zgjedhjet parlamentare. Po të ishte çimentuar me të vërtetë një ligj i përshtatshëm mbi zgjedhje të lira të ndershme e transparente, nuk do ta mbanin peng politikën e rrënimit total të vendit pa limit dhe të jetës së qytetarëve shqiptarë. Shtetarët dhe shteti kanë shumë nevojë për një politikë dhe ekonomi efikase dhe të mirë.  Detyra kryesore në radhë të parë e politikanëve realë, është dhe duhet të jetë këmbëngulje për bërjen e shtetit të së drejtës, në interesin kombëtar.

           Pas vitit 1990 partitë që u krijuan, sidomos dy partitë e mëdha, nuk kanë qenë ndonjëherë në sinkronizim për bërjen e shtetit të së drejtës me bazë ligjore dhe, në ndarjen e katër pushteteve, tash të vonuar për shqiptarët. Interesi kombëtar është që qytetarëve shqiptarë t’u shërbehet duke ndërtuar themelet e një bote të civilizuar e të përparuar. Të drejtat e njeriut dhe liria e tij, fillon nga prona e cila ngjizet me lirinë e individit (kjo dihet nga të gjithë), dhe që shkon në interes të kombit, ashtu siç theksohet veçanërisht në kartën e O.K.B-së si dhe në kushtetutën e Shqiperisë.

Kush fiton zgjedhjet me meritë dhe, po t’i jepet qeverisë fituese, kushdo qoftë ajo, hapsirë, qetësi në punët e sajë dhe, kohën e duhur për problemet themelore që rregullojnë mbarvajtjen e vendit, do të ishte një arritje e madhe për demokracinë. Demokracia e vërtetë, lind dhe fillon kur politikanët dhe të zgjedhurit, të përkushtohen për respektimin e çdo të drejte të njeriut, sikurse, zhdukjen e varfërisë, frymëmarrjen e lirisë së njeriut, e cila fillon me njohjen e pronësisë, transparencën, tolerancën e tje.

Marrësit“ (rrëmbyesit) e pushtetit, kundruall qytetarëve të tyre dhe ndaj detyrave shtetërore, kryesisht, zbatimin e ligjeve, të dala nga kuvendi përkatës, si dhe ç’dogjë që rrjedh nga kushtetuta e vendit, duhet të jenë korrekt dhe përmbyllës të plotë ndaj premtimeve nëpër fushatat që bëjnë.Qeveritë që gjoja dalin nga zgjedhje të lira e të ndershme, po të ishin vërtetë demokratike, sikurse thamë më lart, nuk do t’i prishte kurrë planet e sajë, njëherë në katër vjet për premtimet e pa fund që i bëjnë elektoratit, e aq më tepër, në qoftë se do të ndihmohesh ndershmërisht edhe nga opozita. Nëpërmjet qetësisë, qeveria do të ishte më frutëdhënëse dhe, do të koordinonte punësimin e plotë të njerëzve pa probleme, që do të thotë rritje e nivelit ekonomik në të gjithë vendin, e cila është problemi kryesor për çdo parti që vjen në pushtet  dhe, në veçanti të paqes politike, ndërmjet partive.

       Zhvillimet e degëve më kryesore, ajo e bujqësisë, e elektrifikimit të vendit dhe më pas ajo e industrisë së lehtë, të cilat sëbashku do të sillnin një ngritje të konsiderueshme të ekonomisë së vendit, do të ishte për politikanët një premtim i mbajtur. Të gjitha këto arritje, ashtu siç thamë dhe më lart, bashkarisht të dyja partitë, sot më të mëdhatë në vend, do të sinkronizonin përgjithmonë pozicionimin pozitar–opozitar me qëndrim kombëtar kundruall njëra tjetrës, dmth PD e PS. E keqia është se boshti i politikës shqiptare për momentin është e varur nga jashtë dhe, për të shpëtuar prej saj nuk është dhe aq e lehtë.

      Nga ana tjetër duhet të kemi një gjë parasysh, që në rruzullin toksor ekziston një organizatë me emërin, “Internacionalja Socialiste“ e cila është një nga mekanizmat sunduese të ekonomisë botërore që punon për qëllimet dhe interesat e veta. Nëpërmjet këtij autoriteti dhe të pushtetit që ka krijuar, ajo e përdor atë për qëllime të këqia duke minuar çdo gjë të mirë që ndërtojnë qytetarët e një vendi bashkë me qeveritë e tyre. Kjo organizatë, është kundra fesë (qënies shpirtërore) dhe, sidomos ndaj destabilizimit dhe çoroditjeve të kombeve të fuqishëm. Qëllimi i tyre kryesor është që këto kombe t’i ketë në dorë për t’i komanduar dhe, nëpëmjet saj të pasurohet. Kjo organizatë ka lidhje me zotëruesit e ekonomisë globale, të cilët  bashkarisht ndajnë influencat politike-sociale dhe ekonomike- kulturore në tërë rruzullin toksor. Në vendin tonë Partia Socialiste e Shqipërisë është antare e kësaj organizate në fjalë, të cilën e kanë pohuar vetë liderët e PS. Duke u nisur nga ky fakt, PS e Shqipërisë është nën trysnin dhe nën komandën e saj. Tani të mos dyshojmë hiç, se hallet e shumta që kemi në Shqipëri mundë t’i themi pa frikë se janë pasojë e kësajë lidhjeje. Jo pa qëllim e majta europiane jep këshilla të majtëve shqiptarë të bashkohen. Nuk është keq një thirrje e tillë për të majtët e Shqipërisë, por është halli se sa i shërben kjo thirrje në tërësi popullit shqiptar. Kjo thirrje provokon një luftë civile tjetër si e vitit 1997. Konspiracioni sllavo komunist ende rrin mbi kokat e shqiptarëve.

Ne shqiptarët, duhet t’i ndalojmë me mendime të pjekura politike, për t‘i shërbyer më mirë stabilizimit të vendit. Kujtoni, ende nuk na janë tharë plagët e shkaktuara dhe gjenocidi, nga serbët në Kosovën  martire që sot është e pa varur. Çfarë kërkojnë këta të pa udhë, përse ndërhyjnë në punët e brendëshme të Shqiptarëve, përse nuk shikojnë hallet e tyre që po i kanosen ç’do ditë nga ekonomia financiare dhe papunësia që kanë në vatrat e tyre. Përse kërkojnë destabilizim në Shqipëri, që t’i jepet më vonë mundësia për një gjenocid të ri në Kosovë dhe një luftë nga shqiptarët kundër shqiptarëve?

Është për tu theksuar rëndësia e rolit opozitar si në Shqipëri e në Kosovë. Në Shqipëri opozita nuk e ka luajtur kurrë rolin që i takonte, asë edhe një herë të vetëme, por ka luajtur rolin e plotësimit të dëshirave të fqinjëve tanë. Të dyja (PS. PD.) me dashje nuk e kanë luajtur këtë rol aq të rëndësishëm për të çimentuar demokracinë e vërtetë. Roli opozitar është më i rëndësishëm se ai pozitar. Opozita shqiptare sot ndodhet në krizë totale, ajo, është e çoroditur, nuk po luan rolin e vërtetë, jo se janë më të mirë qeveritarët aktualë dhe ato që e kanë pasur dhe mund t’a kenë përsëri, por roli i opozitës është ta mbërtheje dhe t’i tregojë se çfarë ka bërë mirë dhë çfarë ka bërë keq në qeverisjen e vendit, jo të luajë rrolin e kungulleshit.

          Të veçojmë kryesoret: e para, PS-ja me në krye Z. Rama ka kërkuar hapjen e fletëve të votimit të zgjedhjeve lokale të 2010 me çdo kusht dhe, pa kushte të vëna nga kundërshtari politik, dhe, kjo hyn te kungullesha. Nuk them që s‘ka pasur të drejtë, dhe unë solidarizohem me të drejtën e vërtetë, por duke u nisur nga fakti se këto pretendime nuk u bënë të njohura. Të lind  mendimi, se duhet parë dhe ana tjetër e medaljes. Partia që ishte në pushtet (PD) përdori çdo lloj forme për ta mbajtur atë, duhet marrë parasyshë edhe kjo. Z Rama kur ishte në opozitë, për të mos prishur ekuilibrin, në jetën e shtetarëve të Shqipërisë, i takonte dhe duhej të bënte çmos që t’i ruante më parë dhe, me çfarë do lloj mënyre votat dhe, të mos braktiste parlamentin, të paktën të shtetasve që konsiderohen si të majtë, për arësyen e vetme që të mos u dyshonte rezultati i pa dëshiruar që ju krijua, të cilën nuk e meritonte mbase, ky rast sjell anomali për të qeverisur, si rrjedhojë e vuajnë shtetasit shqiptarë qoftë dhe në diasporë. Qëndrimi i atëhershëm i Ramës dhe i partisë që ai kryeson ishte në dëm të shtetasve dhe, kjo rëndoi mbi ekonominë e shtetasve shqiptarë në përgjithësi. Ç’do të thotë kjo: destabilizimi i Shqipërisë në të gjitha detajet që nuk lënë shijen për të qenë i denjë për t’u integruar në BE. Përse? Lind pyetja, sepse mendimi rrjedhëshëm nga ana e të interesuarëve për t’i ardhur në ndihmë konsolidimit të shtetit, është: që ky veprim quhet i gabuar, pavarësisht shkaku.

          Kam dhënë një përgjigje nga ana ime atëhere, nuk ja imponoj kërkujt, se: për të vepruar si udhëzonte Z. Rama, kur ishte në opozitë është pengesë e madhe për mbarvajtjen e jetës sociale-politike e ekonomike-kulturore të shtetarëve shqiptarë në të gjithë vendin. Edi Rama kërkonte të hapeshin kutitë e fletëve të votimit, por kundruall kësaj, përveç kohës ishte dhe një dëm tjetër në ekonominë e shtetasve shqiptarë, sepse po të hapeshin dosjet në atë kohë dhe rinumerimi i tyre, ka kosto financiare, e cila do të sillte vonesa të mëdha dhe në punët shtetërore, ku ishte leverdia? Ekonomia në vend që të ecë përpara, do të rrijë në vend- numëro ose do të shkojë pas, e cila është baza për të ndërtuar një shtet ligjor të së drejtës dhe më gjerë në jetën e vendit. Kujt i leverdis kjo? Qëndrimi i opozitës reale në parlament do t‘i jepte shumë shpres jetës në të gjithë vendin, pa ç’ka se partitë kur vinë në pushtet, kanë mbetur gjithmonë pa prezencën e opozitës dhe, njëkohësisht kanë menduar se do t’a kenë më të lehtë të pasurohen nëpërmjet mënyrave korruptive.  Ministri i ekonomisë që është me mentalitet të majtë dhe, që ishte në qeverinë Berisha pohoi se: “PS-ja po pengon seriozisht në investimet e huaja, investitorët po largohen pikërisht për këtë arësye“. Nga ana tjetër, një vend nuk mundë të ecë përpara pa prodhim të brendshëm bruto, e cila rregullon nivelin ekonomik të jetesës  afatë gjatë, por duke mos përjashtuar dhe investitorët e huaj. Pra, opozita është baza kryesore për të rregulluar e plotësuar ç‘do gjë që i nevoitet një vendi demokratik. Pa ekonomi nuk ka jetë.

Opozita e atëherëshme e Ramës duhet të bënte opozitë vetëm ballëpërballë me kundërshtarin politik në kuvendin e shkuar. Do të ishte një gjest fisnik nga ana e tij, do të ishte një ndihmë e madhe për qytetarët në nevojë dhe Shqipërinë që ka mbetur gjithmonë pa opozitë kombëtare. PD, tani, po ballafaqohet disi ballpërballë me pozitën mjerane, por pa krye. A duhet të jetë më transparent Z Rama për të sinkronizuar me sinqeritet, për çfarë ka premtuar në fushatën parazgjedhore dhe, premtimet e panevojëshme që ende i nxjerr nga bagazhi mendor i tij? Sipas meje kësaj pyetje do t’iu përgjigjesha: (gjithmonë kam parasysh që mendimin tim nuk kam dëshirë t’ia imponoj kërkujt), se“ Z. Rama nuk është ai që deklarohet, është një tjetër brenda tij, për këtë kemi nevojë ta dimë. Transparenca e tij do të na ndihmonte të zbulonim të vërtetën, e kaherëshme që shqiptarët e presin me padurim. Këshilla ime si qytetarë i Republikës së Shqipërisë është: Qeverisja paraardhëse e krijuar nga Partia Demokratike, nuk është e Berishës, nga ana tjetër nuk mund të rrijmë pa e kritikuar. Pra në njëfarë mënyre nuk duhet ta pengojmë, atë që vjen në pushtet, pavarësisht me vend e pavend, se pse është në dëm të shtetarëve dhe shtetit. Mirë do të ishte që qeveritë e pa afta të largoheshin vetë, me dëshirën, që të bëhet më e mira për shtetarët shqiptarë. Në qoftëse ndonjë mendon se PD e ka sjellë vetë fijen e lëmshit për të ngatërruar shtetarët e tij, ajo është për t’u kritikuar  me fakte të pa tjetërsueshme, ( e kam fjalën gjithmon për ndonjë të majt, a po të djathtë të ndershëm) që mendon kështu.  Po kush mundë të ndihmojë? Opozita nuk është konstruktive, veçse shfryn mëllefe që shtetarëve nuk i duhen, opozitarët: duhet të jenë më konkret, sepse është në dobi të qytetarëve shqiptarë, të cilët do të fitojnë diçka. E ndërsa ju Z.Rama që keni ngulur këmbë me të drejtë për hapjen e kutive, në votimet e 2010 në një farë mënyre, keni dëmtuar ekonominë e vendit dhe, a mendoni se do t’i shlyeni ato?. Siç thashë dhe më lart që qytetarët nevojtarë kanë shumë nevojë për të kollandrisur jetën e cila është bërë, fillimisht tepër e mjerueshme pikërisht nga elita e majtë e vendit dhe, pasardhësja e saj (PS), me trashëgimtarët e regjimit enverist.        

          Çdo gjë ashtu siç e mendoni ju për PD, që e komentoni dobësi të saj, do të ishte krejtësisht e dobishme, në rast se i dokumentoni me fakte, ashtu si PD kërkon ndaj jush dhe patis që drejtoni. Z. Rama duhet të keni parasysh siç e kemi edhe ne, që qeveritë në Shqipëri të të gjitha kohrave i kanë komanduar të tjerët. Qeveria Demokratike edhe ajo, është mbështetur diku, pra ka qenë dhe është e varur dhe, pikërisht pse kanë qenë të gjitha qeveritë të varura nga të huajt, ne kemi mbrritur atje ku nuk mban më ujë pilafi. Të gjitha deklaratat tuajaZ. Rama po të jenë të sinqerta, do të ishin me vlerë shumë të madhe për kombin në qoftë se do burojnë nga një shpirt nacional (kombëtar). Por në partinë që drejtoni juve i nderuari Z. Rama nuk mundë të prodhoni mirësi kombëtare sepse, që kur është themeluar më 1941 ka qenë antikmbëtare dhe, gjithmonë ka krijuar situata të pa këndëshme dhe të pa favorshme për shtetasit e vet, ka krijuar gjithmonë ngërç politik. Anëtarët e thjeshtë të kësaj partie nuk janë trajtuar thjeshtë si qënie njrëzore, por thjeshtë si vegla pune, ashtu si sllavo-komunizmi përdori Enver Hoxhën. E majta në Shqipëri e në Kosovë, kurrë këtë vlerë kombëtare, nuk e ka trajtuar si të tillë, kundruall hapsiratave që lejon demokracia, por e ka përdorur si vlerë të interesit, mbase të tuajin personal, pra që do të thotë nuk ka vlerë. Ju! Doni apo z’doni, për momentin jeni nën drejtimin e PS, punoni për internacionalen.  Provat, historike janë kokëfortë, që kur lindi PKSH është krijuar bindja, që e majta botërore është një. Për më gjatë rreth bëmave të PKSH dhe më vonë PPSH e tani PSSH do të shkruajmë njëherë tjetër, në vendin dhe kohën e duhur.

Tani së bashku, pozitë-opozitë duhet të mendojnë për qeverisjesn normale të vendit. Pra, jam i mendimit që opozita është e tillë kur i shërben çështjes kombëtare realisht dhe, t’a kuptojë mirë që rroli i saj në politikë është më i rëndësishëm se roli i pozitës në qeverisje. Hajde të punojmë së bashku e ta lëmë të ponojë e të qeverisë kushdoqoftë ajo parti që sundon shumicën e (verdiktit të popullit). Qeveritë kur kanë roje të denjë, që për të gjitha rastet është opozita kombëtare në kuvend, kjo është një mrekulli e natyrshme për t’i shërbyer ligjeve që burojnë prej saj, është në dobi të shtetasve shqiptar. Sezonin e kaluar PDja po t’iu kishte pasur juve rojen kryesore në bërjen e ligjeve që miratoheshin në parlamentin shqiptar, kur qeveriste PD, mbase do të ishim në BE tani.

          Mirë do të ishte të qeveriste Nacionalizmi Shqiptar. Të tillë ka me shumicë tek PSja dhe tek PDja, një shembull konkret: Më 09-2004 në Stadiumin Kombëtar Qemal Stafa u zhvillua ndeshja ndërmjet kombëtares sonë dhe asajë të Greqisë. Stadiumi ishte mbushur plot e për plot me njerëz. Aty nuk kishte të majtë dhe të djathtë veçmas, kishte vetëm shqiptarë të mbuluar me një flamur të stërmadh të kuqë me shqiponjën në mes e ardhur apostafat nga Kosova. Të gjithë kishin një qëllim, fitoren ndaj Greqisë. Ajo nuk ishte thjesht veç fitore sportive, por kishte një kuptim më të gjërë. Aty u bashkuan vëllezërit për herë të parë nga të gjitha trojet etnike, kjo me të vërtërtetë qe për një moment bashkimi i shqiptarëve nga vetëm një segment zyrtar atë të kulturës së një kombi të bashkuar. Po përse mos të them se do të ishte gjithmonë mirë nga të gjitha anët ky bashkim, edhe politikisht, ekonomikisht dhe socialo-kulturor? Ishim të gjithë sëbashku për të shprehur një qëndrim, atë, ndjenjën kombëtare. Festuam fitoren të gjithë së bashku u përqafuam me lotë gëzimi të pa përshkruar, ishin shqiptarë kosovar, shqiptarë çamë, shqiptarët e majt e të djathtë që për mua nuk ekzistojnë si të tillë, por është klasa politike mjerane që i ka emërtuar si të tillë, e të Shqipërisë Londineze e shqiptarë të FYROM. Me këtë bashkim nuk munguan as pakicat që janë strehuar me shekuj në vendin tonë. Përse këtë dhuratë vllazërore të herëshme të dhuruar nga Zoti të prishet? Tani është rasti të mendojmë e të punojmë për këtë bashkim.

          Si atëherë në shtetin të diktuar nga sllavo-komunizmi, të ingranuar me anë të E. Hoxhës dhe, nga disa pseudo-politikanëve, ashtu dhe tashti po nga disa politikanë me prejardhje prej tyre, e të mbështetur dhe nga jashtë nuk e kanë dashur ndonjëherë këtë vllazëri natyrore të një kombi të bashkuar në trojet e tyre. Nacionalizmi i kohës po mendon dhe sakrifikon pikërisht për këtë bashkim, për të cilën komunizmi pati frikë. Nacionalizmi nuk do ta linte shtetin totalitar ta shpërbënte kombin të cilin e katandisi deri në vëlla vrasje dhe në varfëri të plotë.

 

Tiranë|02|06|2014                   

 

Lebanon: Sabahudin Hadžialić Receives Naji Naaman’s Literary Prize / By Peter Tase

Sabahudin Hadžialić http://sabihadzi.weebly.com   http://www.najinaaman.org Lebanon: Sabahudin Hadžialić Receives Naji Naaman’s Literary Prize By Peter Tase On June 6, 2014, Sabahudin Hadžialić, a distinguished European writer was recognized with the Lebanese Naji Naaman’s Creativity Prize for poetry. This year’s competition had … Continue reading