Dashamirësia anglo amerikane ndaj Shqipërisë dhe stalinito-enveristët ( fragmente) / Nga Sabri Maxhuni- Novosella

 

 

maxhuni

 

Dashamirësia anglo amerikane ndaj Shqipërisë dhe stalinito-enveristët

 

Prishtinë 2014

 

 

 

Nga Sabri Maxhuni- Novosella

 

 

 

 

Fragmente

 

 

f.49

 

 

Zija Xil Mitrovica tregon: Isha në burgun e Shkodrës. Tërë natën komunistët pushkatonin shqiptarë. Dukej sikur të burgosurit habiteshin pse po i pushkatonin, më tepër se tmerri që i çonin në pushkatim….Tregtarët i pushkatonin si borgjezë, intelektualët i pushkatonin si reaksionarë, bujqit i pushkatonin si kulakë!!!

 

 

 

f.56

 

 

Në vitin 1877-1878, në kohën e Lidhjes së Prizrenit shqiptarët kishin arritur t’i rikthenin territoret e veta deri në Nish. Nishi kishte arritur të bëhej me 80 % të banorëve shqiptarë, kurse në mes të Mitrovicës dhe Nishit, ishin më se 700 fshatra shqiptare.

 

 

 

f.72

 

 

Vëllezërit Kryeziu u internuan në Ventontene- ujdhesë afër Napolit. Gani Kryeziu dhe vëllezërit u njohën me Llazar Fundon…Said bej Kryeziu i diplomuar në Universitetin e Sorbonës në shkencat politike…

 

 

 

f.74

 

 

Pas përforcimeve nga ajri (me ndihmën e kolonelit Simskoks) kjo lëvizje (e Kryezinjëve) arriti të sulmonte e shkatërronte instalimet e minierave të kromit në Kam e në Kepenek afër Gjakovës…

 

 

 

 

f.82

 

 

Në Kosovë nuk kishte luftë nacional-çlirimtare të udhëhequr nga shqiptarët..

 

 

 

 

f.83

 

 

forcat aleate kërkonin ta burgosnin Xhaferr Devën si bashkëpunëtor të nazistëve gjermanë. Por hebrenjtë e shpëtuan atë sepse kur ishte ministër i brendëshëm ka pasur mundësi që t’ua dorëzojë gjermanëve të gjithë hebrenjtë e Shqipërisë..

 

 

 

 

f.103

 

 

Pjesëmarrësit e Konfencës së Bujanit luftonin në anën e ushtrisë okupuese jugosllave të prirë nga gjeneralët jugosllavë Fadil Hoxha, Brajeviçi, Rifat Berisha, Xheladin Hana, Qamil Borvina, Zekeri Rexha etj…

 

 

 

 

f.111

 

 

Ali Boletini tha: Partia Komuniste e Shqipërisë (PKSH) nuk e ka tradhëtuar Partinë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ), por PKJ e ka tradhtuar PKSH! Metush Krasniqi iu përgjigj: Plotësisht e vërtetë është besa, PKSh nuke ka tradhtuar PKJ, por PKJ e ka tradhtuar PKSH, e ka tradhtuar popullin shqiptar!

 

Metush Krasniqi tregoi: Adem demaçi tha se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe krijimi i Shqiprisë Etnike arrihet vetëm me shkatërrimin e imperializmit euroamerikan, socialimperializmit sovjetik, titizmit jugosllav dhe me triumfin e revolucionit proletar botëror, sipas ideve të Stalinit dhe Enver Hoxhës.

(kjo ndodhi kur Adem Demaçi u lirua nga burgu 1974)

 

 

 

 

f.148

 

 

A u likuiduan ballistët, zogistët, reaksionarët, borgjezët, kulakët, bashkëpunëtorët e okupatorëve, bashkëpunëtorët e aleatëve anglo-amerikanë etj. etj. U erdhi radha më vonë edhe ministrave, kryeministrave…Punonte dora konspirative antishqiptare sllavo-greke për të shkatërruar çdo gjë shqiptare dhe për ta shkatërruar tërësisht kombin shqiptar.

 

 

 

 

 

f.154

 

 

Shaktërrimi i shtetit serb u hapi rrugën shqiptarëve për t’u rikthyer deri në Nish. Shkatërrimi i shtetit bullgar, shqiptarëve u mundësoi të rikthehen në territoret e veta deri në Sofje. Shkatërrimi i Perandorisë Greko-Bizantine, shqiptarëve u hapi rrugën të rikthehen deri në Athinë, në Selanik e më gjerë.

 

 

 

 

f.155

 

 

Konspiracioni antishqiptar pati sukses të madh në Pashallëkun e Ali Pashë Tepelenës, në Pashallëkun e Kara Mahmud Pashë Bushatlliut, në Lidhjen e Prizrenit, në Kuvendin e Taksimit, në luftrat çlirimtare të Kosovës të viteve 1908-1910-1912 dhe në të gjitha ngjarjet, deri në Luftën e Dytë Botërore.

 

 

 

 

f.160

Kur e kemi fjalën në vitin 1997, te “revolucioni i vonuar” i Rexhep Qoses kur u shkatërrua çdo gjë, dora konspirative antishqiptare, sllavo-greke, vepronte në çdo pore të jetës. U shkatërrua ushtria, u shkatërrua policia, u shkatërruan zonat kufitare, shkollat, institucionet. Edhe arkivat shkatërroheshin.

 

f.177

 

 

Pushtimi turk me të gjitha të këqiat e veta ishte më i lehtë se pushtimi sllav, jo vetëm se nuk na zhdukën nga faqja e dheut, por nën sundimin turk arritëm t’i rikthejmë disa territore tonat deri në qytetine lashtë ilir, siç ishte Nishi etj…

Jo vetëm shqiptarët që islamizoheshin e i shpëtonin asimilimit në serbë e grekë, por edhe shiqptarët e krishterë nuk ishin të rrezikuar të asimiloheshin në serbë e grekë nga kishat serbo-greko- byzantine të cilat mbetën pa pushtet shtetëror…

 

 

 

f. 186

 

 

Heroi Haxhi Zeka porosiste: Me popujt fqinjë të kemi marrëdhënie të mira tregtare, kulturore, por kurrë marrëdhënie të ngushta politike. (as më miqtë e ngushtë të fqinjëve tanë kudo qofshin ata).

 

 

 

 

f.196

 

 

Me studimin e A.S. Homjakovit “Për të vjetrën e të renë” botuar më 1839, pas këtij publikimi, sidomos Vaselena do të përpiqet që të krijiojë një filozofi politike se si të gjendet rruga për krijimin e një Perandorie pansllave, për të dëshmuar afirmimin e familjes ortodokse, shtrirja e të cilës në shkallë gjeografike paralele do të fillonte nga Oqeani i Qetë në Lindje dhe do të mbaronte në brigjet e Adriatikut në Përëndim, duke i përfshirë kufinjtë lindorë të Austrisë dhe të Prusisë deri në Norvegji.

Kjo Perandori do të shtrihej në shkallë meridiani nga deti i Veriut dhe do të mbaronte në Jug në ujërat e Oqeanit Indian.

Me themelimin e një Perandorie të tillë pansllave, sipas Danillevskit, do të përfundonte pjesa e parë, për të filluar pjesa përfundimtare me moton: “Jepjani Zotit qeverimin, Carit carizmin” Me këtë implicitim (shkallë e fshehur politike) përgatitej tereni për ta shpallur Patrikun e Moskës person që zevëndëson Zotin në tokë.

Me këtë planimetri do të merret një pjesë e inteligjencës ruse. Studimet e tyre shumë shpejt do të reflektohen në qarqet kishtare sllave, në Ballkan, ku printe kisha autoqefale serbe.

 

Duke u influencuar nga ideja e pansllavizmit, në fillim Çartoriski e pastaj Franjo Zah, do të përpilojë një projekt lidhur me “përqëndrimin e sllavëve të Ballkanit në një perandori”. Ajo perandori do të themelohet në dy faza. Faza e parë do të kishte për objekt “Luftën çirimtare”. Ndërsa në fazën e dytë pansllavistët kishin për qëllim spastrimin e territoreve të “hapësirës jetësore sllave nga të huajt”, ku përfshiheshin shumë popuj autoktonë.

Mbi këto principe u ndërtua Naçertania (1844) e Ilia Garashaninit, program i Otoqensfenos bullgare dhe megaliideja greke e Jani Kolesë.

Mbi këto principe synohej asgjësimi i kombit shqiptar dhe shkatërrimi i perandorisë Osmane, për një kohë fare të shkurtër, pra jo në etapa.

 

 

 

f.199

 

 

E vërteta historike është kjo: Kongresi i Berlinit u mbajt për ta shpëtuar Perandorinë Osmane Islame nga Rusia Pansllaviste e në kuadrin e Perandorisë Osmane Islame edhe territoret shqiptare e popullin shqiptar, për sa mundën të shpëtojnë nga kthetrat e sllavo-greko-ortodoksëve.

Lojërat e sllavo-grekëve, nëpërmjet konspiracionit të tyre me historianët shqiptarë, kanë pasur e kanë për qëllim ta nxisin popullin shqiptar kundër Evropës katolike-protestante, sot kundër Evro-Amerikës, për ta lënë krejtësisht në harresë rrezikun që kishin dhe kanë nga sllavo-grekët ortodoksë.

I vërsulën shqiptarët për ta sharë Evropën, qysh në Kongresin e Berlinit që shpëtoi aq sa arriti të shpëtojë dukje e quajtur atë kurva Evropë, shtriga Evropë, na shiti Evropa, na copëtoi Evropa etj. etj.

 

 

 

 

f.201

 

 

Vetë Rusia Cariste pansllaviste, e mbështetur nga Franca për shkaqe të njohura, ishte këmbëngulese që të mos kishte fare shtet shqiptar.

 

 

 

 

f.206

 

 

Kryekrimineli E. Hoxha e bëri Shqipërinë një lagje të Stalingradit. Çdo gjë frymonte me frymën sllavo-ruse, me kooperativa, kolkoze e sovkoze, me një gjendje ekonomike më të tmerrshme se sa burgu famëkeq i Goli Otokut, ku jeta e njeriut kishte vlerën e një fjale goje: tha kështu, tha ashtu, dhe përfundonte me tërë familjen ne burgje e kampe.

 

 

 

f.113

 

 

Prof Isa Bicaj shkoi si historian në Tiranë në Institutin e Historisë. Më tha: Vetëm në Institutin e Historisë i numurova shtatë femra me emrin Natasha!…pra në atë kohë çdo gjë shkonte drejt rusifikimit…

 

 

 

 

f.222

 

 

Në Tetovë, prof Paskal Milo si historian i linjës sllavo-greke filloi të radhisë meritat e E. Hoxhës, edhe për faktin që ai i kishte dërguar aradhat partizane në Jugosllavi, për t’i ndihmuar popujt vëllezër të Jugosllavisë.

Pas Paskal Milos, u ngrit tepër i mllefosur, Sabri Godo dhe e prezantoi mendimin e tij duke thënë:

Isha shumë i ri kur na mobilizuan në aradhat partizane dhe na dërguan në Mal të Zi për t’i ndihmuar popujt vëllezër jugosllavë, siç na thoshin. Derisa ishim në Mal të Zi, na erdhi lajmi se do të na çonin në Kosovë. Natyrisht se u gëzuam shumë që po shkonim te vëllezërit kosovarë. Kur na çuan në Kosovë, filluan luftimet por gjermanë nuk pamë askund. Pra, luftonim kundër shqiptarëve.

Me sytë e mi i kam parë duke i hedhur edhe nga 14 kufoma të shqiptarëve të vrarë në një pus. (fjalimi është i filmuar)

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s