NGA DODONA NË TIBET / Nga Fatbardha Demi

 

 

 

 

NGA DODONA NË TIBET

 

 

 

Fatbardha Demi

 

Nga Fatbardha Demi

 

 

 

 

Atlantidën, mbi historinë e së cilës janë shkruar mbi 20 mijë libra, e kam rikujtuar sepse mendoj se raca ilire prej saj ka ardhur. Xhuzepe Katapano

 

 

 

 

I

 

 Ëndrra e Hitlerit

 

Kjo ëndër zuri fill pikërisht në shkretëtirën e Saharasë, aty ku Piramidat madhështore të Faraonëve, qëndrojnë si të tërhequra mbrapa ndërtimit më të lashtë – SFINKSIT – vepër e Atlantidëve, që i kishin shpëtuar Përmbytjes.

 

 

 

***

Më 1938, falë mikpritjes së derës mbretërore shqipetare të Egjiptit, studiuesi Xhuzepe Katapano, vendosi të priste rrezet e para të agimit pranë Piramidave të Saharasë, një rit i lashtë i fshatrave arbëreshe të Siçilisë.

Edhe mbas 46 viteve, kur e mbaroi veprën e tij « Thoti fliste shqip », ai e kujton këtë çast magjik : « Drita e Lindjes, ndërsa ngjitej drejt qiellit, përhapej me ngjyrim të zbetë trëndafili që forcohej gradualisht, duke ndriçuar qetësisht Sfinksin, me ato buzët e trasha të palëvizshme, në përputhje të plotë me emrin, i cili, si të gjithë emrat në zanafillë, tregonte thelbin dhe funksionin e tij : SFINGE. (SFJET + GJË, do të thotë « s’flet gjë, hesht», zbërthyer nga studiuesi Bernardo Bilota (1843 – 1918) « Studime filologjike rreth parahistorikëve » Kastrovilar, 1915) (1)

 

Sfinksi është emërtuar “Varri i Hermesit”, i njohur në Egjiptin e Lashtë me emrin shqipetar « Thot » ( ai që thot / na flet) nga doktrina e të cilit u frymëzuan Iniciuesit e Mëdhenj të njerëzimit si Rama (cikli arian), Krishna (inicimi bramanik), Orfeu (misteret dionisiake), Pitagora (misteret e Delfit), Platoni (misteret eleuziane) dhe Moisiu (misioni izraelit) . (2)

 

Askush deri më sot nuk ka mundur të hyjë në varrin e Thotit. Sfinksi ashtu si shqiponja e Ilirëve apo e Perandorisë Romake, përfaqëson DRITËN dhe DIJEN në përgjithësi (në dialektin çam, fjala « di » do të thotë « dije » dhe « u bë dritë ») . (3)

 

Viti 1938, për rastësi të fatit, do të shënonte dy nisma që lidheshin me ndërtuesit e Sfinksit :

E para, ajo e Xh. Katapanos që zbuloi alfabetin fonetik të hieroglifëve egjiptianë, me anën e gjuhës shqipe.

E dyta, nisjen e ekspeditës gjermane për të zbuluar misteret e dijeve të Thot – it, të kyçura në heshtjen e përjetshme të Sfinksit.

Ishte Himleri (Heinrich Himmler), themeluesi i repartit special SS, që ia ushqeu këtë ëndërr Fyhrerit të tij. Të dy krerët e nazizmit, shpresonin të zbulonin shkencën e Atlantidëve dhe sidomos formulat magjike, që të sundonin Botën si Arianët mitikë. Sipas filologëve dhe antropologëve gjermanë të shk 19 – 20, gjermanët e kohëve moderne ishin me origjinë nga popujt e lashtë Arianë.

Ferdinand Osendovski, në librin e tij ( Ferdinand Ossendowski « Bêtes, hommes et dieux ») pohon se disa Lama të Tibetit, i kishin folur për një vënd të fshehur në thellësi të tokës të emërtuar “Agati” (në shqip: ag / dritë + Ati / Zoti dmth Zoti – Dritë) që ishte vënd – qëndrimi i Mbretit të Botës. Një mbret i jashtzakonshëm që ndër shekuj kontrollon fatet e njerëzimit. Himleri ishte i magjepsur nga Tibeti dhe ishte i bindur se pikërisht aty, ishte origjina e racës ariane dhe aty ruheshin forcat e lashta të pushtetit.

Ekspedita me shkencëtarë gjermanë e udhëhequr nga biologu Ernest Shefer (të gjithë anëtarë të trupave SS) u nis nga porti i Gjenovës në 21 prill të 1938, në drejtim të Indisë britanike për të kërkuar “rrënjët e humbura të popullit gjerman”.

f1

 

Ernst Schäfer (1910 – 1991)

Pas afro katër muajsh përpjekjesh për t’u lejuar të hynin në “qytetin e ndaluar” budist – Lhasa, grupi i shkencëtarëve gjermanë më së fundi qëndronte perballë tij. Antropologu Bruno Beger, kishte marrë urdhër nga Hitleri të zbulonte ngjashmëritë e kafkës midis popujve gjermanikë dhe tibetianëve. Sipas Hitlerit, në rast se kjo vërtetohej, çdo forcë magjike që kishin trashëguar dijet e tibetianëve nga Arianët e lashtë, ju takonin edhe gjermanëve. Vetë ekspedita ishte emërtuar «Trashëgimia e Paraardhësve » ( Héritage des Ancêtres ) .

Beger bëri qindra matje atropometrike të formës së kafkës, mbi vetullat, përmasat e fytyrës, por me gjithë kujdesin që patën kërkimet e tij, tiparet e gjermanëve nuk ishin të ngjashme me ato të banorëve aziatikë në Tibet. Studiuesi nuk gjeti aty as ndonjë banor me flokë bjondë dhe sy bojë qielli. Të gjithë shkencëtarët i mundonte pyetja: A ka ekzistuar vërtetë një racë ariane dhe a ndodheshin vërtet në Tibet dijet dhe formulat e tyre magjike?

Megjithatë Sheferi arriti të marrë lejen për të vizituar fortesën Orion – Burakan, të ndërtuar nga Mbreti i parë i Tibetit para 1500 viteve.

Për habinë e madhe të shkencëtarëve gjermanë, në vend të dijeve magjike të Arianëve të lashtë, në Tibet ata gjetën simbolin e tyre nazist “Svastikën”, me përmasa gjigande të shtrirë mbi faqen e një mali me emrin “Kalash”.

 

 

f2

 

Mali i shenjtë budist Kalash në Tibet

 

Prej shpateve të tij buronin tre lumenjtë më të mëdhenj të Botës.

Mali Kalash mbahej si një mal hyjnor nga tre besime të ndryshme të Azisë dhe ndodhej 1500 km në perëndim të qytetit të Dalaj Lamës në Tibet. Fillimi i luftës së II Botërore e detyroi Sheferin të ndërpriste kërkimet e mëtejshme dhe të kthehej mbrapsht.

Vetëm pas afro 50 vitesh nga ekspedita gjermane në Tibet, 200 km larg malit të shenjtë Kalash, u zbuluan gërmadhat e një mbretërie të lashtë tibetiane. Kryeqyteti i Mbretërisë legjendare Kuke ishte gërmuar tërësisht në brendësi të një mali. (4)

Këtu po e lemë ekspeditën e Sheferit dhe ëndrrën e humbur të Hitlerit dhe do të nisim një “ekspeditë” të re : Zbulimin e Mbretit / Perëndi, që sipas traditës të popujve prehistorikë, i dha emrin e tij malit të shenjtë – KALASH dhe popullit mitik më të famshëm të lashtësisë.

II

 

Kalashët, ushtarë të Aleksandrit ?

Koloneli anglez Robertson, qe i pari europian që zbuloi në fund të shekullit 19, në veri të gadishullit Indian, mes Vargmalit të Hindukushit (Afganistani Verior), Pamirit (Taxhikistan) dhe Karakorumit (Pakistani Verior / Himalajë) një popullsi të racës europiane që jetonte në izolim të plotë nga popullsia aziatike që e rrethonte.

Një luginë e kësaj zone malore dhe banorët e bardhë të saj, emërtohen gjithashtu si mali i shenjtë i budistëve tibetjanë: Kalash.

Kalashët banojnë në malet e Hindukushit në krahinën afgane të Nuristanit dhe në atë pakistaneze të Çitralit në pjesën veriperëndimore të Pakistanit (në luginat Bumburet, Rumbur dhe Birir) . Janë një fis, me popullsinë që jeton në luginën e Hundëzës të rrafshnaltës së Pamirit.

f 3                 f4

 

Gjuha që flasin, “burushaski” (gjuhë e burrave në shqip) nuk ka asnjë lidhje me dialektet e folura në gadishullin indian. Sipas gjuhëtarëve, gjuha e kësaj popullsie, për shkak të afrive mund të futet në familjen e gjuhëve dene – kaukaziane (dene – caucasica) ku bëjnë pjesë gjuha baske dhe e Kaukazisë qëndrore. Gjuhëtari Ilia Kazul (Ilija Casule) mendon se gjuha burushaski, shpreh ndikimin e një gjuhe të lashtë indo – europiane. (5)

Analizat e ADN – së së kalashëve dhe hundëzakëve, dëshmuan lidhjen gjenetike të tyre me popullsinë europiane.

Studiuesit shqipetarë, duke krahasuar gjuhën e kësaj popullsie me gjuhën shqipe, kanë vërejtur jo vetëm rrënjë të përbashkëta, por edhe fjalë të njejta që përdorin kalashët dhe shqipetarët e ditëve të sotme. Kjo përputhje çfaqet qartas në toponimet si psh: Lugina ‘Hundëza’ – hundë; një vend moçalor emërtohet ‘Baltor’ si dheqyteti ‘Balti’ – balta; mali Bubullimating që mund të lidhet me fjalën e shqipes –bubullimë; Nuristan (nur – një pamje bukurie, dialekti çam) .

Po edhe vargmali i Himalajave, sipas studiuesit Arif Mati vjen nga gjuha shqipe (mal maja) (6)

Vetë emri i gadishullit e ka burimin nga besimi dhe gjuha e pellazgo – shqipetarëve: Hindi = hyn (në dialektin çam ‘hin’) + Di – a, dmth vëndi ku ka ardhur / hyrë Zoti, emër që e ka edhe gjuha më e përhapur në Gadishull – hindi.

Edhe filozofi Sami Frashëri (1850 –1904) e emërtonte Hindi.

Nga studiuesit e huaj nuk është gjetur origjina dhe kuptimi gjuhësor në gjuhët europiane, aziatike apo sanskriten e lashtë, për këto toponime dhe për vetë gjuhën ‘burushaski’.

Ngjashmëria e madhe e kalashëve në veri të Gadishullit Indian, me shqipetarët e Gadishullit ballkanik, vërehet edhe në traditat historike kulturore, në ritet e simbolet e besimit dhe të jetesës së tyre të përditshme. “Zakonet rrojnë jo vetëm me shekuj – vëren J. G. Hahn – por edhe me mijëra vjet, bile kemi (edhe sot) zakone të vjetra, të cilave nuk ua dimë kuptimin” (7)

Në vitet 20 të shekullit të kaluar, amerikania Rose Lane udhëtoi drejt Malësisë së Shalës në Veri të Shqiperisë. Në atë qoshe të harruar edhe nga Zoti, u hap një debat me një malësor të moshuar i cili ngulte këmbë se Filipi II, i jati i Aleksandrit, rridhte po nga raca ilire si e shoqja, Olimbija (Mirtali, stërmbesë e mbretit të Mirmidonëve, Akilit) .

Një djalosh që po dëgjonte kundërshtimin e mikes së largët, e cila siç duket nuk i njihte “ligjet” e shqipetarëve, u hodh: “ Shqipetarët martohen me shqipetarët. Filipi II u martua me një grua prej popullit të vet, siç ka qenë gjithëmonë zakoni. Po të ishte grek, asnjë i parë i shqipetarëve nuk do t’i jepte bijën për grua” (8)

Kjo traditë mijëravjeçare u shkel mbas 1945.

Por Hundëzakët e ruajnë me fanatizëm edhe sot këtë zakon. Ata nuk martohen me të huaj.

Kalashët nuk i varrosin të vdekurit, por i lenë deri sa treten në sipërfaqe të tokës, zakon që e gjejmë edhe disa krahina shqipetare. Banorët në Karmë dhe Galishtë të Malësisë së Veriut të Shqipërisë, i kishin treguar albanologut Nopça, se të parët e tyre i linin mbi sipërfaqen e tokës të vdekurit dhe vetëm kur mbeteshin kockat, i varrosnin. (9)

Ashtu si iliro – shqipetarët, kalashët – hundëzakë nuk e pranonin nënshtrimin ndaj të huajve dhe kanë luftuar për lirinë e tyrë. Sipas të dhënave historike, për 900 vjet ata kanë patur principatën e tyre dhe kanë jetuar të pavarur nga ndonjë shtet i huaj deri në vitin 1974.

Udhëheqësit kalashë, në kohët e vjetra emërtoheshin TSIAM (Çam – popullsia e Thesprotisë), që më vonë u zëvëndësua me titullin MIR (i miri / i urti në shqip) .

Studiuesi Gulliam Darlling, pohon se, në gojëdhënat kalashe “Tsiam” është vëndlindja e kombësisë së tyre ku shpresojnë se do të kthehen një ditë.

Sipas Aristidh Kolës, vend – ndodhja burimore e kalashëve është tek lumi i lashtë thesprotas ‘Thiamis’, prej nga rrjedh edhe vetë emri i Çamërisë. ‘Tsiam’ domethënë Çam. (10)

Dhia Amaltea, sipas mitit pellazg, ushqeu Zeusin e Dodonës me qumeshtin e vet në ishullin e Kretës. Për adhurimin e dhisë në trojet arbërore, ka shkruar Plini i vjetër, Varoni, Eliani, Atheneu, etj. Dhinë e gjejmë të vizatuar në shpellën paleolitike pranë Butrintit (Shën Marinës) para afro 40 000 viteve. (11)

Edhe për kalashët dhe hundëzakët, dhia është kafshë hyjnore dhe gdhendin në dyert e shtëpive dy brirë dhije, si simbol të mbrojtjes së tyre nga Perendia Dezau (dhias – Zeus) dhe mbajnë për nder të tij, një zjarr të pashuar në shtëpitë e tyre. (12)

Në fig. (a) kemi një skulpturë, të fundit të shk19, të Kafireve Bashgali gjetur në Luginën Kalash të Pakistanit. Është një skulpturë gruaje në fron me dy brirë dhije mbi kokë. Në fig (b) Koka e Zeusit pellazg me brirë dhije dhe fig. (c) Përkrenarja e Heroit kombëtar të shqipetarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeut me një kokë dhie (Muzeu i Vienës) .

 

f5          f6

 

             fig. a                                                               fig. b      

 

 

f7

 

              fig. c                                                                        

Sipas gojdhënave të tyre, kalashët dhe hundëzakët e quajnë veten pasardhës të ushtrisë së Aleksandrit të Madh –Iskanderit, që është edhe emri i Heroit Kombëtar të shqipetarëve dhe një emër shumë i përhapur dhe në ditët e sotme.

Po a janë vërtet kalashët, burrat dhe gratë që e shoqëruan Aleksandrin e Madh deri në Indi?

Unë mendoj, se faktet e sipër – permëndura e mbështesin këtë origjinë sipas gojdhënave të tyre. Por, emri KALASH dhe SIMBOLET e besimit që i kanë ruajtur deri në ditët e sotme, zbulojnë një prejardhje shumë më të lashtë, se sa koha e pushtimeve të Aleksandrit ne Indi më 326 pK

III

 

Kalash = Swastika

Do t’i trajtoj këto emra me anën e gjuhës shqipe, e nisur nga fakti i ngjashmërive të popullsisë kalashe në gjuhë, zakone dhe simbolet e bësimit, me ato të trashëguara nga shqipetarët e ditëve të sotme. Jo pa qëllim kam vënë shënjën e barazimit midis emrit të malit Kalash dhe emrit të simbolit Svastika. Këto dy emra, siç do ta shikojmë më poshtë, jo vetëm që dëshmojnë përkatësinë e tyre pellazge, por edhe kanë të njejtin kuptim simbolik në besimin hënor të Dodonës dardano – thesprote.

Këto dy fise (të Kosovës dhe Iperisë), ishin jo vetëm NJE GJINI (Titanët = Tanët, gjaku ynë) siç e tregojnë edhe Mitet, por edhe formuan besimin istitucional te pellazgëve në Dodonë.

Në këtë drejtim na ndihmon materiali i dy studiuesve të njohur të shkrimit pellazg, Luftulla dhe Liljana Peza, të cilët shprehen se:

Sipas mendimit tonë, duke gërmuar në domethënien e fjalës Swastika, del se kjo fjalë ka ardhur nga dy fjalë pellazge / shqipe, që më pas janë huazuar nga gjuha sanskrite. Pjesëza e parë e fjalës “ Sw” vjen po nga gjuha e lashtë pellazge Su = Zu (Zeu) . Emri përbëhet nga dy fjalë: Zeu (Zeus) + ast d. m. th. “Zeusi asht” (dialekti geg) . (13)

Unë do t’i shtoj edhe pjesën “Ka” (Sw + ast (i) + ka), jo si mbaresë (në para – histori nuk ka patur mbaresa apo nyje), por si një fjalë e cila shpreh kuptimin e krejt emërtimit dhe do të thotë “Zeu është Ka (u) ”. Zbërthimi i emrit të sipër – përmendur mbështetet edhe tek miti dhe skulpturat pellazge të Minotaurit (fig. a) .

                      f8

                                                               b

 

 

(a) Minotauri pasqyrohet me kokë kau. (b) Minotauri me trup kali dhe kokë njeriu.

Mendoj se pasqyrimi më i hershëm i Minotaurit ka qënë me trupin e kaut, siç e dëshmon edhe emri (fig. a) .

Kau dhe kali, siç do ta shikojmë më poshtë, mbartin të njejtin simbol në besimin hënor të pellazgëve (fig. b) .

Edhe emri Kalash ka po të njejtën ndërtim: Kal + ast, që në gjuhën e sotme bën Kal + ash (t) ku nënkuptohet emri i Mbretit, siç ndodh edhe sot kur themi “është luan” pa thënë emrin e njeriut. Po ky emërtim, vërehet edhe tek emri Deukalion, i cili së bashku me familjen shpëtuan nga përmbytja e madhe dhe krijuan racën e re njerëzore : Deu / Zeu + kal + i on dmth Mbreti / Perëndi kali ynë (apo Zeu kalorësi i jonë) .

Sipas albanologut G. Hahn ky emër vjen nga gjuha shqipe “dhe – u” (14)

Por studiuesi nuk na e shpjegon pjesën tjetër të emrit dhe i marrë si “dhe – u”, nuk ka kuptim sipas mitit. Plutarku dhe Aristoteli gojdhënën e Deukalionit e lokalizojnë në krahinën e Dodonës në Çamëri dhe J. G. Hahn shprehet se :

Besoj që (ky emër – shën im) është shumë i vjetër dhe priftërinjtë e Dodonës e kanë përdorur në vendin e tyre”. (15)

Po këtë emërtim e gjejmë si toponim në Shqipëri – Kalimash : Kal + im + ash (t) dmth Zeu / kal i jonë.

f9                 f10

                                a                                                                                                                               b

 

 

 

f11

                            c

 

 

(a) Perëndia Apollon me kuaj me krahe shqiponje (b) Kau i shenjtë, Perëndia Api në Egjiptin e lashtë . Brirët e tij në formën harkore mbajnë hënën e plotë, si Perëndia hënore Isis, që dëshmon për besimin pellazg në Egjiptin e lashtë (c) Kokë kau e gjëndurAkropolin e Mikenës, shk 16 pK.

Siç vërejnë studiuesit, në besimin e kalashëve, kali kishte një rëndësi të veçantë. Në shekullin 20, kur europianët mblodhën dhe restauruan objektet e kulteve të tyre, pjesa më e madhe e figurave prej druri ishin ato që paraqitnin kalin. Edhe në materialet arkeologjike të ilirëve, Dioskurët, binjakët e Zeusit paraqiten gjithmonë të shoqëruar me kuaj.

Në mitet pellazge, kuajt me krahë shqiponje çojnë çdo vit Apollonin në vendin e Ipe – borealëve, fise dardane të Kosovës (Ipe – dialekti çam – shqiponjë + borë dmth shqiponjat e vendit të borës) (foto ‘a’ lart) .

Shqipetarët rritnin kope të mëdha me kuaj të racës. Këtë na e dëshmon edhe Pukëvili « …qentë e tmershëm (molosë – shënimi im) që ruajnë kopetë e bagëtive dhe kuajt e famshëm të Shqiperisë janë më të mirët në Turqinë Europiane, si nga bukuria e trupit ashtu dhe nga shpejtësia e vrapimit » (F. Pouqueville, Voyage dans la Gréce, Paris, 1820) (16)

këtë pikë të “ekspeditës” sonë duhet të sqarohen dy probleme:

Së pari: Përse emri “ka – u” = “ka – l” (‘ka’është rrenja) në kuptimin simbolik të besimit pellazg?

Së dyti: Nga e ka origjinën Mbreti hyjnor i Tibetit me emrin Kalash?

Dua të theksoj, se sqarimi i këtyre dy pikave, lidhet me problemin më të rëndësishëm të Historisë së lashtësisë europiane: Vërtetësinë me fakte, të ekzistencës historike të fiseve ARIANE dhe vëndin e ORIGJINËS së tyre.

Që të sqarohet pika e parë duhet të zhytemi në thellësitë e para – historisë, në përiudhën kur në besimin e njeriut primitiv, nuk ishin krijuar akoma mitet e Perëndive me pamjen e njeriut.

IV

 

Svastika – energjia e përjetshme

Për të sqaruar pyetjen e parë, më përpara duhet të kuptojmë së çfarë ka përfaqsuar simboli i swastikës apo kryqi i thyer, siç e njohim sot. Padyshim swastika është një ndër vizatimet gjeometrike të para – historisë. Ky simbol është gjetur i gdhëndur në kockat e mamuthit (Gagarin) që i përkasin periudhës së fundit të akullnajave, si simbol i besimit të parë të njeriut primitiv (17)

 

f12                                  f13

 

           a                                                                                         b

 

 

 

f14

 

                                    c

(a) Swastika (kryqi i thyer) në vizatimet e kulturës pellazge Vinka (Periudha neolitike, mijëvjeçari 6 – 5 pK) (b) Qeramikë gjetur në Tebë 680 pK, Muzeu i Athinës – Britomartis – (c) Arti etrusk 700 pK

Vetë besimi, ka lindur krahas shkëputjes së njeriut nga bota shtazore (njeriu i Paleontropit, ) dhe siç shprehet M. Eliade:

Të jetoje si njeri, ishte në vetvete një veprim besimtar” (18)

Ajo që i ka habitur studiuesit ka qenë qënia e figurave të njejta gjeometrike, domethënia e të cilave duket se ka mbetur e pandryshuar gjatë 30 000 – 9 000 viteve, në një hapësire gjeografike, prej bregut perëndimor franko – spanjoll e deri në Siberi.

Sipas studiuesit Leroi – Gourhan, kjo pandryshmëri e simboleve të besimit, ka të bëjë me përhapjen nëpërmjet takimeve, të të njejtit sistem ideologjik që përcakton “besimin e shpellave”. (19)

Këtë fakt e ka pohuar edhe shkencëtari arbëresh Xh. Katapano:

Studimet shumë – vjeçare të rendit filozofik, teofizik, historik, arkeologjik, etnografik, mitologjik, matematik, kimik, fizik më kanë çuar në përfundimin se duhet përmbysur tradita, që e paraqet qytetërimin neolitik si frut kryqëzimesh“ (20)

Ky pohim na sqaron se përse svastikën (krahas simboleve të tjera) e gjejmë në Europë, Afrikë, Azinë e Afërt dhe të Largët e deri tek Aztekët e Amerikës dhe përse ka ngjashmëri në simbole, mite dhe rite në këtë hapsirë gjeografike. Këto studime, dëshmojnë tezën se: Njeriut primitiv, duke lëvizur VAZHDIMSI gjatë mijra – vjeçarëve në hapsira shumë të mëdha gjeografike, ka përhapur (apo ju ka detyruar) vëndësve, NJË BESIM zanafillor, atë më të zhvilluarin për kohën, nga Europa deri në Azinë e Largët, i cili u përhap nga FISE TE SË NJEJTËS RACË. (siç do të shtjellohet më poshtë)

Po çfarë simbilizon svastika ? Studiuesi N. Stillo e trajton si shkronjë e shkrimeve lineare tepër të lashta në Europë. Këto gërma të shk 6, 5, 4 pK janë gjetur 14 km në lindje të Beogradit, në Vinka, në Argisa të Larisës 8200 pK (Greqinë e sotme), në Sesklo të Magnezisë 8700 pK, në manastirët e Çamërisë 5508 pK etj. (21)

Siç është vërtetuar, njeriu primitiv, për të shprehur mendimin e shkruar me anën e hieroglifeve, ka marre si model figurat nga natyra, si dhe simbolet e besimit, një prej të cilave qe edhe svastika.

Deri më sot, nuk është dhënë një përgjigje shkencore së çfarë shpreh ajo në besim dhe jo rrallë lexojmë se është një simbol diellor. Duke parë materialin arkeologjik, vërejmë së ka patur paraqitje të ndryshme grafike të svastikës, por si pasqyrim i një simboli të vetëm në besim.

 

f15                f16

 

                    a                                                                                              b

 

 

f17

 

                  c

 

 

(a) Kryqi bask (b) Buda (c) simboli në formë helike tek këmba e luanit në Egjiptin e lashtë. Museo Egizio Torino

                           

 

f18              f19

           

                       a                                                                                           b

 

 

(a) Qylym fronit të Dalaj Lamës. Është simbol riteve të besimit në BuddhismBönHimalayanShamanismKorean Buddhismdhe Japanese  Buddhism  (b) Hieroglifi që shpreh Svastikën në kulturën Azteke e emërtuar “Teotihuacan”

 

 

f20                       f21

 

                a                                                                      b

 

 

 

(a) Monument i Rilindjes së Armenisë. (b) Svastika dhe briri i kaut. Muzeu arkeol. Arle, Francë (c) Mozaik në Bazelikën e qytetit të Tiranës (shk 4 – 5) .

Vërehet se i njejti simbol përfshin pothuaj të gjithë Botën dhe kudo shpreh të njëjtën ide : LËVIZJEN. Pra svastika nuk ka paraqitur simbolin e Diellit rrezatues, por të turbinës që është në lëvizje. N. Stillo vëren se në fjalorin arvanitas kemi fjalën “tërmboni » dhe në alfabetin neotosk kemi fjalën « türmboni » për pendën e mullirit me ujë, që në greqisht i thonë « turbinë ». Këtë figurë e gjejmë si simbol në mburojën e eolasve dhe të Eneas që quhet si prijësi i parë dhe themelues i eolëve latinë. (22)

Mullinjtë e ujit dhe të erës e morën idenë dhe modelin, nga simboli dhe kuptimi që ka patur svastika në besimin e njeriut primitiv.

Se çfarë shprehte në besim rrënja “ka”, do ta kërkoj tek popullsia pellazge, me gjuhën e së cilës (pellazgo – shqipen) janë emertuar kau, kali dhe svastika. “Ekspedita” jonë e lashtësisë, nuk ka marrë parasysh kufijtë e sotëm shtetërorë, por do të përfshijë të gjithë hapsirën ku kanë jetuar këto fise. Përgjigjen e gjetëm pikërisht në shkrimet që u zbuluan në Egjipt, ku siç dihet Dinastitë e para dhe më të famshme, kanë qenë me origjinë PELLAZGE. Këtë e dëshmon edhe filozofia okulte, sipas së cilës egjiptianet e lashtë ishin Atlantidët – Arianë që shpëtuan nga përmbytja. (Il Glossario Teosofico di Helena Petrovna Blavatsky, ROMA)

Për rrënjen “ka”, që ndodhet në emërtimet Kalash / Svastika, në librin “Mësimet e Ptahhotepit” të periudhës së faraonit Djedkare Isesi (mijvjeçarit të 3 – të pK), në besimin e kohës thuhet:

Maksima 26 – Mbi përdorimin e drejtë të energjisë krijuese « ka »; Ajo gjendet kudo, në qëniet me shpirt dhe tek ato pa shpirt. I takon të urtit të mësojë se si ta përdorë Ka – në. ” (23)

Pra Svastika, në të gjitha format e saj, simbolizon në besimin e pëllazgëve ENERGJINË KRIJUESE të përjetshme e njohur sot si “shpirti”, të cilën Zoti e ka mëshiruar kudo në Natyrë. Pra rrënja e njejtë “ka” tek emrat e Kaut dhe Kalit, dëshmonte se këto kafshë ishin hyjnore dhe simbole të njejta në besim. Në shumë monedha të shtetit të Epirit (Aleksandër dhe Pirro Molosit) paraqitet kau në sulm. Kau i flijohej Perëndeshës Dhemetra, Zeusit thesprot, Dionisit, Apollonit etj. dhe shumë toponime mbanin emrin e tij. Në kostumet popullore të krahinave të ndryshme në Shqipëri, gjendet i stilizuar kulti i kaut (Gjirokastër, Tepelenë, Berat, Kukës, Lezhë etj) (24)

Në mitet e lashta të popujve që kanë patur besimin hënor të Dodonës (Thesproti), apo janë ndikur prej tij, “Energjinë Krijuese” e gjejmë edhe me një emër tjetër: “Mana”. (F. Demi “Besimi hënor dëshmi e autoktonisë së Kombit Arbër”)

Simbolin e svastikës, e shikojmë edhe në objektin e kultit tek Kalashët (fig. a) .

f23                                  f24

                            a                                                                                          b

 

 

 

f25

 

                        c

 

 

Këto dy skulptura binjake druri (fig. a) u janë kushtuar “Kultit të të parëve”, që dëshmohet nga froni karakteristik në skulpturat e Perëndive të para – historisë. Tek këmba e drurit kemi simbolin e “energjisë krijuese – Ka”. (Bumburet)

Dëshmi e origjinës pellzgo – ilire të kalashëve janë qeleshet mbi kokat e statujave, që është karaktëristikë vetëm e veshjes së iliro – shqipetarëve. Tek (fig. b) kemi një malësor shqipetar, shk 20. Kjo skulpturë (fig c) gjithashtu ju kushtohet dy binjakëve me qeleshe, Dioskurëve, bijve të Zeusit. Statujat e kalasheve (fig. a) i kushtohen pikerisht mitit pellazg të këtyre binjakëve me qeleshe, bijë të Kaut (dëshmuar nga svastika) .

Në lashtësi veshja, modeli i flokëve, simbolet tek armët, zbukurimet, etj tregonin se kujt popullsije dhe besimi i përkisnin. Per iliro – romakët, koka dhe bishti i kalit, ishin vëndet ku ndodhej “ka” – ia dhe para betejave ua bënin fli Perëndisë së luftës Marte. Gjithashtu në helmetat e tyre, vendosnin bishtin e kalit, që Zoti t’i mbronte në luftë. (fig a)

Këtë “bisht kali” e gjejmë edhe në qeleshen e shqipetarëve, që dëshmonte lidhjen me Krijuesin.

 

f26

 

                                              a                                  

 

 

 

f27

 

                         b

(a) Campo Marzio, Roma, 100 pK. (b) Bishti i kalit tek qeleshja në kostumin shqipetar, Shkodër, shk. 20.

Kau, në zanafill ishte simbol kultik i Hënës (brirët e tij kishin formën harkore të saj) dhe në gjetjet arkeologjike pasqyrohet si figurë e plotë ose vetëm koka apo brirët e tij, për të shprehur gjithmonë besimin HËNOR të iliro – pellazgëve.

E theksoj këtë emërtim të besimit sepse ka qenë besimi zanafillor i njeriut primitiv, më jetëgjati dhe më i fuqishmi në Lashtësi. Dalja në skenë e Mbretërve / Heronj, që vendosën pushtetin me anën e FORCËS ushtarake, LIGJEVE dhe DIJES mbi hapësira të mëdha gjeografike, solli ndryshime të mëdha në besim. Perënditë mashkullore të Euro – Azisë që u vendosën në Panteonin e Hyjnive, (gjatë patriarkatit), morrën nga Perëndeshat, krahas fronit edhe simbolet e periudhës së herëshme (të matriarkatit) si kaun, shqiponjën, yllin / kryq, etj.

Siç dëshmon Maria Gimbutas (“Il linguaggio della Dea”, f25, Venezia, 2008) në artin e Paleolitikut, të Hekurit e sidomos të Bakrit, svastikën e gjejmë të shprehur në statujat primitive, enë balte, pllaka, altarë, etj. si shprehje e figurës femërore të hyjnizuar. Në përiudhat e më vonëshme, svastika u emërtua dhe ju bashkangjit figurave mashkullore.

f28                    f29

                       a                                                                                      b

 

 

f30

 

                    c

 

 

 

(a) Perëndesha hënore e Dodonës, Sellena me dy dema. (b) Mbreti me brirët e kaut dhe hëna me yll dëshmojnë besimin hënor në Persin e shk 4 pK. (c) Shiva e Uma mbi kaun Nandī, skulpturë në Prang Song Phi Nong, Tajlandë.

Në Fjalorin e ezoteristes së shk19, Helena Blavatski, lexojmë se në alfabetin e hebrejve Kau (♉) është simbol i gërmës A (Aleph) me të cilën fillojnë pothuaj të gjithë alfabetet e botës. Kjo shkronjë ka një fuqi të madhe mistike dhe shpreh vlerën numerike “Një”.

Tek Kabala kristiane përfaqson Trinitetin tek Uniteti dhe është e ndërtuar nga dy Y me drejtim të kundërt (א), (25)

që nuk është gjë tjetër veçse Svastika. Ky fakt dëshmon drejtësine e zberthimit gjuhësor që kemi bërë, si dhe lashtësinë e gjuhës shqipe.

Kau dhe Kali, që sipas bësimit pëllazg shprehnin “enegjinë hyjnore”, kishin vlerë simbolike të barabartë. Shumë sende apo dukuri të ndryshme në natyrë, por që shprehin simbole të njejtë në besim, u janë vënë emra apo kanë rrënjën e emrit të njejtë. Prandaj emri i malit – Kalash dhe i simbolit të Svastikës në faqen e tij, shprehin të njëjtin PORTRET – Mbretin tokësor të hyjnizuar të Tibetit.

Vetëm të Tibetit. . . ?

V

 

Mbreti më i drejtë i antikitetit dhe më i harruari i historisë

Që emri Kalash, i takon një Mbreti tokësor të hyjnizuar, na e dëshmon Esiodi : “Perënditë dhe njerëzit e vdekshëm kanë të njëjtën origjinë” (Le opere e i giorni, 108) . (26)

Fakt që e mbështet edhe emri i popullit “Kalash” që jeton edhe sot në atë hapësirë gjeografike. Studiuesi J. G. Hahn shkruan se :“Nuk është nevoja të sjellim prova që shumë emra popujsh të vjetër janë të njejtë me emrat e perëndive të tyre kombëtare”. (27) Shëmbull është edhe emri Alban i shqipetarëve, siç do të shikojmë më poshtë.

Emri në para – histori ishte “biografia” e njeriut, dmth shprehte cilësitë apo “punët” e tij. Prandaj njeriu kishte shumë emra, të cilat mund t’iu viheshin edhe të tjerëve në rast se dalloheshin për të njejtat merita. Kështu hasim disa Zeus, Horos, Moisi, Herkul, Agamemnonë, Dionis, etj. Por në Mit, kujtohej ay më i famëshmi, bëmat e të cilit na kanë mbritur deri më sot nga autorët e lashtë, objektet arkeologjike, gjuha dhe besimi.

Për të lehtësuar problemin, nuk po përshkruaj rrugën se si studiuesi Niko Stillo (“Etrusikishte – Toskërishte”) arriti të zbulojë disa nga emrat, shpikjet dhe heroizmat e “Mbretit më të drejtë të antikitetit dhe më të haruar të historisë”, siç e ka emërtuar ay bashk – kombasin e tij të para – historisë.

Nga mitet më të njohura të lashtësisë është ajo e Minotaurit, foton e të cilit e paraqitëm në fillim të materialit. Ky emër përbëhet prej : Mino + taur dmth Mino / kau dhe sipas N. Stillos bëhet fjalë për mbretin e Mikenës – Mino, i njohur edhe me shumë emra të tjerë. Në lashtësinë egjiptiane e gjejmë me emrin e faraonit tokësor Amasi – t që egjiptollogët e quajnë Ahmose (1550 – 1525 pK) (28)

Në gjuhën shqipe, Kalit i thonë edhe At, që është gjithashtu një nga emrat e Minos dhe në foton poshtë (fig. a) paraqitet si djalosh (në besim), i njohur me emrin Attis apo Atunis, në gjuhën shqipe zbërthehet: At + un (is) dmth unë – Ati / Kal. Sipas Diodorit (Diodori 3, 70, 1) atë e quajnë “Ipokentaurë”, gjysëm kalë dhe gjysëm njeri, “sepse ishin të parët që e zbutën kalin dhe u mbruajt miti se lindën dyformësh” (29) .

Kapelja “frige” e Attis apo Adonis (Kalorësi i parë) (30) është e njejtë me atë të Zeusit (31) dhe shqipetarëvë të Çamërisë në shk19 (fig. b)

f31                               f32

                        a                                                                                              b

 

 

f33

 

                                  c

 

 

 

(a) Skulptura e Attis me qeleshen frige, shk 2 pK (b) Nje shqipetar nga Janina.

Në materialet arkeologjike, (fig. c) mbretin e famshëm Mino e kemi të paraqitur në kulmin e moshës, gjysëm cjap e gjysëm njeri, i njohur me emrin PAN. Pani apo emri i plotë i tij – Alpan shpjegohet me dialektin çam të gjuhës shqipe : A LË PAN dmth A (i pari) LË (lëri – vuri) PAN (panat – velat) .

Sipas miteve qe i pari që përdori velat në anije. (32)

Emri i tij është përjetësuar në vargmalet e Europës dhe Shqipërisë Veriore – ALPET. Tek latinët gërma ‘p’ u ndrua me ‘b’ dhe sot kemi emrin Alban, që përbën një nga emrat e shqipetarëve dhe e gjejmë si toponim në shumë vende te Botës. Pani ka qenë mbreti – bari që mprehu kaun (33)

dhe i hypi kalit.

Në mite, e njohim si baba të Zeusit të Olimpit, me emrin Kroni.

Emri i vërtetë i tij është Momfeu, Mbret i Çamërisë / Thesproti (34) .

Ky vend, nga vendësit autokton emërtohej – Iperi (Shqipëri –Ipe në dialektin çam = shqiponjë, zogu i Zeusit) ku nga shkruesit, dy zanore kanë ndëruar vëndet (i / e) dhe ka mbetur Epir. Në Iperi lindën ritet e para të misterit dhe shumë mbret e mbretëresha u hyjnizuan si Perëndi.

f34

                               a        

 

 

f35

 

                                                 b

 

 

(a) Gerasa (Jerash), Giordania. Dy svastika në dy anët e lepurit, qe në mite lidhet me hënën, dhe majtas dallohet qartë emri PAN. (b) Pani me koke dhije dhe Kau ne sulm me shkrimin poshte: Thorius (kau) – Albus. (35) Albani apo Pani, kishte dy djem binjakë, mbretër – luftëtarë, shpikës, ligjvënës dhe Priftërinj të mëdhenj: Nakon dhe Sharrian që historiografia i njeh me emrin DIOSKURË (36) Ata emërtoheshin Kabirë (Cabir) (Ka + bir, në gjuhën shqipe: bij të Kaut) siç u emërtua edhe fisi i tyre.

Sipas Xh. Katapanos, pellazgo – ilirët duke kaluar nëpër Kaukaz, i janë ngjitur vargmalit të Himalajave që në epokën e Gurit. (37)

Nga këto marshime drejt Lindjes, grykat shkëmbore të maleve të Kaukazit, në lashtësi emërtoheshin “Portat e Albanit”. (38)

Që nga ajo kohë, nuk kanë reshtur emigrimet e këtyre fiseve drejt Lindjes. Ky fakt mbështetet në toponimet, gjuhën, mitet dhe simbolet e besimit pellazg, që kanë paralelet e tyre në Azi, sidomos në besim dhe gjuhën sanskrite. (shiko Petro Zhei “Shqipja dhe Sanskritishtja”, II, Tiranë, Tertiumdatur, 2006)

Besimi në Azinë e lashtë, sipas teksteve të Rig Vedës, i përkiste një elite priftërinjsh tënënshtruar ndaj nje aristokracije ushtarake. Pra bëhet fjalë për një ushtri që u diktonte banorëve autoktonë me anën e forcës. Në Rig Vedën indiane, flitej për një popullsi armike me emrin “Pani” të cilët u vidhnin lopët dhe nuk pranonin besimin vëndës (39) .

Për pushtuesin më të madh të të gjitha kohrave na dëshmon edhe Diodori : « Më të kulturuarit ndërmjet indianëve tregojnë, një mit (…) Thonë se në vitet më të lashta, atëhere kur banorët e vëndit të tyre jetonin të shpërndarë në fshatra, ariti Dionisi nga anët e Perëndimit me një forcë të konsiderueshme. Përshkoi gjithë Indinë, ngaqë nuk ekzistonte asnjë qytet i rëndesishëm i cili të kishte aftësinë që të paraqiste qëndresë (. . . ) u bë themelues i qyteteve të rëndësishme duke përmbledhur shumë fshatra bashkë në vënde të përshtatshme, u predikoi të nderojnë hyjnitë dhe parashtroi ligje dhe gjykata. Dhe me pak fjalë, me veprat e shumta dhe të veçanta që kreu, u besua si Zot dhe ju bënë nderime të pavdekshme. Thonë se mbarti bashkë me ushtrinë, një numër të madh grash, dhe në betejat e luftës, përdori tambure dhe cimbale, se ende nuk ishin shpikur trumbetat (. . . ) Kreu vepra më të ndritshme nga çdo mbret tjetër para tij (…) (40)

Që Diodori flet për Albanin, mbretin e Thesprotisë, na e dëshmon jo vetëm N. Stillo që pohon se Dionisi dhe Ari ishin gjithashtu emrat e tij, por edhe emri i popullsisë “kalash” të Hundëzës, i malit në Tibet dhe simbolit të svastikës, që kuptohen me gjuhën dhe mitet iliro – pellazge. Asnje gjuhë tjetër nuk i ka shpjeguar deri më sot.

Këtë e dëshmojnë edhe pasardhësit e fiseve iliro – pellazge: ALBANËT apo ARBANËT e sotëm (Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Greqi dhe Diasporë) që, siç e vërtetuam në fillim të materialit është e vetmja popullsi që ka ngjashmëri në gjuhë, besim e traditë me KALASHËT hundezakë. Janë gjithashtu legjendat e kësaj popullsie që dëshmojnë se origjinën e kishin në Çamëri.

 

 

 

Perfundimi: Emri i mbretit legjendar Kalash i përket Mbretit thesprot Alban (Alpan) apo Ariapo Joni, etj. Ushtrija që mbeti pas tij dhe valët e fiseve iliro – pellazge, që vijuan të shkojnë në Lindje, siç bëri edhe Aleksandri i Madh, përhapën në Azinë e largët kultin e besimit hënor të Dodonës. Ata e “vulosën” emrin e tij (svastikën) në shpatin e malit të shenjtë në Tibet dhe në besimin budist. Këto fise pellazge, qenë të parat, që hapën rrugën midis Perendimit dhe Lindjes, e cila më vonë u emërtua “Rruga e mëndafshit”.

Origjina ALBANE dhe vënd – lindja NË TREVAT HISTORIKE TË ARBËRVE e Mbretit ARI dhe e fiseve të tij “ariane”, lexohet edhe në “pashaportën” e tij : Rrënja “AR” e emrit, që shpjegohet vetëm me gjuhën dhe mitet iliro – pellazge (që nuk është objekt i këtij materiali) .

 

f36

 

Këtë rrënjë e gjejmë edhe tek Perëndia pellazge e luftës, Ares. (fig. lart) dhe tek latinet Marte, që quhej edhe Pirro e Silvanus (që gjithashtu lidhen me historinë e lashtë të iliro – shqipetarëve) i cili kishte si simbol kulti, krahas shigjetës, Kalin dhe Kaun.

Mbreti më i Madh i të gjitha kohrave – ARI – të cilin e kërkoi deri në Tibetin e largët, ekspedita gjermane e Himlerit, e humbi jetën gjatë betejës në Kosovë, ku sot gjëndet qyteti i Prishtinës, emri i së cilës në gjuhën shqipe, e tregon këtë fatkeqsi. (41)

Fatbardha Demi(Studiuse)

3. 06. 2014

Ps: I kam shtuar gjatë tekstit një “e” tek emri shqipetar, për të ruajtur formën origjinale.

1 – f.44 Xhuzepe Katapano “THOT – i fliste shqip” Bardi Editore, Roma, 1984, ne shqip nga Botimet Enciklopedike, 2007

2f39 Xh. Katapano po aty

3 – f. 44 Xh. Katapano po aty

4 – Dokumentari http: / / www. youtube. com / watch?v = 0p2s9P_HPD4

5 – http: / / it. wikipedia. org / wiki / Burushaski

6 – fq. 279Arif Mati “Odisea e pabesueshme e nje populli para – helen” Tirane, Plejad 2007

7 – f. 448 Johan G. Hahn “Studime shqipetare”

8 – f. 138 Rose Lane “Majat e Shales” Tirane 2004

9 – f. 187 Franc Nopça « Pikpamjet fetare, doket dhe zakonet e Malcise se Madhe Botimet « Eneas », Tirane, 2012

10 – Salih Mehmeti “Qytetrimi Pellazg ne Azine Qendrore” Prishtinë, 07. 12. 2012 www. pashtriku. org / ?kat = 45&shkrimi = 1080

11 – f 138, 140 Dhimiter Pilika “Pellazget – Origjina jone e mohuar”

12 – f.69Aristidh Kola “Gjuha e Perëndive”Plejad, 2003

13 – Liljana dhe Luftulla Peza “Zeustika – Nje simbol i lashte pellazg”
http: / / www. pashtriku. org / ?kat = 45&shkrimi = 2516

14 – f.446 J. G. Hahn po aty

15 – f. 446 J. G. Hahn po aty

16 – f. 180 Veis Seiko « Mbi elementet e perbashketa ne epiken shqiptaro – arbereshe dhe serbokroate » v. 2002

17 – f. 31 Mircea Eliade « Storia delle credenze e delle idee religiose – Dall’eta della pietra ai misteri eleusini » BUR Saggi, 2013

18 – f. 7 M. Eliade po aty

19 – f. 27, 28 M. Eliade po aty

20 – f. 7 Xh. Katapano po aty

21 – f. 184, 185 N. Stillo “Etruskishte – Toskerishte” West Print

22 – f. 163 N. Stillo po aty

23 – f. 33 Mesimet e Ptahhotepit (Libri me i lashte i botes) Logoreci, 2006

24 – f. 218, 219, 221 Dh. Pilika po aty

25 – Il Glossario Teosofico di Helena Petrovna Blavatsky ROMA

26 – f. 277, 278 M. Eliade po aty

27 – f. 322 G. J. Hahn po aty

28 – f. 294, 297N. Stillo po aty

29 – f. 111, 127 N. Stillo po aty

30 – f. 308, 70, 230 N. Stillo po aty

31 – f. 130 N. Ceka”Archaeological Treasures from Albania”, bot Migjeni vol I, 2012

32 – f. 203 N. Stillo po aty

33 – f. 287N. Stillo po aty

34 – f.7, 9 N. Stillo, „Iliriada“Athine, 2005

35 – L. THORIVS – BALBVS Ag Ø 17 – 22 mm 3, 25 – 4, 15 g 105 a. C. http: / / www. antiqva. org / Monetazione%20IV – III%20Sec%20aC. htm

36 – N. Stillo po aty

37 – f. 124 Xh. Katapano po aty

38 – f. 55 Edwin Jacques “Shqiptaret”, 1995

39 – f. 219, 216, M. Eliade po aty

40 – f 279, 294 N. Stillo po aty

41 – f252 N. Stillo po aty

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s