Publikohet libri më i ri estetik “Refleksione lirike” , i autores Zejnepe Alili – Rexhepi / Ekzaltimi i një sfondi letraro – artistik – Nga Hasan Qyqalla

 

liber zej

 

Publikohet libri më i ri estetik  “Refleksione lirike” , i autores  Zejnepe Alili – Rexhepi

 

 

 

 

Ekzaltimi i një sfondi letraro – artistik 

 

Nga Hasan Qyqalla

 

 

 

Libri më i ri “Refleksione lirike” i Dr. Zejnepe Alili – Rexhepit, është një qasje mbi artin e të shkruarit: vështrime e analiza, ndryshe nga sa jemi mësuar të hasim, deri tani, në kritikën tonë. Një avansim i dukshëm letrar, tejet profesional, meqë identifikon ndryshe deshifrimin e narracionit, karakterit të personazheve, përzgjedhjes së vlerave…, duke vënë në peshore: kontraditat, skenimet e inskenimet e ngjarjeve, me fjalëmagjinë artistike. Autorja, guximshëm, zbulon shtigjet e thellësive mistike të indeve, sado komplekse të letërsisë.

 

 

zejnepe

 

Dr Zejnepe Alili-Rexhepi 

 

 

Figurshmëria poetike dhe shtjellimi i vargjeve, atë e gjenë në kërkim të forcës nxitëse të dedikimit të vlerave letrare, parametra këto që iu bënë domosdoshmëri gjetjesh të reja interpretuese.
Кompozicioni dhe ngjyrimet e çfarëdo lloji intensifikimesh të hollësishme të ngjarjeve, qofshin ato edhe episodike, kundruall situatave mbresëlënëse, përvijojnë laramaninë e kompleksivitetit në tërësi, me qasje mishëruese mbi pellgun e gjerë të artit krijues. Është interesant edhe trajtimi e portretizimi i personazheve, i skicuar vëmendshëm, si në kornizimin e ndonjë pikture të Picasos, personazhe të skalitur me gjallëri e aktveprim.
Analiza letrare e Zejnepes, ka një dozë sintetizimi kritik, ku ndeshim pikat kyçe: së pari, konkretizimi i temës; së dyti, (ndër)thurja e temës kryesore dhe përcjellja anësore apo periferike e veprës dhe së treti, zhvillimi i temës drejt formësimit të saj, duke ia përshtatur idesë estetike, siç shprehet Alfred Uçi. Perceptimi ndryshon nga vepra në vepër, varësisht nga tematika, motivet…, ku autorja përqëndrohet në thelbësoren, demistifikimin e ngjarjeve reale a imagjinare, me ngjyrime polidimenzionale. Padyshim, ia del të bëjë edhe klasifikimin meritor kritik, në raport me rrethanat krijuese dhe vlerën e veprave.
Autorja ka parasysh disa kritere si domosdoshmëri të zbërthimit analitik, si ndërtimi i vargut, tregimit, romanit, esesë…, më pas, dramaticiteti i shthurrjes dhe mesazhi në to. Ajo vjen si operatore e stërholluar e kritikës së sotme shqipe, në përgjithësi! Prandaj, me studiuesen Zejnepe Alili – Rexhepi, konkludoj peshën dhe zhvillimin e avansuar të kritikës shqiptare.

 

 

Hasan Qyqalla 

Kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë të Mërgatës

 

 

 

PËRMBAJTJA
Fjala e redaktorit

 
Ekzaltimi i një sfondi letraro – artistik………………………………………….5

 
Fjalë rasti, në Koblenz…………………………………………………………….7
Një vlerë mbi vlerat letrare
Mbi libri “Kur flasim për Artin Jonian”-Timo Timo Merkuri…………………….13
Njohja me “Kojrrillat”…, sa për fillim!
Analiza e romanit “Kojrrillat” të Fatmir Terziu…………………………….25
Disa përvijime përshkrimore
Mbi romanin “Vajza e Agamemnonit” – Ismail Kadare…………………..39
Individi dhe koha
“Stina e ujkut”, Ridvan Dibra……………………………………………………43
Fryma filozofike dhe sendërtimi artistik modern
në romanin “Të jetosh në ishull”- Ben Blushi …………………………………53
Katarzë e vonuar që sfidon dashuri njerëzore
Mbi romanin “Përtej perdes gri” – Agron Shele……………………………69
“Kufiri”, vepër e mesazheve të individit të kohës moderne
Vështrim mbi romanin “Kufiri”- Latif Hajrullahu…………………………….77
Buzëqeshje e trishtë në portretin e një artisti
Hasan Qyqalla……………………………………………………………………….83
Deti – postulat filozofik i poetit të privuar nga liria
e metaforave
“Fundo” dhe “Jashtë eklipsit” – Agim Mato………………………………….95
Zëri unikal poetik në poezinë “I them trishtimit”,
të Agim Matos………………………………………………………………………105
Imazhe poetike mbi kurora dafinash
“Mos e shiko fundin e detit” – Andrea Zarballa…………………………..109
Përsiatje mbi botën e ndjeshmërisë lirike
“Anatomia e lotit” – Timo Timo Merkuri……………………………………………..115
Vargje që feksin me shijen e lirisë
“Murale Shpirti” – Sabit Rrustemi………………………………………………123
Kodi unik dhe figurshmëria e lirikës
“Përsiatje” – Dija Sadie Kryeziu……………………………………………….129
Portetizime vlerash poetike mes luleve dhe lotit
“Mes luleve dhe lotit” – Besim Xhelili………………………………………….137
Reflekse të një feminizmi modern poetik
“Një gllënjkë dashuri” – Sevëme Seveme Fetiqi………………………….145
Lirikë e mendimit të rafinuar
“… dhe vjen një ditë…” – Dan Kosumi………………………………………..151
Udhëtimi poetik me “Perlat e dashurisë” – Nita Beluli……………………157
Qenësorja poetike në veprat “Jeta e censuruar”
dhe “Ishulli im”- Fran Tanushi…………………………………………………..161
“Pikëllimi i ëndrrës” një diagonale lirikash
(Frymëzime, midis Ohrit dhe Torontos, të poetes Seli Murati)……….165
Një aventurë a përjetim që s’e shlyen harresa
“Bota e vogël Beri Lu” – Fakete Rexha………………………………………171
Më shumë se pasthënie… në “Nimfa e zemrës
së lënduar” – Asllan Qyqalla…………………………………………………….175
Frymëzuar nga libri “Lutje nënës” i poetes
Gonxhe Letmi Begisholli………………………………………………………….181
Mesazhe që përçohen “Kur poezia buzëqesh”
(Vjersha për fëmijë) – Aqif Isaku………………………………………………187
“Në botën e Lonit” të sendërtuar me dashuri
e lojë për të gjithë (Rrëfenja për fëmijë) – Aqif Isaku……………………191
Shpirti vagabond nën magjinë e lirizmit poetik
“Shpirti vagabond” – Bukurije Bushati……………………………………….193
Vështrim mbi vëllimin poetik “Kur rilind Feniksi”,Merita Selmanaj – Aliu…197
Forca frymëzuese midis ëndrrës, fatit dhe dashurisë – Ragip Dragusha……………………………………………………………………………..201
„Ditët s’janë një”, ato përplasen brigjeve të jetës, edhe për poeten Sadete Tërnava – Sadete Tërnava-Osmani…………………………………………..205
Refleksione artistike mbi një botë ndjeshmërish poetike, “Në shesh të shpirtit” – Muhamet Luma………………………………………………………..209
Rrezëllima poetike që rrjedhin furishëm në artin letrar, “Merrmë me nisjen” – Edona Haliti………………………………………………………………………215
Identiteti origjinal i vargëzimit poetik
“Shpirt i arratisur” – Drita Fejza…………………………………………………221
Portreti i një poeteje me shikim kah dielli
“Me sytë kah dielli”, Zyrafete Kryeziu – Zyrafete Manaj………………..225
Mesazhet feministe në Post scriptum
Vështrim mbi librin “Post scriptum” – Tini Qerragjija……………………..227
Libër i një lirizmi mbresëlënës
Vëllimi poetik “Prush ndjenjash”, Teuta K. Teuta Hasib Rexhepi……231
Fjala që peshon edhe në kohë të trazuara
“Bërthama e fjalës” – Xhevat Muqaku Xhevat ……………………………..233
Kur zëri poetik i tejkalon kufijtë e Atdheut
(Artanë – Kososvë)…………………………………………………………………237
Një qasje ndryshe mbi çështjen e mërgimit, shikur nga një këndvështrim tjetërsoj!……………………………………………………………………………….239
Recensione
Një spektër kritike letrare mbi krijimtarinë time…………………………….245
Intervistë – FJALA E LIRË …………………………………………………………247
Me krijimtarinë e poetes Zejnepe Alili – Rexhepi
Dr. Fatmir TERZIU…………………………………………………………………..249
“Ujëvara e syrit” – Zejnepe Alili – Rexhepi
Prof. dr. Vebi Bexheti…………………………………………………………….259
Poetja që hapëron bujshëm në krijimtarinë shqiptare Safet HYSENI..261
Tragjika e dashurisë në vëllimin “Peng loti”,
të Zejnepe Alilit, Ismet Jonuzi – Ismet Jonuzi-Krosi………………………..271
Vepra të bukura me mesazhe përjetësie!
Safet Hyseni…………………………………………………………………………..283
Biobibliografia………………………………………………………………………….298

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s