zej 2

 

Një aventurë a përjetim që s’e shlyen harresa

“Bota e vogël Beri Lu” – Fakete Rexha

 

 

 

 

zejnepe

 

Nga Dr . Zejnepe Alili- Rexhepi

 

 

Ç’frut imagjinate përdori Fakete Rexha në veprën “Bota e vogël Beri Lu”, e cila edhe nën trysninë prometeike krijoi, se aty e gjeti ngushëllimin e vetëm, të ndjenjave të mavijosura nën padrejtësitë e fatit?!
Fakete Rexha, mbetet poete, edhe kur shpirti i stërngarkohet nga mëritë Zeusiane; publiciste, që iu pre fjala përgjysmë, në vlugun e karrierës; nënë që në gji i zihej frymëmarrja e foshnjës; qytetare që u detyrua të harrojë emrin e vendlindjes për të gjetur një srehë vendbanimi nën çatitë e botës intrigante. Ç’mëri o Zot!
Poetja, me vite i barti mëritë e Perëndive dhe si Zhan Val Zha (“Të mjerët” e Hygo-së) fashitej t’i rezistonte këtij mëkati. Në udhëkryqet e jetës, në vend të dorëzimit, ajo i then tabutë gjinore, gjeti forcën e nënës, e cila hareshëm përkund ëndrrat e fëmijërisë, të strukura në ndonjë cep të kujtimeve, që sot vijnë si një lidhje me të brendshmen dhe të jashtmen…, ajo “këndon me gjysmë zëri këngën e dashur për fëmijën e saj”.
Eh kjo magji, para së cilës përulen dhe Perënditë!
E tërë forca e mbijetesës së poetes ka një emër! Berita – u pagëzua frymëzimi jetësor i shkrimtares. Ajo përvajshëm shprehet:
-“Ne ishim, atëherë. Por, tani s’jemi siç ishim dikur.
Ajo shikon diellin e bukur të Parisit në Perëndim. Me sytë e saj të thellë, të kthjellët bojë-ulliri. Ajo, shpresa ime e vetme.
Berita, bija ime!”(9).
Edhe atëherë, kur për një çast ajo mëton të ç’kyçet nga realiteti e t’i dorëzohej një tjetër sfere shpirtërore…, në ndeshjen sy më sy me jetën, edhe pse ajo jetë nuk e kishte vlerën e zakonshme për të cilën gjakon individi, gjykon si një grua shqiptare, mbetur e vetme përballë sfidave…
Dashuria për të luan lojën: sa pranë, aq larg… Për të, edhe nëse ëndërrat janë të mëndafshta, por edhe nëse rëndojnë si grila mbi shpirtin e lënduar që e zvarrisin terrinave…, jeta, sërish mbetet jetë!
Për këtë arsye në “Bota e vogël Beri Lu” njohim përroin psiqik. Arkivi shpirtëror i shkrimtares, përmblidhej në një frazë: “Oh, Zot, ç’mjerim të madh që na solle!
Përpjekjet e Beri Lu-së, përkojnë me qëllimin e eseistit francez, Eric Faye: “Pa përpiqu njëherë, mbase ka ende shpresë. Bëj diçka për ne që të mos na shuhet emri, që e gjithë kjo të ketë një kuptim, përpiqu vetëm ti akoma… Pastaj, kur shteron fjala, flasin sytë, pikërisht siç është ky burim i pashtershëm i komunikimit njerëzor. Ndonëse, sytë e Beri Lu-së janë të mjegullt, me nuancime gri kur pushtohen nga lotët, por ata janë sy tepër të thellë, për të qenë vetëm të tillë, të njëtrajtshëm. Ajo e njeh edhe buzëqeshjen, të bukurën që u jep dritë syve të saj, ndonëse të duket se kanë bërë pakt me dhembjen. Për të, dielli perëndonte më herët, sepse kishte kohë që mbrëmja qe thyer nga shiu dhe të ftohtit.
Ajo, grua – shkrimtare, ka forcën përballuese të qindra grave tok, sepse ka guximin prej nëne të pathyshme edhe kur jeta tregohet e pamëshirshme ndaj saj…, megjithëse kurrë s’e mohon që ndihet si një anije e vetmuar mes dallgësh. Ajo ka inteligjencën prej krijueseje që din si t’i presë rrugë pikëllimit!
Thjesht, e përjashton nga ëndrrat…!
Ia ndalon letrat, telefonin, bisedat, premtimet… Pikëllimi nuk ka më vend në botën e saj dikur të trazuar. Me vendosmëri, ajo shkrun: “Çelësat ia mora. Dhe, e fshiva nga adresa. E ruajta në zemër dhe e nxora nga jeta. Kur s’isha veç dyzetedy vjeçe”(192).
Shkrimtarja, ka një tjetër frymëzim, sot. Pranë saj është Berita – ëndrra më e bukur e jetës, që e ngroh sa dhjetëra diej bashkë, ishte rrëzinë e vërtetë. Ndërsa, pikëllimin e la të ikte me atë perëndim dielli, që tani duhet të ketë arritur diku larg, tepër larg…, sado që kurrë nuk e mohon që ikja e tillë t’i thyen të gjitha dritaret e shpirtit. Dhe një ditë e kupton se ngadalë e humbet atë shkëlqimin kristalor.
Libri “Bota e vogël Beri Lu”, një ditar eseistik, ku përjetimi dhe imagjinata janë ngjeshur aq shumë, sa ilustrimet artistike e filozofike nxjerrin në pah një shkrimtare të denjë për çdo respekt!
Një botë e vogël e sajuar për Beri Lu…, përbën atë botën e madhe, të pafundme… që në të vërtetë ndodhet në zemrën e çdo gruaje, ku ka dashuri për të gjithë! Të tillë e njoha edhe unë, këtë dashuri nga “Bota e vogël Beri Lu”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,168 hits

June 2014
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List