Prezantim i lirikës popullore në Novosej.
(Dita e katërt)
Nga Azm Parllaku
Rrallë ndodh në realitetin artistik shqiptar ekzistenca e krijimeve të tilla poetike anonime, krejt origjinale, ku ai shpirti anonim është natyralizuar në këtë amfiteatër vlerash.
Ai është shkrirë e ngjizur përplot melodi, ashtu njëtrajtshmërisht në këngë, në valle, në vaje, në çdo ngjarje rutinë që kur Dielli lind, e Hëna perëndon.
Në tharm të kësaj poezie popullore gjithherë qëndron dashuria e nënës për Dylberin djalë, e motrës për Dylberin vëlla, e kunatës për Dylberin si kunat, e Dylberit si jashik, e Lulies si bijë, e Lulies si cucë e krojeve, e Lulies si nuse, e Lulies si kunatë. (azem parllaku)
Këngët e fejesës...
Kush po vajn o përpiet teu përdriedhë (28)
Kush po vajn o përpiet teu përdriedhë,
Dilber oaga o nause a te nxierr.
Kush po vajn o përpiet teu lakue,
Dilber oaga o nause a te kërkue.
Kush po vajn o përpiet me temenoa,
Dilber oaga o si ma koa sevdoa.
Kush t’tha se s’t’ap Lulie (29)
Kush t’tha se s’t’ap Lulie,
kush t’tha se s’t’ap,
ani boaba it moj Lule,
gjuëjnë si çorap,
o gjuëjnë si çorap.
Kush t’tha se s’di Lulie,
kush t’tha se s’di,
ani vllaj it Lulie,
si maxhip i zi,
o si maxhip i zi.
Kush s’të la me fuël Lulie,
kush s’të la me fuël,
çaj Dilbieri Lule,
çaj vllaj vuëjlë,
o çaj vllaj i vuëjlë.
Kur t’nisish nishuënin nause (30)
Kur t’nisish nishuënin nause,
mos e nis te koa,
për huj se t’kanë shoa,
çuëje me sevdoa.
Kur t’nisish nishuënin nause,
mos e nis te zhgue,
për huj se t’kanë shoa,
çuëje te flitraue.
E mbusha sherveaten plot me muëlla (31)
E mbusha sherveaten
plot me muëlla,
i roash Novosejt gjithokuëlla.
Te Lulie muëlla mu m’shkoj duëra,
ishte krejt e majr dhe e muëra.
Po shkon boaba i nauses ka xhamaja (32)
Po shkon boaba i nauses ka xhamaja,
te na pajet çish asht shpaja.
Ani shpaja juën o çish koa me kuën,
jasht me gjurë t’boardh,
mbrienda horosuën.
Po shkon boaba i nauses ka pazoari,
ani te na pajet çish asht gjoali.
Ani gjoali inë o çish koa me kuën,
vet e kini poa e duëni me na dhuën.
Po shkon boaba i nauses o nëpër kojshi,
ani te na pajet o a kanë sojni.
Ani soj i inë o çish koa me kuën,
ani n’fajsin tuën kurrë s’ka poas putuën.
Vet na ka lut boaba i nauses toan (33)
Vet na ka lut boaba i nauses toan,
vet na ka lut njer te diera,
i kiena gjemtë si dilbiera.
Vet na ka lut nuëna e nauses toan,
vet na ka lut njer te proaki,
i kiena na gjemtë si dukoati.
Vet na ka lut njer te shkoallët,
i kiena na gjemt si agalloarët.
Ori nausja juën (34)
Ori nausja juën,
veallat si xhërpuën,
a e di taj viendin,
se ku t’kan dhuën.
U e dip o çish se di,
ndër agalloar o si zotni.
Ori nause muëlla,
me veallat e huëlla,
a t’mba pak inoati,
ku t’ka çue foati.
U e di e inoat s’kam,
çekjo shpajë a me nam.
Jam majr e s’jam pishman,
ma kan xhiet viendin taman.
Jam ma e majra n’çat mahoallë,
e ma prauft mu Zuëti mboar.
Xhit na poaje si na muëre (35)
Xhit na poaje si na muëre,
mori nause zuëja.
Poash sarajet krejt të boardha,
me vullnet mu m’ka dhuën boaba.
Poash sarajet krejt me xhuëma
me vullnet mu m’ka dhuën nuëna.
Ori muëlla ftujë (36)
Ori muëlla ftujë,
ori muëlla ftujë,
xhit i begjenise,
o gjoalit t’hujë?
Nuk i begjenisa kët shpoatin me keapa,
Po i begjenisa xhemadoanin me skeapa.
Ori cauca ftujë,
ori cauca ftujë,
xhit i begjenise,
o gjoalit t’hujë?
Nuk i begjenisa xhemadoanin e lieshtë,
po i begjenisa bilikin në bieshkë.
Ori cauca ftujë,
ori cauca ftujë,
xhit i begjenise,
o gjoalit t’hujë?
Nuk i begjenisa o tajrçit e boardhë.
Por se aj ma duk i uëmbël si doardhë.
Sa poar kundra çierre taj (37)
Sa poar kundra çierre taj,
shkues ore shkues o?
Se për kundra baj kollaj,
shkues ore shkues o.
I pagjujë me ni deng çaj,
shkues ore shkues o.
Sa patkoj ti çiti oati,
shkues ore shkues o.
Mi pagjunë Dilber kunoati,
shkues ore shkues o.
Kadal shkuës mos hi mbrienda (38)
Kadal shkuës mos hi mbrienda,
çit nishuënin se m’ploasi ziemra.
Ni na ke buë nausen e iegjër,
tu buëftë udha tajme miegjëll.
Tajm e miegjëll t’fshitshin kuëmët,
troshajtsh krajet ene dhuëmët.
Ni na ke buë nausen e majrë,
tu buëftë udha drandafajëll.
Ni na ke buë nausen e butë,
tu buëftë udha gjernabutë.
Ori Lule muëlla n’dinvenhuëne (39)
Ori Lule muëlla n’dinvenhuëne,
po ta bajmë shenllajkin
me dobduëne.
Ani me dobduëne me do nam,
let ploasin hoallkit si t’kan kaskan.
Na çuëve nishuënin,
t’boardhë, ori t’boardhë.
do ta vie nishuënin mollo,
n’shenllajk te hiek huër.
Na çuëve nishuënin,
taj na kie krandauedo ta vie nishuënin mollo,
n’shenllajk te këndaue.
Xhit koa shkuesi si u vonaue (40)
Xhit koa shkuesi si u vonaue,
ka poas tajrçit pa arrnaue,
ku e kish t’ziezën gjrue,
dier m’dier te kërkue.
Xhit koa shkuesi si u vonaue,
kishte kundrat pa pastraue.
Shkuesi inë po vajn fushës,
çit nishuënin n’gjrikë t’pushkës.
Shkuesi inë po vajn ledinës,
cit nishuënin n’gjrikë t’martinës.
Kenget e pajes se nuses…
Do tët çojë o lesh me koal (41)
Do tët çojmë o lesh me koal,
t’çojsh çoroapë për agalloar,
ori nause zuëja.
Do tët çojmë o lesh me uëkë,
t’çojsh çoroapë për shuëkë,
ori nause zuëja.
Do tët çojmë boashkën e lieshit,
t’na përduërish n’vend t’mëndoafshit,
ori nause zuëja.
Do tët çojmë shtajzat
e nxhime,
mos t’çojsh çoroapët
me hile,
ori nause zuëja.
Po ta çojmë o vierrin me fjoalë,
t’na e përciellësh o me foaçe t’boardhë,
ori nause zuëja.
Po ta çojmë kunoatin,
o me jordam,
t’na e përciellësh o me do nam,
ori nause zuëja.
Do tët çojm o beramllëjk,
buëni çorapët o fraj e frajk,
ori nause zuëja.
Keapa xhemadoanin (42)
Keapa xhemadoanin,
me boasëm t’sarit,
se di a ta rujë,a ta boaj përditë.
Keapa xhemadoanin,
basëm muëlla-muëlla,
do ti vie viruënit,
skeapa gjithokuëlla.
Le doale jerrnek,
e duqan m’duqan,
do t’i vie viruënit,
tre tuëpa gjejtan.
Veç për s’fundi,
ishoalla mos ploasin,
caucat e kataundit.
N’kraje t’kurtit tand (43)
N’kraje t’kurtit tand,
ka doal ni tub miegjëll,
kush t’ka thuën Lulie,
se verrajnë e kie t’iegjër.
Kush ta prau moj Lule,
fjoalën n’kojshi,
ani e loashtë Zuëti Lule,
nuën e pa bijë.
Ani kush ta prau Lule,
fjoalën n’mahoallë,
ani e loashtë Zuëti Lule,
nuën e pa gjoal.
Ani kush ta prau Lule,
fjoalën toaj te shpaja,
ani ju faruëftë Lule,
asaj krejt fëmaja.
Nuëna e nauses xhit ish shkina (44)
Nuëna e nauses xhit ish shkina.
Na i ka lip krusht o me maqina.
Me maqina do t’ja çojmë,
Lulen tuën o do t’ja trazojmë.
Nuëna e nauses kish luën nam,
na i ka lip krusht o me aeroplan.
Nuëna e nauses o ni rrospajë,
u thot shuëçeve di me frajë.
Fuuu…frajnë era,
fuuu…frajnë vieri,
xhit ish kuën e buëm sieri.





























Leave a Reply