Prezantim i lirikës popullore në Novosej.
(Dita e pestë)
Duke mos e trajtuar si rast të shkëputur, por as dhe me modesti, nëpërmjet këtyre lirikave dëshmohet e veçanta dhe e përgjithshmja, që e ka karakterizuar e vijon ende të karakterizojë, një popull si ai i Novosejt.Rituali jetësor në rastin konkret dëshmon se si është rritur ky popull, çfarë ka qenë ajo që e ka bërë të ndjehet mirë, e ku e ka gjetur forcën për të shpresuar kur është ndjerë keq.
Nëpërmjet punës së zellshme të ruajtesit të kësaj prone, çdokush nga ne ka mundësinë të udhtojë në kohë, duke reflektuar në thjeshtësinë e ngjarjeve dhe episodeve të unifikuara për nga gjuha dhe stili, që janë ato të një populli si i yni.
Industria e shtypit, shoqërizimi dhe integrimi ynë tashmë jo vetëm nacional, në mënyrë të stërholluar na kanë orientuar me të drejtë për kah e ardhmja, por prapë u dashka, që krejt me thjeshtësi të hedhim një vështrim aty në traditën tonë popullore, e cila fatmirësisht është e pasur. Këto vlera mbeten pjesë përbërëse të jetës shpirtërore të këtij populli, ndaj si të tilla nuk duhet të krijojnë reaksion.
nga Azem Parllaku
Është e natyrshme, kur një individ, dy, tre, apo më shumë qofshin ato marrin përsipër të përjetësojnë në një farë mënyre diçka që nuhatet ose preket nga perceptimi i të përgjithshmes, të ketë dhe debat. Në fund të fundit pyetjet që ngrihen janë: a duhet ne të bëjmë diçka, çfarë është ajo që duhet bërë, si e kur duhet ta bëjmë, cili është motivi që na shtyn, e më kryesorja pse duhet bërë? (azem parllaku)
Këngët e natës së kolacit…
Ori nause a po ndajën (45)
Ori nause a po ndajën,
po ta zuëm koloaçin n’fajër,
Zajne, zajne dalkadal,
se prej boabës sën po dal.
Zajne, zajne u kuëftë për hajr,
se prej nuënës sën po dal.
Zajne, zajne me marak,
çet gjëzim e kini hak.
Ngjuhet kuëjka njer n’dushk (46)
Ngjuhet kuëjka njer n’dushk,
çou Dilber bre çit ni pushk.
Ni mos paç fishek me i shtajë,
lipja dhuëndrrit veresajë.
Puna e mboar nausja e Dilbierit,
për hoajr t’kuëft koloaçi,
Hajr e jietë gjithë milietit,
doasma e gjëzime poaçi.
Luën voash o ban me doal (47)
Luën voash o ban me doal,
i kuj moall se le me doal.
Se le moalli i boabës vet,
e i mbetatë o hisja shkret.
Shkret e shkret e ju shkretuëftë,
shkuëftë Dilbieri e ja zaptuëftë.
Ja zaptuëftë me koal me shoal,
huënmëm tuën kiena me moarr.
Muër nuëna e nauses (48)
Muër nuëna e nauses,
muër me vu doarkë,
ani shkuëmi i nauses,
mori ka mbeat thoatë.
Ani mirrne shkuëmin tem,
mirrne çitne n’troa,
kur t’kthehem s’poari,
u me ta do hoa.
Lidhi nuëna e nauses,
duërët n’moaje t’kreas,
e këm poas u Lulen,
si në vend të reasë.
Lidhi nuëna e nauses,
duërët n’moaje t’boallit,
e këm poas caucën,
si në vend të gjoalit.
Udha e mboar o petkaxhi (49)
Udha e mboar o petkaxhi,
tu përciellëm me njerzi,
ku po din ato dilenxhi,
çish përciellën me njerëzi.
Udha e mboar o Dilber oaga,
me ni koal petka t’mëndoafshta,
udha e mboar he rreathit moalit,
ie te shkue te nausja e gjoalit.
Kejt të preame me gjërshuëj,
kejt te keapne me xhërpuën,
dil oj nuën taj përmbaj shpajë,
a sheh kand te oardh karshajë.
Xhit me poa e lumja bijë,
Dilber oaga petkaxhi.
Mshilva dierën mo va çil,
eapëva koafen me zeher,
nuk va ap o me zeher,
do t’va ap o me sheqer.
Majr se eardhët petkaxhi,
au përcollën me njerzi,
na kanë prajt, na kanë përciellë,
na dhanë koafe me sheqer.
Hidhni hidhni e na mblidhni (50)
Hidhni, hidhni e na mblidhni,
huëmnin toan shkuëni na mirrni.
Bini dearrit përmbaj shpajë,
shkulnja lisin me gjithë rrajë.
Bini dearrit drejt e mbrienda,
mirrnja muëllën me gjithë rriemba.
Bini dearrit mbaj oxhak,
shkuëni e prajtne posi cap.
Shkuëni e bini mu në vuëtër,
shkuëni e line vllajn pa muëtër.
Do ti nisim krusht te prendaue huëna (51)
Do ti nisim krusht
te prendaue huëna,
t’kituëje boaba i nauses
se janë aeropluëna.
Nuk janë aeropluëna si u bombardojnë,
po janë kaçatuërra,
u moarrën e shkojnë.
Do ti nisim krusht,
mori te doal drita,
t’buëje boaba i nauses
si çent n’korita.
S’po ngjon nausja juën,
o me vu kuënën,
se e koa t’smutë
sham ajo nuënën.
Si ta kiese t’smutë,
ajo le t’vdiese,
Lulja juën pa kuën,
nea mos t’na iese,
S’po ngjon nausja juën,
o me vu t’boardhën,
ani se t’smutë ,
o e koa boabë shkoavin,
sit a kiese t’smutë,
o oj le t’vdiese,
lulja juën pa t’boardhë,
nea mos t’na iese.
Huëna nalt e n’Kallabak (52)
Huëna nalt e n’Kallabak,
huënëmo e gjuënëmo
a s’tu rrajtë me boabën pak,
huënëmo e gjuënëmo.
Mu rrajtë po jus ëm lat,
huënëmo e gjuënëmo.
Huëna nalt e n’kup t’çiellës,
huënëmo e gjuënëmo,
a i the mbeç t’majr nuën njierës,
huënëmo e gjuënëmo.
Mu mu dhajmtë e sën i thash,
huënëmo e gjuënemo
n’prak t’dierës u e lash,
huënëmo e gjuënëmo.
Ni selam Dilber ta ka çue cauca (53)
Ni selam Dilber ta ka çue cauca,
ani të na shtrojsh,
o uëdën me drroasa.
Të ma luësh pa shtraue,
o ni qosh te diera,
çish do rrajshë pa boabën,
o njiera taj e njiera.
Të ma luësh pa shtraue,
o ni qosh te oarka,
çish do rrajshë pa nuënën,
o njiera taj e ngroata.
Te po vajn kearrat me këmbuëna (54)
Te po vajn kearrat me këmbuëna,
a mën duële Lule n’kuëdrat tuëna.
Ani u duëla po çish s’duëla,
me verrajnë gjithokuëlla.
Hiçe kuëmën prej zingisë,
po ja shkielë kuëmën verrisë.
Do t’ja shkieli t’ja baj drroas,
se aj ziemrën ma ka ploas.
Dalkadoale kuëmën e oatit,
se po ja shkiel kuëmën kunoatit.
Do t’ja shkieli t’ja coptoj,
se aj mienden ma trublloj.
Nausja juën shtoat a teat (55)
Nausja juën shtoat a teat,
çekët çez a e ke buë vet.
Se këm buë as se këm preak,
e ke blie niçind e teat.
Niçind e teat e n’pazoar,
vajthenike për magjoar.
Xhit kërkon andej këndej (56)
Xhit kërkon andej këndej,
moj Lulie zuëja,
kërkoj shpajnë o sën po e xhiej,
he Dilber oaga.
Xhit po m’ep o të ta kallxoj,
he flluëza e loalës,
t’ap çoroapë o për dhandrrajë,
he top sheqieri i doadës.
Xhit kërkon andej këndej,
he flluëza e loalës,
kërkoj uëdën e sën po e xhiej,
he Dilber oaga.
Xhit po m’ep o të ta kallxoj,
oj flluëza e loalës,
t’ap mindil o për dhandrrajë,
he top sheqieri i doadës.
Kenge te petkaxhinjeve
Pse u tautën oj nuën çato leprejt (57)
Pse u tautën oj nuën çato leprejt,
a i ngjon moj bijë çato fejt,
tiri-tiri taj a po i ngjon,
ani si bilbili kur këndon.
A po m’le oj nuën dal ti shoh,
çat Dilbierin nuën sën po e njoh,
ani kush e veashën o e kush e keapën,
nuëna e vet bijë o çiçe veatën.
S’lihet veatën nuën kur do shkoj,
di vet ndër shieja nuën sën përgjoj,
kush e loan nuën e kush e ndrron,
vetminë gjoalit nuën o kush ja kiton.
Ori nausja juën taufashule (58)
Ori nausja juën taufashule,
do të ti çojmë çoroapët me lule.
Peatkat me lule si si due,
koan boaba dearri për mue.
Ani koan e koan o koan me lot,
se m’ka poas sugjoare,
e m’ka diesht fort.
Ani nausja juën taufashelgj,
do të ti çojmë peatkat me tel.
Peatkat me tel fort i due,
koan nuëna e zieza për mue.
Koali në luëm si po hidhet (59)
Koali në luëm si po hidhet,
ziemra n’bark sip o dridhet.
Para treçind krushe çish do dilet,
frieni n’duër çish do mirret.
Kuëma n’zingi çish do vihet,
boab, boabës hujë çish i thajrret.
Para gjoalit t’hujë çish do dilet,
e n’shpajë t’hujë çish do rrajhet.
Oj muëlla e kuçe me buëjna (60)
Oj muëlla e kuçe me buëjna,
çou o boab dearri se shkuëva,
ani sën t’ndoali boaba moj bijë,
sën e shes u gjoalin për tajë.
Oj muëlla e kuçe me buëjna,
çou o vlloa dearri se shkuëva,
ani sën t’ndoali vllaj moj muëtër,
ene sën i luë pleçtë n’vuëtër.
Ka roa Dielli n’moale t’noalta (61)
Ka roa Dielli n’moale t’noalta,
për hajr t’kuëft o Dilber oaga.
Për hajr t’kuëft e mos u trem,
kiena bieshkët plot me dhen.
Plot me dhen e plot me luëp,
s’buëhet doarsma oj pa shuëk.
Ka roa Dielli n’moale t’noalta,
për hajr t’kuëft o Dilber oaga.
Për hajr t’kuëft e mos kie dert,
kiena bieshkët plot me mëzet.
Plot mëzet e krejt për toaj,
s’buëhet doarsma pa miqsajë.
Illzit bardh e huëna plot (62)
Illzit bardh e huëna plot,
mbushe nause mindilin me lot.
Ku keje boab dearri,
sis ëm duële zot.
Kesh teu moarr me shuëkët bijë,
e iemni mu harruëftë.
Ori Lulja juën,
kur duële a koave?
Koava po çish s’koava,
prej boabës u doava.
S’jam doa për ni noatë,
po për jietë të gjoatë.
Ngoata krajet nëpër xham (63)
Ngoata krajet nëpër xham,
se po bike vduër,
çish ma muëre vllaj tem,
te ja buë me duër.
Ngoata krajet nëpër xham,
se po bike shajë,
çish ma muëre vllaj tem,
te ja buë me sajë.
Cajli a o me dhantajë (64)
Cajli a o me dhantajë,
doajxha i vet o si zotnajë.
Si zotnajë o çoafa krand,
çeshtau ngjiefshna n’gjoalin tand.
Me dhantajë e çoafa li,
ta buëftë Zuëti çindën mijë.
Cajli a si vajn me dash,
doajxha inë he bilikbash.
Hajde lidhe biesën Dilber (65)
Hajde lidhe biesën Dilber,
me ni fajlle koashtë,
a do ta duësh nuënën,
sikur e ke doashtë.
Lulen e shtajë mbrienda,
nuënën e çes joashtë,
ki sheqieri i kuç ishte fort i uëmbël.
Lut e lut Dilbierin ta bajmë dhuëndërr.
Dilbieri dhuëndërr po buhet,
prej nuënës vet po largjuhet,
me Lulen e vet po afruhet.
T’roan kuëmët mbrienda jasht (66)
T’roan kuëmët mbrienda jasht,
dhuëndërr ore dhuëndërr o.
T’na i piekësh bijat bashkë,
dhuëndërr ore dhuëndërr o.
Bashkë i puëça, zamet s’huëça,
dhuëndërr ore dhuëndërr o.
Si kandili n’kuëm u duëxha,
dhuëndërr ore dhuëndërr o.
Hajde nause kunoata juën (67)
Hajde nause kunoata juën,
kur t’vajsh n’sarajen tuën.
Ki saraji mbush me poata,
mos kito oj se janë poata.
Po janë zuëja, janë kunoata.
Hajde nause kunoata juën,
kur t’vajsh n’sarajen tuën.
N’sarajn tuën mbush me biba,
mos kito oj se janë biba.
Po janë mbesa e janë nipa.
Muëra pishtemoallin (69)
Muëra pishtemoallin,
e duëla me mbliedh loakna.
Xhieta boabën e nauses,
to kallais boakra.
Kallaisi majrë ore duër ploasët,
na duhen sahuënat për doarsëm.
Kallaisi majrë he duër pajshëm,
na duhen temcajat për t’gjrishën.
Kallaisi majr o kallanxhi,
se na duhen nea o për jabanxhi.
Dil moj nuën o për mbaj shpajë (70)
Dil moj nuën o për mbaj shpajë,
a sheh kand te oardhë karshajë?
Xhit me poa e lumja bijë,
po vajn vierri o me urdi.
Jan vu n’rresht e si n’ushtri,
do n’koal e do n’kuëm,
sa sham kuënan mori nuën.
Krejt t’veashën me mituëna,
krejt t’mbushën me kolluëna.
Krejt me tajrçi e kapsajze,
me opienga e çoroapë me krajçe.
Cajli kuëna o krush i poar,
Dilber oaga o kanunoar.
Cajli kuëna o krushi i fundit,
vierri it o ma i poari kataundit.
Ki busliegji shpesh e shpesh (71)
Ki busliegji shpesh e shpesh,
ti viem boabës nauses kërpesh.
Do ti viem kërpesh,
do ti viem samoar,
ti thuëse Dilbieri,
ush he magjoar.
Ush he magjoar,
sën po heaci,
do ti bie sheqer u prej Shteveaci.
Ush he magjoar dearri i shkinës,
do tët bie krajp prej Delvinës.
Ush he magjoar stiel e vietër,
u do ti hipi njher qietër.
Ush he magjoar thajvi plak,
ene unxhu n’gjunj tët hipi pak.
Ush he magjoar ore vesh madh,
na do tët lidhim çataj n’lëvadh.
Kush t’përcuëll nause njer n’reak (72)
Kush t’përcuëll nause njer n’reak,
muëtra juëte o me tre lireak.
Kush t’përcuëll nause njer te ura,
ani çajo muëtra o çajo kurva.
Kush t’përcuëll nause njer te shpaja,
ani çajo muëtra o çajo rrospaja.
Kush t’nxuërr prej çataj viendi,
çaj vllaj it o te lieh si çieni.
Kush a kuën o përcellsh me tajë,
kushrajt tau o krajet si thajë.
Cajlin vlloa nausea poate përcellsh,
vllaj i vuëjl o si përsersh.
A mën rrajte nausea n’çat koal,
kuëjkët toana, t’përvlojn si voal.
Ani mori nause merr ni temenoa (73)
Ani mori nause merr ni temenoa,
ani me duër n’ziemër o,
lipet me e doa.
Ani majr na e huëngre,
nausea kët rixhoa,
ani t’rujt Zuëti o t’moadhin vlloa.
Ani nausja juën mituënin me hoarxhe,
kunoatën e moadhe po e shtajka n’moaxhe.
Kjo kunoata e moadhe
mituënin me tel,ma majr se e vuëjla
niçind her po del.
Ani çekjo nausja mituënin me lule,
ani nausja e moadhe kuëna ma fudulle.
Ani ju kunoata hiç mos kini dert,
ani se kto fjoal mori jan adet.
Ani jo për toaj, mori për krejt.
Kur t’kënduëje ori nause gjieli i poar (74)
Kur t’kënduëje ori nause gjieli i poar,
suëba juën ori nause t’jetë koall.
Kur t’kënduëje ori nause gjieli i dytë,
ani ftajni i tuëmblit t’iese çit.
Kur t’kënduëje ori nause gjieli i tretë,
i thotë vierra a po çuhesh,
a t’çuhem vetë.
Kur t’çuhesh ori nausea në saba,
me kunoatin nause mos u ha.
Se aj i koa sham fjoalët e ruënda,
e ditë për ditë taj t’shouhet nuëna.
E t’ep pes lekë, e t’pëdit te nuëna.
Mori nause çou n’saba (75)
Mori nause çou n’saba,
çohu hearet e me bismilah.
Mos i thujë kjo dier e shkreat,
se del vierra e e hoap vet.
A po ngjon xhit t’thuëna na,
me kunoatat mos u nga.
A e di se ie e blieme,
e kunoatat ktau kan lie.
Ori nause druëje vierrën,
e taj mos na e korit dierën.
Ori nause mos bërtajt,
se vajn burri e ta nxhet n’fajt.
Ene taj mos i shtremo buzët,
buëni shpejt e me rend punët.
Taj kërkand mos merr kaçmear,
për me t’dieshtë toaj përher.
Duël nuëna e nauses (76)
Duël nuëna e nauses,
çienit kujt e kujt,
ani në vend t’caucës,
çienit po i çet bukë.
Koalli nuëna e nauses,
muër ni tub koashtë,
ani kërkon Lulen,
mori mbrienda e joashtë.
Ani kërkon Lulen,
mori me ngruën doarkë,
ani shkuëmi i Lules,
mori ka mbeat thoatë,
ani lugja e Lules,
mori ka mbeat n’oarkë.
Te çaj shtroati ku ke roa (77)
Te çaj shtroati ku ke roa,
nuëna jote ish te koa.
Ish te koa te vajtaue,
t’njierëen cauc ka ma kan çue.
Ta çaj shtroati ku je gjrue,
nuëna juete ish te njerue.
Te çaj shtoati ku fliete,
nuëna juëte ish te vdiekë.
Ish te vdiekë e tej doal shpirti,
t’njierën cauc ku ma kan pëdit
Dilni mori dilni (78)
Dilni mori dilni,
se na erdh mindili.
Mindili i kaloasë
huënmi i Dilberoasë.
Taj te kroj ori nausea,
ani kur të shkojsh,
okuëlla mo t’zhgojsh.
Kiena doardha,
kiena muëlla,
kiena gjem me peatka t’huëlla.
Taj te kroj ori nausea,
ani kur të shkojsh,
taj fjoalët e hoallkive,
ani mos ti ngjojsh.
Si ti ngjojsh mori nause,
çato fjolët e hoallkit,
ato ta kan çit nausea,
o verrajnë prej boarkit.
Rrajta gjoalin e buëna burrë (79)
Rrajta gjoalin e buëna burrë,
poi thot ai boabës,
taj s’ie kuën kurrë.
E di gjoali, pse na u idhnaue,
mu ka buë për me u martaue.
Shajta dhen, e shajta dhajë,
me ja prau nausen n’shpajë.
I kam shajt di çiet e zhgiedhës,
me ja prau drieçin e fearrës.
Shajte luëpën o i buëmi hor,
me ma vu sahoatin n’duër.
Lirën n’çoaf me ma vajrë,
u ndër shuëçe t’jem ma e majr.
Nuk i ban di joav për s’mboari,
lipte dhuëm o prej oari.
Di joav ditë sa kan kalue,
nisi vierra me u qortaue.
Mere gjimin nause e shko n’kraue,
ja shloj nausja fjoalët prraue.
Rraudhe gjuëjn nuën fol ma pak,
sa s’ke ngruën doni dajak.
Kur tët thuëse vierra (80)
Kur tët thuëse vierra,
nause mili dhent,
taurru me irish,
vierrës çitja ment.
Kur tët thuëse vierra,
shko e mili luëpët,
taurru me irish,
vierrës shkulja flokët.
Kur tët thuëse vierra,
shko e lidhe kaolin,
vierrës shkundja kuëmët,
ku e kie gjoalin?
Kur tët thuëse vierra,
shko e mshili dhajtë,
taurru me huxhum,
e vierrës çitja sajtë.
Kur tët thuëse vierra,
çou e na çit peatë,
nausja ja kthen vierrës,
çou e cite vet.
Kur tët thuëse vierra,
çou e fshaje votrën,
nausja ja kthen vierrës,
hej ta huëngsha muërtën.





























Leave a Reply