Dita e tretë e prezantimit të këngës popullore në Novosej…
Nga Azem Parllaku
Pothuaj i tërë dimensioni jetësor i një populli dëshmon se: “Çfarë është ai, ashtu është dhe poezia e tij”. E nëpërmjet kësaj poezie të shtrirë në gjerësi dhe thellësi, kemi mundësinë të përfytyrojmë sfondin kultural të një populli si i yni, i Novosejt.Nuk dyshoj aspak, se cilido lexues apo këndues i këtyre lirikave s’ka pse të mos emocionohet, duke sjellë në mendje që herë-herë ka qenë dhe mbetet dëshmitar i vetëdijshëm dhe i vullnetshëm i asaj çfarë zbulohet nga përmbajtja e tyre.Ky emocion dhe përjetim na bën të ndihemi më mirë shpirtërisht, të shoqërizuar me vlerat që kanë edukuar të gjithë neve novosejasve. Pa dyshim që mirënjohja i shkon popullit që e krijoi këtë poezi, atyre që e trashëguan gojarisht brez pas brezi, e mbi të gjitha gjysheve, nënave e motrave tona.
I jam bashkuar dëshirës dhe shqetësimit të mbledhësit të këtyre lirikave z. Avdi Noka, po kaq dhe bashkëpatriotit redaktor të tyre Profesorit Naim Ismen Basha në ndihmën për botimin e tyre, si liber, pa lënë më një anë sponsorizuesen e botimit znj.Vjollca Ajdin Mata (Gjomakaj), me qëllimin se në fund të fundit shoqëritë identifikohen sipas shkallës apo llojit të kulturës me anë të cilës krijojnë nivelin e perceptimit të botës.Sigurisht në këtë rrafsh një popull si i yni i Novosejt ka çfarë konstitucioni psikik dhe edukimi kulturor për t’a dëshmuar, e këtë më së miri e gjejmë të pasqyruar edhe në poezinë e tij popullore.(azem parllaku)
Këngët e nizameve dhe ushtarëve…
Ju nizamtë e Rumelisë (15)
Ju nizamtë e Rumelisë ,
a u ka roa moalli i shpajsë?
M’ka roa moalli n’shpajë me shkue,
kush la nuën, e kush la gjrue.
Kush e la t’ziezën nuën,
se le vaj, bukë me ngruën.
Kush e la t’ziezën gjrue,
noat e ditë o te lotaue.
Kush e la t’ziezën muëtër,
se le vaj me fshaj ni vuëtër.
Kush e la t’njierin boab,
se le vaj punë me koap.
Rumeli toaj t’roaft floaka,
i ri shkuëva e shpejt u mploaka
Përcuëlla Dilbierin (16)
Përcuëlla Dilbierin,
ktheava e hina n’uëd.
Xhieta martinën vierr,
ja koava me lot.
Mos e koaj me lot Lulie,
se vajn frajk,
Dilbieri prej ushtrie.
Taj shkuëve se shkuëve Dilber,
taj ke shkue vet.
Kur taj t’mbrrajsh në vend,
nuëna t’ban shëndet.
Ta këm loa feriexhën (17)
Ta këm loa feriexhën,
me duërët e maja,
ore gjoali i doadës,
si sëm ie te shpaja.
Te shpaja nuk jam,
se ushtoar jam buë,
kur t’na vajsh mor bir,
ushtoar kam me t’poa.
Shajvi si po be,
e truelli po koalbet,
kapuëta e ushtoarit,
medet ku po loagjet.
Loagjet ene tearet,
moj cauc në ushtri,
mos ma boaj mu diertin,
taj mori luli.
Kur tët kitoj toaj,ja nisi me koa.
Po t’përgjoj me oardhë,
se kto lot e sajvit,
sëm hiçen bre gjoal.
Po t’përgjoj me oardh,
n’kurt jam te përgjue,
kur jam kuën pa toaj,
ziemra m’asht dobsaue.
A i përmiend kuëdrat me rend (18)
A i përmiend kuëdrat me rend,
kudo taj ke klluët dhent.
A t’kujtuhet Kuëdra e Briegjit,
e n’Reçajca lulet e shiegjit.
A e mban mend Lugjin e Mielit,
kur kosajtshe n’pajk t’diellit.
A e kiton fushën plot boar,
e rreth Llaugjave plot shavoar.
Kur u nxhitshe drejt terma,
me feriexhë e hanxhajk n’krah.
E kur mbrrajshe njer n’Liera,
sa largj shkuëjshe he u e njera.
Xhit mba mend për bieshkën tuën,
kur t’kujtuhet besoj se koan.
A t’kujtuhet mushteakna e boardhë,
a t’shkon mend donjher me oardhë.
Me na poa e me hiek moallin,
e me u çmoall nuëna me gjoalin.
Tet përgjue se po vajn,
e me u çmoall muëtrat me vllajn.
Nisu hajde frajk e frajk,
se toaj t’kiena buë me majk.
Boaba it nause t’ka nxierr,
e mos na le nausen vierr.
Krejt mahoalla toaj t’përgjon,
moalli ziemrat poi përvlon.
Taj u rrajte u buëne burrë,
e ushtrinë mos e harro kurrë.
Këngë kurbeti..
O kush ma i poari (19)
O kush ma i poari,
e buëni sebep gurbietin.
Kurrë mos ja djoashtë,
he Zuëti selameatin.
Noat e ditë te heac,
pa bukë m’çilke drita.
Jabanxhi qëlluëva,
kujt me i lip nuk dita.
Noat e ditë ku kesh,
kudo m’zinte noata.
Pa kurrxhuë me u mblue,
jastajk gjunin poata.
Eathet jan tem zuën,
kush ma flladit boallin.
Vetëm nuën e shkreta,
si ma di mu hoallin.
I hipa pampurit (20)
I hipa pampurit, javash e javash.
Te kujtaue për Lulen,
Lulen ku ja lash.
Lulen ja këm luën,
nuënës amanet.
Të ma rauje Lulen,
si di sajtë e vet.
Lulen e kitoj,
Lulen se harroj.
E këm shkraue ni lietër,
s’kam mbas kuj t’ja çoj.
Lidhe me ni pie,
lidhe me ni dru.
Kur t’fraje eara e moalit,
let ma biere mu.
Taj shkuëve se shkuëve Dilber (21)
Taj shkuëve se shkuëve Dilber,
udha e mboar t’kuëft.
Udha e mboar t’kuëft,
udha mos t’harruëft.
N’at pazoarin qietër Dilber,
të na çojsh ni lietër.
Lietër e kuvend,
a mbrrajne në vend.
Lietër e ni gjrosh,
a mbrrajne shëndosh.
O mor gjoal i ri n’at gurbet (22)
O mor gjoal i ri n’at gurbet,
gjoal toaj cauca po të pret.
U po t’thom,se do kthehem shpejt.
Shkunë sham mujë,
u buën koatër vet
E mallkuëva u përjietë gurbietin,
na i davziemrat,
e kërrxhuë s’na mbeati.
O ju moj rini (23)
O ju moj rini,
o vlloaznit e majë,
ku e latë shpajnë,
ku poatët lirinë?
Ku e latë nuënën,
ku e latë ju boabën,
ku e latë muëtrën,
ku e latë vllazninë?
Ku e latë vendlindjen,
ku e latë vatuënin?
S’koa muë xhallni,
mbeatëm n’vetmi.
N’oborr s’koa lule,
as hare rinie,
viendi s’koa muë shije,
vetëm pleç ndër hije.
Dhe caucat e shkreata si nëpër legjienda,
doalën në dolloapë e veç shuhën uëndrra.
Caullët si jetajma s’kan muë kujtime,duën përçafime,
duën përkdhelime.
U thajrr vegjëlia,
u thajrr dashnia,hajdi ktau n’vuëtër,
n’poaçi pak hoatër.
Bilbili këndon,
nuëna e përluetëm,
dielli përvëlon viti s’koa t’suësën.
Kur do t’vajni,
kur do t’çmoallna?
Xhishit s’do ti xhieni,
e n’shpirt do t’koallna.
Aqe ju ku ini,
izmeqoar iemnin kini,
hajdi përgjithmuën,
gjuri i ruëndë n’viendin toan.
Mu n’shkoall t’balluënit (24)
Mu n’shkoall t’balluënit,
m’roan di pajka lot.
Kur prej nuënës u doava,
u mbërzita fort.
Hajt bre bir taj flitro,
e shpajnë mos e harro.
Çe u nis balluëni,
për me shkue drejt huënës.
Ndoalu bre pilot,
t’ja luje duërën nuënës.
Se e lashë te koa,
gjoat s’kam për ta poa.
Kur u nisa për gurbet (25)
Kur u nisa për gurbet,
kesh sham i ri.
Diesha s’diesha u mcuëva,
me jetaue n’vetmi.
Pruëm thajrra n’telefon,
sa sham jam mbërzitë.
Kur ta ngjuëva zuënin nuën,
me lot mu mbushën sajtë.
O gurbet more gurbet,
pse m’le n’këtë jetë?!
Kjo buka e gurbietit nuën,
e idhët si pelin.
Mos koaj poash jietën tieme,
mos ma shto mu mbërzinë.
Mos e mallko perëndinë,
mori nuën e njiera nuën
E muëra punduëren o (26)
E muëra punduëren o,
u unxha me pushaue.
Sa ngula xhërpuënën o,
miendja ku m’ka shkue.
Miendja ku m’ka shkue o,
te ni gjoal i ri.
U buë kuëh e gjoat o,
e s’iena poa na di.
Nga moalli it or gjoal,
smundja mu m’ka hi.
Tuj çit lot për toj or gjoal,
as uj sën po pajë.
As buka sëm hoahet,
e ziemra po m’çoahet.
Muëllës i roan flietët (27)
Muëllës i roan flietët’
dita u shkurtaue.
Soabër more gjoal,
se kiena me jetaue.
Ni ditë kiena me vdiekë,
e n’tuëk kiena me hi.
Kujt po ja luëm mor gjoal,
gjith kët dashni.
Mearre ni kalem,
e shkrauj me ni lietër.
Çuëja taj bre gjoal,
asaj dashnuëres qietër.
Kjo dashnuërja qietër,
n’ziemër sëm ka hi.
Nuk i koa oj Lule,
sajtë e zi si taj.




























Leave a Reply